Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:20 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike NGA ARBEN RROZHANI
20 Shkurt 2013 - 13:00
Ekskluzive/Zbulohet dokumenti
PD nė mbrojtje tė Enver Hoxhės
Faksimile e dokumentit 18 shkurt '91
Berisha: Rrėzuam Hitlerin shqiptar
TIRANE - Kryesia e PD-sė nė 18 shkurt 1991, ndėrsa vijonte greva e urisė sė studentėve tė Universitetit tė Tiranės pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti, ishte kundėr, ndėrsa kreu i sapozgjedhur i PD-sė, kėrkonte referendum pėr emrin e ish-diktatorit.  Shkrimi shoqėrohet edhe me faksimilet e dokumentit tė mbledhjes se 18 shkurit 1991 dhe procesverbali origjinal per greven e urise 18 shkurt 1991.

“Sipas procesverbaleve origjinale tė mbledhjeve tė kryesisė sė PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisė sė PD, pėrfshirė drejtuesit kryesorė tė saj, ishin kundėr grevės sė urisė sė studentėve dhe kėrkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentėve nė auditore”. Kjo ėshtė dėshmia e Afrim Krasniqit, ish student pjesėmarrės nė themelimin e PD nė 12 dhjetor 1990 dhe nė grevėn e urisė 18-20 shkurt 1991. Sipas dokumenteve qė dalin nė dritė pėr herė tė parė pas 22 viteve, gjatė mbledhjeve tė drejtuesve tė PD-sė nė shkurt 1991, fjalitė mė tė pėrdorura nė kryesi ishin: “Studentėt na kanė dalė jashtė kontrollit, nuk pyesin pėr ne, studentėt ia arritėn qėllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet tė tėrhiqen, tė pranojnė zhvillimin e njė referendumi pėr emrin ose ndarjen e universitetit nė katėr pjesė dhe kėshtu ti japin fund grevės”. Madje pati hyrje nė grevė me kėrkesėn e mbylljes sė saj tė disa figurave politike tė ardhur nga diaspora apo organizata tė tjera brenda vendit, tė cilat vinin me lejen e krerėve tė PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre.

Nė fletėn e procesverbalit qė “Shqiptarja.com” sjell ekskluzivisht janė diskutimet e disa prej drejtuesve tė PD-sė, gjatė mbledhjes sė komisionit drejtues, nė 18 shkurt 1991. - Tė ndahet universiteti-thotė njėri prej anėtarėve. - Jam pėr ndarjen-ndėrhyn tjetri. Ndėrsa kreu i sapozgjedhur i PD-sė, Sali Berisha thotė -Tė marrim rezultatet e Pleniumit, jam pėr referendumin.

Kush ishte arsyeja qė ēoi nė organizimin e grevės sė urisė sė studentėve?

Nė dhjetor u krijua PD dhe pluralizmi, por nė muajin janar 1991 pati tri zhvillime negative: me 12 janar nisėn antimitingjet nė Tepelenė dhe Tropojė kundėr PD dhe me parulla pro diktatorit Hoxha; nė javėn e dytė Ramiz Alia nxorri dekretin pėr mbrojtjen me ligj tė figurės dhe emrit tė diktatorit, dhe po ato ditė Partia Demokratike nė marrėveshje me Alinė pėr shtyrjen e datės sė zgjedhjeve pranoi kushtin pėr ndėrprerjen e grevave deri pas fushatės elektorale. Vendimi pėr ndėrprerjen e grevave ishte goditje indirekte ndaj studentėve dhe minatorėve, dy kategori tė shprehura hapur kundėr regjimit dhe qė vazhdimisht promovonin kėrkesa politike. E tillė ishte edhe kėrkesa e studentėve pėr tė hequr emrin e Enver Hoxhės nga universiteti i Tiranės. Nuk kishte kuptim qė tė kishim pluralizėm politik dhe tė shkonim nė zgjedhje me Hoxhėn nė diplomė dhe universitet. Ndaj studentėt inicuan protestat e para nė fillim tė muajit shkurt dhe ngjarjet morėn rrjedhė tė pakthyeshme nė javėn e dytė tė muajit. Kur protestat arritėn pikėn kulmore dhe regjimi nuk tregoi tėrheqje atėherė mbeti akti ekstrem, hyrja nė grevėn e urisė. Kjo ndodhi me 18 shkurt dhe pas 72 orėsh u arrit objektivi i grevės, shtatorja e Hoxhės ra dhe emri i tij iu hoq universitetit tė Tiranės. Kjo fitore ishte e dyfishtė: sepse greva studentore ia arriti qėllimit dhe sepse ajo nxorri nė pah lojėn e fshehtė tė regjimit pėr njė sistem demokratik tė kontrolluar dhe tė dirigjuar nga lart.

