Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:26 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga ARTEMISA HOXHA
24 Prill 2013 - 07:10
Majko Rusmalit: Ti je karagjoz
Rusmali: Nuk tė shoh filxhanin
TIRANE- Komisioni i Ligjeve kaloi dje pa i hedhur nė votim dy dekretet e presidentit Nishani pėr emėrimin e Admir Thanzės dhe Tom Ndrecės nė Gjykatėn e Lartė.

Mbledhja fillimisht nisi me prezantimin e dy kandidatėve pėr Gjykatė tė Lartė, tė cilėt do tė zėvendėsojnė nė kėtė post Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin tė emėruar nė Gjykatė Kushtetuese. Mbledhja e Komisionit tė Ligjeve nuk kaloi pa debate, tė cilat  arriten e deri nė fyerje mes Rusmajlit dhe Majkos.

Seanca dėgjimore nė Komisionin e Ligjeve me dy kandidaturat e propozuara nga Nishani pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė pėrfundoi nė nė sherr dhe fyerje personale mes kreut tė kėtij komisioni, Ilir Rusmalit dhe deputetit tė PS, Pandeli Majko. Ndėrkohė qė shqyrtimi i kandidaturave Admir Thanza dhe Tom Ndreca zgjati vetėm pak minuta, pasi opozita i vlerėsoi 2 gjyqtarėt si tė papėrshtatshėm pėr nė trupėn e gjykatės Supreme.

Pas prezantimit tė dy kandidaturave mes anėtarėve tė komisionit nuk kishte as diskutime dhe as pyetje ndėrsa kreu i komisionit, Ilir Rusmaili i kaloi ato pa i hedhur nė votim pas konsensusit tė opozitės siē tha vetė ai. "Nuk ka pyetje nga kolegėt. Do tė thotė qė kjo pjesė e kėsaj pike tė rendit tė ditės, zhvillimi i seancės dėgjimore me dy kandidatėt mbyllet kėtu", tha Rusmaili.

Pikėrisht nė kėtė moment ka ndėrhyrė dhe deputeti i opozitės Pandeli Majko, i cili tha se nuk u ndoq procedura pasi dy kandidaturat nuk u hodhėn nė votim. “Me sa di unė dekretet hidhen nė votė apo jo? A u hodhėn nė votė dekretet?Pėr ēfarė jeni kėtu, pėr tė bėrė vota apo pėr tė hedhur nė votė dekretet e Presidentit tė Republikės. Po lėri tani kėto komedira”, iu drejtua Majko. Kėrkesa e opozitės pėr tė rihedhur nė votim dy kandidaturat u hodh poshtė ndėrsa Komisioni i Ligjeve vazhdoi me rendin e ditės.

NUMRAT

Por, megjithė kundėrshtitė e opozitės, rruga drejt Gjykatės sė Lartė pėr Thanzėn dhe Ndrecėn, nuk duket e vėshtirė. Mjafton vetėm njė shumicė e thjeshtė votash nė Parlament, pasi megjithė largimin e LSI nga mazhoranca, aktualisht opozita ėshtė pa 4 numra, falė deputetėve tė pėrjashtuar nga seanca pėr 3 javė, pas sherrit me deputetin Islami.

Byroja e Kuvendit ndėshkoi deputetėt Gazmir Bizhga, Sajmir Tahiri, Ndrecė Deda dhe Arben Ēuko. Bizhga, Deda e Ēuko u pėrjashtuan pėr 21 ditė, ndėrsa Sajmir Tahiri u dėnua mė 14 ditė pėrjashtim nga Parlamenti. Ndėrkohė qė e djathta ka edhe 3 votat e ish- socialistėve tė larguar nga grupi i majtė parlamentar.

LIGJI PĖR NOTERĖT

Gjatė mbledhjes sė djeshme komisioni miratoi edhe ndryshimet qė ishin bėrė pėr ligjin pėr noterėt, qė parashikon kalimin e aktit tė trashgimisė pa nevojėn e gjykatės, por thjesht nėpėrmjet notėrve. Rusmaili kėrkoi ashpėrsimin e penaliteve tė noterėve, pasi sipas tij nėse njė noetr kapet nė shkelje tė ligjit, atij duhet t`i hiqet licensa. Pėr pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Drejtėsisė penalitetet janė tė parashikuara edhe nė kodin pėrgjgjės.

DEBATET NĖ KOMISIONIN E LIGJEVE

Rusmali:
Pyetje nga kolegėt? Nuk ka pyetje. Do tė thotė qė kjo pjesė e rendit tė ditės mbyllet kėtu. Vendimi pėr kandidaturat do e marri Kuvendi me votim, do tė thotė ne nuk vendosim gjė, por ne i rekomandojmė Kuvendit plotėsime kritereve formale juridike pėr kandidaturat.

