Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:52 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga Adriatik Doci
10 Gusht 2017 - 08:04 | përditesuar në 18:18
Drejtori i IT-sė sė Hipotekės pas
super-tenderit tė byzylykėve
Lidhjet mes kompanisė e Ermal Beqirit
9 shkeljet qė komprometojnė tenderin
Skandali i 300 byzylykėve elektronikė, tė destinuar pėr tė burgosurit, blerė pėr 1.5 milionė euro nga ministria e Drejtėsisė nė mars tė vitit 2017 dhe qė, sipas po kėsaj ministrie, tashmė ishin zhdukur, ngre dyshime tė mėdha mbi tri kompani private qė kanė fituar tenderin pėr furnizimin me kėto aparatura.

Nga njė investigim i kryer ditėve tė fundit prej Shqiptarja.com, rezulton se tenderi ishte hapur nga ministria e Drejtėsisė mė 30 dhjetor 2016, kur ministėr nė detyrė ishte Ylli Manjani. Tenderi paraqet shumė pika tė errėta:

1 – Nė garė morėn pjesė shtatė firma, por plot pesė prej tyre, nė mėnyrė tė ēuditshme, nuk paraqitėn as ofertėn ekonomike (pse morėn pjesė atėherė?)
2 – Komisioni i Vlerėsimit e lexoi tė gjithė dokumentacionin e paraqitur nga shtatė kompanitė dhe shpalli fituesin nė mė pak se 48 orė.
3 – Bashkimi i Operatorėve qė fitoi tenderin me vlerė 196 milionė lekė tė reja e shkatėrroi konkurrencėn duke bėrė njė skonto prej vetėm 2 milionė lekėsh tė reja (sa 1% e vlerės totale)
4 – Nė njė muaj kohė, Bashkimi i Operatorėve nėnshkroi kontratėn pėr furnizimin me 300 byzylykė elektronikė dhe me software-in e administrimit tė tyre, siguroi tė gjithė materialin nga jashtė vendit, realizoi njė aplikim tė ndėrlikuar telefonik, e dorėzoi dhe arkėtoi 150 milionė lekėt e reja tė para nga ministria (njė afat me tė vėrtetė rekord pėr tė pėrfunduar punėn).  

Bashkimi i Operatorėve pėrbėhej nga tri shoqėri shqiptare: Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions.
Ėshtė pikėrisht prania e kėsaj shoqėrie tė fundit ndėr fituesit e tenderit, qė tanimė ka bėrė tė dyshojė Prokurorinė e Pėrgjithshme, e cila po heton mbi skandalin. Nė fakt, shoqėria Soft & Solutions ka lidhje tė drejtpėrdrejta me njė njeri shumė tė afėrt me LSI-nė dhe, pėr rrjedhojė, me ministrin nė detyrė nė kohėn e zhvillimit tė tenderit, Ylli Manjani. Fjala ėshtė pėr Ermal Beqirin, aktualisht pėrgjegjės i IT-sė pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, historia profesionale e tė cilit ėshtė e lidhur ngushtė me politikėn. 

Ermal Beqiri nė fakt ishte njė ndėr tre ekspertėt, tė cilėt, nė vitin 2011, bėnė qė tė binte akuza ndaj Ilir Metės pėr korrupsion, duke treguar se video-pėrgjimi i bėrė nga Dritan Prifti, qė implikonte liderin e LSI-sė, ishte manipuluar. Po ai ka qenė edhe njė ndėr ekspertėt teknikė qė nė vitin 2013 hetoi pėr llogari tė qeverisė skandalin e pretenduar tė serverit tė Tatimeve.

Po cilat janė lidhjet mes Soft & Solutions dhe Ermal Beqirit?
Nė vėshtrim tė parė nuk duket gjė: shoqėria, e cila ka fituar tenderin e byzylykėve elektronikė nga ministri Ylli Manjani, nė fakt, ėshtė themeluar zyrtarisht mė 28.01.2011 nga njė ortak i vetėm, qė quhet Arjola Koromani, me seli nė Tiranė, Lagja nr.2, Rruga Hoxha Tahsim, nr.2, kati 2.

