Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:18 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
10 Dhjetor 2017 - 07:34 | përditesuar në 10:22
Droga/Raporti italian, “Cosa
Nostra” ngre bazė nė Shqipėri
Organizata mė e fuqishme kriminale italiane “Cosa Nostra” ka ngritur bazat e saja nė Shqipėri. Lajmi i bujshėm bėhet akoma edhe mė alarmant kur burimi i tij nuk janė ato mediatike, qė mund tė kenė edhe doza spekullimi, por vetė ministri i Brendshėm italian, Marco Minitti. Sipas raportit tė paraqitur nė Parlamentin italian, nga ministri Minitti rezulton se tė paktėn njė nga familjet mafioze siēiliane ka hyrė nė bashkėpunim tė fuqishėm me trafikantė shqiptarė tė drogės, duke ngritur edhe bazat e saj nė vendin tonė.

Ministri i Brendshėm i Italisė nė raportin qė i paraqet Parlamentit pėr punėn e bėrė nga Drejtoria e Anti-mafias pėr 6-mujorin e dytė tė vitit 2016 disa herė pėrmend trafikantėt shqiptarė tė drogės si bashkėpunėtorė tė “Cosa Nostra”-s, por nė faqet 64-65 pėrmendet njė emėr konkret. Sipas raportit njė anėtar i familjes mafioze Carollo, nga Palermo, kishte ngritur njė bandė e cila sillte kanabisin nga Shqipėria nė Milano. “Edhe aktiviteti i trafiku i drogės ėshtė sektori qė na ka lejuar, nė kėtė 6-mujor, tė kuptojmė nga sinjalet e marra shtrirje tė aktivitetit tė COSA NOSTRA edhe nė Shqipėri.

Gjatė operacionit "Rubens", i pėrfunduar nė nėntor nga Policia e Shtetit, u kap njė organizatė kriminale, me seli nė Milano, aktive nė importim e marihuanės nga Shqipėria ku merrte pjesė edhe djali i njė anėtari tė familjes CAROLLO tė Palermos”, thuhet nė raportin e ministrit tė Brendhsėm tė Italisė. Po kėshtu pėrmendet edhe njė rast i identifikuar nė nėntor tė 2016, kur nė Catania tė Siēilisė u kap gati 1 ton kanabis. “Hetimet kanė bėrė tė mundur identifikimin e Shqipėrisė si vend origjine tė ngarkesės, brigjeve tė Pulias si njė vend hyrjeje dhe aksit rrugor tė Kalabrisė si njė kanal transiti pėr Sicilinė”, thuhet nė raport.

Po kėshtu njė element tjetėr ėshtė edhe rritja e aktivitetit kriminal tė trafikantėve shqiptarė tė drogės qė tashmė po merren veē kanabisit edhe me drogat e forta si kokaina. Autoritet italiane janė alarmuar sepse shqiptarėt nga furnitorė tė kanabisit janė bėrė edhe trafikantėt mė tė mėdhenj tė kokainės duke e sjellė vetė nga vendi origjinės nė Amerikėn Latine pėr t’u shitur nė Itali, ose pėr ta shpėrndarė mė tej nė Europė.

Ministri italian nė raportin e tij referon pėr operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku shqiptarėt ishin 11 dhe italianėt 7, nė kėtė mes italianėt ishin pjesa logjistike e grupit qė gjenin baza tė fshehta dhe telefonė tė papėrgjueshėm. Grupi kishte dy shefa, njė italian dhe njė shqiptar,qė ishin specializuar nė kanabis dhe heroinė.

Shqipėria ka kohė qė ėshtė rruga ballkanike e drogės pėr familjet mafioze italiane dhe bashkėpunimi me shqiptarėt ėshtė shumė i vjetėr. Por tashmė nė familjet mafioze italiane janė infiltruar shumė shqiptarė qė po bėjnė karrierė brenda familjeve. E pėr mė shumė tashmė “Cosa Nostra” po ngre edhe bazat e saj nė Shqipėri.

2

3
1

 

 

d.c./shqiptarja.com

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Koka JEMI Krenar QE SAIMIR TAHIRI ESHTE PERFSHIRE NE librin Italian te MAFIAS.TANI GRUPI YNE UDHEHIQET NGA TARAMERU (tahirametaruci) nje perzierje e Sukseseshme e POLITIKES DHE kanabisit .Mbill DROGE, blej vota, zgjidhu DEPUTET PASTAJ minister DHE NE fund drejtor I spiunimit DHE takimeve NE baze me kreret e BINGOVE DHE LLOTOVE NE SPORT.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Rama mesazh Bashės: S'ka pakt pėr mbylljen e dosjeve
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 23/01/2018, VITI VIII- NR.16