Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:09 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Zgjedhje-2013
26 Maj 2013 - 07:28
Gazetari Poli Hoxha: Koēo
Kokėdhima, si e njoh unė
TIRANE - Nė intervistėn e tij, gazetari Poli Hoxha bėn njė “portret” tė kandidatit pėr deputet tė Partisė Socialiste, Koēo Kokėdhima. Pėrplasjet e tij me Berishėn, gazeta “Shekulli”, risitė dhe ē’mund t’i sjellė Kokėdhima politikės shqiptare.

Zoti Hoxha, ju bėni pjesė, nė atė plejadė gazetarėsh qė keni mė shumė se 15 vjet aktivitet, nė median profesioniste. Ēfarė ndjesie patėt kur mėsuat, se njė ndėr botuesit mė tė njohur nė vend, zoti Koēo Kokėdhima u prezantua nga Partia Socialiste, si kandidat pėr deputet nė Qarkun e Vlorės?
Ėshtė e vėrtetė qė kam njė karrierė tė vrullshme nė gazetari, prej mė shumė se 15 vitesh. Koincidencė ėshtė, se fillimet e mia si gazetar profesionist lidhen me gazetėn “Shekulli”, qė nė periudhėn kur ajo u ideua dhe themelua me pasion dhe dashuri, nga zoti Kokėdhima. Lajmi pėr kandidimin e tij mė befasoi, nga kėndvėshtrimi qė kam njohur unė zotin Kokdhima, si njė person me integritet dhe autopavarsi, tė cilėn e kam ndeshur, rrallė te shumė njerėz publik nė Shqipėri.

Ai mund tė ishte futur nė politikė kur tė donte, por nė dijeninė time, karakteri i tij individualist nė kuptimin e mos rreshtimit, kriticizmi i pėrhershėm pėr nivelin dhe integritetin e klasės politike shqiptare e ka bėrė, qė tė mos pėrzihet drejtpėrdrejt nė politikė. Nė kėtė kuptim, lajmi pėr kandidimin e tij, nėn siglėn e partisė mė tė madhe opozitare, mė erdhi i papritur. Por nga ana tjetėr kėtė angazhim tė drejtpėrdrejtė tė tij nė politikė, e shoh tė vonuar.

E them kėtė, sepse pikėrisht vetshmangja nga politika, e njė plejade tė madhe intelektualėsh, protogonistė tė zhvillimit tė shoqėrisė shqiptare postkomuniste nė tė gjitha fushat, ka bėrė qė niveli klasės politike shqiptare dhe veēanėrisht i ligjvėnėsve tė jetė skandaloz, shpesh edhe poshtė nivelit mesatar tė gjithė popullsisė tė cilėn pretendojnė se e pėrfaqėsojnė. Prandaj jemi kėtu ku jemi, pas 22 vitesh: nė njė demokraci hibride qė lėngon nga njė tranzicion, qė duket si njė tmerr pa fund. Do tė doja qė nė parlamentin e ardhshėm tė kishte, sa mė shumė “Kokėdhima”.

Kandidimi i zotit Kokdhima ka hapur shumė debate, nė rrethet politike dhe ato mediatike. Emri i tij, veēanėrisht nga kryeministri aktual dhe kryetari i Partisė Demokratike pėrmendet ēdo ditė, nė kėtė fushatė tė ndezur elektorale. Duket sikur ai dhe mediet e tij vasale mezi e kanė pritur kėtė kandidim, pėr tė sulmuar opozitėn dhe veēanėrisht kreun e saj Edi Ramėn. Cilat janė arsyet e kėsaj fushate tė paprecedent sulmesh?
Nėse zoti Kokdhima do tė mė pranonte njė kėshillė, pėr situatėn e paprecedent tė pėrgojimit tė emrit tė tij nga Berisha dhe mediet, qė gėlojnė brenda gardhit tė kullės sė tij, ajo do tė ishte: Falenderoje publikisht Berishėn! E them kėtė sepse, nė njė kuptim tė caktuar zotin Kokdhima, nė politikė e ka “futur” vetė Sali Berisha. Dhe nuk bėhet fjalė vetėm pėr kėtė periudhė pas kandidimit tė tij zyrtar, ku emri i tij nga kryeministri pėrmendet dhjetėra herė nė ditė, kudo dhe me kėdo, nė parlament e nė mbledhje qeverie, pėrpara fshatarėve me fytyra tė drobitura tė cilėve ju premton “mrekullinė” e radhės, e mes peshkatarėve...tė mos flasim pėr mediet-biznese tė tij.

