Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:27 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike Intervistoi Carlo Bollino
11 Janar 2018 - 18:20 | përditesuar në 14:15
Presidenti i Agjencisė Kombėtare Antikorrupsion Raffaele Cantone i dha njė intervistė ekskluzive gazetarit tė Report Tv Carlo Bollino, nė tė cilėn, ndėr tė tjera, theksoi se pėr tė luftuar korrupsionin edhe nė Shqipėri nuk mjafton njė prokurori e re dhe njė drejtėsi eficente, por duhet ndėrhyrė nė punėn dhe cilėsinė e administratės publike.

"Ideja se mund tė jetė vetėm drejtėsia ėshtė ajo qė mund tė ndryshojė Administratėn Publike pėrmes veprimeve penale, doli se ishte e gabuar, pėr shembull me Tanxhentopolin, sepse Tanxhentopoli nė Itali nxorri fakte tė mėdha korrupsioni, por nuk i shfarosi.

Nėse nuk futen mekanizma brenda administratės qė tė shmangin ndodhinė e fakteve tė korrupsionit, veprimet penale nuk janė efikase, sepse niveli i korrupsionit ėshtė nė gjendje tė spostohet nė vende tė tjera me mė pak vėmendje edhe tė ndryshojė tipologjinė pėr tė shmangur pėrndjekjen.

Prandaj ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet me njė drejtėsi efikase, por ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet duke krijuar kushtet qė korrupsioni tė mos ndodhė, sepse drejtėsia ndėrhyn gjithnjė mė pas, kur tashmė fakti ka ndodhur e dėmi ėshtė bėrė" deklaroi ai pėr Report Tv. 

Intervista nė Report Tv 

Presidenti i Agjencisė Kombėtare Antikorrupsion tė Italisė Raffaele Cantone i dha njė intervistė ekskluzive gazetarit tė Report Tv Carlo Bollino, nė tė cilėn, ndėr tė tjera, theksoi se pėr tė luftuar korrupsionin edhe nė Shqipėri nuk mjafton njė prokurori e re dhe njė drejtėsi eficente, por duhet ndėrhyrė nė punėn dhe cilėsinė e administratės publike. Cantone ka folur edhe rreth takimeve me pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare, ku nė fokus kanė qenė pikėrisht mundėsitė e bashkėpunimit dhe koordinimit pėr parandalimin e korrupsionit dhe Vetingu nė Policinė e Shtetit.

Cantone u shpreh se nėse nuk futen mekanizma brenda administratės qė tė shmangin ndodhinė e fakteve tė korrupsionit, veprimet penale nuk janė efikase. Presidenti i Agjencisė Kombėtare Antikorrupsion tė Italisė theksoi mė tej se tė gjitha administratat janė duke adoptuar sistemet qė lidhen me mbledhjen e denoncimeve tė bilbilfryrėsve, po marrin masat pėr rotacionin e personelit, kanė vėnė nė zbatim kodet etike etj.

President si e gjykoni nivelin e korrupsionit ne Ballkan dhe pse korrupsioni ne veēanti ėshtė i pėrhapur nė Ballkanin Perėndimor?
Cantone: Mendoj se fenomeni ėshtė mė se i rrėnjosur, mjaft i rrėnjosur nė tė gjithė ato vende qė dolėn nga njė lloj eksperiencash, nė ato vende qė iu afruan demokracisė, vende tė cilat kanė kaluar regjime tė ndryshme ekonomike. Nė tė gjithė kėto vende ka njė nivel tė konsiderueshėm korrupsioni, qė mund tė jetė i ndryshėm nė vende tė caktuara tė Ballkanit, duhet thėnė qė niveli i korrupsionit ėshtė i lartė nė kėto vende. Por ka dhe njė tė dhėnė pozitive nė kėtė situatė, qė ekziston vetėdija e mjaftueshme pėr fenomenin. 

