Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
11 Korrik 2013 - 15:44
Kryeministria: Rama me CV-tė
tender fshese ndaj administratės
TIRANĖ -  Kryeministria ka dalė sot me njė deklaratė pėr shtyp nėpėrmjet zėdhėnėses sė Kryeministrit, Erla Mėhilli (nė foto), pėr tė denoncuar praktikėn e re tė kryeministri nė pritje pėr tė marrė detyrėn, Edi Rama pėr aplikimin online pėr krijimin e njė database kombėtar tė CV-ve. Ajo e ka quajtur praktikė staliniste, fshesė ndaj administratės dhe veprimtari tė mirėfilltė anti-shtetėrore. "Kjo ėshtė njė veprimtari tė mirėfilltė anti - shtetėrore dhe shkatėrrimtare pėr administratėn publike dhe tregun e punės nė tėrėsi", e ka quajtur Erla Mėhilli, duke shtuar se "kryetari i mazhorances sė re, Edi Rama ka hapur prej ditėsh nė njė akt flagrant anti-shtetėror, tenderin pėr fshesėn ndaj administratės."

"Madje ai pretendon se Data Base i PS qė do tė pėrdoret pėr kėtė qėllim, do ti ofrohet edhe sektorit privat. Pra fshesa e partisė, tenderi i saj pėr punėsim, do tė pėrfshijė edhe punonjėsit e sipėrmarrjeve private. Kjo ėshtė forma mė staliniste e kontrollit tė tregut tė punės, ėshtė kazma nė themelet e lirisė sė kėtij tregu", ka theksuar Mėhilli.

Sipas saj, Rama pėr tė justifikuar veprimin e tij, vendosjen me shpejtėsi tė sistemit gjobėvėnės socialist, deklaron se punėkėrkuesit e pėrzgjedhur nėpėrmjet Partisė Socialiste do t'i ofrohen konkurseve te hapura qė organizon administrata pėr vende pune, sepse sipas tij mė parė kėto konkurse nuk kanė qenė tė hapura dhe tani ai do t'i bėjė mė tė hapura duke rekomanduar nga selia e PS pjesėmarrėsit e kėtyre konkurseve.

"Unė sot jam kėtu pėr tė denoncuar kėtė praktike, si njė veprimtari tė mirėfilltė anti - shtetėrore dhe shkatėrrimtare pėr administratėn publike dhe tregun e punės nė tėrėsi", ka deklaruar zėdhėnėsja e kryeministrit nė ikje, Berisha.

Ajo ka shpjeguar se plotėsimi i vendeve tė administratės ėshtė bėrė gjithnjė vetėm pas publikimit tė vendit tė lirė nė mediat shqiptare, pėrfshirė nė tė gjitha rastet edhe nė mediat e kontrolluara nga Rama.

"Nė plotėsimin e vendeve nė administratė pa dyshim ka pasur dobėsi dhe bėrryla por nuk ka patur kurrė listė partie tė dėrguar nė konkurset e organizuara. Me kėtė rast, informoj shqiptarėt se administrata shqiptare nė vitin 2005 kishte vetėm 1% te punonjėsve tė saj tė diplomuar nė vendet perėndimore, ndėrsa sot ka mbi 21 % tė tyre tė shkolluar nė universitetet me tė mira tė kėtyre vendeve. Tė gjithė kėta nuk kane ardhur nė administratė nga listat e partisė, por kanė ardhur nga konkurset e hapura nga Departamenti i Administratės Publike pėr plotėsimin e vendeve tė lira tė punės", u tha nė deklaratė.

Unike dhe tejet e rrezikshme pėr tregun e punės ėshtė ideja se listat me aplikantėt e partisė do pėrdoren jo vetėm pėr fshesė ne administratėn publike, por pėr fshese partiake edhe pėr tė punėsuarit ne sektorin privat. Zoti Rama pretendon se me aplikantet e partisė, tė rekomanduarit e saj, do tw furnizojė sektorin privat pėr tė plotėsuar vendet e punės. Pra, ai dėshmon se do bėjė ēdo gjė pėr tė kontrolluar nga selia mavi tregun e punės.

