Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga Elton Qyno dhe Arsen Rusta
04 Shtator 2017 - 19:38 | përditesuar në 12:13
Gjyqtarja qė u vra nga burri para 5 ditėsh i kėrkoi ndihmė KLD-sė nė shkurt 2017, por kėrkesa u refuzua.

Fildeze Hafizi, para se tė emėrohej gjyqtare me kohė tė plotė nė gjykatėn e Shkodrės,i ka paraqitur njė kėrkesė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, qė ta caktonin gjyqtare nė Tiranė ose nė Durrės, pėr shkak se ajo dhe familja e saj kėrcėnohej nga ish-burri i saj.

KLD refuzoi kėrkesėn pėr ndihmė tė gjyqtares 
Gjyqtarja nė shkurt tė 2017 i shkruante KLD se ajo ėshtė divorcuar nga burri i saj qė ka tentuar ta vrasė, por ai kishte dalė nga burgu dhe sėrisht vijon tė pėrbėjė njė rrezik pėr tė dhe familjen e saj. Nisur nga kjo situatė anėtari i KLD Artan Broci, i ka propozuar anėtarėve tė tjerė, qė rasti tė shihet dhe tė niset nga ndjenja humane.

Prandaj sipas tij, gjyqtarja duhet tė futej pa rradhė nė votim, me shpresėn e kapjes tė njė vendi nė gjykatėn e Durrėsit e Tiranės.

Por kjo kėrkesė u rrėzua poshtė nga 8 anėtarėt e KLD tė cilėt votuan kundra ndėrsa vetėm 3 prej tyre votuan pro.

Vendet vakant nė Durrės dhe Tiranė u zonė nga magjistratė tė tjerė, ndėrkohė qė gjatė mbledhjes sė KLD, gjyqtarja e Fildeze Hafizi u caktua gjyqtare nė Shkodėr.

Ndėrkohė asnjė nga anėtarėt e KLD edhe pse ishin nė dijeni pėr dhunėn, kanosjen dhe tentativėn e vrasjes sė Hafizit nga ish-burri, nuk e kanė pyetur apo ofruar ndihmė e opsione sigurie.

KLD, Artan Broci: Burri tentoi ta vrasė, u dėnua pėr dhunė
Ajo qė tėrheq akoma mė shumė vėmendjen nga zbardhja e procesverbalit tė KLD ėshtė fakti qė vetė institucioni ishte nė dijeni tė faktit, qė Hafizi ishte kėrcėnuar me vrasje, ndėrsa autori ishte dėnuar vetėm pėr dhunė nė familje dhe armėmbajtje.
 
Gjatė parashtrimit tė kėrkesės nė KLD, Artan Broci theksonte nė mbledhjen e datės 10 shkurt 2017 se “Atėherė, nė mbledhjen, para mbledhjes sė jashtėzakonshme tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ėshtė paraqitur, ėshtė depozituar njė kėrkesė nga njėra nga kandidatet, e cila ėshtė e pesta nė listė sot dhe ka parashtruar disa arsye tė veēanta.
 
E divorcuar me njė bashkėshort qė e ka kėrcėnuar pėr ta vrarė, i cili ėshtė nė burg pėr “Dhunė nė familje”; me dy fėmijė tė mitur nė ngarkim; me dy pleq nė moshė tė thyer; me nėnėn me ishemi cerebrale nė ngarkim.
 
Ka paraqitur njė kėrkesė pėr t‟u caktuar nė njė nga vendet afėr Tiranės (meqenėse ka vendbanimin nė Tiranė). Ne dy vendet e Tiranės sapo i zumė
”.
 
Fadil Kasemi edhe pse e kėrcėnoi me vrasje nė Golem nė 2015 u dėnua vetėm pėr dhunė nė familje dhe armėmbajtje dhe jo tentativė vrasje. 

