Thoma Rubija/ Shpëtoi Durrësin nga katastrofa, si u harrua heroi i Korrikut 1973

Thoma Rubija me të shoqen

1 / 11

Familja Rubija

2 / 11

Fanije Rubija

3 / 11

Katerat silurues

4 / 11

Porti i Durrësit vitet 60-70

5 / 11

Porti i Durrësit vitn 1973

6 / 11

Silura

7 / 11

Thoma Rubija leksiom

8 / 11

Thoma Rubija në stërvitje

9 / 11

Thoma Rubija me kolegët

10 / 11

Porti i Durrësit

11 / 11
9 Dhjetor 2018, 08:43

Në Korrik të vitit 1973, gjatë një stervitjeje me katerat silurues në kushte të përafërta luftarake si në një betejë detare reale, një silurë ka marre gabim komandën dhe aksidentalisht ka hyrë në brendësi të basenit të portit të Durrësit. Në se do të shpërthente, përvec dëmeve katastrofike në port, në njerëz dhe anijet që ndodheshin, ajo mund të krijonte edhe incidente diplomatike për vëndin tonë, për demet që mund të shkaktonte në anijet e huja që ndodheshin të bregëzuara në bankinat e tija.

Qëlloi që elika e silurës është bllokuar nga kavot që gjendeshin në fund të portit dhe për ta neutrlizuar është zhytur duke rrezikuar jetën e tijë ushtaraku i detit Thoma Rubija, i cili tashmë nuk jeton më. Ngjarja qe mbajtur në heshtje të plotë. Mbase e trajtuar në kushtet e sekretit për të mos ngjallur panik në popull. Pasi kur është kryer operacioni i asgjesimit të silurës është nderprerë puna në port duke i larguar të gjithë punëtorët dhe administratën. Në bankinen afër vëndit ku u zhyt Thoma Rubija, qëndronte i heshtur në karrige vetm detari i shquar i fllotes luftarake të vendit tonë, në atë periudhe Komandanti legjendar i Fllotës, Kundëradmirali Abi Mati. Në se poshtë do të shpërthente predha silurë, si oficeri Rubija nën ujë, ashtu dhe kryekomandanti mbi bankinë do të hidheshin në erë nga forca e madhe e ekplozivit, me gjithë anije dhe vinxha të Portit.

Oficerët e dinin këtë por duke gjykuar se popullsija do të dëmtohej rëndë, ata e morën në sy rrezikun dhe pasi e vunë veten në kushte lufte vendosen që të “ ecnin në teh të thikës ” duke marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete deri në sakrificë sublime. Një ngjarje e rrallë jo vetëm e sakrificës dhe atdhedashurisë por edhe e farkëtimit të mardhënjeve të çelikta komandant -vartës . Në familjen e Thoma Rubisë ruhet një libër “Kundëradmirali Abdi Mati” shkruar nga Petrit Myftiu, ish oficer drejtues në brigadën e nëndetësve në Pashaliman dhe më pas Komandant i Bazës Ushtarako Detare në Durrës. Në faqen e parë të librit të dhuruar, autori i shkruan Thomait: “ Sh. Thoma! Të lumtë për trimërinë që të rradhit pranë Abdi Matit! Me respekt shtator 2007”.

Ngjarja sipas Petrit Myftiut

Një ditë korriku të vitit 1993, në flotiljen e Durrësit, në zonën ku rrinin anijet luftarke , për pak sa nuk ndodhi një ngjarje e jashtzakonëshme e cila do të sillte pasoja të rënda. Oficeri A. Hoxha i cili po zhvillonte një stërvitje pranë aparatit të silurës, në një katër silurues me detarë siluristë , në përpjekje për të zhvilluar stervitje me silurë të gatëshme luftarake në kushte sa më reale me “ ato të luftës”, siç thuhej atëherë, u harrua aq shumë sa nuk e evitoi dot shtypjen nga një detar silurist , të butonit për qitje faktike të silurës...

