Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:58 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga SUELA GERA
18 Dhjetor 2012 - 09:57
Kisha Ortodokse: Censusi fshehu
17% tė besimtarėve /VIDEO
Dje protestoi komuniteti rom
TIRANE - Kisha Ortodokse Autoqefale deklaron se nuk do tė njohin rezultatet e Censusit 2011 pėr pėrkatėsinė fetare tė shqiptarėve. Madje nuk kanė "asnjė dyshim qė bėhet fjalė pėr njė gabim statistikor fare tė qartė ose mė saktė pėr njė gėnjeshtėr” kur rezultatet shpallin se tė krishterėtortodoksė nė Shqipėri janė 6.75% . Sipas tyre Censusi pėr kėtė ēėshtje tė ndjeshme fetare u krye me metodėn antishkencore, nėn shtrembėrimin flagrant tė etikės profesionale dhe nga tė dhėnat kishtare qė disponojnė numri i tė krishterėve ortodoksė i tejkalon 24 % tė popullsisė shqiptare.

”E tėrė metodologjia qė u ndoq pėr regjistrimin e pėrkatėsisė fetare nuk iu pėrgjigj aspak metodės elementare objektive qė ndiqet nė vendet evropiane. Pėr rrjedhojė, njė gjė e tillė, fyen jo vetėm tė krishterėt orthodhoksė, tė cilėt qė nga fillimi i shtetit shqiptar janė komuniteti mė i madh i krishterė nė numėr, por edhe tė gjithė tė krishterėt, tė cilėve iu zvogėlohet nė mėnyrė tė ndjeshme madhėsia nga 31% nė 17%. Si pėrfundim, ky veprim errėson pamjen e pėrgjithshme tė Komuniteteve Fetare nė Shqipėri.” - thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė publikuar nė faqen zyrtare onlie tė Kishės.

Sipas tė dhėnave kishtare qė Kisha disponon (regjistrat e pagėzimit, para dhe pas persekutimit, si dhe nga regjistrat e 460 famullive orthodhokse nė tė gjithė vendin) numri i tė krishterėve orthodhoksė e tejkalon 24% tė popullsisė sė Shqipėrisė. “Me tė drejtė mund tė ngrihet pyetja: Ku janė mbi 17% e orthodhoksėve tė tjerė qė i fshehu regjistrimi?- thuhet nė deklaratėn pėr shtyp.

KISHA BERI VETE CENSUS, 65 % e ORTODOKSĖVE NUK U PYETĖN FARE

Kisha deklaron se janė lėnė jashtė procesit shumė besimtarė, ndėrkohė qė edhe njė pjesė e atyre qė kanė marrė pjesė nuk janė regjistruar siē duhet
“Gjatė dy tė dielave tė fundit, 9 dhe 16 dhjetor 2012, tek orthodhoksėt pjesėmarrės nė meshimet nė kishat e Tiranės, Durrėsit, Beratit,Korēės, Vlorės, si dhe nė qytete tė tjera u ndanė pyetėsorė nė lidhje me Censusin. Rezultatet ishin tronditėse.”- informon Kisha Ortodokse duke saktėsuar se anketimit i ishin pėrgjigjur me emėr, mbiemėr dhe adresė 7118 persona. “Prej kėtyre 2469 persona ose 34,68% deklaruan se u vizituan dhe u pyetėn pėr pėrkatėsinė fetare gjatė Censusit. Ndėrsa nuk u vizituan fare nga regjistruesit ose u vizituan dhe nuk u pyetėn mbi pėrkatėsinė fetare 4643 persona ose 65,23%. Gjithashtu 56 persona deklaruan se regjistruesit i shėnuan tė dhėnat me laps ose nė njė fletore tjetėr dhe 11 persona pohuan se regjistruesit nuk donin ta shėnonin fenė ose e shėnuan atė pas shumė kėmbėnguljeje. Pėr mė tepėr, kemi dėshmi tė shumta se regjistrimi nė njė pjesė tė madhe tė tij ėshtė kryer nga regjistruesit me shėnime nė fletore, jo siē e kėrkon procedura tė shkruhet nė pyetėsor dhe as nuk janė firmosur nga deklaruesit.”

PYETJA MBI FENE ISHTE E PAQARTE
Kisha deklaron se pyetja mbi fenė ishte e paqartė dhe propozimi i tyre pėr organet kompetente ishte qė pyetja nė lidhje me fenė tė ishte e detyrueshme, si tė gjitha pyetjet e tjera, e qartė dhe e saktė, pėr tė nxjerrė rezultate tė drejta.
Por, shton Kisha, “politikanė tė ndryshėm, por edhe qarqe fetare, u rreshtuan kundėr kėsaj pyetjeje dhe u kultivua njė frikė e pėrhapur kudo se mos ndoshta feja lidhet me deklarimin e kombėsisė.”

