Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
08 Mars 2013 - 20:11
Kandidatėt, Rama prezanton
deputeten e parė, Lindita Nikollėn
TIRANE- Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, zgjedh 8 Marsin si ditė pėr tė prezantuar gruan e parė si kandidate pėr deputete nė zgjedhjet e 23 Qershorit, ndėrsa premton se nuk do tė jetė e vetmja nė listėn e kandidatėve pėr deputete tė Partisė Socialiste.

Lindita Nikolla, aktualisht kryetare e minibashkisė numėr 1 nė Tiranė, nga sot do t’i bashkohet ekipit pėr njė Rilindje Shqiptare tė Partisė Socialiste duke e bėrė kėtė ekip "mė tė vullnetshėm mė bindės e mė pranė njėra tjetrės"

“Sot mė 8 mars nė vixhilje tė fitores tonė, ne tė PS-sė na takon tė flasim pėr gratė dhe tė bėjmė njė akt tė ri besimi dhe respekti. Sot skuadrės sė Rilindjes i shtohet njė grua tjetėr. Kjo nuk ėshtė e fundit. Lindita Nikolla, njė grua fiskinike, mėsuese, ish-drejtoreshė e gjimnazit "Sinan Tafaj", aktiviste e shoqėrisė civile dhe sė fundmi kryetare e njė njėsie vendore”, - tha Rama nga selia PS duke prezantuar Lindita Nikollėn si kandidate pėr deputete nė Tiranė.

Lideri i opozitės u shpreh krenar, se PS me kėmbėnguljen e saj pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor shndėrroi Kuvendin nga “njė odė burrash, nė njė Kuvend ku gratė kanė vendin e tyre. Kjo ėshtė vetėm pjesė e njė rruge tė gjatė e tė mundimshme qė nė boshtin e vet tė ketė barazinė gjinore”,- pėrfundoi Rama.

Lidhur me 8 Marsin Rama tha se gruaja shqiptare “ka haraēin e njė shtypje tė pamerituar, ku njė perēe e rėndė ka ndarė vajza tė vogla fshatrash, nuset e reja shtatzėnė nga kujdesi shėndetėsor, gra e vajza tė shkolluara nga rruga e pėrfshirjes nė punė”.

Ai bėri me faj “keqqeverisjen qė gėlon mė shumė se asnjėherė.”.. dėshmi e tė cilės, sipas Ramės, janė dhe “27 gra tė vrara barbarisht.

“Nuk janė shumė, por tmerrėsisht shumė pėr tu trajtuar si statistikė. Janė dėshmi tronditėse pėr atė ēfarė po ndodh. Ky 8 Mars e gjen gruan shqiptare me njė bilanc tė rėndė dhe mundėsi tė madhe."- tha Rama duke shtuar se "23 qershori ėshtė mundėsi pėr rilindje" dhe premtoi se pas fitores sė zgjedhjeve, qeveria socialiste do tė punojė pėr barazinė gjinore.

“Mundėsia e madhe ėshtė vota e 23 qershorit pėr njė Rilindje ku pėr gruan do hapet njė horizont i ri shpresash pėr mes njė politike tė re gjinore nė qeverisjen e kėtij vendi. Unė jam krenar nė kėtė 8 mars sepse udhėheq partinė qė ka shndėrruar vetveten dhe politikėn nė aspektin e barazisė gjinore, duke vendosur pėr herė tė parė nė jetėn e njė force politike shqiptare kuotat nė ēdo nivel pėrfaqėsimi. Kur flitet pėr Kodin e ri Zgjedhor shumėkush sot e gjithė ditėn kuturiset tė flasė papushim pėr tė kritikuar, por unė jam krenar qė ne, socialistėt e progresistėt e shndėrruam me propozimit dhe kėmbėnguljes sonė pėrmes atij Kodi Zgjedhor parlamentin e Shqipėrisė nga njė odė burrash nė njė kuvend ku gratė kanė kuotėn e tyre"- tha Rama.

Nga ana e saj Lindita Nikolla premtoi se do vijojė tė angazhohet krah PS e Edi Ramės pėr njė rilindje tė Shqipėrisė. “Qė nesėr do vijoj tė trokas fort nė zemrėn e ēdo qytetari qė kėrkon Shqipėrinė e rilindur pėr tė vijuar me tė njėjtin pasion pėr tė bėrė tė mundur Rilindjen Shqiptare “


Pasdite, Rama mblodhi gra e vajza pėr tė uruar ditėn ndėrkombėtare nė njė lokal nė periferi tė Tiranės.