Cili ishte roli i partive politike nė atė periudhė?

PPSH ēuditėrisht u soll nė mėnyrė mė ekstreme sesa nė dhjetor ‘90. Nė fillim ndodhėn disa zhvillime negative nė Shkollėn e Bashkuar dhe pėrdorimin e skemave ushtarake pėr shtypjen e studentėve, skemė e pėrdorur pa sukses edhe nė dhjetor. Opozita denoncoi sjelljen e ushtrisė dhe dha alarmin pėr grusht tė mundshėm shteti. Atėherė regjimi pėrdori njė formė tjetėr presioni, vendosjen e studentėve pėrballė shumicės popullore ende pro PPSH dhe pro diktatorit Hoxha. Ramiz Alia udhėtoi nė Vlorė nga ku kėrcėnoi studentėt, kurse nė disa qytete nisėn mbledhja e firmave pėr organizimin e shoqatės “Vullnetarėt e Enverit”. Nė atė organizatė morėn pjesė mijėra qytetarė, pėrfshirė edhe emra qė sot janė aktivė nė politikė, madje janė deputetė dhe ministra. Presioni i tyre me peticione e antimitingje ashtu edhe deklarimet e shumta nė mediat zyrtare kundėr studentėve synuan tė krijojnė idenė se studentėt po pėrēanin vendin dhe ndaj duhen ndalur. Pikėrisht nė kėtė moment studentėt kėrkuan mbėshtetje nga PD, PR dhe partitė e tjera politike. Fillimisht PD ishte vėzhguese, por nė 11-14 shkurt 1991 ajo u pėrfshi nė njė garė tė ashpėr brenda saj pėr zgjedhjen e kryetarit. Fillimisht u zgjodh Meksi dhe pas anullimit tė votimit, me 14 shkurt u zgjodh Berisha kryetar. Atėherė drejtuesit e PD mendonin se studentėt po tejkalojnė limitet e lejuara dhe retorika ndaj studentėve grevistė shkoi deri atje sa t’i konsideronin mjet presioni nga vetė Ramiz Alia. Ka njė deklaratė tė botuar tė kryesisė sė PD ku flitet kundėr nismave qė duan tė destabilizojnė vendin, dhe fjala ėshtė pėr studentėt. Falė procesverbaleve origjinale tė mbledhjeve tė kryesisė sė PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisė sė PD, pėrfshirė drejtuesit kryesorė tė saj, ishin kundėr grevės sė urisė sė studentėve dhe kėrkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentėve nė auditore. Fjalitė mė tė pėrdorura nė kryesi ishin: “Studentėt na kanė dalė jashtė kontrollit, nuk pyesin pėr ne, studentėt ia arritėn qėllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet tė tėrhiqen, tė pranojnė zhvillimin e njė referendumi pėr emrin ose ndarjen e universitetit nė katėr pjesė dhe kėshtu ti japin fund grevės”. Madje pati hyrje nė grevė me kėrkesėn e mbylljes sė saj tė disa figurave politike tė ardhur nga diaspora apo organizata tė tjera brenda vendit, tė cilat vinin me lejen e krerėve tė PD dhe PPSH dhe me mesazhin e tyre. Tė gjitha kėto deklarime bėheshin nė formė oferte edhe nga Alia, pra kishte njė konsensus nė bisedimet midis PPSH dhe PD kundėr grevės sė urisė sė studentėve. Ky ėshtė njė fakt i njohur pėr tė cilin ėshtė heshtur nė kėto vite, herė duke dashur tė mos i prishet punė PD nė fushata elektorale dhe herė duke mos dashur tė pranohet afėrsia midis drejtuesve tė PD dhe Ramiz Alisė. Por fakti ėshtė njė dhe nė shkurt 1991 PD e PP ishin kundėr grevės sė urisė sė studentėve. Vetėm kur greva nisi dhe situata u pėrshkallėzua atėherė PD u detyrua tė ndryshojė qėndrim dhe tė marrė anėn e studentėve. Edhe atėherė ajo kishte dyzime nga frika se mos gjendja e jashtėzakonshme mund tė ēonte nė anullimin e zgjedhjeve. Mund tė jetė njė frikė e justifikueshme pėr kohėn, por jo e justifikueshme nė raport me studentėt dhe aktin e tyre historik. Kur sheh sot politikanė qė thurin lavde pafund pėr 20 shkurtin dhe grevėn e urisė ndėrkohė qė 22 vjet mė parė ishin nė anėn tjetėr tė grevės, ndjen keqardhje dhe trishtim mbi deformimin nė gen qė vijon t’i bėhet tė vėrtetave tė mėdha nė historinė e kėtij vendi.

