Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike NGA JAKIN MARENA
08 Mars 2013 - 04:00
Ekskluzive/ Berisha: Do zbardh
50mijė$ qė mori PD nga Gjallica
Faksimilet sot nė Shqiptarja.com
TIRANE - Ishte marsi i vitit 1997. Kanė kaluar 16 vjet qė nga koha e luftės, por Shqipėria e brishtė ende i vuan pasojat e krizės mė tė madhe financiare dhe vėllavrasjes civile qė mbyti vendin. Ky dokument ekskluziv qė Shqiptarja.com sjell sot pėr lexuesit e vet, ėshtė njė “testament” politik sesi PD e PS po pėrpiqeshin tė zgjidhnin situatėn. Sali Berisha, nė detyrėn e presidentit, thirri nė njė takim mesditėn e 1 marsit pesė drejtues tė Partisė Socialiste, kryetari i tė cilėve, Fatos Nano, atėkohė vazhdonte tė ishte nė burg nėn akuzėn pėr korrupsion.

Zyrtarėt e lartė tė PS, gjatė takimit i kėrkonin presidentit tė Republikės tė zbardhte financimin e PD nga skemat piramidale, e nė dokument pėrmenden edhe 50 mijė USD qė firma Gjallica i kishte dhėnė selisė blu. Ndėrkaq, i kėrkonin largimin e qeverisė Meksi, bėrjen e njė qeverie teknike, shpėrndarjen e parlamentit, si dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare qė do tė pėrgatitej nga qeveria teknike. Berisha dukshėm kėrkonte qė tė zbatoheshin ligjet kushtetuese; se ai vetė nuk do t’i shkelte kėto ligje dhe se “ishte njė burrė i fjalės”. Berisha u thoshte se nuk mund tė detyronte parlamentin tė merrte vendimet siē donte presidenti, dhe u kėrkonte zyrtarėve tė selisė rozė tė mos dilnin nė revoltėn popullore dhe as ta mbėshtesnin atė.

Dokumenti ėshtė pėrpiluar nga Presidenca dhe u ėshtė dėrguar gjithė kancelarive ndėrkombėtare me kėrkesėn e tyre, prandaj dhe ėshtė i shkruar nė gjuhėn angleze. Ky ishte takimi i parė i Presidentit qė i kėrkohej dorėheqja me udhėheqėsit e PS, i cili do tė hapte ciklin e njė varg takimeve tė tjera, qė do tė kulmonin nė marrėveshjen e 9 marsit 1997, e cila i hapi rrugėn krijimit tė qeverisė sė Pajtimit Kombėtar, kryesuar nga Bashkim Fino. Mė poshtė, po zbardhim dokumentin e plotė

Takimi i presidentit te Republikes sė Shqipėrisė Sali Berisha me liderėt e Partisė Socialiste

Tiranė, 1 mars 1997, ora 12.30

Kreu i PS kėrkoi qė njerėzit e mėposhtėm tė ishin prezent nė takim: z.Rexhep Mejdani, sekretar i Pėrgjithshėm i PS, z.Namik Dokle, Sekretar pėr Organizimin nė PS, z.Pandeli Majko, sekretar pėr Marrėdhėniet Publike nė PS, Ethem Ruka e Arta Dabulla (Dade) anėtarė tė Kėshillit Drejtues tė PS.
Presidenti pranoi kėrkesėn e tyre dhe delegacioni i PS arriti nė takim nė orėn 12.30.