Por unė kam 15 vjet qė dėgjoj nga goja e Berishės, sa herė i jepet rasti, emrin e Kokdhimės. Madje i ėshtė “futur” edhe brenda nė shtėpi dhe i ka numėruar objektet e koleksionit tė tij privat. Nėse zoti Kokdhima do tė kishte durim e tė mblidhte akuzat monstruoze tė Berishės ndaj tij, tė bėra nė vite, mund tė rezultonte njė kryevepėr satanike me mijėra faqe. Njė obsesion gati patologjik ndaj tij, si nė opozitė ashtu edhe nė rolin e tė parit tė vendit. Nėse zotit Kokėdhima do ti mbushej mendja, qė sė bashku me familjen e tij tė kėrkonte ndonjė ditė tė bukur azil politik, jo vetėm nė Evropė, por edhe nė vende tė botės sė tretė, do ta kishte fituar atė nė sekondė.

Aq shumė ėshtė sulmuar me shpifje e ėshtė kėrcėnuar publikisht nga kryeministri i njė vendi qė aspiron anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian njė ndėr botuesit mė tė njohur tė vendit dhe njė biznesmen qė paguan miliona euro taksa, saqė do alarmonte autoritetet e ēdo shteti normal. Berisha e akuzon mes tė tjerash zotin Kokdhima, pėr marrėdhėnie klienteliste me kreun e opozitės Edi Ramėn, veēanėrisht pėr periudhėn kur ai ka drejtuar Bashkinė e Tiranės. Por a nuk ngriti Berisha njė Komision Hetimor ndaj Ramės si kryetar Bashkie? Nuk la copė letėr pa qėmtuar dhe si pėrfundim nuk kapi dot as edhe njė shkelje, nė procedimin e punėve publike nė kryeqytet sa pėr ta ēuar, qoftė edhe formalisht nė prokurori.

I akuzon poshtė e pėrpjetė bizneset e zotit Kokdhima, si tė dyshimta. Pėr 8 vjet ka pasur nė dorė shkopin dhe arrėn, ushtarėt e tij mė besnik deri nė qorrėsi, kanė drejtuar e drejtojnė institucionet e taksave e tatimeve, Agjecinė e Privatizimeve, zyrat e Krimin Ekonomik nė polici e SHSHI-in. Si mendoni ju, se nuk kanė gėrmuar nė kėto 8 vite me gjithė kėtė urrejtje patologjike qė Berisha shfaq publikisht ndaj zotit Kokdhima? Natyrisht qė po. Atėhere pėrse gėrthet poshtė e pėrpjetė? Bėn politikė, siē di tė bėjė vetėm ai, dhe kaq. Pėr mendimin tim zoti Kokdhima bėn mirė qė nuk i pėrgjigjet kėsaj furrie halucinante.

Por nėse i hapen petėt lakrorit-Berisha, pėrbrenda do tė gjejmė klientelizmin e vėrtetė tė tij me pronarė tė caktuar mediesh, tė cilėt nėn qeverisjen e tij kanė vėnė pasuri sheikėsh, nėpėrmjet parave tė taksapaguesve me punė publike,, sheshe ndėrtimi, truaje, privatizime, koncesione...pa folur pėr milionat e reklamave. Por nga ana tjetėr ai diēka e ka arritur nė kėtė luftė. Bizneset ja stopoi, por ama nuk ja mbylli dot siē kishte premtuar. Mediet ja goditi nė thembrėn e tyre tė “Akilit”, qė janė financat, duke mos i dhėnė as njė qindarkė reklamė shtetėrore gazetės mė tė madhe nė vend, duke shkelur hapur ligjin. Por ama, gojėn nuk ua mbylli dot. Kushdo mund tė futet nė motorin mė tė madh tė monitorimit tė medieve nė botė www.alexa.com dhe mund tė shohė, se gazeta shekulli online ka qindra mijėra lexues nė ditė, nga ēdo cep i botės.

Nė kėto 22 vjet pluralizėm, pavarėsisht lulėzimit tė paprecedent tė medieve nė Shqipėri, qeveritė dhe ligjvėnėsit kanė bėrė pak ose aspak, pėr tė ndihmuar mediet dhe vendosjen e rregullave tė lojės, nė kėtė shtyllė tė domosdoshme tė demokracisė. Mendoni se Kokdhima si njė njeri me pėrvojė dhe eksperiencė tė suksesshme, do tė jetė nė parlamentin e ardhshėm, njė kontribues dhe zė i fortė?
Klasa politike dhe qeveritarėt nė kėto 22 vjet, vetėm kanė marrė nga mediet. E ēfarė do tė ishin ata pa medien? Asgjė, anonimė tė parėndėsishėm. Por kur vjen puna pėr lėngimin dhe krizat qė kalon ajo, nuk lėvizin as gishtin, madje kur ju ngelet qejfi nga raportime korrekte dhe denoncuese, nisin sulme me tė gjitha mėnyrat pėr tė dhėnė mesazhin e kok-uljes dhe nėnshtrimit.

