Vritet me thikë adoleshenti në Fier pas sherrit, autori dorëzohet pas 3 orësh

Foto nga vendi i ngjarjes

1 / 12

Eksperti i kriminalistikës në vendin e ngjarjes

2 / 12

Policia në vendin ku u vra i riu

3 / 12

Foto nga vendi i ngjarjes

4 / 12

Eksperti i kriminalistikës në vendin e ngjarjes

5 / 12

Eksperti i kriminalistikës në vendin e ngjarjes

6 / 12

Eksperti i kriminalistikës në vendin e ngjarjes

7 / 12

Eksperti i kriminalistikës në vendin e ngjarjes

8 / 12

Eksperti i kriminalistikës në vendin e ngjarjes

9 / 12

Viktima Denis Vrenozi

10 / 12

Viktima Denis Vrenozi

11 / 12

Viktima Denis Vrenozi

12 / 12
18 Tetor 2018, 20:00

FIER-Një sherr me thika mes tre të rinjve ka përfunduar me një të vdekur, ndërsa autori është dorëzuar 3 orë pas ngjarjes. Sherri mes adoleshentëve ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit, pranë gjimnazit Janaq Kilica.

Sipas policisë, të rinjtë fillimisht kanë pasur një debat verbal, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe 17-vjeçari F. G. e ka goditur me thikë në zemër Denis Vrenozin, banues në Hoxharë të Vjetër.

I plagosuri u transportua në spitalin e Fierit me urgjencë, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori nga goditjet me thikë në zemër.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda ngritën disa pika kontrolli për të arrestuar autorin, por 17-vjeçari është vetëdorëzuar 3 orë pas ngjarjes.

Ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e adoleshentit të tretë që u përfshi në sherr dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.