REPORT TV zbardh procesverbalin e mbledhjes sė KLD
Artan Broci: Jo nė kėtė mbledhje ndoshta, por as nė mbledhjen qė kaloi, por para mbledhjes sė jashtėzakonshme, mbaj mend qė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė na ka shpėrndarė kėrkesėn e njė kandidates pėr emėrim, e cila ka paraqitur disa arsye personale. Ka paraqitur arsye qė ėshtė kryefamiljare (ėshtė njė zonjė e divorcuar). Njė zonjė e cila ka pasur njė problem nė tentativė tė vrasjes nga ish bashkėshorti i saj. Ka dy fėmijė tė mitur nė ngarkim. Ka dy prindėr nė moshė tė thyer. ...zonja Hafizi.

Fildeze Kasemi apo Hafizi. Besoj se kemi njė kėrkesė tė llojit tė veēantė “sui generis”, ku dy fėmijėt e saj nė moshė tė mitur, ka dy prindėr nė ngarkim (sipas certifikatės familjare), nė moshė tė thyer babain tė datėlindjes ‟37 dhe nėnėn tė ‟45 (me sa shoh nga aktet qė janė depozituar).

Dy fėmijėt e mitur, djalin tė datėlindjes 2002 dhe vajzėn tė 2001 dhe njėkohėsisht ka dhe, e ėma (me sa shoh unė) ėshtė me diagnozėn “ishemi cerebrale” dhe nė pamundėsi, qė ka nevojė pėr njė kujdesie. Duke iu referuar edhe preferencave tė zonjės (kandidates), besoj se do ishte nė logjikėn e kėtij Kėshilli qė ta caktonte nė njė nga vendet e afėrta, meqenėse ka preference dhe ka vende, qoftė nė Tiranė, por qoftė edhe nė Gjykatėn e Durrėsit apo Gjykatėn Administrative tė Durrėsit.

Qoftė nė njė nga katėr vendet e para qė janė, po themi Gjykata Tiranė, Gjykata Administrative e Tiranės, apo Gjykata e Durrėsit apo Gjykata Administrative e Durrėsit, pėr t‟i krijuar mundėsinė dhe sigurisht unė besoj se Kėshilli duhet tė niset edhe nga njė ndjenjė humane, pėr t’iu gjendur kėtyre njerėzve.
Bujar Nishani:Dakord!
Kush ėshtė dakord me propozimin e zotit Broci, pėr tė marrė nė shqyrtim e kėrkesėn e magjistrate Fildeze Hafizi?
Ta marrim nė shqyrtim.
Tani pra. Pa radhė.
Kush ėshtė dakord?
Njė, dy, tre (3).
Kundra?
Njė, dy, tre, katėr, pesė, gjashtė, shtatė, tetė (8).
Rrėzohet kėrkesa
Fildeze Hafizi, “Shumė mirė” vlerėsimi. “E drejta administrative” “Mirė”. “Menaxhimi i gjykatave dhe adm. prokurorisė” “Shumė mirė”; “Avokati i Popullit”. “Shkėlqyeshėm”. Ka kėrkuar Gjykatėn Administrative tė Shkallės sė Parė...(Tiranė), e cila nuk ėshtė mė vakante. Ka kėrkuar Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor... (Tiranė), qė nuk ėshtė mė vakante. Ka kėrkuar Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Durrės, qė nuk ėshtė mė vakante. Atėherė, ėshtė vendi vakant i Pogradecit; ėshtė vendi vakant i Lushnjės; ėshtė vendi vakant i Shkodrės; ėshtė vendi vakant i Korēės; ėshtė vendi vakant i Tropojės. Kėto janė. Dhe shkalla e parė administrative Shkodėr, Vlorė, Korēė, Gjirokastėr.
Atėherė, ju lutem, nėse ėshtė gjyqtarja, magjistralja, tė vijė brenda.
(Hyn nė sallėn e mbledhjes magjistrate Fildeze Hafizi.)
Zonja magjistrate, ju lutem, uluni njė minutė. Jemi nė shqyrtimin e emėrimit tė caktimit tuaj nė detyrė. Kėshilli, gjatė shqyrtimit tė preferencave tuaja konstaton se preferenca juaj nė Gjykatėn Administrative tė Shkallės sė Parė Tiranė, nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Durrės, nuk janė mė vakante. Dhe janė vakante Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Pogradec, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Lushnje, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Korēė, Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tropojė, Administrativja e Shkallės sė Parė Shkodėr, Administrativja e Shkallės sė Parė Vlorė, Administrativja e Shkallės sė Parė Korēė dhe Administrativja e Shkallės sė Parė Gjirokastėr. Kėshtu qė ju lutem, duam tė dimė se cila ėshtė preferenca juaj.
Fildeze Hafizi: Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr.
Bujar Nishani: Gjykata Administrative... Jo administrative...
Fildeze Hafizi: Civilja. Rrethi gjyqėsor.
Bujar Nishani: Mirė!
E dytė si preferencė?
Fildeze Hafizi: E dyta, administrativja Shkodėr ose Lushnjė. Lushnjė.
Bujar Nishani: Mirė! Ju falenderoj!
Mund tė shkoni!
Fildeze Hafizi:Faleminderit!
(Magjistrate Fildeze Hafizi largohet nga salla e mbledhjes.)
Bujar Nishani: Atėherė, kush ėshtė dakord pėr tė caktuar Fildeze Hafizi nė preferencėn e saj tė parė nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr?
Dy, katėr, gjashtė, tetė, dhjetė, njėmbėdhjetė (11).
Dymbėdhjetė (12) pro.
Kundra, s‟ka. Miratohet nė Shkodėr.
Mbajeni shėnim ju lutem administrata.
Bujar Nishani: Magjistrat Fildeze Hafizi. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė ju ka emėruar gjyqtare pranė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr.
Fildeze Hafizi: Faleminderit!
“Betohem solemnisht se gjatė kryerjes sė detyrės do t‟i qėndroj kurdoherė besnik Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ligjeve nė fuqi dhe do tė respektoj rregullat e etikės profesionale. Betohem.”
Bujar Nishani: Urime!

