Varrimi i Kaçifas, titujt e shtypit grek për reagimin e Ramës

Titujt e mediave greke për reagimin e Ramës

1 / 6

Titujt e mediave greke për reagimin e Ramës

2 / 6

Titujt e mediave greke për reagimin e Ramës

3 / 6

Titujt e mediave greke për reagimin e Ramës

4 / 6

Titujt e mediave greke për reagimin e Ramës

5 / 6

Titujt e mediave greke për reagimin e Ramës

6 / 6
9 Nëntor 2018, 12:08

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar mbi ngjarjen e djeshme në Bularat, kur edhe u varros ekstremisti grek i vrarë nga focat RENEA, Konstandinos Kaçifas. 

Në statusin e tij, Rama shkruan se është sulmuar nga të dyja palët pasi sipas mediave greke ai i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat e tij, ndërsa sipas politikanëve dhe mediave shqiptare ai ka pranuar në heshtje përdhosjen e vendit. 

Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S'ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s'i duhen dreqit.

Edi Rama, kryeministër 

Në mediat greke deklaratat e Ramës në lidhje me ngjarjen e Bularatit kanë bërë bujë. Shumë prej mediave më prestigjioze greke i kanë quajtur deklaratat e tij provokuese dhe primitive, reagime që nuk priteshin nga kryeministri i një vendi fqinj.