– Duke uruar qė ky 8 Mars tė jetė preludi i fitores sė Partisė Socialiste mė 23 Qershor, kryetari i PS-sė, Edi Rama, uroi qė edhe pėr gratė e vajzat shqiptare tė jetė njė ndryshim, qė ka tė bėjė me qasjes e qeverisė ndaj problemeve tyre.

Kėsisoj, me dy urime nė njė ditė, Rama hapi sot festimet e Ditės sė Grave, 8 Marsit me pėrfaqėsuese tė tyre, nga shtresa tė ndryshme tė popullsisė.

"Jam shumė krenar qė PS-ja ėshtė forca qė pėr herė tė parė nė politikėn shqiptare ka adaptuar pėrfaqėsimin e grave dhe vajzave:, - tha ai, -"dhe ka qėnė nxitėsi mė i flaktė i kuotave tė pėrfaqėsimit tė grave edhe nė Kuvendin e Shqipėrisė. Mirėnjohja u shkon grave deputete socialiste, tė cilat kanė arritur tė pėrcjellin njė zė tė arsyeshėm, njė kulturė komunikimi si ajo qė ne do tė donin tė kishte e gjithė politikė. Duke uruar qė ky 8 Mars tė jetė preludi i fitores sonė mė 23 Qershor, edhe pėr gratė dhe vajzat, ndryshimi i qasjes sė qeverisė ndaj problemeve tė tyre".

"Njė grua e bukur, Sofia Loren", - pėrfundoi Rama,- "thotė qė Zoti nuk e bėri gruan duke i hequr burrit kokėn pėr t’i vėnė gruan mbi supe; as duke i hequr kėmbėn, pėr ta vėnė nėn kėmbė, por e bėri duke i hequr njė brinjė, pėr ta bėrė atė tė barabartė me burrin".

Redaksia Online
(ar.sh/s.g/Shqiptarja.com)

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ramadan Kafsha Marku, vetem lakna e mish thiu din te haje. Sa per shqipe te "than". Beme babe te te ngaj. A nuk flet si shpellar Saliu?
avatar
Anonim
Tropojani Lindita Nikolli eshte modeli i gruas shqiptare. Do te kish qene mire qe kjo zonje e nderuar te ishte vene kandidate per kryetare e bashkise se kryeqytetit dhe kam bindjen se edhe mund t'ia kishte marre Bashes. Shume vone po e perfshijne ne politike. Urime, zonje e nderuar!
avatar
Anonim
ardian marku e ke mare haloperidolin ,po a nuk e kupton sa i semure je o skizofren po te kam thene hajde tek 21 djetori se do ti jap ilacet falas se je bere per meshire te zotit ,po ti nuk ja ke idene fare cdo te thote qytetari e civilizim ,ti njeh per kulture vetem baltosjen e gjuhen rrugacerore e kupton sa niveli ulet je ,po nga nje ane aq di ti se si ta kalosh gjithe diten me dhite e delet buze kanaleve o maleve car pret me aq ta kap petulla ,ju e keni ndyer fare kete gazete duke shkruar badallalleqe te uleta ...
avatar
Anonim
Marku edvin ramja kur ish ne bashkli i dhunote grat e sot per festa ja u ban qefin
avatar
Anonim
shqipfolesja Komentuesi Marku , po ci ke keto budallalleqe qe shkruan mor derezi ??? Sa per statistika . Kur Rama punonte ne Bashki nuk kishte te punesuar ASNJE person nga familja apo soji i tij . Pak i thua ti kesaj . kur sot Lul Basha e ka mbushur Bashkine vetem me njerezit e tij .
avatar
Anonim
lali po ku ka familjar edi rama qe ti punesonte ne bashki?! Grate e tij i dhunonte, fakt qe R.M-t i theu nofullen, madje ia ka permendur edhe Paulin Sterkaj ne nje debat partie.
avatar
Anonim
Delinguenti Nuk e njoh personalisht por di te them qe me personalitetin dhe me emrin qe ka bere ne "ali dem"e meriton plotesisht me qene ne ate post qe do te kandidoje dhe shpresoj qe te gjitha ato qe kam degjuar te flitet per te te jene te verteta dhe kaq mjafton qe te fitosh ne "ali dem"BRAVO Rame ketu te pakten e ke bere zgjedhjen me te mire ...........
avatar
Anonim
Ben Tironsi. Personifikimi real i gruas ne familje dhe ne politike. Shembull i nenes se mire dhe administratores se zot.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171