Proces verbali orogjinal per grevene e urise 18 shkurt 1991
(FOTO: Procesverbal origjinal per greven e urise 18 shkurt 1991)

Kush mori pjesė nė grevėn e urisė? Ka shumė emra, debate por nuk ka lista tė plota?

Publikisht ėshtė thėnė se ka pasur 723 studentė e pedagogė. Asnjėherė nuk ėshtė gjetur njė dokument i saktė mbi pjesėmarrjen. Kemi disa fakultete, si ai gjeologji-miniera, i histori-filologjisė, i ndėrtimit, i mjekėsisė, i bujqėsisė, i arteve, i shkencave politike e juridike, i sporteve, i ekonomisė, etj, tė cilat kanė lista tė sakta pjesėmarrėsish, qė janė siguruar nga kopjet origjinale tė atyre qė i kanė mbajtur gjatė grevės sė urisė. Ka fakultete tė tjera sidomos tė inxhierisė mekanike/elektrike dhe shkencave tė natyrės ku listat nuk janė tė plota dhe askush nuk del tė publikojė njė liustė tė saktė. Nė fakt lista ka qenė e saktė nė grevė, por pas grevės ėshtė marrė nga komisioni organizator dhe sic ėshtė thenė mė vonė, ka humbur. Nuk ka listė tė plotė as nė arkivin e ministrisė sė brendshme, tė SHIK dhe as nė institucionet e tjera shtetėrore. Gjithėsesi lista e saktė e mbajtur nga hartuesit e saj origjinale dhe ajo gjysmake e mbledhur me dėshmi janė publikuar nė librin tim tė vitit 1998 “Fundi i Siberisė Shqiptare”. Nuk ka publikim tjetėr.