Presidenti Berisha: Jam i lumtur t’ju takoj dhe ju kam kėrkuar pėr tė diskutuar rreth situatės ekstremisht shumė tė rėndė qė ėshtė krijuar nė vend.
Sikurse ju e dini, unė jam i vendosur dhe e kam deklaruar disa herė, pėr shqiptarėt ashtu sikurse edhe pėr komunitetin ndėrkombėtar qė kriza duhet tė ketė njė zgjidhje politike dhe kam qenė kundėr njė zgjidhjeje ushtarake, sepse mendoj se kjo ėshtė nė interes tė vendit dhe demokracisė.
Kjo ėshtė arsyeja pse ju kam thirrur pėr tė diskutuar rreth njė zgjidhje politike pėr tė shmangur njė konflikt civil me pasoja tragjike.
Gjithashtu jam i pėrgatitur edhe pėr njė zgjidhje politike maksimale. Nuk kam asnjė limitim por ju nuk mund tė kėrkoni prej meje tė bėj se ēfarė nuk mė lejojnė ligjet kushtetuese, qė nė fakt lejojnė shumė zgjidhje. E them kėtė sepse e di se kėrkesat tuaja dhe disa prej tyre, Unė si president nuk mund t’i pėrbush pėr shkak tė papajtueshmėrisė sė tyre me ligjet kushtetuese. Unė jam njė njeri i fjalės dhe nuk mund tė shkel mbi to. E theksoj kėtė moment sepse ju keni kėrkuar qė unė nuk duhet tė rizgjidhem president, por tė zgjas mandatin tim si President. Megjithatė ligji kushtetues, pėrcakton nė njė mėnyrė taksative procedurėn e rizgjedhjes si President dhe pėr rezultat ato pėrjashtojnė mundėsinė pėr zgjatjen e mandatit.

R.Mejdani, N.Dokle, A.Dade: Por ju mund tė amendoni ligjin kushtetues pėr zgjatjen e mandatit tuaj. Ne mendojmė se kjo nuk ėshtė e vėshtirė.

N.Dokle: Pėrpara zgjedhjes suaj si president ne do tė ndryshojmė ligjin kushtetues.

Presidenti Berisha:
Ju mund t’i ndryshoni ato para zgjedhjeve, por jo pas zgjedhjeve. Logjet nuk kanė efekte pas, por pėrpara. Zgjatja me ligj e mandatit ėshtė njė precedent i rrezikshėm. Ju nė mėnyrė absolute nuk mund tė pretendoni qė unė ta bėj kėtė. Shqipėria ėshtė njė vend evropian. Aksione si kėto, mund tė mos pranohen nė Evropė.
Sė pari, unė dua t’ju siguroj qė jam gati tė mos zgjidhem dhe ju mund ta kėrkoni kėtė. Njė javė mė parė, unė pranova tė vendos kandidimin tim pėr tu rizgjedhur, duke u menduar shumė kohė pėr kėtė, por mbi tė gjitha, vendosa tė bėj kėshtu sepse largimi im nė kėtė do tė ishte i papranueshėm pėr njė qytetar, dhe ju nuk mund tė mė kėrkoni mua tė ndryshojė ligjet kushtetuese, sepse kjo do tė ishte e papėrshtatshme me shtetin e sė drejtės dhe cdo qytetar mund ti drejtohej gjykatės Kushtetuese, qė mund ta rrėzonte kėtė praktikė.
Sė dyti, mund t’i jap garanci edhe tė shkruar publikut gjithashtu dhe kam deklaruar qė edhe pėrpara zgjedhjeve tė 26 majit, qė nė rast se ju i fitoni zgjedhjet, unė nuk do tė pranoja tė isha njė president me ju, edhe pėr 4 ditė.

R.Mejdani, E.Ruka: Ne nuk po kėrkojmė krijimin e njė vakuumi institucional, ne nuk pajtohemi me njė gjė tė tillė.

Presidenti Berisha
: Nė rast se ju nuk e pranoni vakuumin institucional unė edhe njė herė deklaroj se unė nuk pranoj tė qeveris sė bashku me ju.

R.Mejdani, E.Ruka, A.Dade:
Pse e thoni kėtė?

Presidenti Berisha
: E them kėtė pėr tė treguar tė vėrtetėn dhe ju duhet tė respektoni atė qė ju thotė tė vėrtetėn nė sy.

R.Mejdani, P.Majko, N.Dokle:
Ne thamė qė kėrkesat e grevės sė urisė tė plotėsohen pėr tė mbyllur grevėn e urisė.

Presidenti Berisha:
Sa u pėrket kėtyre kėrkesave, dua tė konfirmoj qė ne nuk mund tė paguajmė pėr cdo qytetar paratė e humbura nė skemat piramidale dhe nuk mund ta shkelim kėtė princip, por ne kemi ndėrmarrė njė sėrė hapash pėr tė lehtėsuar dhimbjen e tyre.

