Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar i lumtur pas çmimit Evropian për Hapësirën Publike më të bukur për vitin 2018, që mori sheshi “Skënderbej” në Barcelonë. Veliaj thotë se kur shqiptarët bashkëpunojmë e nuk përleshen, bëjmë mrekulli dhe kjo sipas tij është prova. Çmimi, sipas Veliajt ishte mënyra më e mirë për të festuar tre vite në drejtimin e bashkisë së Tiranës.
Shumë i lumtur që Sheshi “Skënderbej” u shpall fitues i Çmimit Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane. Projekti transformues i qendrës së Tiranës. Si xhevahir i gjithë kombit shqiptar, që filloi nga Edi Rama në 2008 në Bashkinë e Tiranës. Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë e nuk përleshemi, bëjmë mrekulli! Kjo është prova! Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar #3vjetZhvillim në Bashkinë e Tiranës. Më e mira është përpara. Forca!
Erion Veliaj