Vlen tė theksohet se ka pasur disa pjesėmarrės tė cilėt kanė hyrė ditėn e dytė nė grevė, siē ka tė tjerė qė kanė ikur ditėn e dytė pa u mbyllur greva ose ka ndonjė qė ėshtė pėrjashtuar nga greva pėr akte tė ndryshme. Sot tė gjithė e quajnė veten grevistė dhe nė varėsi nga lidhjet politike vrapojnė tė ndajnė merita, qė nė fakt nuk janė dhe nuk mund tė jenė tė njėjta pėr tė gjithė. Mjafton tė shikoni fotot qė publikohen vazhdimisht nė media pėr grevėn dhe njė pjesė e tyre pėrbėhen nga vizitorė tė rastėsishėm tė grevės, kryesisht reporterė gazete, pėrfaqėsues tė Komitetit tė Helsinkit, politikanė etj, tė cilėt nuk janė grevistė dhe nuk kanė lidhje reale me tė. Ėshtė njė ngjarje historike ku shumė duan tė jenė pjesė e suksesit tė saj, por pak kanė qėnė realisht meritor tė saj. Po ndodh si me dhjetorin 90 ku ka njė dallim tė madh midis asaj pakice qė dolėn nė protestė, bojkotuan mėsimin, u pėrleshėn me policinė dhe krijuan pluralizmin, dhe asaj pjesė ndofta mė tė madhe qė nuk mori pjesė nė asnjėrėn fazė tė mėsipėrme, por ishte hezituese, spektike, spektatore ose kundėr ecurisė sė protestės. Sot ka ende politikanė qė shėnojnė veten si pjesėmarrės tė kėsaj lėvizjeve kur nė fakt nuk kanė asnjė lidhje me tė, pėrvec faktit se kanė qėnė nė Tiranė ato ditė. Dy janė dokumentet bazė qė provojnė dhe njohin kontribute historike: janė lista e nėnshkruese tė themelimit tė PD si themelues edhe tė pluralizmit dhe lista e grevės sė urisė. Kush ėshtė jashtė tyre, me ndonjė pėrjashtim, nuk mendoj se ka shumė tė drejtė tė identifikohet dhe imponohet nė emėr tė Levizjes Studentore.
 
Kush ishte fati i studentėve grevistė dhe i universitetit?
Njė pikė kritike pėr zhvillimet e vitit 1991 mbetet vendimi pėr mbylljen e univeristetit tė Tiranės dhe dėnimin e studentėve pėr kthim nė vendlindjet e tyre. Duket e habitshme por vendimi i marrė nė atė kohė nga Ramiz Alia, kryeministri Nano dhe ministri i arsimit Islami gjeti mbėshtetje tek opozita, pėrfshjirė PD. Nuk pati asnjė akt zyrtar publik kundėr, pėrkundrazi. Pra pati njė ndėrshkim konsensual mbi studentėt dhe kjo pėrbėn njė nga aktet e fundit konsensuale qė bėri tė mundur nxjerrjen e studentėve jashtė skenės politike. Mė pas nisi fushata, vetėm 3-4 studentė u pėrfshinė nė listat elektorale dhe pas zgjedhjeve ndodhi 2 prilli dhe pėrfundimisht nuk pati mė akte politike nė mbėshtetje tė studentėve dhe as hapėsirė pėr veprimin e tyre. shumė prej tyre u larguan nė mars ose mė vonė nga Shqipėria dhe sot pothuajse gjysma e tyre nuk ndodhen mė nė Shqipėri, pėrfshirė edhe njė pjesė tė komisionit organizator tė grevės.

Nga ana tjetėr duhet tė theksohet se protesta e nisur nė maj 1991 pro minatorėve tė Valiasit gjeti mbėshtetje nga studentėt, por vetė partitė pėrfshirė PD nuk e nxiti dhe as e mbėshteti mė tej, pasi sic u mėsua mė vonė, ajo kishte rėnė dakord me PPSH pėr krijimin e njė qeverie tė pėrbashkėt midis dy palėve, pra midis partisė antikomuniste dhe asaj komuniste. Kjo shėnoi fundin e protestave qytetare dhe studentore dhe nisjen e pluralizmit tė prapaskenės, me marrėbveshje tė fshehta ose tė hapura midis krerėve tė djathtės dhe tė majtės sa herė ato kanė pasur interesa pushteti. Gjė qė vijon tė ndodhė edhe sot qoftė me kompozimin e koalicionit qeverisės, qoftė me ndryshimet kushtetuese.

Ēfarė ka mbetur nga greva studentore dhe kujtimet e saj?