Ne informojmė shqiptarėt se pak muaj mė parė me fonde dhe ndihmė teknike tė qeverisė suedeze ėshtė ngritur dhe funksionon pranė Ministrisė sė Punės dhe nė tė gjitha qarqet e vendit portali i e- punėsimit, nė tė cilin ēdo i papunė, kudo qė banon, aplikon on line me CV-ne e tij dhe pretendimin pėr vendin e pritshėm tė punės. Po ashtu, ēdo punėdhėnės shpall on line ne kėte portal vendet vakante nė sipėrmarrjen e tij, si dhe kėrkesat qė duhet tė plotėsojė punėkėrkuesi pėr tu punėsuar nė atė sipėrmarrje.

Pra, me sistemin e tij te ri Rama po hedh hapa tė paimagjinueshėm per njė vend tė lirė, hapat e instalimit te regjimit te partise shtet dhe kontrollit partiak rrėnues tė punėsimit nė administratėn publike dhe sektorin privat.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

6 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
ALBAN DEGA OPINIONE LUFTA ME MULLINJTE E ERES SE.... DON BERISHES SE VICIDOLIT - Nga Alban Dega, Nju Jork Ka tri dite qe taborri i shpartalluar keqazi i Sali Berishes dhe telalleve te tij kane zhveshur shpatat dhe jane hedhur ne lufte me mullinjte e eres si Don Kishoti i Mances. Pa marre akoma qeverisjen, pa shkelur ende ne zyren e kryeministrit, pa marre ende mandatin nga Kuvendi i Shqiperise, pa u dekretuar ende nga Presidenti, fitimtari i 23 qershorit Edi Rama po akuzohet, po sulmohet per gjoja "revanshin", "spastrimet rrenjesore", per "pushimet masive nga puna" ne administraten dhe qeverine qe vazhdon ta kryesoje Sali Berisha. O Zot ruajna mendte e krese nga kreu pa mend i qeverise ne detyre Berisha! Ndersa Edi Rama deklaron hapur e me transparence shembullore se qyert e "Rilindjes" dhe qvwerise se tij jane te hapura per cdo shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie politike, cka perben nje risi historike ne politiken shqiptare, Sali Berisha dhe taborri i tij po dermojne e shpartallojne mizat e mendjes se tyre te cakardisur.... Pike per pike "lufta me mullinjte e eres" e Don Kishot... Berishes! Sa keq! Ora e tyre ka mbetur tek Don Kishoti i ... Vicidolit ! Truri i tij dhe telalleve te tij Basha, Olldashi, Mehilli e co. eshte turbulluar nga mizat dhe lufta me mullinjte e eres se Don Kishotit te Mances. Sigurisht qe Edi Rama, Ilir Meta... do te bejne ndryshimet e duhura dhe te pritshme sapo te marrin ne duar frutet e fitores se tyre madheshtore dhe shpetimtare per Shqiperine nga sovrani, nga demosi! Sigurisht qe ata do te kene stafet e tyre! Ndryshe cfare kuptimi ka veridikti dhe vota e demosit!? Do te kete zevendesime! Do te kete ndryshime ne administrate! Priten risi nga kjo risi historike shqiptare e 23 qershorit 2013! Jo me e per hakmarrja. Jo per aresye politike! Jo per revansh ala Berisha qe nderroi deri edhe pllakat e zyrave qeveritare nga kryeplaku e deri tek Presidenca! Aresyeja eshte shume me madhore : sovrani, demosi i fshiu nga skena politike dhe nga timoni i anijes shqiptare peshkaqenet e korrupsionit me Padrinon Berisha ne krye me uraganin, revolucionin demokratik te 23 qershorit. Demosi- populli e dha veridiktin e tij