R.Mejdani, P.Majko, N.Dokle:
Ne nuk kemi deklaruar qė ne do tė paguajmė paratė e humbura nė skemat piramidale, po ashtu edhe studentėt nuk e kėrkojnė kėtė.

Presidenti Berisha:
Kjo ėshtė e vėrtetė, nė Tiranė ju ndoshta nuk e keni deklaruar kėtė, por nė Vlorė, sė bashku me grevistėt, ju keni firmosur peticione, tė cilat janė nė zyrėn time, duke kėrkuar nga qeveria pagesėn e parave dhe rikthimin e atyre qė qytetarėt kanė depozituar me dėshirėn e tyre tė lirė nė kompanitė qė morėn hua paratė.

P.Majko, N.Dokle: Ata kėrkojnė pėr njė zgjidhje ekonomike dhe transparencė tė plotė pėr skemat piramidale. Transparenca e plotė e firmave piramidale duhet tė bėhet patjetėr. Pėr shembull, duhet tė bėhet e qartė se cili prej ministrave, zyrtarėve tė PD, janė tė implikuar dhe kanė pėrfituar prej tyre. Sa dollarė kanė sponsorizuar prej tyre PD, sepse ka shumė tė tillė; nėse do tė ishte 50 mijė dollarė, ata do tė ishin tė lumtur.

Presidenti Berisha:
Kam insistuar nė krijimin e njė Komisioni tė Transparencės, tė pėrbėrė nga tė gjitha forcat politike. Jam i interesuar mė shumė se kushdo tjetėr pėr njė transparencė tė plotė. Kam qenė unė qė kam urdhėruar informimin e opinionit publik pėrmes TV, me shqetėsimin e sponsorizimit ligjor tė PD me 50 mijė dollarė nga kompania Gjallica, por asnjė dokument nuk ekziston pėr sponsorizime tė tjera, pėrjashtuar kėtė dhe, nė rast se ju keni dokumente tė tjera, ju duhet t’i tregoni ato dhe jo tė akuzoni bazuar nė informacione tė nėndheshme.

P.Majko, R.Mejdani, N.Dokle, A.Dade:
Grevistėt kanė kėrkuar dorėheqjen e qeverisė Meksi. Njerėzit kėrkojnė dorėheqjen e qeverisė. Kjo pėr ne ėshtė njė kėrkesė thelbėsore. Ne jemi tė vendosur pėr kėtė kėrkesė.

Presidenti Berisha: Ju nuk duhet tė harroni qė ne jemi njė republikė parlamentare. Eshtė e vėrtetė qė presidenti emėron kryeministrin, por sipas ligjeve kushtetuese presidenti nuk e shkarkon atė. Pėr shkarkimin e kryeministrit dhe qeverisė, ligjet kushtetuese tregojnė se duhet njė mocion parlamentar.

N.Dokle, R.Mejdani, A.Dade:
Pėrmes autoritetit tuaj ju keni influencėn nė grupin parlamentar tė PD qė qeveria tė shkarkohet.

Presidenti Berisha:
Jo, unė nuk do tė interferoj nė grupin parlamentar sepse kjo do tė ishte njė abuzim jo-kushtetues pėr njė President. Ju nuk duhet tė kėrkoni njė gjė tė tillė nga presidenti i Republikės. E vetmja gjė qė mund tė bėj, tė cilėn e kam deklaruar nė Berat, Gjirokastėr dhe nė zona tė tjera, ėshtė qė tė gjithė zyrtarėt e PD, duke filluar nga unė, duhet t’u nėnshtrohen votimeve nga forumet, tė cilat i kanė zgjedhur ata dhe unė do tė respektoj rezultatet e votimeve. Nė tė kundėrt tė procedurės qė ėshtė ndjekur pesė vite mė parė, javėn e kaluar i kėrkova Kėshillit Kombėtar njė votim tė fshehtė dhe kjo gjithashtu u zbatua.

R.Mejdani, N.Dokje, E.Ruka: Ju duhet tė ushtroni tek Kėshilli Kombėtar i PD autoritetin tuaj moral.

Presidenti Berisha: Nuk ia lejoj vetes pėr tė pėrdorur autoritetin tim nė mėnyrė qė t’u imponohem tė tjerėve pėr vendime qė duhet tė merren me votim tė fshehtė.

