Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
21 Mars 2013 - 11:09
Itali, bllokohen 1 ton drogė, ja emrat
dhe fotot e tė arrestuarve/VIDEO
FOTO/Ja shqiptarėt e pėrfshirė nė rrjet
VENECIA- Njė rrjet trafiku droge i pėrbėrė nga 10 shqiptarė ėshtė shkatėrruar sot gjatė njė operacioni tė pėrbashkėt mes policisė italiane dhe asaj shqiptare. 

Urdhėrarrestet e prerė nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias janė ekzekutuar mes dy shtetesh nė operacionion e nisur njėkohėsisht nė Shqipėri dhe Itali nė orėn 04:00 tė mėngjesit tė sotėm.

Fillimisht lajmi u publikua nė media italiane mė pas Policia e Vlorės konfirmoi pėr operacion tė pėrbashkėt mes prokurorisė sė krimeve tė Rėnda dhe autoritetit tė antimafias tė koduar  "Underground- Al" (Nėntoka)

Opeacioni ishte fryt i njė hetimi mbi 1 vjeēar gjatė tė cilit policia e Venecias kishte sekuestruar 1 ton mariuanė. Droga nga Lazarati transportohej nė Itali e fshehur nė kamionė tė ngarkuar me panele bosh alumini nė mėnyrė qė t'i shpėtonin kontrolleve nė dogana dhe pastaj nėpėrmjet Kanalit tė Otrantos zbarkonin nė Brindisi. Mė pas droga mbėrrinte nė provicėn e Venecias ku magazinohej nė magazina tė cilat i zotėronin personat nėn hetim. Nė Venecia u arrestuan  7 persona ndėrsa nė Vlorė u arrestuan 7 mes tyre dhe i dyshuari si kapoja i trafikut Robert Haruni me banim nė Vlorė.

"Nė qėndėr tė kėsaj organizate ishin shtetas shqiptarė dhe drejtuesi i saj ishte pikėrisht shtetasi Robert Haruni i arrestuar nga Policia e Vlorės. Nė bazė tė hetimeve tė kryera dhe tė dokumentuara nė ngarkim tė anėtarėve tė kėsaj organizate kriminale, ka rezultuar se kjo organizatė ėshtė pėrgjegjėse pėr trafikimin e me shumė se 1 ton lėndė narkotike e llojit marijuanė, dhe njė sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe tė autoriteteve Italiane kap vlerėn e 7 milion eurove."- thuhet nė njoftimin e policisė sė Vlorės dalė sot nė ora 11:00.  

TE ARRESTUARIT
Nė Shqipėri, nga efektivat e Drejtorisė sė Policisė qarkut Vlorė dhe Departamentit Kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda Tiranė janė arrestuar.
1. Robert Shaban Haruni, vjec 35, banues nė Vlorė;
2. Marinel Shaban Haruni, vjec 31, banues nė Vlorė;
3. Alfor Aliko Kurupi, vjec 25, banues nė Sarandė.

Ndėrsa nė Itali, kryesisht nė Venecia janė arrestuar 7 persona tė tjerė
1. Luigj MAKAJ, vjec 30,
2. Jeton MAKAJ, vjec, 24,
3. Klaudio PALUKA, vjec, 31
4. Ilir AGO, vjec 30,
5. Lulzim,HARUNI, vjec 31,
6. Leonard ARAPI, vjec 31;
7. Dritan,RROTANI vjec 37, tė gjithė rezidentė nė Venezia


robert haruni
Foto: Robert Haruni i cilesuar si kapoja i bandes)

SI TRAFIKOHEJ DROGA NGA LAZARATI
Policia e Vlorės informon se lėnda narkotike pasi sigurohej nė Shqipėri (Lazarat), trafikohej drejt Italisė duke pėrdorur rrugė dhe metoda tė ndryshme tė sofistikuara kryesisht e fshehur nė automjete (kamiona) nė pronėsi tė tė arrestuarve apo tė shoqėrive tė ndryshme tė transportit."

Ndėrkohė sipas policia italiane droga fshihej nė panelet e aluminit tė cilat transportoheshin me furgonė drejt Brindizit. Droga mbėrrinte nė provicėn e Venecias ku magazinohej nė magazina tė cilat i zotėronin personat nėn hetim.

”Urdhėrarrestet janė prerė nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias. Tė 10 personat e arrestuar janė shqiptarė dhe akuzohen pėr import tė sasive tė mėdha lėnde narkotike.”- bėhet e ditur nė komunikatėn pėr shtyp tė policisė italiane.

Nė operacionin e koduar “Underground” policia sekuestroi 1 ton mariuanė, njė sasi rekord e sekuestruar nė Veneto, dhe njė ndėr sasitė mė tė mėdha tė drogės sė sekuestruar nė nivel kombėtar."- informon mė tej policia italiane.

OPERACIONI SI U EKZEKUTUAN ARRESTIMET
Operacioni filloi njėkohėsisht nė Shqipėri dhe Itali nė orėn 04:00 tė mėngjesit tė sotėm dhe pėr palėn shqiptare kanė marrė pjesė 50 forca policore. Fillimisht lajmi u publikua nė media italiane mė pas Policia e Vlorės konfirmoi operacion.

