Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:14 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
08 Korrik 2013 - 19:06
Edi Rama: Ftoj mė tė zotėt tė vijnė
krah meje pėr Rilindjen e vendit
PS mbledh sot grupin e ri parlamentar
TIRANĖ -  Edi Rama kėrkon drejtpėrdrejt ndihmėn e ēdo shqiptari dhe u jep mundėsinė atyre tė provohen dhe pse jo, tė punėsohen, duke punuar pėr Rilindjen.

Ideatori i mendėsisė pėr njė Rilindje tė re Shqiptare dhe bashkė me tė edhe fituesi i zgjedhjeve tė 23 qershorit, kryeministri nė pritje, Edi Rama ka ftuar dhe u ka dhėnė sot mundėsinė gjithė shqiptarėve, qė ndiejnė veten tė zotė tė kontribuojnė pėr Rilindjen, t’i drejtohen me CV e tyre pikėrisht atij nė njė e-mail publik: http://www.edirama.al/dergo_cv/.
 
"Prandaj sot ju drejtohem tė gjithėve ju, ēdo shqiptari tė zot e tė etur pėr ndryshim, pėr t’ju pyetur ēfarė mendjeje keni pėr mė tutje. Dhe atyre qė dėshirojnė, u lutem tė mendojnė ēfarė roli mund tė luajnė pėr kėtė skuadėr, si mund t’i pėrdorin aftėsitė e tyre pėr tė ndihmuar nė realizimin e ndryshimit qė i nevojitet vendit tonė", u drejtohet Rama qoftė atyre brenda, qoftė atyre jashtė Shqipėrisė.

"Unė dėshiroj fort qė mė tė zotėt tė pėrfshihen nė pėrpjekjen pėr pėrballimin me sukses tė sfidės sė jashtėzakonshme qė ka pėrpara qeveria e re", thekson Rama, duk,e shtuar se "ky ėshtė njė apel pėr ēdo shqiptar tė mirė e tė zot pa dallim dhe nė asnjė mėnyrė njė premtim pėr punė nė shtet pėr tė gjithė"...Mė poshtė letra e plotė e Edi Ramės me titullin e saj nė origjinal, postuar nė Facebook:

APELI I RAMES  PĖR KĖ DĖSHIRON TĖ PROVOHET PĖR SKUADRĖN E RE PĖR SHQIPĖRINĖ
Zgjedhjet mbaruan me njė fitore tė gėzueshme spektakolare. Por sė shpejti njė qeveri e re do tė duhet tė pėrballet me realitetin aspak tė gėzueshėm tė Shqipėrisė qė kemi premtuar tė rilindim.
 
Unė do tė drejtoj qeverinė, por as unė vetėm dhe as vetėm qeveria nuk pėrbėjmė gjithė skuadrėn re pėr Shqipėrinė. As mund tė bėjmė dot tė vetėm punėn e gjithė skuadrės qė duhet tė jetėsojė reformat e thella tė Kuvendit tė ri tė Shqipėrisė.
 
Skuadra qė na duhet pėrbėhet si ēdo skuadėr e vėrtetė nga shumė pjesė, tė dukshme e tė padukshme, qė veprojnė nė shumė nivele pėr tė fituar sfidėn.
 
Fushatėn tonė e bėri fantastike energjia e jashtėzakonshme e shumė njerėzve, tė njohur e tė panjohur. Drejtues, koordinatorė, anėtarė partie tė ēdo moshe, por edhe dhjetra mijėra vullnetarė e simpatizantė tė Aleancės pėr Shqipėrinė Europiane, brenda e jashtė vendit. Nė territorin e vendit po edhe nė rrjetet sociale.
 
Prandaj sot ju drejtohem tė gjithėve ju, ēdo shqiptari tė zot e tė etur pėr ndryshim, pėr t’ju pyetur ēfarė mendjeje keni pėr mė tutje. Dhe atyre qė dėshirojnė, u lutem tė mendojnė ēfarė roli mund tė luajnė pėr kėtė skuadėr, si mund t’i pėrdorin aftėsitė e tyre pėr tė ndihmuar nė realizimin e ndryshimit qė i nevojitet vendit tonė.
 
Qoftė atyre brenda qoftė atyre jashtė Shqipėrisė, u them se unė dėshiroj fort qė mė tė zotėt tė pėrfshihen nė pėrpjekjen pėr pėrballimin me sukses tė sfidės sė jashtėzakonshme qė ka pėrpara qeveria e re.
 
Themeli i kėsaj pėrballjeje historike me tė shkuarėn nė pushtet qė rrėnoi Shqipėrinė ėshtė rimėkėmbja e sistemit institucional tė republikės sonė, me njė vizion demokratizues, vullnet shtetndėrtues dhe sjellje tė re me administratėn.
 
Nė kryeministri po edhe nė ēdo ministri e agjenci shtetėrore, ne do tė kemi nevojė pėr prurje tė reja energjish dhe aftėsish njerėzore tė harmonizuara me eksperiencėn e gjithkujt qė nė zyrat e shtetit gjendet sot pėr arsye tė meritės, e jo thjesht pėr shkak tė lidhjeve tė gjakut, teserės apo korrupsionit me tribėn nė fuqi.
 