P.Majko, R.Mejdani, N.Dokle: Ne mendojmė se vendi ka nevojė pėr njė qeveri teknike.

Presidenti Berisha: Rreth shqetėsimit tė njė qeverie teknike pėrsa jam unė nė dijeni, ka vetėm partizanė tė kėsaj ideje nė Shqipėri, dhe ėshtė hipokrizi tė pretendohet pėr njė qeveri tė tillė.

R.Mejdani, N.Dokle, P.Majko: Sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, na duket se na keni keqkuptuar, sepse me njė qeveri teknike ne nuk duam tė themi pėr njė formė koalicioni me PD, sepse ne gjithashtu nuk do ta pranonim njė gjė tė tillė, por njė qeveri tė PD me njerėz tė pakorruptuar dhe ne kėrkojmė tė pyetet pėr mendimin e PS pėr kryeministrin dhe ministrat.

Presidenti Berisha:
Eshtė njė praktikė konstante e imja pėr t’u konsultuar me ju dhe partitė politike nė rastet kur emėrohet njė kryeministėr i ri dhe unė gjithmonė do ta bėj kėtė. Ndėrsa sa i pėrket shqetėsimit pėr ministrat, sipas ligjeve kushtetuese, kjo nuk ėshtė kompetencė e presidentit, por e kryeministrit. Por ai gjithashtu mund tė konsultohet me forcat politike pėr anėtarėt e qeverisė dhe unė do ia sugjeroj atij njė gjė tė tillė.
Sa i pėrket zgjedhjeve tė reja, ligjet e reja kushtetuese pėrcaktojnė qartėsisht se kur presidenti shpėrndan parlamentin pėrpara kėsaj kohe. Kėto ligje nėnvizojnė qė zgjedhjet mund tė mbahen jo mė vonė se 45 ditė nga dita e anoncimit tė tyre, ose pėr shpėrndarjen e parlamnentit dhe nė rast se ju insistoni nė atė opsion, unė jam gati ti prezantoj parlamentit, kėshillit Kombėtar tė PD dhe tė insistoj qė tė pranohet nė emėr tė njė zgjidhjeje politike. Unė gjithashtu dua tė insistoj, sepse jemi nė prag tė njė destabilizimi makroekonomik. Nė opinionin tim, shpejtėsia e rivendosjes sė rendit publik dhe stabilitetit makroekonomik janė nevojat tona mė emergjente.

R.Mejdani, P.Majko, N.Dokle:
Zgjedhjet nuk mund tė mbahen pėr 45 ditė, sepse kushtet pėr njė fushatė elektorale nuk mund tė krijohen dhe PD nuk mund tė prezantojė kandidatėt e vet nė Vlorė dhe nė ndonjė zonė tjetėr. Qeveria e re duhet tė pėrgatisė kushtet pėr zgjedhjet e reja dhe tė procedojė mė vonė pėr kėto zgjedhje.

Presidenti Berisha
: Pėr tė mos prezantuar kandidatė tė PD nė zonat elektorale nuk pėrbėn problem tė madh dhe nuk ėshtė njė barrierė pėr mbajtjen e zgjehdjeve tė pėrgjithshme brenda 45 ditėve. Kur tė fiksojmė datėn e zgjedhjeve mė vonė se 45 ditė, ligjėrisht, unė nuk mund ta bėj kėtė, dhe as PD apo parlamenti mund ta pranojė njė gjė tė tillė, por unė asnjėherė nuk do ta rekomandojė kėtė zgjidhje tė pamundur.

N.Dokle, P.Majko, A.Dade:
Si parti, ju mund tė vendosni shpėrndarjen e parlamentit.

Presidenti Berisha:
Jo, partia nuk mund tė ndėrmarrė njė vendim tė tillė. Parlamentarėt nuk kanė ndonjė detyrim ligjor pėr tė pranuar njė vendim tė tillė dhe unė jam i bindur plotėsisht se ata nuk do ta pranojnė njė gjė tė tillė. Kėshtu, ju mė prezantuat disa kėrkesa, ndėrkohė qė unė ju ftoj qė tė deklaroni publikisht se asnjė qeveri e vetme nuk mund tė rimbursojė paratė e qytetarėve tė humbura nė skemat piramidale. Dhe sė dyti, ju nuk duhet tė urdhėroni liderėt tuaj, aktivistėt dhe anėtarėt pėr tė pasur manifestime tė dhunshme. Protestat nė Vlorė janė tėrėsisht tė drejtuara nga liderėt dhe aktivistėt e PS.

