Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Nga ELTON QYNO
01 Nentor 2013 - 05:15
TIRANE- Zbardhen fotot satelitore tė vendosjes sė pallatit tė vjehrrit tė Lulzim Bashės tė ndėrtuar nė Vlorė. Njė foto e 2007 dhe njė foto e ditėve tė sotme, tregon atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė mė kėtė objekt, shumė tė kontestuar dhe debatuar nga qytetarėt e Vlorės. Fotot tregojnė se kompleksi “Jon” ėshtė ndėrtuar jo nė tokė, por mbi ujėrat e detit Adriatik.

Ndėrtimit i pallatit nė pronėsi tė vjehrrit tė Lulzim Bashės, jo vetėm qė nuk ka kursyer bregdetin mė tė burkur tė Vlorės, por babėzia pėr tu zgjeruar nuk ka kursyer dhe rrugėn “Aleksandėr Moisiu” qė tė ēon nė tunelin e “Ujit tė Ftohtė”.

Nė dy foto satelitore qė gazeta “Shqiptarja.com” i disponon ekskluzivisht dallohet qartė krimi qė ėshtė bėrė nė kėtė rast, ku si nga ana e detit ashtu dhe nga ana e rrugės nacionale, pallati i Xhafer Isufit, vjehrrit tė Lulzim Bashės ėshtė zgjeruar. Skandali merr pėrmasa akoma dhe mė tė mėdha kur njė gjė e tillė ėshtė bėrė nė njė zonė, qė sipas ekspertėve tė mjedisit, faunės dhe specialistėve historikė, vendi nė fjalė ka vlera tė rralla duke filluar nga historia, pamja piktoreske dhe vetė qytetin e Vlorės.

Nė tė dyja fotot, dallohet qartė se ėshtė bėrė njė hedhje e gurėve nė shtratin e detit, ndėrkohė qė po tė krahasosh foton e 2007 tė marrė nga sateliti dhe atė tė ditėve tė sotme, kur pallati ėshtė ndėrtuar, shikon se themelet e kėtij objekti janė brenda nė ujėrat e Gjirit tė Vlorės. Kompleksi “Jon” ėshtė ndėrtuar jo nė tokė, por mbi ujėrat e detit.

pallati bashes

Foto 2007-2013
Gazeta “Shqiptarja.com” ka verifikuar gjėndjen e bregdetit tė Vlorės nė vitin 2007, pra si ka qėnė nė kėtė periudhė dhe mė pas ka verifikuar se si ėshtė nė tė vėrtetė nė vitin 2013. Ajo qė shihet dhe nga fotot satelitore, duket qartė se pallati nga hyrė nė det, ndėrkohė qė para objektit ėshtė ndėrtuar njė sipėrfaqe artificiale toke, duke krijuar kėshtu njė hapėsirė prej rreth 2500 metra katrorė.

E gjithė kjo sipėrfaqe ėshtė kthyer nė tokė pėrdorimi dhe shfrytėzimi nga ana e administratorėve tė pallatit si dhe nga vetė kompania qė ka kryer ndėrtimin nė fjalė.

Nėse tė dyja fotografitė shihet me vėmendje, kuptohet se nė 2007 kemi njė sipėrfaqe trualli shumė tė vogėl nė krahasim me atė qė ėshtė prodhuar mė pas, pra realisht kemi njė truall tė prodhuar kohėt e fundit nė mėnyrė artificial dhe nė kundėrshtim tė hapur me distancat nga aksi i rrugės kryesore.

Nė pjesėn qė ėshtė shtuar janė hedhur gurė dhe material zhavori, ndėrkohė qė mbi kėtė truall tė ndėrtuar nė mėnyrė artificiale, duket se janė nė fazė ndėrtimi pishina, kėnde lojrash dhe aksesorė tė tjerė pėr pushuesit. Akoma dhe mė e rėndė, ėshtė situata nė pjesėn lindore tė objektit, pasi pallati ka hyrė rreth 2 metra nė rrugėn kryesore, duke shkelur kėshtu ēdo ligj tė shtetit shqiptar.
 


Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) nė gazetėn Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
shqipetaret e vertete Hajduteria e fashizmit te sali berishes para ligjit.Ata nuk jane shqipetare.Ata nuk duhet te ekzistojne ne truallin shqipetar.Haxhija plehu shqipetar produkt i imoralitetit te fashizmit te Enver Hoxha.
avatar
Anonim
ciu kush mendon se basha jep doreheqjen per pallatin e vjerrit te tij o nuk njeh pd-istat ose do me bo humor. keta vrane e prene e nuk dhane doreheqjen e po iu skuqka faqja per keto vogelsi qe ata quajne. ku kane me cipe keta horra te pd ata pazaret e verteta me pasurine e shqiperise i kane superskandaloze dhe rrine si pa te keq sikur jane me te pastrit e vendit. ku i ka mbetur cope morali ketyre qe te kene frike se mos iu behet pis. keta jane xhul nga kembet te koka. kush vjedh shume behet mbret
avatar
Anonim
Kafsha te burgoset Basha dhe gjith komunistet e djathte e te majte bashke
avatar
Anonim
etno tritol sa me shpejt,burg per gjiken,gjob te rend per ndertusin si dhe per bashen ashtu dhe per vjerrin e tij,lulza karrigen e kryeministrit mund ta shikoj nga viti 2070 po esht gjall,edi boll me llafe tritol sa me shpejt se 4vite kalojn shpejt.
avatar
Anonim
Tragjasi Po Hotelin qe ka blere Shpetim Gjika ne Amerike e keni pare me Google? E ka blere per te marre green card. Ne s'e keni pare e ka pare FBI-ja dhe ja ka cuar dosjen dhe Qeverise dhe Prokurorise. PERPARA GJIKA!
avatar
Anonim
n 77 Po kjo ska nevoje per komente . Rama duhet ta kalbi ne burg ate topekecin gjika
avatar
Anonim
SHQIPTARI SHTETI TE NDERHYJE MENJEHERE E TE PRISHI OBJEKTIN DHE TE DENOJE PERSONAT E LIDHUR ME KORRUPSIONIN!!
avatar
Anonim
I verteti Kur vajta ne Vlore dhee pashe ne fillim mendova, ky pallat kush e di i kujt eshte, ndoshta i Doris Pack! Duhej shembur i pari, por dhe i dyti, i treti nuk ka rendesi. Rendesi ka te shembet jo per hakmarrje por per nderin e Vlores! Eshte turpi dhe krimi me i madh qe i eshte bere Vlores. Dhe nese Rama dhe qeveria e re nuk ka b...e ta shembe kete shemtire mallkuar qofshin djemte e Vlores bashke me mua nese nuk ja veme dinamitin. Nuk me intereson i kujt eshte fare as i PS as i PD. me intereson Vlora ku jam rritur dhe ate pjese rruge e benim ne kembe sepse autobuzi na linte te rrapi!
avatar
Anonim
sokoli Detin ka zene dhe jo token. Nuk eshte i joti deti, ka per te tere, nderto dhe ti o I VERTETI apo nuk ke kellqe dhe perdite dinamiti, PS, djemte Vlores etj. pallavra. Beje prap ne kembe se je i ri. Djemte e Vlores nuk kane trute e tua. Keto dhe per CIU-n.
avatar
Anonim
Durresaku Po hajde shifeni se cju ka ber detit ministri juaj I Mjedisit Koka dhe pastaj paralalezoji..
avatar
Anonim
ela Me kujtohet kur erdhi ne pushtet Berisha shembi mbikalimin qe po ndertonte Rama ne hyrje te qytetit pa asnje shkak.Ketu kemi nje pallat te ndertuar mbi pasurine kombetare dhe nuk duhet hezituar te shembet menjehere.Dinamitin vendosini dhe pallatit te Bashes,ligji duhet te zbatohet njelloj per te gjithe.
avatar
Anonim
fredi po ore edi kur do na i hedhesh ta coshe ne hajer deri ne karabrun,kete na hidhe ti jo ata qyqaret andej,hajde mos e zgjasni me,se asnje hyrje nuk ka te shitur atje,e ka mbajte per argiten dhe per sandrin dhe manen.ja u hedhshin dhe heshtrat ne ajer
avatar
Anonim
nuri Lejen e ka dhene Gjika fajtor qenka Basha. Rama benotizoi Tiranen dhe shkaterroi siperfaqet e gjelberta dhe fajin e ka Basha. Bllokun e mban Meta me bekimin tani edhe te Rames dhe fajin perseri e ka Basha. Boll flisni vetem per ndertimet ne Tirane nese doni te merreni me Bashen.
avatar
Anonim
Aleksander Nuk na plas as per gjiken as per ramen e as per bashen e berishen !-Na intereson vetem TE ZBATOHET LIGJI dhe ti kthehet qytetareve te republikes se Shqiperise ajo qe i eshte VJEDHUR nga ata qe u zgjodhen PER T'I SHERBYER vendit .-Nese edhe keta qe zgjodhem kesaj here bejne si ata qelbesirat qe hoqem, atehere perpara ligjit edhe keta .
avatar
Anonim
armando Dakort me Aleksandrin . Nuk ka rendesi fare as rama, as basha, as meta, as berisha dhe kushdo qofte tjeter. me rendesi ka shqiperia, aty ku do rriten femijet tane.
avatar
Anonim
tiger Nejse BASHA dhe PD nuk do e kundershtjne shembjen e ketij pallati apo jo?? Apo...
avatar
Anonim
schow Cpo e denojne :si ILir Meten!
avatar
Anonim
trialala e basha lale, e trialala, e basha lale e trialala... eh mo njerez, eshte koha maskarenjve...
avatar
Anonim
Fato nga Dukati Eksplozivi per shembje duhet te kishte filluar nga ky pallat. Te tjeret jane shashka. Ku e ka moralin Kryetari i Partise demokratike Lulezim Basha? Si nuk ka turp e del para shqiptarve? Eshte mire te mbledhe rraqet dhe te shkoje ne Hollande. Doreheqja per te do te ishte pak..
avatar
Anonim
mirsadi ti rruash leshte atij pallati ti fato
Rezultate tė tjera: 1   2   Para
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 21/01/2018, VITI VIII- NR.15