Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Home-THASHETHEM
12 Nentor 2011 - 16:09
Edhe Sadija nė Panair:
Keku qė pelqen Shkėlzeni
Sadije Berisha, nusja e djalit tė kryeministrit Berisha, ėshtė njė emėr i ri nė fushėn e kulinarisė shqiptare. Ajo shfaqet para lexuesit me njė libėr mjft interesant dhe me njė titull joshės “Dėshirat e ėmbla”. Nė Panairin e Librit ajo ka qenė e shoqėruar dje nga Liri Berisha dhe kunata e saj Argita, ndėrsa vizitorė tė saj ishin personazhe tė njohur, por edhe lexues tė thjeshtė, tė cilėt kėrkonin autografe prej saj.
Libri i botuar nga “55” ėshtė i kuruar me kujdes dhe me njė stil tė rrėfyeri plot fantazi. “Ėshtė njė manual i dashur pėr tė gjitha ato femra qė kėrkojnė tė pėrsosin artin e gatimit, duke gjetur nė tė receta qė nuk i kanė lexuar mė parė. Me njė aftėsi befasuese Sadija arrin tė krijojė njė botė nė tė cilėn pėrfshihesh qė nė kontaktin e parė. Dhe pse ėshtė njė libėr ėmbėlsirash, nė tė gjen histori dhe personazhe tė dashur nė jetėn e autores, gjė qė e bėn kėtė libėr tė duket herė pas here si njė tregim i gjatė dhe i bukur.

Autorja ka rrėfyer nė kėtė libėr se pasioni pėr kuzhinėn e ka shoqėruar qė nga fėmijėria e hershme , duke ndjerė aromėn e dashur tė kekut tė sė jėmės nė guzhinėn e familjes nė Suedi. Mė vonė, ajo ka mėsuar si ta pėrsosė kėtė art tė vėrtetė joshjeje. “Jam e sigurt se pasionin pėr gatimin e kam trashėguar nga nėna. Ajo ėshtė heroina ime nė kuzhinė. Nuk duhet tė ketė qenė e lehtė tė gatuash ēdo ditė pėr shtatė fėmijė. Ende e ndiej si atėherė aromėn e kėndshme, kur vija nga shkolla nė shtėpi…”, shkruan Sadija nė parathėnien e kėtij libri. Sipas saj “recetat e mira trashėgohen brez pas brezi si thesare tė familjes dhe mbahen sekret, ndonėse asnjėherė nuk e kam kuptuar pse. Kam mendimin se recetat e mira duhen ndarė me familjen, miqtė dhe fqinjėt, nė mėnyrė qė tė kalojnė dorė mė dorė, me qėllim qė tė gjithė tė kenė mundėsi t’i shijojnė”, shkruan ajo. Dhe ky libėr nuk ka si tė mos jetė dhe njė lloj dedikimi pėr nėnėn e saj qė i mėsoi artin e bukur tė gatimit, njė art qė sipas Sadijes tė mbush jo vetėm stomakun por edhe shpirtin. “Gatimi ėshtė njė magji, sidomos pėr fėmijėt. Me disa vezė, pak miell e pak sheqer, mund tė bėjmė diēka tė mahnitshme. Kur gatimi kryhet me shpirt dhe me zemėr, nuk mund tė gabosh. Gatimi bashkėrisht me fėmijėt ose nipėrit e mbesat, ėshtė njė veprimtari e mrekullueshme dhe gjithnjė vlerėsohet. Jam e mendimit se gatimi e bashkon familjen. Ruaj mbresa tė pashlyeshme nga gatimi bashkėrisht me familjen dhe miqtė”, shkruan ajo.

Libri gjendet nė cdo librari tė Tiranės, dhe kėto ditė po shitet pranė stendės sė shtėpisė botuese 55.
Nėse lexuesit kanė kureshtje pėr recetat e kėtij libri, ne s’mund tė pėrzgjidhnim asgjė tjetėr para kėtij keku me krem ccokollatė, i cili sicc thotė Sadija, ka qenė suksesi i saj nė lidhjen dashurore me Shkėlzen Berishėn.

Kek krem e cokollatė

A e dini thėnien:
“Dashuria e njė burri kalon nga stomaku”?
Kjo ėshtė ėmbėlsira e preferuar e bashkėshortit tim. Ai thotė se me kėtė ėmbėlsirė ia fitova zemrėn. Edhe pas shtatė vitesh ai ėshtė ende i dashuruar. Pas kėsaj ėmbėlsire, dua tė them ……
Ky kek ėshtė i lehtė pėr t’u gatuar, realizohet shpejt dhe ėshtė njė sukses i garantuar.
Kur kisha njė kafene tė vogėl nė Stokolm, kjo ėmbėlsirė ka qenė njė nga tė preferuarat, dhe lavdi Zotit qė nuk ėshtė e vėshtirė pėr t’u realizuar, pasi ne pėrgatisnim sasira tė mėdha.
Kjo ėmbėlsirė e mrekullueshme me ēokollatė mund tė shėrbehet e ngrohtė me akullore me vanilje. Ky kek ėshtė shumė i butė dhe bashkėshortit im i pėlqen kėshtu. Ndėrsa unė parapėlqej ta shijoj ditėn tjetėr, pasi ka qėndruar njė natė nė frigorifer. Nė kėtė kohė, kjo ėmbėlsirė ngjason mė shumė me biskotėn dhe shijon jashtėzakonisht me njė lugė panė tė rrahur.
Mėnyra se si duhet pėrgatitur:
4 kokrra vezė
4.5 decilitra sheqer
2 lugė kafe vanilje
6-8 lugė gjelle kakao
6-8 lugė gjelle kakao
200 g gjalpė i butė
3 decilitra miell
Njė majė luge kripė
Ngrohet furra paraprakisht nė temperaturė 150 .

Rrihen shumė shpejt sheqeri me gjalpin. Shtohen gjithė pėrbėrėsit e thatė, pėrveē miellit. Hidhet gjalpė shumė i butė, dhe pastaj, miell. Trazohen pėr disa minuta dhe masa shtrohet nė tavėn e lyer me gjalpė dhe tė spėrkatur me miell. Tava ka njė unazė tė lėvizshme.
Piqet nė nivelin e mesėm tė furrės pėr 18-20 minuta. Nė pjesėn e mesit, ėmbėlsira duhet tė jetė e butė. Lihet tė ftohet pėr njėfarė kohe. Nėse e doni tė ftohtė, bėni kujdes qė tė jetė ftohur plotėsisht pėrpara se ta fusni nė frigorifer.





22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169