Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga ELTON QYNO
05 Gusht 2012 - 14:32
Koxhaj në gjyq: Po dridhja
cigaren kur vrava gruan
Kam qënë duke dredhur një cigare, dhe në dhomë ka hyrë gruaja që sapo ishte thyer nga puna. Në ato momente unë isha i dehur, kur ajo më ka kërkuar llogari, duke më thënë se pse kisha pirë dhe se duhet të punoja për të mbajtur familjen.Pastaj gjithçka ka ndodhur për inertësi, pasi kam marrë një thikë dhe e kam goditur. E kam të pamundur të flas, pasi ndihem shumë i tensionuar". Këto janë fjalët e vetme që Arben Koxhaj i tha gjyqtarit Ilir Çeliku, gjatë shqyrtimit të çështjes penale për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit, që akuzohet nga prokuroria për akuzën e "Vrasjes me dashje". Gjatë seancës gjyqësore Arben Koxhaj, u shpreh se pas goditjes me thikë të gruas së tij, ishte përpjekur ti shpëtonte jetën asaj në Spitalin Ushtarak, duke dhënë gjak por nuk fakt nuk ja kishte arritur. Pavarësisht alibisë së tij se ai krimin e kishte kryer në gjendje të dehur, prokurori i çështjes Shpëtim Kurti i tha gjykatës se i arrestuari Koxhaj duhet të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, për shkak se vepra penale që ai ka kryer parashikon vetëm izolimin në qeli, dhe asnjë masë tjetër lehtësuese. Më tej prokurori Kurti, tregoi se në cilësinë e provës materiale prokuroria një thikë, me të cilin Koxhaj ka qëlluar gjashtë herë në vende të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij shtetasen Manjola Koxhaj me të cilën kishte dy djem të vegjël.

Pretentimet e avokates
Kujdestaria e dy fëmijëve të mitur të çiftit Koxhaj është përdorur si argument në Gjykatën e Tiranës me qëllim bindjen e trupit gjykues për të dhënë një masë më të butë ndaj të arrestuarit Goxhaj. Avokati Fjollca Pustina, e caktuar kryesisht nga gjykata, i ka kërkuar gjyqtarit Çeliku që gjatë dhënies së vendimit të merrte parasysh faktin e mungesës së kujdestarisë së dy fëmijëve të të arrestuarit, për të shkak të moshës të vogël të tyre. Avokatia nënvizoi se pas vrasjes së nënës dhe arrestimit të babait të dy fëmijëve, ende nuk dihet se ku qëndrojnë dhe kush kujdeset për dy djemtë 5 dhe 9-vjeç. Ky argument nuk është marrë në konsideratë nga gjykata, pasi në fund të seancës gjyqësore u vendos që 46-vjeçari Arben Koxhaj të qëndrojë me masën e arrestit në burg. Pas këtij vendimi, Koxhaj është shoqëruar nga punonjësit e policisë në burgun 302 në Tiranë. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të vijojë hetimet rreth kësaj çështje me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes në mesnatë të nënës së dy fëmijëve nga bashkëshorti i saj Arben Koxhaj.Mësohet se shkak i vrasjes ka qënë një sher mes çiftit për shkak të kushteve të vështira ekonomike. 46-vjeçari kishte punuar disa kohë më parë si polic privat, por pas largimit nga kjo punë ai nuk kishte mundur të gjente një punë tjetër dhe për pasojë kohët e fundit kishte filluar të konsumonte alkool. Ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte e vetmja që punonte në familje, në një nga dyqanet ushqimorë në kombinat, duke u paguar me 180 mijë lekë të vjetra.

Mungojnë familjarët
Asnjë nga familjarët e të arrestuarit Arben Koxhaj, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Siç duket ata kana zgjedhur ta braktisin 46-vjeçarin, pasi prania e tyre nuk u vu re jo vetëm në sallën e gjyqit por edhe në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Tiranës. Madje vetë i arrestuari në fillim të seancës, nuk ishte në gjëndje të tregonte se kush ishte avokati i tij, duke bërë që gjykata të caktojë një avokat kryesisht për vijimin e seancës gjyqësore.

(eq/shqiptarja.com)

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169