Por, duke gėrmuar nė historinė e shoqėrisė, dalin lidhje tė dyshimta dhe shumė tė drejtpėrdrejta mes Soft & Solutions dhe shoqėrisė Al Forensic tė Ermal Beqirit. Al Forensic ėshtė themeluar mė 10.11.2011 dhe ka pasur seli zyrtare nė kėtė adresė: Kashar, rruga dytėsore Tiranė-Durės, km.3, nė krah tė autostradės, ambientet e universitetit Kristal, kati 2. Nė vitin 2010 Ermal Beqiri kishte krijuar edhe shoqėrinė Al Soft, tė regjistruar nė tė njėjtėn adresė nė Kashar.

Mė 06.07.2012 themelohet shoqėria e re, qė ka tė pėrbashkėt me Al Forensic tė Ermal Beqirit jo vetėm objektin social dhe njė pjesė tė emrit, por madje edhe tė njėjtėn adresė identike: shoqėria quhet Forensic Lab dhe selia e saj zyrtare ndodhet pikėrisht nė Kashar, rruga dytėsore Tiranė-Durrės, km.3, nė krah tė autostradės, ambientet e universitetit Kristal, kati 2. Shoqėria ėshtė nė pronėsi tė njė personi tjetėr: Erisa Malellari.

Por, mė 26.07.2016, Forensic Lab i Erisa Malellarit (qė kishte zyrat nė tė njėjtėn adresė tė shoqėrisė sė Ermal Beqirit) i transferon zyrat, kėtė herė, nė tė njėjtėn adresė tė Soft & Solutions, nė Tiranė, lagja nr.2, rruga Hoxha Tahsim, nr.2, kati 2.

Praktikisht, shoqėria Soft & Solutions, qė fitoi tenderin e dyshimtė nga Ylli Manjani, ndodhet nė tė njėjtėn seli me njė shoqėri qė kishte zyrat e veta bashkė me Ermal Beqirin.

Mund tė jetė njė koincidencė, por nuk ėshtė e vetmja. Pronarja zyrtare e Soft & Solutions, Arjola Koromani, nė fakt ėshtė mike e ngushtė e Erisa Malellarit, pronare zyrtare e Forensic Lab, domethėnė e shoqėrisė sė themeluar nė zyrat ku kishte seli edhe Al Forensic e Ermal Beqirit. Tė dyja ato nė shkurt tė vitit 2017 kanė krijuar bashkėrisht edhe kompaninė INGW-T. 

Nė fund, janė edhe dy dokumenta, qė mbyllin rrethin e dyshimeve dhe tregojnė se, si Erisa Malellari, ashtu dhe Arjola Koromani, janė tė lidhura drejtpėrsėdrejti me Ermal Beqirin. Tė dyja nė vitin 2015 e kanė pėrfaqėsuar atė nė drejtimin dhe administrimin e shoqėrisė sė tij Al Forensic.

Thėnė me fjalė tė tjera, Arjola Koromani, pronarja e shoqėrisė Soft & Solutions, qė ka fituar (ndėr tė tjera) tenderin me vlerė 1.5 milionė euro nga ministria e Drejtėsisė pėr furnizimin e byzylykėve elektronikė nė kohėn kur ministėr ishte Ylli Manjani, ėshtė pėrfaqėsuesja ligjore e Ermal Beqirit, drejtor i IT-sė pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Hipotekave.

Tė dhėnat e bilanceve tė viteve tė fundit tė Soft & Solutions tregojnė rritje tė habitshme: mė 2014 shoqėria regjistronte tė ardhura vetėm nė vlerėn e 10 milionė lekėve dhe njė fitim prej 300.000 lekėsh; mė 2015 tė ardhurat rriten nė 106 milionė dhe fitimet nė 1.9 milionė; mė 2016 tė ardhurat arrijnė nė 451 milionė, me njė fitim prej gati 42 milionė lekėsh. Rritja nė dy vjet ėshtė gati 1.500%. E gjithė kjo ėshtė meritė e Arjola Koromanit? Apo, siē synon tani tė verifikojė Prokuroria, pas Soft & Solutions nė tė vėrtetė fshihet Ermal Beqiri dhe kėshtu suksesi i papritur nė garat e administratės publike varet nga lidhjet e tij me politikėn?