U shtyp butoni, silura doli nga aparati dhe çdo mekanizëm i sajë u vu në lëvizje duke marrë drejtimin për tek bankina, pranë të cilës qëndronin të bregëzuara anijet mbiujëse luftarake. Sikur elikat e silurës të mos ishin bllokuar nga mpleksja me morinë e kavove apo të hekurishteve që ishin në fundin e detit,atëherë silura do të kishte ndeshur me ndonjë nga anijet mbiujëse luftarake në bankinë , çka do të detononte silurën duke hedhur në erë anijen e goditur dhe dëmtuar shumë rëndë të tjerat. Merren me mënd dëmet, të cilat do të ishin të pallogaritëshme , si për Flotën Luftarako Detare ashtu edhe për tërë portin detar të Durrësit...

Pas pak, i nisur nga Tirana, arriti Abdi Mati, sigurisht tepër i shqetësuar dhe mjaft i preokupuar , sepse tani duhej çaktivizuar silura që qëndronte në fund të detit, gjithnjë e rrezikëshme për shpërthim. Pasi u njoh me masat tekniko –organizative paraprake që ishin marrë dhe i aprovoi ato, Abdi Mati mori drejtimin e situatës për çaktivizimin dhe nxjerrjen e silurës mbi sipërfaqen e detit, nga specialistët trima e të zot të flotiljes. Muftiu citon ushtarakun veteran të flotës Myfit Qorrduka, i cili tregon: -Abdi Mati na largoi nga bankina, mua, Astrit Sevranin, Arqile Spirun, Polo Gugën e ndonjë tjetër, për të mos rrezikuar jetët tona...

Në bankinë mbetën 2 vetë: kunderadmirali Abdi Mati, i ulur në një karrige buzë bankinës dhe trimi Thoma Rubija, i veshur me kostumin e polumbarit, i cili kishte shprehur gatishmërinë për ta bërë silurën të parrezikëshme; ajo ishte e shtrirë në thellësinë 5-6 metra, gjithnjë e rrezikëshme për shpërthim – përfundon tregimin e tijë Myfiti. Minutat atyre që e ndoqën i u duken orë, e , më në fund silura e çaktivizuar nga Thomai u nxorr mbi sipërfaqen e ujit, e parrezikëshme, duke evituar kështu një katastrofë të madhe. Efektivi i flotiljes u gëzua pa masë, ndersa respekti për Thomain dhe Abdi Matin, që i qëndruan rrezikut sypatrmbur, u shumfishua. Kanë kaluar rreth 45 vite, dhe përveç kujtimeve të shkruara nga ushtaraket e lartpërmnedur, që për këtë akt të rallë trimerie është heshtur. Bashkëshortja e Thoma Rubisë Fania kujton për këtë rast.

Kujtimet e Fanijes, bashkëshortes së Thomait

Fanija kujton se Thomai ka qënë fëmijë jetim. Të atin ia kishin vrarë gjatë luftës pushtuesit. Një shofer e gjen rrugëve 6 vjecar dhe e merr me vete. Shteti e sistemoi më pas në shtëpinë e fëmijëve në Durrës. Ka qënë jetimi i parë që u sistemua këtu. Dhe më i vogli. Në jetimoren afër dispanceris së dikurëshme. Kur u rrit atë e dërguan në shkollën ushtarake në Bashkimin Sovjetik për oficer marine për nëndetëse. Nga shkolla u rikthye në Vlorë, Sazan. Ku dhe u martuam. Më pas transferohet në Durrës. Po këtu vuajtëm për strehim. Për një periudhë banonim në hotel. Ai u detyrua që të shkonte deri te Mehmet Shehu me fëmijën e vogël në dorë për ti kërkuar strehim, dhe na u dha një dhomë e guzhinë.

Kur Thomai u zhyt për të çvidhosur silurën në Portin e Durrësit, ai kishte 4 fëmijë për të ushqyer…Në vitin 1973, vijon Fanija kujtimet e saja përmes një trishtimi therës, Thomai më tregoi pasi kishte ndodhur ngjarja, se si një marinar kishte lëshuar gabimisht një silur nga kateri silurues gati për shperthim dhe që ra në port brënda. Qe fat i madh që ajo u bllokua nga kavot e rëna në det, që i hynë në elikë dhe e ndaluan. Kjo shkaktoi shqetësim të madh shtetëror se rrezikohej porti dhe jeta e shumë njerëzve.

