Veliaj inauguron dy rrugë të reja te 'Depoja e Ujit': Nga një monopat, sot një lagje e urbanizuar

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

1 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

2 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

3 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

4 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

5 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

6 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

7 / 13

Veliaj inauguron përfundimin e punimeve te blloku i banimit te Depot e Ujit

8 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

9 / 13

Veliaj inauguron përfundimin e punimeve te blloku i banimit te Depot e Ujit

10 / 13

Veliaj inauguron përfundimin e punimeve te blloku i banimit te Depot e Ujit

11 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

12 / 13

Infrastuktura e re te blloku i banimit te Depot e Ujit

13 / 13
19 Gusht 2018, 18:18

Banorët e zonës së “Depos së Ujit” në Njësinë 2 në kryeqytet kanë tashmë rrugë të reja e me standarde, të cilat përfshijnë kanalizime, shtrim rrjeti të telefonisë, ndriçim dhe sinjalistikë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për ndërtimin e dy rrugëve që të çojnë në këtë zonë, të cilat vijnë si zgjatim i rrugëve “Budi” dhe “Mihal Grameno”. Teksa inspektoi rrugët e reja, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja Vasilika Hysi, theksoi se e gjithë zona që deri një vit më parë i ngjante një monopati, tashmë është e urbanizuar.

Kemi qenë këtu fiks një vit më parë, kur filluam punën dhe kjo ka qenë e gjitha një monopat. Në fakt, ka qenë monopat që kur kam qenë unë fëmijë dhe rritesha në këtë lagje dhe kjo ka qenë pjesë e Ndërmarrjes Bujqësore, e populluar me njerëz që deri dje i quanin shtëpi të palegalizuara, por sot quhen vila të urbanizuara. Pra, diferenca që bën legalizimi dhe urbanizimi, e kthen shtëpinë në vilë, do të thotë ulim muret, barrierat, pengesat me njëri-tjetrin. Fakti që sot kanë dalë në dritë edhe shtëpitë dhe secili po mundohet me bahçen, stolitë, estetikën e vet, me lyerjen, me mirëmbajtjen, i ka sjellë një hijeshi kësaj zone.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë u shpreh se bashkëpunimi që Bashkia e Tiranës ka me qeverinë qendrore, për legalizimin dhe urbanizimin e këtyre zonave deri dje informale, është mënyra më e mirë për të ecur përpara. Në gjithë kryeqytetin, Bashkia e Tiranës ka hapur 100 kantiere ndërtimi, ku një pjesë e tyre tashmë kanë filluar të mbyllen, duke u ofruar qytetarëve që kthehen nga pushimet një infrastrukturë moderne.