Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 14:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Bota Nga Athina ARDI STEFA
25 Shkurt 2013 - 08:10
Athinė, greku tentoi tė arratisej
Pranga shqiptarit qė e ndihmoi
VD/FOTO/Arratisja nga burgu Trikalla
ATHINE - Lorenc Lezi ėshtė shqiptari qė ndihmoi kriminelin grek Panajotis Vlastos, nė tentivėn pėr t'u arratisur nė mėnyrė spektakolare me helikopter, njė ditė mė parė nga burgu i Trikalas nė Greqi. Policia greke ka bėrė tė ditur sot se shqiptari 33 vjeē sė bashku me shtetasin grek Kostas Mihalopulos kanė marrė peng pilotin dhe teknikun e njė helikopteri nė bashkėpunim edhe me dy femra, njėra shqiptare dhe tjetra greke. 4 personat janė paraqitur pėr tė marrė me qera helikopterin nė fshatin Zagoria nė Pilio, me destinacionin pėrfundimtar Selanikun. Mė pas Lorenc Lezi dhe miku i tij grek kanė detyruar pilotin tė ulė helikopterin nė Tebė, ku kanė zbritur dy femrat, pėr tė vazhduar mė pas tentativėn pėr arratisjen e Panajotis Vlastos.

Tentativa pėr arratisjen e Panajotis Vlastos, i cili akuzohet pėr vrasje, rrėmbime dhe vendosje gjobash, dėshtoi pasditen e djeshme, ndėrsa helikopteri u qėllua nga forcat e sigurisė sė burgut tė Trikalas. Si pasojė mbeti i plagosur rėndė piloti i helikopterit ndėrsa u plagos lehtė dhe tekniku i tij, ndėrsa shqiptari Lorenc Lezi dhe greku Kostas Mihalopulos u vunė nė pranga. Nėse kjo arratisje do tė realizohej do tė ishte e njėjtė me atė tė disa viteve mė parė, kur u arratis nga burgu i Koridhalosit shtetasi shqiptar, Alket Rizai.

Panajotis Vlastos, i cili akuzohet edhe pėr rrėmbimin e njė miliarderi grek pėrpara disa vitesh, ka tentuar edhe tre herė tė tjera tė arratiset, duke marrė edhe pengje, por pa rezultat.

Mbi personat e implikuar nė kėtė ēėshtje tashmė rėndojnė akuza tė rėnda, dhe rrezikojnė vite tė tėra burgu. Lorenc Lezi ėshtė akuzuar pėr kontrabandė droge, ndėrkohė qė ne 30 janar kishte marrė 5 ditė leje dhe nuk ishte kthyer mė nė burgun e Amfisės, e prej asaj kohe ishte shpallur nė kėrkim.

Nga kontrolli i policisė nė burg janė gjetur tre telefonė celularė, dy fishekė dhe njė gėzhojė si dhe njė pistoletė e tipit GLOCK qė u hodh nga helikopteri. Nga kontrolli brenda helikopterit u gjet edhe njė tjetėr pistoletė e tė njėjtit tip, telefon celular, pasaportė false me tė cilėt ishte marrė me qira helikopteri, etj. Mėsohet se policia ka identifikuar dhe shpallur nė kėrkim dy femrat.

ARRATISJA
Helikopteri kishte disa orė tė pasdites qė fluturonte mbi burgun e Trikallės dhe me njė ganxhė ėshtė pėrpjekur tė rrėzojė murin rrethues, si edhe telat me gjemba, nė mėnyrė qė i burgosuri tė mund tė hipte ne helikopter.
Menjėherė, rojet e policisė kanė filluar tė qėllojnė, ndėrkohė qė shkalla e lėshuar prej helikopterit ėshtė ngatėrruar nė telat me gjemba, gjė qė ka sjellė si rezultat uljen e helikopterit nė oborrin e burgut..
Edhe nga helikopteri janė pėrgjigjur me breshėri kalashnikovi. Gjatė pėrpjekjes sė tij pėr tė hipur nė shkallėn ajrore, krimineli grek ėshtė rrėzuar nga lartėsia dhe ėshtė plagosur rėndė. Gjithashtu ėshtė plagosur ne dorė edhe tekniku i helikopterit. Tre personat e tjerė, dy shqiptarėt dhe greku, nuk kanė pėsuar dėmtime dhe janė arrestuar menjėherė nga policia.

Sipas burimeve tė policisė, kishte informacione pėr tentativėn e arratisjes sė tė burgosurit dhe pėr kėtė arsye ishin dyfishuar rojet nė burgun e Trikallės, si edhe ishte shtuar armatimi i tyre. Pėr kėtė arsye ishin vendosur edhe tela me gjemba me shumė nė muret rrethuese tė burgut.

Sipas informatave helikopteri ishe marrė me qira dhe ishte ngritur nga Aspropyrgo i Athinės me destinacion Selanikun, por gjatė fluturimit bashkėpunėtorėt e kriminelit grek kanė detyruar pilotin dhe teknikun qė tė deklarojnė difekt dhe kanė informuar se do tė uleshin ne aerodromin e Larisės.
Panajotis Vlastos, i cili akuzohet edhe pėr rrėmbimin e njė miliarderi grek pėrpara disa vitesh, ka tentuar edhe tre herė tė tjera tė arratiset, duke marrė edhe pengje, por pa rezultat.
Policia bėn tė ditur se dy bashkėpunėtorėt shqiptarė tė Panajotis Vlastos, janė persona mbi tė cilėt rėndojnė akuza tė rėnda pėr krime, vrasje e grabitje tė dhunshme, si edhe krijim bandash kriminale. Emrat e tyre pritet tė komunikohen sot.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

14 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173