Ėshtė njė lajm i mirė pėr tė gjithė komunitetin mediatik, qenia nė parlamentin shqiptar, e njė botuesi tashmė tė kolauduar nė kėtė fushė si zoti Kokdhima, por edhe qenia aty e kolegut tona Alfred Peza, ish kryeredaktor i gazetės “Shekulli”, nė kohėt mė tė suksesshme tė saj.

Jam i bindur se mungesa e njė ligji tė plotė pėr medien qė tė pasqyrojė zhvillimin e vrullshėm tė saj, problemet me shpėrndarjen nė gjithė territorin e vendit, shitjen e gazetave qė ende dergjen tezgave nėpėr cepa rrugėsh, me status si tė bananeve me ēmim tė lirė, ēėshtja e reklamave, punės nė tė zezė etj etj, do tė jenė ndėr ēėshtjet e para pėr tė cilat deputeti Kokdhima do tė luftojė nė parlamentin e ri.

Ēfarė kontributesh i njihni ju atij, duke u nisur nga eksperienca juaj personale nė mediet e tij dhe nė gazetari nė pėrgjithėsi?
Nuk shtrohet ēėshtja se ēfarė kontributesh i njoh unė personalisht. Ēėshtja shtrohet mė gjerė. Nėse nė kėto 22 vite demokracia foshnjarake shqiptare ka arritur diēka tė saktė, pavarėsisht problemeve tė rritjes, ajo ėshtė media e lirė dhe e pavarur. Dhe padyshim njė nga protogonistėt mė kryesorė nė kėtė sipėrmarrje titanike ėshtė zoti Kokdhima, veēanėrisht me gazetėn “Shekulli”. Sot kushdo mund tė thotė ēfarė tė dojė, por ajo gazetė ka qenė sė pari, tribunė e mendimit tė lirė.

Nė faqet e saj kanė gjetur vend pėr tu shprehur, duke u ananēuar njėkohėsisht, gati e gjithė klasa politike dhe intelektuale shqiptare, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė Berishėn dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Kjo gazetė nė mėnyrė gati heroike, ka qenė gjithmonė nė krah tė lexuesit, opozitare ndaj korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin, nė tė njėjtėn rezonancė si kur ka qenė Partia Socialistėt nė pushtet, ashtu edhe ajo Demokratike. Unė kam drejtuar shumė gazeta dhe e di nga brenda se ēfarė sakrifice ėshtė pėr botuesit, pėr tė mbajtur njė gazetė tė pavarur, tė lirė. Duam apo jo, zoti Kokdhima tashmė e ka shkruar emrin e tij, nė krye tė faqes sė parė tė historisė sė medies postkomuniste shqiptare.

A mendoni se zoti Kokdhima ka cilėsitė e duhura, pėr tė pėrfaqėsuar Qarkun e Vlorės dhe veēanėrisht zonėn e Bregut dhe Sarandėn, tė njohura kėto si vendet mė tė bukura nė vend, me potenciale turistike, natyrore, historike dhe pasuri tė pafundme tė traditės?
Unė kam punuar me zotin Kokdhima, e njoh edhe nga afėr nė marrėdhėnie jo pune. Pėrveē tė tjerave gjėja qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje tek ai, ėshtė dashuria dhe lidhja e tij me vendlindjen, deri nė fiksim do tė thosha. Kush e njeh nga afėr zotin Kokdhima, patjetėr ja ka vėnė re obsesionin e tij pėr qėnėsimin shqiptar. Jam i bindur, se njė nga arsyet kryesore, nė mos mė kryesorja, e vendimit tė tij pėr tu bėrė pjesė e ligjvėnėsve tė ardhshėm, ėshtė dashuria dhe brenga qė ai ka, pėr zonėn mė tė bukur dhe tė pasur nga zoti, siē ėshtė Bregu dhe Saranda.