Sipas Kishės Ortodokse, pyetja mbi fenė u bė fakultative, e paqartė dhe e vėshtirė pėr qytetarėt, veēanėrisht pėr ata me arsim tė kufizuar, “siē duket, pėr tė diktuar pėrgjigjet nė njė drejtim tė caktuar dhe pėr t’i regjistruar qytetarėt nė mėnyrė arbitrare.”
Po kėshtu tek Pyetja nr 40 A i pėrkisni ndonjė besimi fetar? ,alternativa nr 2 “Nuk i pėrkas ndonjė besimi fetar, por jam besimtar ėshtė ngatėrruese.
”Nuk ka nė botė term pėr tė denominuar fe me emrin “besimtar”. Besimtar i kujt? I cilės fe saktėsisht?”- saktėson Kisha, Megjithėkėtė shton se rezultatet u dhanė me pėrcaktim tė qartė tė fesė: myslimanė 56,70%, katolikė 10,03%, orthodhoksė 6,75%, bektashinj 2,09%, ungjillorė 0,14%, tė krishterė tė tjerė 0,07%, ateistė 2,50%, besimtarė tė pacilėsuar 5,49%. Pasues tė feve tė tjera 0,02%. Nuk u pėrgjigjėn 13,79%.

NE 1942 ISHIM 20.7%
Duke kundėrshtuar shifrėn e INSTAT se nė Shqipėri 6,75 % e popullsisė i pėrkasin besimit ortodoks, Kisha deklaron se gjatė 100 viteve tė pavarėsisė sė shtetit shqiptar janė kryer vetėm dy regjistrime nė tė cilat pėrfshihej pyetja mbi pėrkatėsinė fetare. “Sipas statistikės sė vitit 1927: myslimanėt sunitė dhe bektashinj pėrbėnin 67,5%; orthodhoksėt 22,3% dhe katolikėt 10%. Ndėrsa sipas regjistrimit tjetėr tė kryer nga autoritetet italiane, nė vitin 1942, tė dhėnat e nxjerra ishin: myslimanė 68,9% tė popullsisė (nga tė cilėt sunitė 54,17% dhe 14,73% bektashinj) dhe tė krishterė 31% (nga tė cilėt orthodhoksė 20,7% dhe katolikė 10,3%).
Pas persekutimit tė gjatė antifetar dhe ardhjes sė demokracisė nė vitin 1991, ėshtė shumė i qartė pėr tė gjithė nė kėtė vend ringritja e tė gjitha Komuniteteve Fetare Tradicionale, si dhe lulėzimi mjaft i dukshėm i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Pra ėshtė shumė e ēuditshme dhe e dyshimtė, pėrse disa qarqe tė caktuara synuan me makinacione tė ndryshme tė tregojnė se orthodhoksėt u pakėsuan me 2/3.’- vijon deklarata e Kishės Ortodoske.

ORTODOKSET, PJESE E TE ANKETUARVE QE NUK U PERGJIGJEN

Mė tej Kisha deklaron se tė gjitha tė dhėnat mbėshtesin faktin se nėn pėrqindjet e regjistrimit qė pėrcaktohen si “Nuk u pėrgjigjėn 13,79%” dhe “besimtarė tė pacilėsuar 5,49%” ndodhen tė krishterėt orthodhoksė nė shumicėn e tyre dėrrmuese:  “a) Ata qėvendosėn me dėshirėn e tyre tė mos marrin pjesė nė regjistrim, p.sh shumica e minoritetit grek, ndoshta edhe e vllahofonėve, malazezėve, si dhe e minoriteteve tė tjera.
b) Ata qė iu shmangėn deklarimit direkt tė fesė, pas njė presioni psikologjik qė krijuan disa qarqe ekstremiste dhe pas kėrcėnimeve nė lidhje me deklarimin me dėshirė tė besimit fetar dhe kombėsisė.
c) Tė gjithė ata tė cilėt regjistruesit nuk i vizituan (janė mijėra persona qė e vėrtetojnė kėtė fakt), si edhe fshatra dhe lagje tė tėra orthodhokse.

d) Ata persona qė u vizituan, por nuk u pyetėn fare pėr pėrkatėsinė fetare, ose kur u deklaruan orthodhoksė, regjistruesit nė mėnyrė arbitrare i vendosėn nė njė kategori tė pacilėsuar.