N.Dokle: Ne nuk kemi tė bėjmė me kėto protesta, por ne mbėshtesim kėrkesat e tyre.

Presidenti Berisha:
Ju i organizoni dhe i drejtoni ato, por ka fakte dhe dokumente pėr kėtė. Nė krye tė tyre janė aktivistė dhe militantė tė PS. Edhe lideri juaj nė Fier, zoti Petro Koēi, ka deklaruar pėr Reuters qė njerėzit e Fierit janė nė luftė me Tiranėn.

N.Dokle: Ky ėshtė njė fabrikim i shtypit.

Presidenti Berisha: Jo, ka dokumente pėr kėtė.

R.Mejdani, E.Ruka, A.Dade:
Ju falenderojmė pėr takimin, por duhet tė konsultohemi me kreun e Kėshillit tė Partisė pėr atė qė kemi diskutuar dhe duam t’ju takojmė sėrish pasdite.

Presidenti Berisha: Jam dakord. Nė orėn 15.00 sot do tė takoj grupin parlamentar tė PD. Do t’ju bėj me dije se ēfarė do tė diskutojmė dhe mund tė takohemi sėrish pasdite, me ju dhe partitė e tjera.

R.Mejdani, E.Ruka, P.Majko: E mbėshtesim plotėsisht dhe kėrkojmė njė takim tjetėr.

Presidenti Berisha: Do t’ju bėj me dije nėpėrmjet sekretares sime rreth kohės pėr takimin tonė.

Shėnim: Mė 1 mars 1997, pasdite, sekretarja e presidentit informoi zotin Pandeli Majko dhe Rexhep Mejdani rreth takimit mepPresidentin nė orėn 18.00 por ata refuzuan pėr t’u rikthyer.


Faksimile e takimit tė Berishės si President me liderėt e PS 




Redaksi Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
VICKY DANIS STUDIO VICKY Danis FINANCIARE KREDI INC : Kredi pėr individė, grupe apo kompanitė: Ekziston mundėsia pėr tė marrė njė sasi tė kredisė nė mes tė $ 5,000.00 dhe deri nė $ 50,000,000.00 nga kompania jonė (STUDIO VICKY Danis FINANCIARE KREDI INC). Nėse ju jeni 18 vjeē e lart, dhe ju keni njė punė funksionale dhe njė llogari bankare funksional, atėherė ju jeni tė kualifikuar pėr kredi financiare pa vonesė dhe brenda 2 deri 3 ditė pune. Ne u japim kredi personale, kredi biznesit, peng ose kredi nė s
avatar
Anonim
leo po per komunistet nuk ka kala qe nuk marrin ,le te behet shkrumb e hi shqiperia vetem qe ata te vijne ne pushtet por nuk vjen me 97 per ata .
avatar
Anonim
ali hoxha per kete takim duhet pare procesverbali shqiptar ne arkiven e presidentit. Dokumenti i servirur nuk eshte i besueshem.
avatar
Anonim
Lalka i Radenecit E marte Hugo Shavesi me vete Salke damllane, e me gjithe katandine qe ka me vete. Kolera ishalla..
avatar
Anonim
fat ah sa gjynah jemi.......komandant na ka marre malli.
avatar
Anonim
zamira shkruani sa te doni ju, ja di sala festen ketij populli dhe do bej si tia doje qefi. Ky popull do feudalet se ehste feudalist, do te fortin dhe jo te mirin, pasi ky i fundit ehste i dobet.
avatar
Anonim
sheshi E cte nxjerri??? ato qe do i ket marr vete, ai mori dhe jet njerezish per karriken e tij !? Eshte nje kriminel qe duhet denuar ky zoti skixofren.
avatar
Anonim
Labi Vlore hahahahahahhaha.Nuk urdheroj dot deputetet thote Bushtra.Vendi po digjej e po shperthente lufta civile,ky akoma bente lojra.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173