Zjarr në një apartament në Tiranë, humb jetën një 60-vjeçar, jetonte i vetëm

Apartamenti i djegur në Tiranë

1 / 6

Zjarri te apartamenti në Tiranë

2 / 6

Pamjet brënda ambjentit të djegur në Tiranë

3 / 6

Pamjet brënda ambjentit të djegur në Tiranë

4 / 6

Pamjet brënda ambjentit të djegur në Tiranë

5 / 6

Apartamenti i djegur në Tiranë

6 / 6
25 Shtator 2018, 09:18

TIRANË- Pas një zjarri të rënë në një apartament në kryeqytet, një person ka humbur jetën. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 60-vjeçar, me iniciale L.C., i cili jetonte i vetëm. 

Zjarri ka rënë rreth orës 5 të mëngjesit, në një apartament në katin e tretë në rrugën “Ramazan Demneri”.

Pas marrjes së njoftimit, policia dhe zjarrëfiksja kanë mbërritur në vendngjarje, ku edhe kanë evakuuar banorët e pallatit. Dy prej tyre i është ofruar edhe ndihma mjekësore, për shkak të asfiksisë që u ishte krijuar nga tymi.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se rënia e zjarrit ka ndodhur nga shkaqe aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.