Ndaj kėtij grupi kriminal, njėsitė Kundėr Krimit tė Organizuar nė Drejtorinė e Policisė Qarkut Vlorė nė bashkėpunim me Departamentin Kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda Tiranė dhe Prokurorinė pėr Krimet e Rėnda Tiranė kanė zhvilluar hetime intensive pėr njė periudhė gati 1–vjecare dhe kanė shkėmbyer informacione reciproke nė mėnyrė permanente me autoritetet ligjzbatuese italiane.  "Pėr dokumentimin ligjor tė aktivitetit kriminal tė kėsaj organizate njėsitė ligjzbatuese shqiptare dhe italiane kanė aplikuar tė gjitha format dhe metodat speciale bashkėkohore tė hetimit dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ka spikatur njė bashkėpunim i shkėlqyer i autoriteteve policore shqiptare dhe italiane nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe shkatėrrimin e organizatave kriminale tė narkotrafikut e pėr rrjedhojė del nė pah niveli profesional, besueshmėria dhe performanca e Policisė sė Shtetit Shqiptar si njė partnere e denjė e policive homologe tė vendeve tė Bashkimit Europian. "- thuhet nė njoftimin e policisė.

SASITE E MARIJUANES TE SEKUESTRUAR NE NJE VIT

Hetimet kishin nisur nė 2011 kur ishin sekuestruar vetėm 150 gram kokainė, tė cilat ishin fshehur nė disa kavanozė tė vegjėl tė futur nė dhe nė fshatin Sandonatese. Nga kėtu ėshtė koduar edhe emri i operacionit “Underground”. Mė pas vijoi me sekuestrimin e sasive tė tjera mė tė mėdha tė drogės.  Gjatė hetimeve nė portin e Brindizit, Mestre, San Doną di Piave, dhe Martellago sasia e drogės sė sekuestruar kap vlerėn 1000 kg.

Mė 4. 5. 2012 nė Mestre u arrestua Kol Bushpepa, i lindur nė Mirditė mė 12.7.1981dhe Prelė Pjolla i datėlindjes 22.5.1989 nga Shkodra.
Nė kėtė operacion u sekuestruan rreth 64 kg mariuanė nga tė cilat do tė prodhoheshin 210800 doza, dhe 48. 6 gramė kokainė.

Me 4.5. 2012 nė Martellago arrestohen burrė e grua, Darian Dodaj, (lindur nė Lezhė, 26.7.1987) dhe Brixhilda Miri (lindur nė Krujė 12.5.1990). Nė garazhin e tyre u sekuestruan 165 kg mariuanė

Mė 31.7.2012 nė portin e Bridinzit nga policia e Venecias arrestohet njė shofer kamioni, Leander Janina (lindur mė 24.2.1956 nė Vlorė) qė vinte nga Shqipėria.
Nė kamionin e tij u sekuestruan 308 kg mariuanė tė cilat ishin fshehur nė panele alumini me destinacion San Doną tė Piave Ancora.

Mė 3.8.2012 arrestohet Lulzim Haruni dhe sekuestrohen nė garazhin e tij 111 kg drogė mariuanė, si dhe 1 kg marijuanė iu gjet nė banesė.

Po atė ditė u sekuestruan edhe 146 kg mariuanė e cila ishte fshehur nė njė furgon e fshehur nė tė njėjtėn mėnyrė, (nė panele alumini) si ajo e kapur nė Brindizi.

Gjatė hetimeve ėshtė vėrtetuar se gjatė periudhės prill- korrik 2012 kanė mbėrritur nė Mestre edhe 3 ngarkesa tė tjera me drogė. Nė tė njėjtėn mėnyrė San Doną di Piave duke ēuar nė 1 ton sasinė e drogės sė trafikuar nga grupi kriminal.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
elbasan gjynah mo per zotin
avatar
Anonim
r.i.p Gjuna te shkretet ...motre dhe ca I mbane pragu shpis kush ika kapur irafte nje kancer o zote
avatar
Anonim
Vlora keta jane legena dhe te poshter....i ngecen shoferit pa ditur gje 300 kg......ben burg 1 njeri familjar,hallexhi per keta felliqsira...mbase grate u mbajne nderin tani qe rane ne burg
avatar
Anonim
kotherja po lereni mo te eksportojne se lek per shqiperine jane, po mos i ngacmoni cunat se na duhen lek me jetu...
avatar
Anonim
agroni lazarat Komentuesi i pare nuk eshte lazaratas se ''TOROVOLE''ne shqip nuk di se thote ndonje gje, as ne leksikun e gjuhes shqipe,aq me pak ne ndonje krahinizem a dialektalizem nuk na rezulton.Mire eshte te mos komentojme ne emer te te tjereve.Perdorimi i te gjitha llojeve te narkotikeve eshte i denueshem jo vetem nga nga ligji,por dhe nga shoqeria,ashtu sic dihet qe perdorimi i tyre eshte atribut i vendeve te zhvilluara si Europa dhe SH.B.A. Nuk kuptoj pse ka rendesi te theksohet origjina e mallit...?!
avatar
Anonim
Lazaratasi Hej ta lumsha torovolen o Sali Berisha. Na ke bere me ze ne Europe. Ti puthesh me Papen, ne puthim token qe e kemi aq me bereqet.
avatar
Anonim
vullnet Ne Shqiperi kapet keu i trafikut thote titulli.Me poshte policia nuk njofton per kete operacion.Fajin e ka Saliu
avatar
Anonim
ismeti ka lidhje me sefat e policis se sales po
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172