Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture
17 Maj 2013 - 07:08
Festivali shqiptar, Toni Dovolani
feston nė Worcester
TIRANE - Muzikė, valle dhe gatim shqiptar, nė njė festival tė vetėm. Ky ėshtė festivali shqiptar qė organizohet nė Worcester tė Massachussetss tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku gjendet njė komunitet i madh shqiptaro-amerikan. Ngjarja qė shėnon edicionin e 15-tė dhe 30 vjetorin qė nga festivali i parė nė vitin 1983 do tė mbahet nga data 31 maj deri nė 2 qershor. Qindra shqiptarė qė mblidhen nga Nju Jork , Cikago, Detroit, Florida deri dhe nga Arizona dhe jashtė Amerikės sic ėshtė Toronto dhe Montreal do tė marrin pjesė nė njė sėrė aktivitetesh qė promovojnė kulturėn shqiptare.

Mes tė ftuarėve pėr tė marrė pjesė nė festival spikat emri i balerinit tė njohur tė “Dancing ėith the star” Toni Dovolani dhe sportistit olimpik Donald Suxho i cili ka qenė pjestar I ekipit kombetar amerikan tė volejbollit. Nė rangun diplomatik janė ftuar ambasadorėt e Shqipėrisė dhe Kosovės, pėrfaqėsues tė zyrės sė kongresmenit Jim McGovern ndėrsa tė pranishėm do tė jenė ish kryetarja e bashkisė Konie Lukes dhe Kryepeshkopi i Kishės Ortodokse shqiptare te Amerikes.

Pėr tre ditė tė paktėn 600 shqiptarė do tė festojnė mes muzikės dhe valleve tė larmishme, do tė shohin ikonat e kishės sė Shėn Marise, do tė marrin pjesė nė ankandin e objekteve tė ndryshme tė artit apo antikave si dhe orendive te cmueshme apo tė blejnė produkte shqiptarė nė Dyqanin Etnik. Nė kėtė manifestim tė kulturės dhe traditės nuk do tė mungojė as kulinaria. Gatime nga biznese dhe familje shqiptare do tė pėrgatiten gjatė ditėve tė festivalit tė ndryshme do tė sjellin nė tryeza gatime qė nga shishqebap me mish qengji, pula tė grilės, lakror, kwrnacka Korce etj.

Posterat dhe tapeti i kuq do tė shėrbejnė pėr foto, pėr tė gjithė ata qė duan tė kenė njė kujtim tė bukur nga njė festival shqiptar.

Drejtuesit e festivalit, Greg Steffon dhe Franklin Zdruli mendojnė se me kalimin e viteve festivali eshte ritur dhe zhvilluar ne permasat e nje evenimenti dinjitoz , ku jo vetėm shpaloset kulturen traditat muziken vallet apo gatimet shqiptare , por “nė tė njėjtėn kohė i rikujtojmė vetes sonė prejardhjen duke rinovuar miqėsitė tona tė vjetra dhe duke krijuar miqėsi tė reja me miqtė e rinj qė njohim gjatė kėsaj fundjave gazmore”. Festivali do tė jetė edhe fondmbledhėsi kryesor pėr mbarėvajtjen e Kishės sė Shėn Marisė, e cila eshte njė qendėr shpirterore e shqiptarėve nė worcester.

Shkrimi u botua sot nė Suplementin Fundjava nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 17.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Darina Toni, idhulli im! A do te vije ndonjehere ne Dancing qe behet ne Tirane?
avatar
Anonim
ARTUR VREKAJ Worcester ka fat me Shoqatėn KOMBI qė e sheh Bashkimin e komunitetit si shprehje edhe tė tolerancės fetare sepse ne kemi KOMBIN mbi gjithēka. Qė nga viti 2010 ne i kemi bėrė festat edhe tek ambjenti i Kishės Shqiptare, Kishim Shkollėn Shqipe Naim Frashėri dhe jemi tashmė pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar me dinjitet, pėr ceremoninė e ngritjen e flamurit kombėtar nė Bashki dhe nė Paradat e ditės sė Kolombit dhe tė Shėn patrick. Pėrkujtuam Nėnė Terezėn, Skėnderbeun edhe me bashkė punim me shqiptarėt e Boston dhe New York! Tashmė misioni ynė ėshtė tė promovojmė BASHKIMIN e shoqatave shqiptare tė Amerikės!
avatar
Anonim
Blerta Bravo shqiptaret e Amerikes! Keto lajme na zbukurojne ditet gri te fushates.
avatar
Anonim
Anisa Ky eshte nje promovim kulture dhe imazhi shqiptar per tu marre shembull nga te gjithe. Ju lumte organizatoreve dhe gazetareve qe sjellin lajme kaq te bukura.
avatar
Anonim
Greg Steffon/Grigori Stefo Falemnderit! We get close to 10,000 people that attend the Albanian Festival in Worcester over the 3 days of the festival. Obviously many, many Albanians attend but we get thousands of non-Albanian friends and neighbors that come to eat our delicious Albanian food, learn about our culture, history, dances, music and faith.
avatar
Anonim
elsa uroj qe ky festival te jete nje sukses i plote pasi eshte nje angazhim shume i madh nga i gjithe grupi qe po kontribon dhe po punon ne menyre vullnetare per ta mbajtur kete tradite te gjalle per te gjithe brezat qe jetojn ne Amerike.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172