Abdi Mati ka ardhur me urgjencë dhe ka takuar ushtarakët specilistë për ta zgjidhur problemin e rrezikut ne Port. Thomai ka kërkuar vetë që të hyjë dhe ta eleminojë silurën nga gjëndja e prag shpërthimit ku ndodhej. Ai i premtoi vullnetarisht Abdiut duke çfaqur dëshirën se do të zhytej dhe do ta zbërthente paisjen plasëse në fund të detit. E vuri me ndergjegje veten në rrezik, megjithëse kishte 4 fëmijë. Dhe mua nuk më tha për këtë gjë. E kam marrë vesh shumë kohë me vonë.Se si qe future me rroba polumbari dhe qe zhytur, ndersa Abdi Mati su largua për asnjë sekondë nga vëndi ku qe ngujuar në bankinë, deri në sekondën që silura u bë e parrezikëshme prej Thomait.

Shvidhosja e silurës qe fitore e madhe pasi po të plaste dëmet në njerëz dhe materiale do të ishin të jashtëzakonëshme. Si në anijet ushtarake që ishin plot me municione luftarake ashtu dhe në ato civile. Kishte shumë anije të huaja dëmtimi i të cilave mund të shkaktonte probleme diplomatike nderkombëtare… Kështu tregon Fanija bashkëshortja 77 vjeçare e Thomait, nderkohë që nga ajo ditë kanë kaluar 45 vite. “Heroi “ i asaj dite është harruar. Në shtëpinë e tijë, ku jeton Fanija, nuk ndodhet asnjë dekoratë për këtë akt, ose vlerësim…

Paradoksi i një harrimi të qëllimshëm mbase…

Në katër vjetorin e ndarjes nga jeta të Thoma Rubijës, të bashkëqytetarit e ushtarakut guximtar, të cilit i gjithë qyteti i Durrësit duhet t`i jetë mirënjohës, ishte bashkëshortja e tij e moshuar e cila kërkoi ta solli në vëmendjen publike. E fyer për këtë harresë...

Fanie Rubija edhe pse e moshuar, duke ecur me paterica nga gjymtyrët e sëmura dhe një kolesion sëmundjesh që e mundojnë, këto ditë kërkoi që nëpërmjet shtypit, të bënte të ditur historinë e Thomait i cili në vitin 1973 me guximin e një ushtaraku të disiplinuar, doli vullnetar dhe neutralizoi brenda në basenin e portit të Durrësit një silur, nga shpërthimi i të cilit gjithë qyteti i i Durrësit rrezikonte të dëmtohej rëndë. Duke qënë se ishte rritur jetim, mbase doli vullnetar për atë akt të rrallë, se nuk donte që Durrësi të mbushej me jetimë të tjerë prej shperthimit të mundëshëm. Bashkëshortja e tij kujton se në varrim nuk i bënë nderime sipas traditës as ushtarakët që duhet ta përcillnin për në banesën e fundit.

Nga çfarë kishte mësuar nga bashkëshorti por edhe nga kolegët e tij, ai vuri në rrezik jetën në një situatë kur katastrofa i rrezikonte jo jetën atij por qytetit. Për Thoma Rubinë është heshtur. Jetimin e mbetur nga lufta që Durresi e mori që fëmijë dhe e edukoi e arsimoi. Dhe Thomai, me origjinë nga Saranda i qe mirenjohes qytetit sa që qe i gatshëm që të sakrifikojë jetën e tijë për të. Thoma Rubija është ndarë nga jeta 4 vite më parë. Më 2 nëntor të vitit 2014. Një hero i vertete, sipas kolegëve të tijë që mbeti i panjohur nga qyteti ku jetoi e punoi. Por që s’duhet të mbetet i tillë...Paradoksi është se në Durrës këto vite ka pasur fluks të madh dekorimesh dhe dhënje titujsh të dyshimtë, madje deri për njerëz të rëndomtë,,,pa kontributin ndaj qytetit dhe personalitetin e duhur për ti merituar. Ndersa për një akt heroik si ai i Thoma Rubisë, s’është kujtuar më askush...