shembullor, masiv, gjithepopullor e mbarekombetar. Me 8 shtator 2013 peshakaqenet do te leshojne edhe de jure karriket e kusarise dhe vrastarise! Ky eshte vetem hapi i pare, vetem fillimi i nje lufte jo te lehte por krejt te fitueshme! Askush qe e ndjen veten te afte, te zotin per punen apo detyren qe kryen nuk ka pse e ndjen veten te kercenuar as rrezikuar! Por secili duhet testuar, duhet provuar e duhet te konkurojne... Le te fitoje me i miri, me i afti, me i zoti ! Shqiperia ka nevoje me shume se kurre ne historine e saj per dije, aftesi, dashuri e perkushtim ndaj saj, per mendjen e zemren atdhetare te cdo shqiptari pa dallim! Para Zotit dhe para ligjit ne demokraci secili e te gjithe jemi te barabarte! Askush nuk ka me pak te drejte se Sali Berisha e telallet e tij te cirren e lehin per revansh, per spastrime drastike, per... Askush sa e si Sali Berisha dhe klani i tij nuk zbatoi politiken e revanshit, spastrimeve drastike.... Jo! Jane fjale shume te buta per te pershkruar " gjuetine shtrigave" ndaj cilitdo punonjesi civil qe nuk duartrokiste Makartizmin e tij. Askush sa e si Sali Berisha nuk di te ngreje stuhi shpifjesh, termete rrenash, cuname mashtrimesh ne nje gote uje te mendjes se tij te coroditur! Askush sa e si Sali Berisha, regjizori i " gjuetise se shtrigave" me te eger ne historine jo vetem shqiptare nuk di te organizoje e sajoje lufte me mizat dhe mullinjte e eres! Askush si e sa Sali Berisha me telallet e yesmenet e tij nuk i afrohet aq shume e ngjason si dy pika uje me Don Kishotin e Mances dhe luften e tij me mizat e mullinjte e eres! Ndofta edhe Don Kishotit do te duhet te nderroje emrin dhe vendbetejat e tij nga Manca ne Don ... Berisha i Vicidolit!
avatar
Anonim
I verteti Erla e Romes ose e Lazios, ke do qe te flase per karieren tende? "Miqte" qe ke ne rome???? Ik o lumemadhe behu pak me e "zgjuar" se ke studiuar dhe ne perendim.
avatar
Anonim
kot para 2 muajsh drejtoresha e hidrocentralit te vau dejesit hoqi nga puna 12 vete duke i zevendesuar me te pd,po e perseris duke i zevendesuar.Pyeteni. Apo nuk ja keni numrin e cel? Erla pyete sa transformatora nxorri nga HEC i Vau Dejesit Shpresa Tepelia per ti derguar ne fshatra,sikur kto po i benin dhurate deputetet e PD?Sa tollona shperndau per fushate nga karburanti i nderrmarrjes kjo drejtoresha qe doni ju te mbroni? Vetem nga largimet nga puna (per arsye politike)kjo zonje i ka krijuar shtet 7.2 milion lek te reja humbje. Llogaritni 4 transformatoret,llogaritni karburantin e dhuruar per fushate.Dhe Ju zonja Erla thoni qe kete monster te vazhdojme ta mbajme ne pune ? Apo shqiptaret te vazhdojne e te paguajn per kete zonje?
avatar
Anonim
pa emer Do heqi te gjithe plehera, hajdutet e te pa aftet e lapanjozet si puna jote dhe e shume te tjereve qe vegjetojne e dine vetem te bertasin mitingjeve e podiumeve te PD-se...
avatar
Anonim
Sara Pse sju beri kaq pershtypje kur me te ardhur ne pushtet Sali Berisha e me vone edhe vogelushi i tij Basha nxori njerezit ne rruge dhe punesoi militantet?
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173