Nuk behėt fjalė pėr tė nėnvleftėsuar fenomenin, tė paktėn nga ana formale ka njė vetėdije se problemi ėshtė mjaft serioz, aq mė tepėr qė sot kjo ēėshtje shtrohet edhe pėr shkak tė procesit te integrimit nė Bashkimin Europian. Mendoj se ka disa arsye pėr korrupsionin. Nuk i qėndroj idesė sė predispozicionit antropologjik te korrupsionit. Padyshim qė aspektet kulturore kanė rėndėsinė e tyre, sigurisht qė ka koston e vet njė ndryshim i sistemit ekonomik dhe politik, krijimi i vlerave tė reja, qė nuk janė tė thjeshta pėr t’u krijuar nė njė ditė tė vetme. Ndaj unė mendoj se nė njė lloj tipologjie vendesh ku ka patur regjime tė caktuara ka patur njė nivel tė lartė korrupsioni.

Pastaj gjithashtu mund tė flasim edhe pėr njė sistem gjyqėsor jo efiēent dhe kėtu po flas nė pėrgjithėsi, nuk po i referohem Shqipėrisė. Njė sistem gjyqėsor qė nuk ka as instrumentet e duhura pėr tė pėrballuar kėto ēėshtje, nė prani edhe tė krimit tė organizuar qė ėshtė strukturuar nė vendet e Ballkanit. Nė kėtė kuadėr mendoj se ka disa arsye , edhe pėr faktin se nė disa vende tė Ballkanit nuk ka patur lidership tė vėmendshėm ndaj kėtij fenomeni. Sė fundmi pėrshtypja jonė ėshtė se nė vendet e Ballkanit me tė cilėt kemi shumė raporte ka njė rritje tė vetėdijes pėr fenomenin.

Vizita juaj parashikon takimet me ministren e Drejtėsisė, ministrin e Brendshėm dhe kryeministrin Rama. Ēfarė diskutuat nė kėto takime?
Me ministren e Drejtėsisė diskutuam rreth mundėsive tė shkėmbimit tė eksperiencave dhe bashkėpunimit mes palėve. Ne si autoritete qė punojmė pėr parandalimin e korrupsionit, kemi folur rreth mundėsisė sė bashkėpunimit por edhe krijimin e njė sistemi koordinimi pėr sa i pėrket parandalimit. Ashtu siē ka rezultuar nė takimet e para qė kam patur me zyrtarė tė ministrisė sė Drejtėsisė Shqiptare nė kuadėr tė takimeve pėr procesin e Berlinit vihet re mungesa e njė mekanizmi parandalues qė mė pas e bėn mė tė vėshtirė arritjen e rezultateve tė pėrbashkėta.

Kėshtu qė ne kemi evidentuar kėtė problem dhe kemi menduar tė punojmė sė bashku nė dy aspekte. Sė pari kam ftuar ministren e Drejtėsisė dhe zyrtarė tė tjerė tė ministrisė pėr tė parė nga afėr se ēfarė bėjmė nė tė vėrtetė nė kėtė drejtim. Kam evidentuar mundėsinė pėr tė punuar sė bashku edhe mbi indikatorėt e korrupsionit. Pra mund tė parandalohet korrupsioni kur dihet se ku ėshtė korrupsioni, veēanėrisht si zhvillohet. Sepse nėse nuk di si zhvillohet korrupsioni nuk di si ta parandalosh. Ėshtė njė temė ku ne si Itali jemi duke i kushtuar vėmendje, pasi edhe nuk kemi pak probleme me kėtė fenomen. Pra ėshtė njė temė ku ne mund t’ju ofrojmė njė ndihmė tė konsiderueshme.

Pra temat kryesore lidhen me strukturimin e njė raporti pėr kėto indikatorė. Ajo qė thashė dhe mė sipėr, krijimi i njė sistemi koordinimi mes gjithė atyre institucioneve tė ndryshme qė merren me parandalimin e korrupsionit do tė ishte shumė i rėndėsishėm. Me ministrin e Brendshėm folėm padyshim rreth Vetingut nė forcat e rendit. Evidentuam mundėsitė e bashkėpunimit mes palėve si pėr sa pėrket formimit nė radhėt e forcave tė policisė ashtu edhe nė planin tjetėr tė cilin ne e konsiderojmė mjaft strategjik , atė tė kodeve etik, qė mund tė ndihmojė nė krijimin e njė figure me integritet edhe nė radhėt e forcave tė policisė.