Pothuajse asgjė pėrveē vetė pjesėmarrėsve dhe respektit qė ata kanė pėr veten e tyre. Nė Shqipėri ka mijėra libra mbi individė pa ndonjė meritė publike, kurse pėr grevėn e urisė ka vetėm tri botime, edhe kėto nga protagonistė tė atyre ngjarjeve, jo nga institucione apo njėsi studimore. Shumė herė politika sidomos PD premtoi ngritjen e njė memoriali pėrkujtimor me emrat por pas 22 vitesh nuk ėshtė bėrė asgjė. Pėrkundrazi, qeveria e sotme nuk pranoi idenė qė Kinoklubi nė qytetin Studenti tė ruante njė vlerė muzeale, duke e bėrė njėherė vend tė lojrave tė fatit dhe mė pas duke ia ndryshuar tė gjithė strukturėn dhe bėrė mjedis universitar. Tė vetmet simbole ende ta pandryshuara kanė mbetur emri i Arben Brocit, njė tabelė nė krah tė ambasadės italiane dhe ndonjė shenjė tjetėr nderimi qė nė fakt janė bėrė nga FRPD mė 1994-1995. Nė muzeun kombėtar nuk ka asnjė material qė lidhet me grevėn, nė tekstet zyrtare ajo kalon me dy rreshta ndėrkohė qė i jepen faqe tė tėra biografisė sė kryeministrit, nga media vizive nuk ka asnjė dokumentar specifik dhe kėshtu me kėtė ritėm shumė shpejt do tė vijė dita kur do flitet pėr dicka tė largėt, pa emėr dhe pa detaje reale. Qeveritė janė pėrpjekur ta keqpėrdorin kujtimin e kėsaj lėvizjeje, duke sjellė demė jo tė vogla. Aq absurde ėshtė kjo saqė pėrvit kryeministri aktual mban fjalime e nderon me fjalė populiste studentėt e dhjetorit, sikur bėhet fjalė pėr 100 vjecarė dhe jo pėr njerėz tė gjallė me emėr e mbiemer, qė janė nė moshė familjare dhe ndodhen nė Tiranė, nė rrethe dhe nė shumė kryeqytete tė botės, tė harruar, braktisur, denigruar dhe tė zhgėnjyer nga politikanė e politika tė tilla mosmirėnjohėse dhe populiste. Pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė shpikur protagonistė zyrtarė e diferencuar emra pro qeverisė nė ngjarje tė tilla, me siguri do tė vijė njė ditė kur arkivat tė hapen, arsyeja tė dominojė mbi interesat retorike elektorale dhe kur tė gjitha faktet, emrat dhe ngjarjet tė marrin vlerėsimin e merituar.

Sė fundi duket tėrhequr vemendja nė njė fakt: ēfarė donin brezi studentor mė 1990? Thjesht mė shumė parti? Jo kėrkonin Shqipėrinė si gjithė Europa, kėrkonin integrim dhe zhvillim, kėrkonin universitet jopartiak dhe vota tė fshehta e tė lira. Me trishtim duhet thėnė se pas 22 vitesh asnjėra prej tyre nuk ėshtė arritur. Kemi shumė parti, shumė qeveri, shumė deputetė, shumė ministra, shumė fjalime, por bilanci konkret ėshtė se Shqipėria ende nuk ėshtė pjesė integrale e Evropės, integrimi ka mbetur premtim i pambajtur, vota ende nuk numėrohet, universiteti ėshtė po aq partiak sa atėherė, gjendja ekonomike ėshtė nė shifra alarmante. Kėto janė dėshhtime jo tė studentėve, jo tė lėvizjes studentore, por tė atyre qė pėrfituan nga revolucioni pėr tė marrė frutet e saj pėr veten, familjet e miqtė, pra pėr ata politikanė qė deshėn tė zėvendėsojnė regjimin e vjetėr me regjimin e ri ku vetė drejtojnė, byronė e vjetėr me byronė e re ku vetė drejtojnė, pra bustet e vjetra me bustet e reja pėr vetveten. Ndaj sot nė Shqipėri nuk ka njė rrugė me emėrin e Lėvizjes Studentore por ka njė bulevard me emrin e kryeministrit, sot 8 dhjetori nuk pėrkujtohet mė si dita kur studentėt ndryshuan sistemin, por si dita kur kryeministri hapi llogari nė facebook! Mjafton kjo pėr tė kuptuar deformimin e madh qė ka ndodhur mbi projektin qytetar, moral dhe rinor tė dhjetorit 90 dhe shkurtit 1991.