Jam i bindur qė ai nė parlamentin e ardhshėm, edhe pėrpara interesave tė kujtdo brenda qeverisjes sė ardhshme tė forcės politike qė pėrfaqėson, do tė vėrė nėpėrmjet integritetit personal qė e karakterizon, interesat e atyre banorėve tė bekuar nga natyra dhe zoti, por tė dėnuar nė kėto 22 vjet me varfėri, nga klientėt e klasės sė korruptuar politike.
Pl.Sh

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 26.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Joana koco eshte nga ata bisnesmene qe nuk do hyje ne politike per tu pasuruar por per te sjelle nje ndryshim ne dhunen qe ju behet mediave sot nga qeveria
avatar
Anonim
Vi$i Z.kokedhima ka ndihmuar ne ecjen perpara te nje gazetarie cilsore pavarsish ndikimit nga shteti me gjoba dhe menyra te tjera qe jan perpjekur per ta rrenuar si gazeten shekulli dhe bizneset e tjera. Sali berisha esht kryesor ne kete shi gjobash ku esht munduar te siguroj falimentimin...
avatar
Anonim
buna ju jeni te medhenj o socialista ,me kujtoni frontin.d. te gjith qe ve partia jane te mire, por ato qe flasin lirshem ne parti jane armiq .si ka mundesi te jeni kaq idiotaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa o te mjere (kujdes ju te gazetes mos e botoni se eshte shkrim armik)
avatar
Anonim
dinamo koco eshte nje njeri i mbrekullueshem qe do te dije te qeverise Saranden dhe gjithe Vloren....ai eshte nje njeri i denje per te Rilindur saranden dhe per ti kthyer dinjitetin e munguar te saj
avatar
Anonim
ana koco eshte nga ata bisnesmene qe nuk do hyje ne politike per tu pasuruar por per te sjelle nje ndryshim ne dhunen qe ju behet mediave sot nga qeveria
avatar
Anonim
erinda berisha e ka sulmuar Kocon dhe gjithe bisnesmenet ai sulmoi Kocon njelloj sic sulmoi Top Channel...........Sala sulmon te gjithe median e pavarur
avatar
Anonim
endri tani po e kuptojme perse sala e ka hale ne sy...........sepse koco eshte nje vlere per te majten shqiptare dhe pikerisht kjo interviste sqaron shume pikpyetje sepse koco eshte ai qe nuk i eshte nenshtruar pushtetit te tij
avatar
Anonim
endrii te gjithe si te tille e vleresojme kocon sepse eshte figure e paster politike nje biznesmeni aq te sukseseshem ske nga tja nisesh lavdet dhe saliu duket qe eshte kokrra e idjotit kur shan kocon...nga skizofrennet mund te presesh cdo lloj gjeje..koco je me i miri dhe keshtu vazhdio se do kapesh majat
avatar
Anonim
era kokedhima eshte shume i zoti ne punen e tij dhe mendoj qe ne futjen e tij ne politike mund te jete shume progresiv per shoqerine publike shqiptare.
avatar
Anonim
indriti koco eshte nder njerzit qe duhet te aktiv ne politike sepse ka treguar qe di te jete nje menaxher i mire i situatave.
avatar
Anonim
eros koco kokedhima beri mire qe u bashkua me kampin socialist sepse kshu e majta shqiptare do kete mundesi te boje progesin e munguar
avatar
Anonim
turi koco kokedhima po ben nje super fushate ne Himare, keni per ta pare se cfare fitoreje spektakolare ka per ti dhene partise socialiste!
avatar
Anonim
kleri Kush do zhvillim dhe modelin e nje njeriu te suksesshem drejtohet nga Koco Kokedhima. Kush do te mesoje si te mbaje qendrim opozitar dhe te jete prane mireqenies se gjithe popullit te thjeshte ne nevoje, te mbeshtesi Kocon ne 23 qershor. I uroj suksese !
avatar
Anonim
alba realisht te verteta keto fjale, sidomos per ate pjese qe e njeh personalisht Kocon. Me behet qefi qe shume shpejt, kete ane te tij do e njohi gjith populli Shqiptar :)
avatar
Anonim
qytetari normale qe keshtu do shkruaj kur kocua e ka mbajt me buke , po kucua seshte dhe aq burr i mire sa thot ky zoteria , dhe normale qe seshte dhe aq patriot , te ish patriot duhej ta tregonte shume koh para dhe jo duke u ven ne dispozicion te nje force politike , mendimi im eshte se kocua eshte tregetare ai po shet dicka qe sot po e blen politika shqiptare
avatar
Anonim
partizani Nje shkrim deri diku i pranishe.Mungon modestia per vete autorin.Me kujton ate skecin e Fierit per Belulin
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171