Majko: Me sa di unė dekretet hidhen nė votė apo jo? A u hodhėn nė votė dekretet? Pėr ēfarė jeni kėtu, pėr tė bėrė vota apo pėr tė hedhur nė votė dekretet e Presidentit tė Republikės. Po lėri tani kėto komedira.

Rusmali: Ose u zgjuat tani nga gjumi ose tani ju pickuan

Majko: Kujdes me fjalorin ti

Rusamli: Kėrkova qė tė bėnit diskutime, nuk kishit. Thashė qė propozimi i Komisionit, pėr pasojė i bie tė jetė rekomandim se plotėsohen kriteret. E mbyllėm pikėn e rendit tė ditės. Se ēfarė ndodhi, vetėm zoti Majko e di.

Majko: Ku e keni konsensusin kėtu?

Rusmali: Keni dhėnė konsensusin. Nuk ua ngre dorėn me zor. Kijeni mendjen.

Majko: Ēa pyetjesh tė bėnin ne. Ata tė dy janė tė mbaruar.

Rusmali: Kur vijmė nė punė pėr tė lexuar rendin e ditės, nuk lexoj as filxhanin e Pandit, as filxhanin e Shegės.

Majko: Filxhani i satėme.

Rusmaili: Nėse nuk keni opinion do tė thotė qė jeni dakord me rendin e ditės.

Majko: Mos u bėj karagjoz.

Rusmali: Nėse zgjidheni me vonesė, ky ėshtė problemi juaj. Mblidhni veten se nuk jeni nė terezi. O Shege a dėgjon ti se ēfarė po thotė kolegu jot.

Majko: Unė them tė hidhet nė votim.

Rusmali:
Kėrkesa proceduriale u mor nė konsideratė. Z.Majko kėrkon tė kthehet nė pikėn e parė pėr tė votuar. Unė jam kundėr sepse ky konsensus dhe me regjistrim televiziv i kaloi kandidaturat.

Majko:
Ėshtė turk.

Rusmali:
Ore mbaje veten mor burrė. Ore kujdes ti me fjalorin se ke kaluar te faqja e fundit mbi dhjetė herė. Mbaj veten se ėshtė turp pėr njė ish-kryeministėr tė pėrdorė fjalė tė ndyra, fjalė tė pista nė komision. Apo je pa mikrofon dhe s’tė shikon njeri. Turp tė vijė.


Nė pėrfundim tė prezantimit, nė njė moment nuk ka pasur as pyetje as diskutim, kjo ka bėrė qė Rusmaili, kryetari i Komisionit tė Ligjeve ta marrė tė mirėqėnė aprovimin dhe tė nisė diskutimin e pikės sė dytė nė rend dite. Pikėrisht nė kėtė moment ka ndėrhyrė edhe deputeti i PS-sė Majko.

“Pėrse kalove nė pikėn e dytė tė votimit. E more tė mirėqėnė kur se kaluam nė votim. “- mėsohet tė ketė thėnė Majko.
Nė pėrgjigje Rusmaili tha se meqė opozita nuk pati diskutime, e mora apriori se ishit dakord. Nė kėtė moment ka pasur replika mes Majkos e Rusmailit. Mė pas ėshtė hedhur pėr votim nėse do riktheheshin pėr rishqyrtim dekretet, por deputetėt e mazhorancės kanė votuar kundėr, duke bėrė qė automatikisht kėto dekrete tė kalojnė.

Pritet votimi i tyre nė seancėn e ardhshme parlamentare, dhe PS pritet tė japė votėn kundėr.
Dy emrat e propozuar pėr vendet vakante nė Gjykatėn e lartė janė Admir Thanza, i cili ka qenė anėtar i Gjykatės Kushtetuese dhe ish-anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Tom Ndreca, qė vjen nga Gjykata e Apelit dhe njihet si personi qė ‘i dha’ fitoren Lulzim Bashės nė Bashkinė e Tiranės nė zgjdhjet e fundit lokale.

Admir Thanza ka qenė anėtar i gjykatės Kushtetuese, ndėrsa Tom Ndreca ėshtė gjyqtar nė Gjykatėn e Apelit tė Tiranės, detyrė qė e ushtron prej 16 vitesh.

Lajmi u pėrditėsua

Redaksi Online
(sg/shqiptarja.com)

21 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
gj.larte Sa me shpejt te miratohen dhe te filloi puna se mbari ne kete gjykate qe shpresa becaj vetem e shkaterroi dhe futi korrupsionin dhe nepotizmin si prioritet te saj , shpresojme qe z. zaganjori te vihet ne krye e te ringjall punen dhe te zhduk te korruptuarit e miqt e shpreses. vetem ateher mund te fitohet besimi i publikut.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172