Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA GRANIT SOKOLAJ
21 Prill 2013 - 02:30
Kriza nė Greqi, 500 tė burgosur
do tė ekstradohen nė Shqipėri
Burgjet shqiptare s’kanė vend
TIRANE - Plot 500 shqiptarė qė gjenden nė burgjet greke, do tė vuajnė dėnimin nė Shqipėri. Ky ėshtė thelbi i marrėveshjes, pėr tė cilėn ministritė e Drejtėsisė sė Greqisė dhe Shqipėrisė, kanė nisur bisedimet. Shkak pėr kėtė ėshtė kosotja mė e ulėt mė e ulėt pėr njė tė burgosur nė vendin tonė.

Kriza ekonomike nė Greqi, duket se ka ndikuar dhe nė administratėn e burgjeve, aq sa, arsyeja pėrse Athina zyrtare e shikon mė me leverdi financiare tė paguajė kostot e tė burgosurve shqiptarė nė Shqipėri, sesa t’i mbaje vetė. Prej disa ditėsh, ministria greke e Drejtėsisė ėshtė duke shqyrtuar mundėsinė e transportimit tė tė burgosurve shqiptarė nga burgjet greke nė burgjet nė Shqipėri.

Me iniciativė tė zėvendėsministrit tė Drejtėsisė, Kostas Karagunis, janė bėrė pėrēapjet e para dhe bisedimet e para me funksionarė tė ministrisė shqiptare tė drejtėsisė, nė kuadrin e samitit tė ministrave tė Drejtėsisė dhe tė brendshėm qė u zhvillua nė Beograd pak ditė mė parė.

Dy palėt kanė rėnė dakord qė tė fillojnė bisedimet dypalėshe nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet kuadri dhe veēanėrisht kushtet, me tė cilat tė burgosurit shqiptarė nė burgjet greke tė mundet tė vuajnė pjesėn e mbetur tė dėnimit nė burgjet shqiptare. Objektivi kryesor i palės greke, sikundėr thuhet nga ministria e Drejtėsisė, ėshtė qė 500 shqiptarėt e burgosur (pėr krime tė rėnda) sė shpejti tė riatdhesohen dhe tė transportohen nė burgjet shqiptare.

Kjo iniciativė e zėvendėsministrit tė Drejtėsisė pėrfshihet nė pėrpjekjen e pėrgjithshme tė ēlirimit tė burgjeve greke, nė tė cilat mbahen, sipas njė numėrimi tė pėrpara disa kohėve rreth 2500 shtetas shqiptarė.

LEVERDIA E GREKĖVE

Nė kushtet e krizės totale financiare tė Greqisė, duket se ky shtet i “ka rėnė” lapsit mirė. Shqiptarja.com ka mundur tė mėsojė, llogaritjet e bėra nga grekėt dhe kostot e njė tė burgosuri pėr njė ditė, atje dhe nė vendin tonė. Duke pėrllogaritur gjithēka qė paguhet, qė tek energjia, uji, pagat e gardianėve, administratės, karburanti, uniformat e gardianėve, ushqimi e gjithēka tjetėr e mundshmem, kostoja ditore e njė tė burgosuri nė Greqi ėshtė 1000 euro nė ditė. (Kėtu nuk llogariten dietat dhe kostot ekstra nė rast trazirash nė burgje apo arratisjesh).

Ndėrsa nė Shqipėri, mbajtja e njė personi nė burg, kushton gjysmėn e kostos sė Greqisė, pra 500 euro. Kėshtu, ministria e Drejtėsisė helene, duket se ka vendosur qė tė lehtėsojė dukshėm zėrin e burgjeve nė buxhetin e vet, duke bėrė qė tė paguajė vetėm gjysmėn e asaj qė paguhet atje.

Sipas pėrllogaritjeve, pėr 500 tė burgosur, do tė kursejė 250 mijė euro nė ditė, ose afėrsisht 91.2 milionė euro nė vit, pasi dyfishi i kėsaj shume, ėshtė kostoja e mbajtjes sė tyre nė Greqi. Ndėrsa po tė llogariten vitet e dėnimit tė shqiptarėve atje, duke ditur se numri i 500 vetave qė do tė kthehen, qė janė me dėnime maksimale, pėr shkak tė krimeve tė rėnda, kostot do tė jenė marramendėse.