Nė rast se do tė vėrtetohet se ka njė lidhje edhe financiare mes Soft & Solutions dhe Ermal Beqirit, jo vetėm qė do tė dalė nė pah njė konflikt gjigant interesi, duke marrė parasysh qė Ermal Beqiri, nga pozicioni i tij si drejtues i IT tė ZRPP administron tendera prej miliona eurosh pikėrisht nė sektorin ku operon edhe shoqėria e tij Soft & Solutions, por edhe pse kjo lidhje, qė nė tė vėrtetė duhej tė mbetej e fshehtė, tani ngre dyshime pėr dhjetėra tendera tė tjerė me vlerė dhjetėra miliona euro, nė tė cilat Soft & Solutions nuk ka marrė pjesė e vetme, por bashkė me shoqėri tė tjera, qė kanė pėrfituar kėshtu nga lidhjet e tij politike.

Edhe vetė gara pėr 300 byzylykėt elektronikė, sikurse e ka vėnė kėtė nė dukje Shqiptarja.com nėpėrmjet investigimeve tė saj, duket si njė tender “i rregulluar me porosi” pėr tė favorizuar Soft & Solutions dhe partnerėt e saj.

Tani i takon Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė qartėsojė kėto aspekte tė skandalit.   


byzylyket dokument
(Dokumenti qė vėrteton lidhjen e Ermal Beqirit me pronaren e kompanisė Soft & Solutions, Arjola Koromani)

Makina e Ermal Beqirit fotografuar nė datėn 8 gusht 2017 nė vendin e parkimit tė rezervuar pėr ...
(Makina e Ermal Beqirit fotografuar nė datėn 9 gusht 2017 nė vendin e parkimit tė rezervuar pėr Kompaninė Soft & Solutions)