Kisha Ortodokse Autoqefal mbyll deklaratėn zyrtare duke thėnė “se nuk njeh tė dhėnat mbi pėrkatėsinė fetare tė popullsisė qė jep statistika e fundit e vitit 2011 bėrė nga INSTAT. Plane dhe veprime tė tilla mund tė minojnė bashkekzistencėn dhe harmoninė fetare pėr tė cilėn jemi pėrpjekur.” Deklarata ne PDF e Kishes Ortodokse Autoqefale



Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
niko Mos u merni me Janullatosin ,qe e njeh apo e nderon e gjtihe bota per vlerat qe ka.meruni me hallet e problemet qe ka vendi yne i dashur.Ndoshta gabimi i tij ishte qe ndertoi shume kisha,spitale,shkolla ,universitete rruge dhe shume te tjera.Se asnjeri ne shqiperi nuk meret me hallet e n\veta por jemi te paret te paragjykojme
avatar
Anonim
besimtar E keni shume gabim ju qe mereni me Kryepeshkopin!Se kush vjen ne krye te nje besimi fetar ate e vendosin vete besimtaret!Ne besimtaret orthodhoks e kemi per nder dhe krenohemi qe ne krye te kishave tona eshte nje figure e tille me permasa boterore si eshte Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
avatar
Anonim
niko . vjen keq kur lexojme nga ne komente per shqiptaret,sa poshte i ka vendos politika dhe me deshiren tone e pranojme ate.Censusi i fundit tregon dhe nje here se politika ka gjithcka ne dore ajo ndryshoi historin e jo censusin.persa i perket orthodhokseve kjo dihej qe do ndryshonin shifrat sepse kane vrike nga mrekullite e medha qe ka bere kryepiskopi Anastas.Por nuk eshte e vertete qe te gjithe orthodhkset jane grek e para jemi shqiptare e e dyta kemi nje besim perkates qe krenohemi me te.
avatar
Anonim
hamit edhe sikur 100% orthodoks te ishim cfare rendesie ka?ne jemi shqiptare i vetmi faj i joni eshte qe e kthejme sa andej kendej
avatar
Anonim
Nikolaj Kisha jonč a čshtč AUTOQEFALE,ashtu si e ngriti Noli dh,nč se po ,pčrse nuk u gjet njč shqipčtar pčr ta vendosur nč krye? Anullatosi tč shkoi andej nga ka ardhur. Do e falnderoja kč do, qč mund tč mč pčrgjigjet.
avatar
Anonim
epirus vetus Po GENCI eshte edhe vete orthodoks, si na ka nxjerre kaq pak kur tradicionalisht katoliket kane qene me pak. Po te heqesh 2.5 % minoritet grek i bie sipas censusit qe shqiptaret orthodhoks jane vetem 4.5 % e ne total!!! Nuk eshte aspak reale gjendja ne terren, si Korēe, Permet, Kolonje, Gjirokaster, Sarande, Bregu, deri Berat e Lushnje.
avatar
Anonim
Komentuesi Dhurata qe i beri Berisha grekeve. La litar jashte varrit deri ne regjistrimin tjeter e qe dmth ky eshte synimi i grekeve per Shqiperine. Mekat qe kete vend e drejtojne plehrat ! Gjynah !
avatar
Anonim
Anonim Me kete punen e censusit e kan henger keq greket, se greket thone kush eshte orthodoks eshte Grek!! Po ne kete census i ka tradhetuar gjuha,, se 99% te te anketuarve jan pergjigjur se gjuha amtare eshte Shqipja
avatar
Anonim
Trimi Pretendimete e Kishes Orthodokse per x apo y orthodokse jane qesharake,e pa besueshme qe te kalojne qytetaret e besimit katolik e qesharake pamvarsisht letrave qe kane bere shqiptaret dhe deklarimet e rreme te tyre ne greqi se jane orthodokse te jene me shume se qytetaret e besimit mysliman!Ēfare keni more,pse genjeni,shumicen e kohes merreni me spihunazh e pislliqe,llogarite e listes Lagarde-ato shihni!Genjyet Europen e keni futur ne spirale,keto jeni Ju dhe genjeni te tere feja e shteti,zoti u
avatar
Anonim
agnostik Shqiptartet jane shembulli tipik i agnostikut. Besojne tek dicka e fshehte por nuk preferojne ta identifikojne me nje fe.
avatar
Anonim
Vangjo Po kush ka nerva te vije dhe te degjoj perralla ne kishe dhe xhami. Pak halle kemi sa ti kalojme me te lutura dhe me qirinj...
avatar
Anonim
ismeti sa te keni patrioto-demagogun saloviq edhe 70 % keni mi mberri
Rezultate tė tjera: 1
Këndi i Njoftimeve
Horoskopi 2016
Datë 28/08/2016, Viti VI - NR. 204