Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:20 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet Nga ARBEN RROZHANI
11 Nentor 2012 - 15:21
Masakėr nė oborrin e Nishanit
Zhduket gjelbėrimi 60-vjeēar
FOTO - Ushtria sjell pemė tė tjera
TIRANE - Prej gushtit 2012, me dhjetėra pemė janė prerė dhe oborri ėshtė zhveshur, duke e lėnė selinė e presidencės sė republikės sė Shqipėrisė, njė godinė tė vetmuar. Me dhjetėra punėtorė janė angazhuar prej katėr muajsh nė shkatėrrimin e oborrit gjigand tė selisė sė presidencės qė daton prej viteve ‘50, pėr tė ndėrtuar aty njė lulishte qė presidenti Nishani do ta prezantojė pėr publikun me rastin e festės sė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė.

Prej muajit gusht, vetėm njė javė pas betimit tė Bujar Nishanit si president i Republikės sė Shqipėrisė, nė 24 korrik, punonjės sė ndėrmarrjes sė gjelbėrimit, nisėn prerjen e pemėve qė prej dekadash jeshilonin selinė e presidencės sė republikės sė Shqipėrisė. Pemėt e larta u prenė ditėn dhe natėn dhe u transportuan nė disa zona tė kodrave tė Liqenit Artificial tė Tiranė. Prej tetorit nė lojė ėshtė futur ushtria dhe mjetet e saj logjistike, tė cilat sollėn me makina ushtarake disa pemė gjigande pėr t'i vėnė nė oborrrin e shkretuar tė presidencės.

Gjithė shndėrrimi i presidencės ėshtė munduar tė mbahet jashtė syve tė publikut, edhe pse aty punohet ditė-natė pėr tė krijuar lulishten pėr tė cilėn lajmėroi vetė presidenti Nishani nė njė intervistė televizive, dy muaj mė parė, duke e specifikuar si dhuratė pėr 28 nėntorin 2012.
Nė derėn qendrore dhe atė anėsore tė presidencės u vunė beze qė tė pengonin depėr¬timin e vėshtrimeve tė syve kureshtarė. Gazetarėt dhe fotoreporterėt qė tentuan tė merrnin foto nga brenda u dėbuan nga rojet e Gardės, ndėrsa u porositėn edhe pronarėt dhe rojet e pallateve pėrreth selisė sė presidencės qė tė mos lejonin fotografimin e punės qė kryhet aty brenda.

Shqiptarja.com sjell sot disa foto tė tregojnė disa prej pamjeve tė lulishtes sė shkretuar, ndėrsa nuk mund tė fotografohet pjesa e pėrparme e selisė sė presidencės. Aty ėshtė shkatėrruar gjithēka, nga pllakat e oborrit, deri te ligustrat vertikale katėr metroshe, nė njė seksion pranė portės qendrore tė presidencės. Nė vend tė saj aty ėshtė vėnė njė beze kamuflazhi qė pengon tė shihet pjesa e prerė e ligustrave 60-vjeēare, tė cilat i kanė dhėnė njė pamje solemne dhe antike rrethimit tė selisė.

Punėtorėt nė kėtė zonė po veshin me pllaka tė bardha kolonat e betonta, ndėrsa po me pllaka tė bardha po vishet edhe pjesa e brendshme, deri te oborri.
Pėr tė kryer punimet e paplanifikuara nė selinė e presidencės, qeveria dha me urdhra tė veēantė, duke marrė fonde nga fondi rezervė i qeverisė rreth 600 milionė lekė tė vjetra, zyrtarisht pėr rehabilitimin e vilės numėr 4 te Pallati i Brigadave dhe pėr shpenzime korrente, pra pėr paga dhe financime tė tjera operative.

LARGOHET STAFI I TOPIT, IKEN DHE FSHESARJA, DREJTORI: MU DREJTONI "DOKTOR"

Tashmė edhe fshesarja e trashėguar nga stafi i ish-presidentit Topi ėshtė larguar nga puna nė presidencė. Reforma e administratės sė re tė presidentit Nishani ka qenė edhe mė e thellė se nė rastin e prerjes sė pemėve tė trashėguara nga koha e bashkėpunimit shqiptaro-sovjetik. Stafi politik u largua mė 25 korrik, njė ditė pas shpalljes sė presidentit. Tė parėt ikėn kėshilltarėt juridikė Spiro Peēi e Artur Metani, ish ministri Cikuli, Sekretari i Pėrgjithshėm Afrim Krasniqi, Aleksandėr Flloko, Sekretar i Pėrgjithshėm. U larguan edhe dy sekretarėt e presidentit, shefat dhe drejtorėt e sektorėve. Menjėherė janė larguar edhe rojet e sigurimit, si dalja nė lirim dhe shėrbimi i shefit tė grupit tė shoqėrimit tė Presidentit Fran Kaēorri, qė pėr shumė vite ka qenė me shėrbim nė Gardė. Kolonel Kaēorri, u shkarkua mėngjesin e 25 korrikut, njė ditė pas ardhjes sė Nishanit nė zyrat e Presidentit tė Republikės. Pėr tė arritur deri te pastruesja e presidencės, e punėsuar prej vitesh nė kėtė institucion, prej shumė vitesh, e cila nuk ka pasur asnjė lidhje me ndryshimet politike nė seli.

Pėr tua bėrė tė padurueshme vijimin e punės atyre qė nuk iu bindėn urdhrave pėr tė dhėnė dorėheqje vullnetarisht, stafi i ri i presidencės bėri dublimin e punonjėsve, duke vėnė njė organikė tė shtuar, me punonjės tė rinj, qė rrinin gjithė ditėn kafeve rrotull presidencės.

Njė ish-punonjėse e administratės i tha gazetės "Shqiptarja.com" se metodat e pėrdorura pėr t'i larguar nga puna ishin nė kundėrshtim me ligjin pėr statusin e nėpunėsit civil, por askush nuk denjonte ta shikonte ligjin. Drejtori i kabinetit, Bardh Spahia, mėsohet t'u ketė thėnė tesktualisht nėpunėsve tė administratės sė trashėguar nga Topi se nuk mund t'i tregonin ligjet, sepse ai i njihte mjaft mirė ato. I ardhur nga posti i zėvendėsministrit tė Shėndetėsisė, djali i ish-zyrtarit tė ndjerė tė PD-sė Ali Spahia, madje nuk pranonte as t'i drejtoheshin me "Zoti Spahia". "Mė thėrrisni doktor, dhe jo drejtor, apo zoti Spahia".

Shkrimi u botua nė numrin e sotėm tė sė pėrditshmes SHQIPTARJA.com


(Gre.M/Shqiptarja.com)

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nardi Paska filluar te beje ndonje shkrim ky spiuni i famshem
avatar
Anonim
Kriter per EU Hahahahahahahahahaha................. E plotesoi pseudo-presidenti edhe nje tjeter standard per anetaresim ne EU.................. hahahahahaha. Te lumte Bujar Mehmeti....
avatar
Anonim
moli Jon silveri i doktorit ka prere pemet qe ne nje te ardhme te vihet piedestali i doktorit
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Intervista/ Panairi i librave të heshtur të xha Llambit 
'Taso' i Gazmend Lekës në një ekspozitë/ Intervista në 'Rreze Dielli'
Nga sundimi komunist,nė njė qytet pėr fėmijėt: Transformimi i Tiranės
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 19/11/2017, Viti VII - NR.274