Monumenti i Enver Hoxhės nė Tiranė dhe vlerėsimi i emrit tė tij
Menjėherė pas vdekjes sė Sekretarit tė Parė tė PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhės i tij Ramiz Alia nė mbledhjen e Byrosė Politike propozon qė nė qėndėr tė Tiranės dhe tė vendlindjes nė Gjirokastėr tė ngrihet nga njė shtatore nė nder tė tij, Universitetit tė Tiranės i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor tė Durrėsit, e shumė uzina e hidrocentrale morėn emrin e tij.[34] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonė me rastin e ditėlindjes sė tij duke punuar me rendimente mė tė larta pėr tė tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhės u pėrurua nė vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartė. Mė 20 shkurt 1991 ai u rrėzua nga protestuesit, rrėzimi i tij simbolizonte edhe rėnien e komunizmit.

Intervista e plotė nė gazetėn Shqiptarja.com (print)



dokumenti
Foto: Faksimile e dokumentit tė mbledhjes se 18 shkurit 1991 ku shkruhet :
1 - Tė ndahet universiteti - thotė njėri prej anėtarėve
2- Jam pėr ndarjen - ndėrhyn tjetri
3- Ndėrsa kreu i sapozgjedhur i PD-sė, Sali Berisha thotė -Tė marrim rezultatet e Pleniumit, jam pėr referendumin