Shumė struktura tė vjetra do tė zhbėhen dhe njė sėrė tė rejash do tė ngrihen, pėr tė ēuar pėrpara projektet e programet prioritare tė qeverisė qė tė ecim mė shpejt nė rrugėn e Rilindjes e tė bashkimit tė Shqipėrisė me Familjen Europiane.
 
Ja pse sot unė kėrkoj ndihmėn e kujtdo qė mund tė ndihmojė, qė projekti i votuar nga 1 milionė shqiptarė nė 23 qershor tė kthehet nė njė histori suksesi shoqėror pėr gjithė shqiptarėt. Verdikti i asaj vote dikton qė asnjė njeri i zot nė kėtė vend, tė mos mbetet pa njė mundėsi pėr ta tentuar shansin e vet tė pjesėmarrjes nė skuadrėn e re pėr Shqipėrinė.
 
Kemi nėnvizuar me forcė nė fushatėn tonė se konkurenca dhe merita do tė jenė vlerat qė do tė na udhėheqin pėr tė ēliruar energjitė, pasionet, idetė e vullnetet e ndrydhura tė njerėzve nė tė tatėpjetėn e rrėnimit tė kėtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht qė tė ecim mė shpejt pėr t’i rilindur kėto vlera tė vdekura prej kohėsh.
 
Prandaj ėshtė e qartė besoj se shumė mund tė provojnė, por jo kushdo mund ta marrė detyrėn qė synon.
 
Ky ėshtė njė apel pėr ēdo shqiptar tė mirė e tė zot pa dallim dhe nė asnjė mėnyrė njė premtim pėr punė nė shtet pėr tė gjithė.
 
Shpresa ime ėshtė qė pėrmes kėtij apeli tė marrim mbrapsht shprehjen e interesit tė kujtdo qė beson se ka aftėsitė e duhura, pėr tė mbuluar pozicione e zbatuar detyra nė skuadrėn e re pėr Shqipėrinė.
 
Shumėkush mund tė mos e mbėrrijė menjėherė synimin.  Por duke bėrė aplikimin e vet secili bėhet pjesė e pėrpjekjes fisnike pėr ndėrtimin e skuadrės sė re qė do t’i japė vendit njė drejtim tė ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismė e re, na mundėson nisjen e krijimit tė njė baze tė dhėnash pėr burimet njerėzore tė kėtij vendi. E cila do tė kthehet hap pas hapi nė njė rezervuar online ku jo vetėm sektori publik po edhe ai privat, mund tė kėrkojnė vijimėsisht njerėzit e duhur pėr nevoja pune tė caktuara.
 
Kjo bazė tė dhėnash do tė bėhet e pėrdorshme nga qeveria qysh nė shtator. Por pėrmes kėsaj baze edhe ēdo aplikant do tė marrė vazhdimisht informacion, pėr konkurse qė lidhen me formimin e vet apo pėr shumėēka tjetėr qė do tė nevojitet t’ju mbajmė nė kontakt.
 
Mė poshtė keni nė dispozicion njė formė aplikimi ku pėrveē tė dhėnave tuaja bazė dėshirohet edhe shprehja e interesit, me njė letėr motivimi tė kėrkesės pėr kontributin qė mendoni se mund tė jepni nė realizimin e projektit fitues tė 23 qershorit.
 
Njė fjalė e fundit… Unė dua tė bėj gjithnjė mė tė mirėn qė asnjė shqiptar i mirė dhe i zot tė mos ndjehet jashtė loje nė kėtė vend. Pavarėsisht se si ka votuar.
 