Nėse mund tė na shpjegoni pėr opinion publik shqiptar, ku konsiston aktiviteti i agjencisė kombėtare tė anti-korrupsionit, qė ėshtė njė institucion i ri edhe nė Itali.
Po ėshtė njė institucion i ri qė lindi mbi bazėn e ligjit antikorrupsion tė vitit 2012 ku Itali edhe nė kuadėr tė obligimeve ndėrkombėtare, por Agjencia faktikisht nisi punėn nė vitin 2014. Agjencia merret me parandalimin e korrupsionit, pra marrjen e masave qė parandalojnė korrupsionin, pra merret me integritetin e administratės, sepse ne mendojmė qė pėr tė parandaluar korrupsionin duhet njė administratė me integritet, pra ndėrhyrje nė administratė pėr tė parandaluar korrupsionin nė tre drejtime:

Organizimin e planeve pėr parandalimin e korrupsionit, transparencėn, dhe mbi konfliktet e interesit.  Kėto janė fushat kryesore tė aktivitetit tė agjencisė pėrfshirė dhe njė tė katėrt qė lidhet me kompetencat pėr tė kontrolluar dhe verifikuar ligjshmėrinė e tenderave publikė.

Kanė kaluar tre vjet nga krijimi i agjencisė, si ka ndikuar puna juaj nė nivelin e korrupsionit nė Itali dhe si e gjykoni korrupsionin nė administratėn italiane?
Niveli i korrupsionit ėshtė domethėnės, edhe pse sipas meje nuk ėshtė korrekte tė thuhet se niveli i korrupsionit ėshtė i krahasueshėm me periudhėn e para Tanxhentopolit. Nuk ėshtė aspak kėshtu. Nė brendėsi tė administratės ka padyshim burime tė shėndetshme qė duhen vlerėsuar.

Pėrshtypja qė ne kemi ėshtė se sot ka njė mekanizėm pozitiv reagimi nga pjesa e shėndetshme e administratės. Padyshim qė kėto mekanizma ndryshe nga pėrndjekja qė jep rezultat menjėherė, pra arrestet, parandalimi ndodh mė ngadalė, por shohim sinjale pozitive edhe nė nivel tė rritjes sė transparencės, pėrmirėsimin e qasjes sė administratės nė lidhje me kėtė fenomen jo vetėm formalisht por edhe substancialisht.

P.sh., tė gjitha administratat janė duke adoptuar sistemet qė lidhen me mbledhjen e denoncimeve tė bilbilfryrėsve, pjesa mė e madhe e administratave po marrin masat pėr rotacionin e personelit, pjesa mė e madhe e administratave kanė ndėrmarrė programe tė formimit, kanė vėnė nė zbatim kodet etike. Janė kėto sinjale tė njė administrate qė po reagon. Padyshim qė ky ėshtė fillimi i njė rruge qė do tė jetė e gjatė.