(b.m/shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
KATOVICA SKIPETARE, JU KUJTON GJE EMRI IM?
avatar
Anonim
berti faleminderit per sygjerimin i VERTETI.
avatar
Anonim
eris po pse more afrim krasniqi u bere deputet i berishes ne 1996-97? apo kur te ben deputet berisha eshte bukur dhe rrime rehat, kur s'te ben fillon nxjerr te palarat sheshit?
avatar
Anonim
Niko Maloku Pra dergoi njerezit e vet ne krye te levizjes. Me vone, vete kupola komuniste organizoi Greven e Urise se Studenteve, i hoqi bulonat shtatores se Hoxhes dhe iu dha edhe Ifen qe ta terhiqnin neper qytet. Cfare erdhi me vone, ishte vetem vazhdimi i Lojes se Madhe qe shumekush s'e kupton as sot.
avatar
Anonim
Niko Maloku Ndiej keqardhje qe shumica e shqiptareve nuk kane kuptuar ende cfare ka ndodhur ne 1990-1991. E verteta eshte se kur nje pjese e kupoles komuniste e kuptoi se nuk mund te ecej me ne ate rruge, vendosi nderrimin e regjimit politik ( qe ta bente vete dhe ne ate menyre qe te mos vetedemtohej ). Duke e ditur ekzistencen e nje pjese te udheheqjes qe ishte kunder ( si dhe te popullit ), vete ky grup politik komunist organizoi " Levizjen e Dhjetorit ", si pretekst per t'u justifikuar ndaj atyre qe
avatar
Anonim
Ceēua me biēak Te nderuar komentues te mij. Nuk ka gje Ceēua me ju. Lereni rehat biēakun e tij.Ceēua pelqen Viktor Hygoin i cili shkoi per dreke ne shtepine e Sharl Nodierit, hengri si nje "llups". Te zotet u habiten por Viktori u tha:-Kete here isha pak i ndrojtur, por do te ha akoma me shume kur te njihemi me mire.
avatar
Anonim
Tironci Duhet vleresuar Zoti Afrim Krasniqi,per kontributin qe dha ne kohen e greves se Studenteve ,po ashtu dhe vete si Student .Po ashtu dhe mbas rrezimit te plote te komunizmit te Shqiperi,Zoti A.Krasniqi ka punuar me vullnet shpirteteror kundra Komunizmit.Rrethi i tije shoqeror Studentore e njehe me mire kete Zoteri,po ashtu dhe ne te gjitha Aktivitete e tije Politike qe ai kontriboi me te gjitha forcat qe Shqiperia te ece perpara.Por ja qe ish drejtuesit e PPSH dhe me vone PD,ishin kundra.
avatar
Anonim
berliner o te keqen politikanet shqiptar si ne shqipri ashtu edhe ne kosov punojn per parti dhe kunder partis tjeter por jo per popull dhe shtet te vetin por per gjepa te tyre turp
avatar
Anonim
Kosova deri sa te mos largohen te gjith gjenerata e vjeter e politikes ne shqiperi si demokrat ashtu dhe socijalist do ket probleme ne shqiperi . SHqiperis i duhet nje gjenerat e re qe se ka ne gjak komunizmin e punon vertet per popull e per shqiperi e jo per parti.
avatar
Anonim
I verteti Berti Ceco ne i themi babait qe ka nje djale te vetem! Lere Cecon dhe merru me te tjera gjera! lere Afrimin te merret me Bamirin dhe Dragotin se asnje vote nuk do marrin.
avatar
Anonim
berti per cecon me bicak dukesh sa burre i zgjuar je sa i therret vetes ceco
avatar
Anonim
Ceēua me biēak Sali Bersiha nje jashteqitje e kombit. Pjell e komunizmit. Simbol i diktatuares.
avatar
Anonim
Ina O Ceco,ai bicaku yt ka kohe qe eshte ndryshkur.
avatar
Anonim
andi o Ina se mos na thua qe cecua e ka bicakun me helem sic thote dhe udheheqesi jot shpirteror Sala-mandra..mire e ka cecua po kush e degjon
avatar
Anonim
Dini Gjdo pune e vonuar ska efekt si kjo e juja.
avatar
Anonim
Mendi Kto jan vetum veze te ftohta dhe asgje tjeter.
avatar
Anonim
vjosa VL TEFTES. Mos i shani ish shoket tuaj qe dikur i keni mburrur. Nje nga ata eshte edhe Afrim Krasniqi. Ajo shprehja se po qante "Aman me kandidoni dhe mua '" tregon se ke nje llogjik femije.Po te ishye ne ate nivel nuk do qendronte keshilltar politik i dy presidenteve me serioz te vendit. Pastaj ata qe kini share ,duke i quajtur karrike thyer ,bij komunistesh, gjeneral te jugut i kini perseri shok.E populli i di keto ,ndaj dhe shkrihet se qeshuri .
avatar
Anonim
REDI SALIU KA 22 VJET QE E KA PERVETSUAR KETE DITE.I DUHET QE TE RRIJE NE PUSHTET.20 SHKURTI RREZIMI I BUSTIT TE ENVERIT ESHTE MERIT E STUDENTEVE DHE QYTETARIS TE POPULLIT TE TIRONES.NE MBREMJE TE 19 SHKURTIT SALIU IDERGUARI I RAMIZIT KA ARDHUR DHE KA THENE QE DUHET TE NDERPRISNI GREVEN.NUK KEMI CFARE TE BEJME DHE DO TJU VIJE FORCAT SPECIALE PER TJU NXJER ME FORCE NATEN.NE NUK KEMI PRANUAR SE TE NESERMEN DO TE VININ MINATORET DHE SINDIKATAT E PUNTOREVE TE TIRANES.PASTAJ NDODHI AJO QE DIHET.NE ATE KOHE NE NJE FJALIM TE SALIUT NE QYTETIN STUDENTI E KEMI FERSHELLYHER SEPSE NGRINTE LARTE FIGUREN E RAMIZ ALISE.
avatar
Anonim
kua e zi Shikojeni kush e mbronte Enver Hoxhen
avatar
Anonim
xhozi plehra Emra Afrim emra, mjegull boll kemi ! Ndryshe je edhe ti pjese e manipulimit
Rezultate tė tjera: 1   2   Para
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171