Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
13 Maj 2013 - 12:45
Italia ofron 90 bursa studimi për
vitin akademik 2013-2014
TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Italiane ofron për studentët shqiptarë 90 bursa studimi, me vlerë 620€/muaj, për vitin akademik 2013-2014. Këto bursa u jepen shtetasve shqiptarë që kanë njohuri të mira të gjuhës italiane si dhe moshë nga 18 deri në 35 vjeç (ky kufi moshe shkon deri në 45 vjeç për docentët e gjuhës italiane, të cilët do të konkurojnë për perfeksionimin e lëndës që japin).

 Kërkesat e regjistrimit mund të paraqitet deri më datë 31 maj 2013, ora 24.00, duke plotësuar formularin e posaçem në faqen e internetit: http://borseonline.esteri.it, ku dhe do të bëhet ngarkimi i dokumentit të identifikimit të kandidatit (është e mjaftueshme faqja në të cilën është e vendosur fotografia e titullarit, të dhënat anagrafike si dhe data e skadencës së dokumentit). Nuk do të pranohen kërkesat e paraqitura në letër.

Disa ditë pasi të ketë plotësuar pyetesorin on-line, kandidati do të kontaktohet (në adresën e shënuar në formular nga ai vetë) nga Istituti Italian i Kulturës në Tiranë i cili do të konfirmojë nëse formulari është pranuar si dhe do të udhëzojë për dokumentacionin që duhet të dërgohet ose të dorëzohet personalisht pranë Istututit italian të Kulturës, brenda datës 17 qershor 2013.

Nëse nuk kontaktoheni pasi të keni plotësuar procedurën e sipër treguar, ose në rast se do të hasni vështirësi më vete procedurën, mund të kontaktoni Istitutin Italian të Kulturës në Tiranë (Sheshi Skënderbej, Pallati i Kulturës, Tiranë, të hënë, të mërkurë, të premte nga ora 14.00 deri në orën 18.00; të martë dhe të enjte, nga ora 10.00 deri në orën 14.00) ose mund të dërgoni një email në adresën: [email protected]

Për vitin akademik 2013-2014 Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar një Marrëveshje me disa Universitete (Politecnico di Milano, Politecnico di Torino, Università Ca’ Foscari di Venezia, Università Bocconi, Università degli studi di Torino, Università degli studi di Milano, Università degli studi di Roma Tor Vergata, Università per stranieri di Perugia, Università per stranieri di Siena, Università per stranieri “Dante Alighieri” di Reggio Calabria). Në këtë mënyrë, bursat do t’iu dorëzohen studentëve nga vetë universitetet, përmes një procedure të thjeshtëzuar dhe të shkurtuar.

Kandidatët të kenë parasysh se nëse regjistrohen në univeristete të tjera, të ndryshme nga të lartpërmendurat, tërheqja e bursave (që bëhet në baze tremujore, duke filluar nga data 1 janar 2014) mund të pësojë vonesa.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

16 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ama dea po x vitin akademik 2014-2015 ose edhe me tej ka lajme te reja mbi bursat studentore ?
avatar
Anonim
lory kjo burse vlen vetem per ata studenta qe do te fillojne universitetin pra do jene ne vit te pare apo edhe per studentat qe jan per shembull ne vit te dyte?? un jam viti i dyte dhe jetoj ne it,a mund te aplikoj??
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173