Ju jeni njė magjistrat, pra ju e njihni fenomenin si nė nga pikėpamja e administratės publike ashtu edhe nga pikėpamja e sistemit tė drejtėsisė, Sipas jush cili ėshtė thelbi kryesor i luftės ndaj korrupsionit? Njė administratė publike e shėndetshme apo njė prokurori dhe sistem gjyqėsor efikas?
Qė tė dyja, tė mendosh qė luftosh fenomenin vetėm nė njė drejtim ėshtė e gabuar. Ideja se mund tė jetė vetėm drejtėsia ėshtė ajo qė mund tė ndryshojė administratėn publike pėrmes veprimeve penale, doli se ishte e gabuar, pėr shembull me Tanxhentopolin, sepse Tanxhentopoli nė Itali nxori fakte tė mėdha korrupsioni, por nuk i shfarosi. Nėse nuk futen mekanizma brenda administratės qė tė shmangin ndodhinė e fakteve tė korrupsionit, veprimet penale nuk janė efikase, sepse niveli i korrupsionit ėshtė nė gjendje tė spostohet nė vende tė tjera me mė pak vėmendje edhe tė ndryshojė tipologjinė pėr tė shmangur pėrndjekjen. Prandaj ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet me njė drejtėsi efikase, por ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet duke krijuar kushtet qė korrupsioni tė mos ndodhė, sepse drejtėsia ndėrhyn gjithnjė mė pas, kur tashmė fakti ka ndodhur e dėmi ėshtė bėrė.

Hera e parė qė vini nė Shqipėri, cili ėshtė perceptimi juaj, cilat janė emergjencat nė fushėn e korrupsionit qė keni konstatuar deri tani?
Unė edhe mė parė jam takuar me ministrin e Drejtėsisė qė vizitoi Romėn, pra kam zhvilluar takim me tė nė kuadėr tė procesit tė Berlinit, kam takuar kryeministrin, kam takuar disa herė sekretarin e pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Ministrave. Shoh qė ka njė ferment tė madh pėr sa i pėrket legjislacionit qė deri tani i ka kushtuar shumė vėmendje aspektit tė pėrndjekjes, pra ideja pėr tė krijuar njė sistem drejtėsie qė ėshtė nė gjendje tė pėrballet me fenomenin.

Nė planin e parandalimit ka disa institucione por qė bashkėveprojnė me shumė vėshtirėsi mes tyre. Por tani duhet kuptuar se si ky ferment mund tė pėrkthehet nė fakte konkrete. Sepse rreziku i gjithė reformave ėshtė zbatimi konkret i tyre, pra rezultate konkrete. Me kėtė logjikėn e ndryshimit qė nuk ėshtė vetėm ballkanike, por pak a shumė ka prekur gjithė botėn, ndryshimi nė vazhdimėsi i normave, askush pastaj nuk shikon problemin e vėrtetė, pėr tė kuptuar sesi po funksionojnė kėto institucione.  

Konkretisht nė ē’mėnyrė mund tė ndihmojė agjencia Shqipėrinė nė kėtė rrugėtim?
Pikė sė pari Agjencia ka vendosur raporte me vendet e Ballkanit Perėndimor, ku kemi krijuar dy binjakėzime me Malin e Zi dhe Serbinė. Eksperiencat janė tė ndryshme me Shqipėrinė por konteksti nuk ėshtė aq i ndryshėm. Mendojmė qė ka ngjashmėri rajonale dhe ka mjaft potencial rajonal pėr tė pėrballur fenomenin. Ky ferment ėshtė pak edhe njė sfidė qė lidhet me integrimin evropian. Pra ka njė mundėsi historike, pėr tė bėrė bashkė nga njėra anė opinionin publik, politikėn, institucionet, dhe ana tjetėr me disa masa tė cilat derivojnė nga procesi i integrimit.

Pra kemi tė bėjmė me njė eksperiencė shumė interesante pėr shkak tė kėtij fermenti tė madh qė gjendet gjithandej. Ne nė kuadėr tė procesit tė Berlinit jemi duke bashkėpunuar me institucionet evropiane pėr tė dhėnė mbėshtetje edhe duke iu referuar eksperiencės nga dy binjakėzimet qė ju citova. Pastaj ne shpresojmė tė kemi edhe njė kthim, nė sensin qė pėrballja me tė tjera realitete pavarėsisht tė ndryshme, tė identifikojė situata tė kriticizmit qė nė agjenci si kjo e jona ende fazėn e formimit, pėrbejnė elementė mjaft pozitiv.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar, shikoni pika kontakti?
Qė korrupsioni ka lidhje me krimin e organizuar ne nė Itali e marrim si tė mirėqenė. Padyshim qė Italia ka mjaft njohuri mbi lėndėn e mafies, qė u kthye mė pas nė paradigmėn e mafieve nė tė gjithė botėn. Pra fatkeqėsisht Italia ka bėrė pilotin pėr sa i pėrket organizatave mafioze. Dua tė them se triadat kineze ekzistonin shumė kohė pėrpara mafias italiane, por mafia italiane strukturoi njė logjikė funksionimi qė mė pas u kopjua nga tė gjitha organizatat mafioze nė botė.