dy.b/shqiptarja.com

 

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
eri eri Ajo do te ishte me e mbrojtur nqs do te kishte shkuar te jetonte bashke me familjen e saj ne shkoder,
avatar
Anonim
DR MATT HITO ( USA ) VAZHDIM ..... GJYKATA E TIRANES ESHTE NJE GJYKAT E KORRUPTUAR NE KETE GJYKATE KA KRIMINEL DHE FALLESIFIKATOR SI ARTAN GJERMENI ETJ . ESHTE LLOGJIKE TE PRANOSHE SE NE KETE GJYKATE NUK MUND TE " HYSHE " PO TE MOSE JESHE PJESTAR I KETIJ GRUPI MAFIOZ QE DERI DJE DREJTOHEJ NGA KRYETARI FATRI ISLAMAJ !
avatar
Anonim
DR MATT HITO ( USA ) Gjyqetaria "GABOI " GABOI SEPSE JU LUTE MAFIES TE DREJTUAR NGA NJE RRESHTER , GJYQETARIA DUHEJ TE KERKONTE AZIL DHE MBROITIE TE DREJTEPERSEDREJTI SHTETIT AMERIKAN , PO TE KISHTE BERE KETE JAME I BINDUR SE SOTE DO TE ISHTE NE USA .
avatar
Anonim
Ervin Sa budallenj mban kjo toke!!!! Po pse, po te ishte caktuar gjyqtare ne Tirane dhe jo ne Shkoder, nuk do ndodhte krimi?!!!!
avatar
Anonim
Shqiptari Flm. Rdaksia per hetimin, dhe sa e sa histori do dalin nga KLD e Kapterit te Sales, po te pakten u sqarua PD-ja , se ne cdo pisllek te madh kane dore njerezit e saj qe ka sjelle...
avatar
Anonim
Hasan Pordha Atehere ketu kemi te bejme me krim sbteteror
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223