Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:38 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA JONIDA LATE
14 Prill 2013 - 03:30
Matura, nesėr nis plotėsimi
i formularit A1Z, ja rregullat
TIRANE - Nesėr fillon plotėsimi i formularit A1Z. Ai plotėsohet nga gjithė ata maturantė tė cilėt nė vitet e mėparshme kanė rezultuar mbetės ose nuk kanė marrė pikėt e mundshme pėr tė hyre nė universitet. Ndryshe nga herėt e tjera edhe plotėsimi i formularit A1Z do tė bėhet online ashtu si formulari A1.

Ish-maturantė tė cilėt nuk janė shpallur fitues nė asnjė program studimi nė maturat e mėparshme, nesėr fillojnė plotėsimin e formularit A1Z. Por edhe kandidatėt qė janė shpallur fitues nė njė program studimi nė maturat e mėparshme, por nuk janė regjistruar ose janė ēregjistruar para 15 shkurtit tė vitit pasardhės.

Si dhe kandidatėt qė kanė kryer arsimin e mesėm jashtė vendit dhe aplikojnė pėr herė tė parė nė Maturėn Shtetėrore do e plotėsojnė kėtė formular. Plotėsimi i formularit A1Z, ndryshe nga vitet e tjera do tė bėhet online, ashtu sikurse u bė edhe plotėsimi i formularit A1 nga maturantėt. Pėr ata ish-maturantė tė maturės Shtetėrore 2012, qė kishin zgjedhur tri lėndė me zgjedhje dhe ėshtė shpallur kalues nė dy prej tyre, por plotėsojnė shumėn 8 krediteve mund tė mos zgjedhin lėndė tjetėr.

Ndėrsa pėr ata qė kanė qenė maturantė tė viteve 2006-2011, qė kanė mbartur dy provime me zgjedhje, nuk do tė japin lėndė me zgjedhje. Sipas udhėzimit tė Ministrisė Arsimit pėr plotėsimin e kėtij formulari, ai duhet tė ruhet nga plotėsuesi deri nė pėrfundim tė Maturės shtetėrore 2013.

“Lista me tė dhėnat e marra nga plotėsimi i formularėve printohet, nėnshkruhet nga maturanti, mbikėqyrėsi dhe vuloset nga drejtori i shkollės ku plotėsohen formularėt A1Z. Listat ruhen deri nė pėrfundim tė Maturės Shtetėrore 2013”thuhet nė udhėzim.

Plotėsim i Formularit F A1Z fillon nė Portalin Qeveritar dhe pėrfundon nė shkollėn qė cakton DAR/ZA-ja. Ndėrkohė, procesi i plotėsimit tė Formularit A1Z ndiqet nga njė person i ngarkuar nga drejtoria e shkollės, qė do tė quhet “mbikėqyrės”. Mbikėqyrėsi pajiset me kodin pėrkatės tė hyrjes nė sistemi.

Vetėm pasi mbikėqyrėsi fut kodin nė sistem, kandidati mund tė pėrfundojė plotėsimin e Formularit A1Z, qė bėhet sipas rregullave tė formularit A1. Nė momentin qė ish-maturanti do tė shkojė pėr plotėsimin e formularit A1Z, ai duhet tė jetė pajisur me njė mjet identifikimi gjithashtu dhe njė vėrtetim me tė dhėnat e provimeve tė detyruara dhe me atyre me zgjedhje.

Kriteret pėr pėrzgjedhjen e lėndėve me zgjedhje, bėhen sipas rregullave tė Maturės Shtetėrore 2013. Ēka do tė thotė: kur zgjidhet njė lėndė bėrthamė, nuk mund tė zgjidhet e njėjta lėndė e thelluar. Ēdo ish-maturant mund tė zgjedhė njė ose dy gjuhė tė huaja tė ndryshme, me kusht qė njėra do tė trajtohet si gjuhė e huaj e parė dhe tjetra si gjuhė e huaj e dytė, pavarėsisht nėse ka bėrė ose jo nė shkollė.

Maturantėt e shkollave artistike mund tė zgjedhin vetėm njėrėn nga lėndėt e grupit iI: “Vetėm pėr shkollat artistike”. Maturantėt e shkollave profesionale mund tė zgjedhin vetėm njėrėn nga lėndėt e grupit iII: “Vetėm pėr shkollat profesionale”. Pas plotėsimit tė formularit A1Z, kandidatėt kanė tė drejtė tė japin provimet me zgjedhje, qė u japin mundėsi ēdo kandidati tė konkurrojė pėr nė universitet.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 14.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171