Edi

http://www.edirama.al/dergo_cv/


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
AGIM E ALBAN DEGA OPINIONE NJE RISI HISTORIKE NE POLITIKEN SHQIPTARE - Pushteti i popullit. me popullin, per popullin e ka emrin demokraci... - Faleminderit per ftesen Edi Rama ! Tani e kane radhen veprat! - Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork Kete nuk e beri asnje lider politik e shteteror shqiptar deri me sot... As Ismail Qemal Vlora e as Ahmet Zogu, as Enver Hoxha e as Ramiz Alia, as Fadil Hoxha e as Mahmut Bakalli, as Sali Berisha e as Fatos Nano, as Ibrahim Rugova e as Hashim Thaci, as Ramush Haradinaj e as Atifete Jahjaga, as Ali Ahmeti e as Menduh Thaci.... Asnje.... Edi Rama iu drejtua sot shqiptareve pa dallim feje, krahine ideje, perkatesia ideologjike apo partiake, statusi shoqeror apo gjinie per tu bashkuar dhe kontribuar ne rilindjen e Shqiperise. " ... sot ju drejtohem tė gjithėve ju, ēdo shqiptari tė zot e tė etur pėr ndryshim, pėr t’ju pyetur ēfarė mendjeje keni pėr mė tutje. Dhe atyre qė dėshirojnė, u lutem tė mendojnė ēfarė roli mund tė luajnė pėr kėtė skuadėr, si mund t’i pėrdorin aftėsitė e tyre pėr tė ndihmuar nė realizimin e ndryshimit qė i nevojitet vendit tonė" thekson lideri i koalicionit fitimtar dhe kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Pas nje fitorje plebishitare ne revolucionin demokrtik te 23 qershorit 2013 Edi Rama i kthehet perseri sovranit me nje kushtrim demokratik shembullor. Pse !? Pergjigjen e jep vet thelbi i demokracise. Demokraci do te thote fjale per fjale Pushteti i Popullit. Shpirtin e saj e shpreh me mire se kushdo modeli amerikan i demokracise dhe Bibla ose Kurani i saj Kushtetuta Amerikane. " Pushteti i popullit, me popullin dhe per popullin". Faleminderit Edi Rama per kete ftese hisotrike! Faleminderit Edi Rama per kete risi te bukur historike per nje Shqiperi me te bukur me pune te palodhur e vepra konkrete se pari! Nje risi historike jo vetem per politiken dhe qeverisjen shqiptare por edhe per ate boterore. Ti drejtohesh nje populli e kombi te tere, pa asnje dallim, pa u bere muaji qe ke marre mandatin plebishitar te tij, do te thote te zbatosh parimin themelor, do te thote te jetesosh shpirtin e demokracise, qe aq shume i ka munguar Shqiperise dhe shqiptareve edhe pasi ata menduan se ajo erdhi dhe u vendos ne vendin tone. Erdhi por nuk e lane te zere vend uzurpatoret e lirise dhe demokracise, rrenuesit e falcifikatoret e saj,pervetesuesit dhe shperdoruesit despote e autokrate te sterkorrutpuar te saj qe moren jo vetem kartonin e kuq por edhe nokautin nga sovrani, nga demosi, nga populli qe ia kishin prure ne maje te hundes me zollumet e tyre. Nese peri keputet per se holli, zollumi keputet per se trashi! Thirrja e Edi Rames per angazhimin e cdo shqiptari kudo ndodhet ne Bote ne politikberjen dhe qeverisjen e atdheut tone te shtrenjte eshte nje akt i larte demokratik, qytetar dhe qyteterues per politiken shqiptare. Ajo eshte nje sfide sa edhe nder i madh, nje detyre sa edhe anagazhim per secilin e te gjithe ne shqiptaret, pasi fitimtari na ofron, e ndan me ne mandatin qe ne i dhame dhe na fton per bashkeqeverisje jo me llogje Kavaje e pallavra Vicidoli por me ide, mendime, propozime e projekte konkrete ne cdo leme te jetes shqiptare. Jemi populli e kombi me proamerikan e me properendimor ne mbare Boten. Eshte detyre e detyrim qytetar e njerezor per ne shqiptaret ta bejme Shqiperine. Shqiperia ka te ardhme ! Shqiperia do te behet! Detyra e secilit prej nesh eshte qe te paraqesim ide, mendime, projekte konkrete e serioze per nje Shqiperi te lire e demokratike, te begate e te te perparuar ne vendin e saj te natyrshem e natyror, ne Perendimin Demokratik. Eshte koha te shikojme se cfare mund te bejme ne per shtetin tone e jo te presim se cfare do te beje qeveria per ne. Eshte koha te fitojme kohen e humbur dhe te kapim trenin e qyteterimit dhe demokracise perendimore. Para se te jemi socialist apo demokrate, republikane apo legaliste, roze apo blu .... se pari e mbi gjithcka jemi shqiptare! Duajeni Atdheun tuaj, na beri thirrje edhe nje mike e sprovuar dhe e madhe e shqiptareve nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane, Hillari Klinton! Shqiperine duhet e do te bejme ne shqiptaret! Ta duam Atdheun tone te shtrenjte duke menduar, punuar e jetuar me mallin por edhe me hallet e saj, per nje Shqiperi me te lire e me te mire, per nje Shqiperi Evropiane e demokratike! Sot neser eshte teper vone !
avatar
Anonim
Adri Qerimi Ta shofum i nderur kryeminister se siqe do te veproni me kite raste te hidhur sali berisha nuke beri asgje konkret ta shofum juve se siqe do te veproni per ti dhende shembullpopllit shqiptare,.....Duke pasur nė dispozicion nga ana e tij mjaft dokumente tė skanuara tė cilat provojnė vėrtetėsinė e thėnieve tė tij, arrita qė tė bindesha plotėsisht se kėtu kemi tė bėjmė me njė skandal tė shumfishtė.Miqte e mi te nderur ju kisha lutur ta publikoni kite Artikulle edhe ne profiline juje kisha qene mirn
avatar
Anonim
agroni Ky eshte populizem Aq transparent sa ē'ishte perzgjedhja e perbrendshme per kandidatet e "Avokatit te Popullit", qe ishte e ditur perzgjedhja qe para se te behej "konkursi" i brendshem. Boll me keto budalliqe, por pervish menget dhe futju punes jo si individ, por si grup - merr mendimin e Partise dhe organeve te saj dhe mos i anashkalo duke shukar perdite tek Gaz Demi apo duke marr mendimet e grupimit "Soros".
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172