Nė kėtė sens mund tė themi se kemi njė vėzhgim tė privilegjuar. Sot ka njė ndryshim tė madh veprimi nė organizatat mafioze qė kanė nevojė tė pėrballėn me pushtetet publikė dhe qė gjithnjė e mė tepėr nuk e bėjnė duke intimiduar por duke korruptuar. Pra ka njė raport shumė tė fortė mes korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Nga ana tjetėr organizatat mafioze nuk do tė mund tė rezistojnė nėse nuk bashkėjetojnė me pushtetet publikė, dhe kjo arrihet pikėsėpari nėpėrmjet korrupsionit. Pra duke iu referuar kėsaj pėrvoje mund tė them se nė Shqipėri ku ka njė situatė tė fortė kriminale ėshtė e dukshme se ka njė lidhje mes krimit dhe korrupsionit.

Imagjinoni se keni kartė tė bardhė (Carta Bianca) dhe mund tė bėni 3 ndėrhyrje pėr tė parandaluar korrupsionin nė administratė, cilat do ishin ato?
Ku?

Nė Shqipėri por duke u nisur nga pėrvoja italiane...
Unė mendoj se duhet tė krijojmė njė mekanizėm tė transparencės, qė tė mos shohė vetėm nė logjikėn e administratės qendrore. Pėrshtypja ėshtė se ka shumė vėmendje mbi administratėn qendrore ku pėrqendrohet edhe pjesa mė e madhe e pushtetit ndėrsa ka njė vėmendje mė tė vogėl pėr administratat lokale por qė shpesh janė ato qė pėrballen me qytetarėt.

Pra njė program transparence qė u pėrket tė gjithėve, njė program formimi pasi shumė shpesh ka njė lidhje mes korrupsionit dhe injorancės, ku zyrtaret nuk njohin detyrimet dhe tė drejtat ashtu si dhe qytetarėt qė nuk njohin tė drejtat dhe detyrimet . Dhe njė program integriteti qė tė trajtojė konfliktin e interesit. Mbi kėto tre tema mund tė arrihen rezultate konkrete .

Sa mund tė ndikojė edukimi i opinionit publik nė luftėn ndaj korrupsionit?
Ndikon shumė pasi instrumenti kryesor i luftės ndaj korrupsionit, ėshtė kėrkesa e kontrollit qė vjen nga ana e qytetarėve, kontrolli civil, ajo qė anglosaksonėt e quajnė kontabilitet, pra tė japin llogari pėr rezultatet e veprimtarisė administrative.

Do t’ju tregoj njė episod qė pėr mua ėshtė emblematik pėr ndryshimin kulturor nė ato vende ku niveli i korrupsionit ėshtė Ii ulėt. Ministri i Administratės Publike tė Suedisė erdhi pėr njė vizitė nė Itali dhe kėrkoi tė takojė autoritetet e Agjencisė sonė tė Antikorrupsionit, pėr tė mėsuar se ēfarė ishim duke bėrė nė kėtė drejtim. Nė fund tė takimit e pyeta unė sesi e lufton Suedia korrupsionin. Mė tha asgjė, duke shtuar transparencė, transparencė, transparencė. Dhe mė shpjegoi se nėse ata blejnė njė celular qė kushton njė euro, dhe vitin tjetėr kėtė celular e blejnė njė euro e 1 cent, njerėzit duan tė dinė se pse kanė shpenzuar njė cent mė shumė.