MODALITETET

Marrėveshje ende ėshtė larg nėnshkrimit, ndėrkohė qė sapo kanė nisur bisedimet e para dhe duket, se tė dy palėt janė dakord, qė 500 shqiptarėt e dėnuar nė Greqi pėr krime tė rėnda, tė vuajnė dėnimin e mbetur nė vendin tonė. Ndėrsa pėr dy mijė tė tjerė nuk ka asnjė plan, pasi pėr njė pjesė nuk janė dhėnė dėnimet e formės sė prerė, ndėrsa pjesa e mbetur kanė dhe pak kohė pėr tė qėndruar nė qeli.

Megjithatė, siē bėhet e ditur pėr “Shqiptarja.com”, dy janė variantet qė do t’i propozohen nga Athina, Ministrisė shqiptare tė Drejtėsisė. Njėri nga opsionet ėshtė, qė shteti grek t’i paguajė kostot pėr ēdo tė burgosur shtetit tonė, pra nga 500 euro nė ditė pėr njeri, nga 1000 qė e ka koston secili i dėnuar, nėse qėndron nė burgjet greke.

Por, pika tjetėr, rreth tė cilės ėshtė mė e interesuar pala greke, pėr efekt tė kostove, por edhe nė planin afatgjatė, ėshtė qė vetė Ministria greke e Drejtėsisė, me shpenzimet e saj, tė ndėrtojė njė burg tė sigurisė sė lartė nė Shqipėri, pėr llogari tė Ministrisė tonė tė Drejtėsisė dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve.

Kostoja e burgut me kapacitet 1000 persona, ėshtė 6 deri nė 7 milionė euro dhe nga ana financiare, i intereson shumė palės greke. Megjithatė, asnjėri nga variantet nuk ėshtė i pėrcaktuar, pasi pėr modalitetet e marrėveshjes ėshtė ende shpejt, sepse dy ministritė respektive, ende nuk kanė hyrė nė modalitete tė tilla. Megjithatė, duket se Ministria greke e Drejtėsisė ka bėrė dhe njė llogaritje tjetėr.

Nėse do tė bihet dakord, qė ajo tė paguajė pėr ēdo tė dėnuar ditėt e qėndrimit nė burg, shpreson edhe nė pėrfitimin e uljes sė dėnimeve. Pėr ēdo tė dėnuar qė do tė vijė nė Shqipėri, do tė konvertohet dėnimi sipas legjislacionit tonė, qė i bie, qė pėr njė pjesė tė madhe tė ulen dėnimet.

Veē kėsaj, nė shumė raste, shumė tė dėnuar mund tė pėrfitojnė ulje dėnimi pėr shkak tė sjelljeve tė mira, angazhimeve nė punėt e burgut, apo edhe mund tė pėrfitojnė nga aministitė e zakonshme qė ndodhin nė vendin tonė.

NĖ GREQI

Sa kushton njė i dėnuar me 15, 20 apo 25 vjet burg

Njė i dėnuar, shqiptar, grek apo i ndonjė kombėsie, tjetėr, nė Greqi, ka njė josto marramendėse vjetore. Sipas pėrllogaritjeve tė bėra nga grekėt, tė zbuluara nga Shqiptarja.com, njė i burgosur nė shtetin helen, ka njė kosto prej 1000 eurosh nė ditė, ose 365 mijė euro nė vit.

Nė lidhje me 500 tė burgosurit shqiptarė qė mendohet se mund tė sillen nė Shqipėri pėr tė vuajtur dėnimet, ata janė tė dėnuar pėr krime tė rėnda. Kėshtu, sipas matematikės sė helenėve, njė i dėnuar me 15 vjet, i kushton Greqisė 5.475.000 euro, njė i dėnuar me 20 vjet, 7.300.000 euro dhe njė i dėnuar me 25 vjet, 9.125.000 euro.

Ndėrsa po tė llogariten ata qė janė tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, kostot do jenė aq tė mėdha, saqė vetė grekėt, sidomos nė kushtet e krizės aktuale, do tė luteshin qė tė mos jetonte shumė gjatė. E parė nė kėtė kėndvėshtrim, pėr financat e Greqisė, ėshtė me shumė leverdi, qė tė dėnuarit shqiptarė qė vuajnė dėnimet atje, tė sillen mė mirė nė vendin tonė, pasi kostot pėr grekėt do tė pėrgjysmoheshin.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 21.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
orenc Nje i burgosur ne itali kushton rreth 80 € ne dite ndoshta greku i jep xhdo dit mataxa me ★★★★★ dhe nga 5 gram cocain per kok se ska mudesi qe i kushton 1000 €
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169