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com  

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
adi Bravo , bravo, Kush e ka bere investigimin. Nese eshte gazetar bravo 100 Here. Kjo eshte gazetari qe sherben jo puci pucit ne jale... Nje bythe vend jemi skane si fshihen. s'mund te shperdorohet leku i taksapaguesve nga keto shushunja. Duhet te mesojme ta fitojme buken me djerse jo me rrjep shtetin e te tjeret....
avatar
Anonim
R Po te futet ky maskarai ne burg, une do filloj te kem besim te ky shtet. Ky eshte nje i pafytyre qe ka bere poslleqet me te medha dhe aferat me te shemtuara te mundshme ne shtetin tone. Ne burg dhe te kalbesh, njeri i shemtuar, si brenda e jashte! Iu ke hapur dashnoreve te tua nga nje kompani seciles, si nuk te vjen turp more maskara qe tallesh me kete popull gjynahqar!
avatar
Anonim
Punonjes Mos enderroni kot. Asgje nuk do te ndodhe. Timonierit te madh anija i eshte bere site; tepsia i eshte bere me brima te vogla nga ndryshku LSI. Keta jane te gjithe si te semuret me HIV pozitiv. Jane bartes te virusit; ketyre virusi nuk u ben asgje, por infektojne te gjithe qe kane afer, qe i prekin me dore dhe me peshtyme. Semundjen e keqe ja kane fut edhe PS. I kane infektu keq te gjitha pjeshkat e PS. Ermal Beqiri tek akshi ja ka shtire keq helmin pjeshkes modhe dhe rrushit te vogel te akshit.
avatar
Anonim
Jani LSI force e papare. Kokrrjepuri manjani dhe ai maniaku tit vasili qe i ka ikur figura tashti, kane nxjerre fitues ne te gjitha tenderat e Ministrise vetem kompanine e ketij figures , me bekimin dhe te Mones asaj nones se korrupsionit . Po qe se familja elefantore nuk futet ne burg ky vend nuk behet. Ne kohen e berishes vidhte vetem zeni , por ku e ku me vjedhjen e mones , likes se bllokut .LSI force e pare.
avatar
Anonim
Bravo Investigoni tenderin tek APAAL te softsolution dhe Ermal Beqiri dhe raseni brenda gjakpiresine e popullit. Ka qender drejtori i IT tek UT.
avatar
Anonim
sifi Dosja penale ti direzohet SPAKut , se po qe per prokurorine e sotme nuk ma merr mendja te hap ceshtjen ,kjo nga vet ceshtjet e shumta qe jane mbyllur .
avatar
Anonim
Blerina Doracaj Ejani te shikoni cka bere ne Zqrpp me super-tenderat e Sistemit Multifunksional te Zqrpp(3 mln USD) dhe Vendosjes se numrit te identifikimit per pronaret
avatar
Anonim
c'a bohet kshtu Te arrestohet kokerrjepuri i degjeneruari Ylli Manjani, Ermal Be-qiri e pronaret e me gjasme firmave Soft & Solutin & Lesh Monike e Like. Ku ka LSI ka baterdi dhe vjedhje te paster. Kontrolloni kutite me gjasme te Byzylykeve Elektronike e po qene te rregullt te behen prove tek Ylli, Be-qiri, Erisa dhe Arjola. Ka shume mundesi qe keto "Byzylyke Elektronike" te jene lodra per femije, beni verifikimin faktik te tyre ato jane fallco, verifikoni edhe zhdoganimet.
avatar
Anonim
Lori Po ti sikur do ikje ne festival?!
avatar
Anonim
AKSHI Nuk eshte gje fare kjo. kjo eshte nje nga te shumtat. Shqiptarja investigoni kontraten PA TENDER te Ermal Beqirit te Soft Solution tek AKSHI per ” SISTEMI I QENDERZUAR I MENAXHIMIT TE DOKUMENTAVE ME FIRME DIXHITALE” Vlera e kontrates 244 milion lek te reja. 2.2 milion USD Eshte nami i zi. Nuk ka asnje pajisje , ASGJE. Eshte vjedhje e permasave gjigande.
avatar
Anonim
Danieli nr.3638 prot.dt.22.12.2016 Kontrate e klasifikuar, dhe me date 29.12.2016 eshte bere pagese 59.400.000 leke te reja. Si mund te behet pagese brenda 8 diteve nga nenshkrimi i kontrates pa dorezuar asgje. Vjedhje e hapur prokuroria, klsh te gjithe hetoni. http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/perf_id/SOFT%2526SOLUTION Te gjitha pagesat jane ketu dhe te dukshme
avatar
Anonim
Altini Prokuroria duhet te hetoje te gjitha tenderat e Akshi -t qe ka fituar Soft&Solution me DSIK dhe pa DSIK - nga motorrat high-tek me tendera miliarda te konsideruar te klasifikuar sekret dhe ku nuk kalon asnje sekret
avatar
Anonim
Gimi Skam besim se do i shkohet deri ne fund se keta jane vete shteti pavarsisht ngjyrave.
avatar
Anonim
hjk ylli manjani ngeli duke dhene receta per demokracine.....kokrra e hajdutit i q*
avatar
Anonim
Llesh Ky esh mbyt ne lek. I shiti universitetit te tiranes sistem te qelbur informatik per 1 milard e 600 miljon leke. E mori me usb te kristali dhe e instaloi te shteti e ndau leket me kulen
avatar
Anonim
Lesh Arjola Koromani Ermal Beqiri ka qene bashke tek sekretaria e Universitetit Kristal te Ilir Metes. Edi Rama duhet te beje shtet ti fus brenda keta hajdute te ndyre!
avatar
Anonim
pjeter Kohet e fundit, per meshume se nje vit, kane dale disa politikane qe duan ti mbushin mendjen popullit per virgjerine e tyre, ky fakt besoj se nuk surprizon njerzit ne shqiperi, sepse sa me shume te germohet aq me shume dalin skeletet e gjemes qe i kane bere ketij populli per 25 vjet, ky fakt sepse i tille eshte, tregon se pikerisht kohet e fundit, kush leh shume kunder reformes ne drejtesi ka nje frike te llahtarshme, Meta shpetoi me ndihmen e Majkos, por te tjeret nuk e kane kete mundesi.
avatar
Anonim
Punonjes Shume i sakte investigimi juaj. Edhe motorrin e vet personal, Ermal Beqiri e ka shitur nepermjet Soft Solution AKSHI shpenzim per mjet motorik motorciklete 792,000 Lek nga SOFT & SOLUTION, YO nr.458 prot. dt.13.02.2017 Fature Nr.302 dt.03.03.2017
avatar
Anonim
Punonjesit Eshte motor me servera dhe wifi....😂 ja ka bere rrushit dhurate pjeshka modhe
avatar
Anonim
Tani Shkoder Shqipria kudo qe ta kapesh e kudo qe t shkosh eshte RRUMPALLĖ Ka shum mėkate mbi kurrizin e popullit t shkrete
Rezultate tė tjera: 1   2   Para
Intervista
Gjinushi: I zhgėnjyer me Ramėn do mė ftojė kur t’i prishet makina
Deputetja 23 vjeēare Floida Kėrpaēi:S'​pres asgjė nga kjo qeveri
/UNESCO:Ndėrtimi nė Butrint u bė pa na konsultuar
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/10/2017, Viti VII - NR.244