Ky mekanizėm konsultimi i vazhdueshėm qė ekziston mes institucioneve dhe qytetarėve, pėrbėn stimulin mė tė mirė nė luftėn kundėr korrupsionit. Nėse nuk do tė ketė njė stimul nga qytetarėt ėshtė e dukshme se do tė jetė mė e vėshtirė pėr tė luftuar korrupsionin. Kėtu do t’i referohem dhe aspektit tjetėr. Padyshim tek transparenca futet dhe transparenca e informacionit, pra demokracitė hedhin nė fushė antikorpet edhe me njė media tė lirė. Transparenca e vėrtetė bėhet edhe nga ata qė nuk kane interes tė drejtpėrdrejtė nė ēėshtje tė caktuara. Pra media ėshtė instrumenti mė domethėnės i transparencės, ajo qė quhet watchdog.

Nė Shqipėri ėshtė duke u diskutuar ideja e pėrqendrimit tė garave pėr shėrbimet publike nga njė agjenci e vetme, pak a shumė si Cons ip nė Itali. Ju si e gjykoni modelin Italian, pozitiv apo qė ka risk?
Padyshim njė model pozitiv por pikėrisht se ėshtė pozitiv paraqet dhe risqe. Pikė sė pari pėrqendrimi i blerjeve, padyshim qė ėshtė njė instrument qė krijon mundėsi pėr kursime tė mėdha. Nuk e di sesa ėshtė niveli i kursimeve nė Itali, dhe nuk e di gjithashtu nėse shifrat qė japin janė tė tėrėsisht tė besueshme apo jo. Padyshim kursimet janė. Dhe janė kursime qė pavarėsisht aspektit ekonomik pėrbėjnė kursim kohe edhe pėr administratėn publike. Psh bėrja e garės pėr shėrbimin e pastėrtisė, dhe kėtu flas pėr autoritetin tonė. Ne nėse do tė bėnim njė garė pėr shėrbimin e pastėrtisė sė Agjencisė do tė na duhej 6 muaj kohė dhe ndoshta do kishim vėshtirėsi pėr ta bėrė. 

Ndėrsa duke pėrdorur sistemin Cons ip mund tė hyjmė nė gara tashmė tė kryera nėpėrmjet njė sistemi koordinimi qė na jep mundėsi ta kemi tė pėrfunduar brenda 5 ditėve. Padyshim me ēmime qė kush i ofron arrin edhe tė kursejė. Kjo padyshim pėrmirėson dhe cilėsinė e shėrbimit. Por nga ana tjetėr kjo ka dhe risqe. Mbi te gjitha centralizimi sjell rrezikun e monopolit. Pra rrezikon tė zhdukė operatorė mė tė vegjėl dhe gjithashtu rrezikon tė krijojė mekanizma korruptivė edhe mė tė lartė. Pra zgjedhja e centralizimit ėshtė e dobishme sepse nė fund tė fundit ke vetėm njė subjekt pėr tė kontrolluar por nga ana tjetėr ėshtė njė zgjedhje qė duhet patur nėn kujdes pėr tė evituar tė krijosh njė monstėr shumė tė fortė.

Faleminderit
Faleminderit juve

d.b/shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Lemi KUR DO ARRESTOHET TAHIRI KY ESHTE GURI PROVES
avatar
Anonim
Qytetari Ae vlersojn valle politikanet shqiptar dhe Kryeministri Rama,keshillet e nderkombetarve per parandalimin e korrupsjonit ne administraten shteterore? Aji i vlerson kryeministri Rama informacjonet medjatike dhe ankesat e qytetareve per korrupsjon ne administraten puplike,Po ju sjell nje rast te fresket korruptim ne kijurgjin e spitalit Spitalit Ankologjik Nen Tereze Tirane ,fillimimi i Mujit Janar 2018. Kijurgu Edmond Gashi bashke me narkozistin doktor Mandin, benin pazar hapur me pacjentin.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Milo: Heqja e ligjit tė luftės nga Greqia s'i kthen pronat ēamėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40