Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:20 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
08 Mars 2013 - 07:30
Gjyqtari i zgjedhjeve gjykon nė
Apel tė pandehurit e 21 janarit
Tom Ndreca, gjyqtari i pasur
TIRANE - Gjyqtari Astrit Haxhialushi do tė kryesojė dosjen e 21 janarit nė Gjykatėn e Apelit Tiranė. Shorti ėshtė hedhur dje ndėrsa anėtarė tė trupit gjykues do tė jenė edhe Fatos Qato dhe Tom Ndreca. Pas vendimit tė 7 shkurtit, ku u shpallėn tė pafajshėm drejtuesit e Gardės sė Republikės, Prokuroria e Pėrgjithshme vendosi tė apelojė vendimin e dhėnė nga Gjykata e Tiranės.

Sipas gjykatės, e cila pranonte se tė paktėn dy nga manifestuesit ishin qėlluar nga armėt e pėrdorura nga komandanti i Gardės Ndrea Prendi dhe drejtuesi i njėsisė speciale Agim Llupo, prokuroria nuk kishte paraqitur provat qė tė vėrtetonin se ata kishin qėlluar me dashje.

Por prokuroria vlerėson se Gjykata ka vepruar sipas saj, “nė kundėrshtim tė plotė me provat e paraqitura nga organi i akuzės gjatė shqyrtimit gjyqėsor, duke u referuar nė fakte e prova inekzistente”. Sipas prokurorisė, “Gjykata nė tejkalim me kompetencat qė i njeh ligji procedural-penal pėr ēmuarjen e provave, vlerėsimin e analizėn e tyre ka deklaruar tė pafajshėm dy tė pandehurit Ndrea Prendi e Agim Llupo”.

Po kush ėshtė njėri nga tre anėtarėt e trupit gjykues, mjaft i njohur nga opinion? Tom Ndreca, ėshtė personazhi i gjyqėsorit, i njohur per 8 majin 2012. Ai njihet si njeriu qė legalizoi pėrmbysjen e zgjedhjeve nė Tiranė, duke shpallut fitues tė Bashkisė sė Tiranės, Lulėzim Bashėn.

Dhe, pas vendimit tė dhėnė, vonoi dhe zbardhjen e vendimit, me pretendimin, se “ishin dy ditė pushimi zyrtar”. Por, gjyqtari i Gjykatės sė Apelit, pjesė e Kolegjit Zgjedhor qė rrėzoi dy kėrkesat e PS-sė pėr zgjedhjet nė Tiranė, Tom Ndreca, ka mbrojtur Lulzim Bashin edhe gjatė skandalit tė rrugės Durrės-Kukės.

Argumenti qė pėrdori Ndreca, sė bashku me gjyqtarin tjetėr Dalip Bushi, ishin se kishin gjykuar mė parė zyrtarėt e Ministrisė sė Transporteve pėr Durrės-Kukės, Andi Toma dhe Armand Teliti dhe vendimi qė mund tė merrnin do paragjykohej. Tom Ndreca ėshtė emėruar si gjyqtar pranė Gjykatės sė Apelit nė Tiranė, qė prej vitit 1994 dhe e ushtron kėtė detyrė prej 16 vitesh.

Fillesat e tij nė sistemin e drejtėsisė datojnė vitin 1979, kur pasi u diplomua nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Tiranė, filloi stazhin nė Hetuesinė e Bajram Currit. Gjyqtari Tom Ndreca ka lindur nė Mirditė dhe fillimisht u emėrua si jurist nė Komitetin Ekzekutiv tė qytetit tė Kukėsit.

Pasi qėndroi aty pėrreth dhjetė vjet u rikthye nė vendlindje, nė Mirditė, ku edhe punoi aty si jurist pėr afro njė vit, e me pas u emerua si prokuror i Sektorit Gjyqėsor, duke arritur deri nė postin e drejtuesit tė Prokurorisė sė Rrethit tė Mirditės.

Tom Ndreca ėshtė njė prej tre anėtareve tė trupit gjykues qė firmosi dėnimin e tė pandehurve pėr ekzekutimin e deputetit tė Partise Demokratike, Azem Hajdari. Sė fundmi, ka qenė anėtar edhe i treshes gjykuese qė vendosi ekstradimin e ish-zyrtarit tė Ministrisė sė Jashtme, Almir Rrapos, drejt SHBA-sė.   

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 08.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ismeti hajdut,kriminel
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171