Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:39 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
05 Prill 2013 - 02:00
Nano-Berishės: Mjaft 8 vite nė
qeveri duhet qarkullim elitash
TIRANE - Nė intervistė tė njė jave mė parė me Janusz  Bugajskin, ish-kreu socialist Nano flet pėr rotacionin politik e situatėn nė vend. Themeluesi i Partisė Socialiste dhe reformatori i sė majtės, deklaron se nuk do tė kthehet prapa nė politikėn partiake. Nano shpreson tė bėhet president dhe ėshtė pro zgjedhjes sė kreut tė shtetit nga populli

Jam i sigurt se kanė pėr tė ngjallur interesin jo vetėm tė publikut shqiptar, por edhe tė publikut ndėrkombėtar po ashtu. Mė lejoni tė hidhem drejt e te pyetja qė them se shumė njerėz po bėjnė aktualisht, sidomos teksa zgjedhjet po afrohen. A do tė ktheheni aktivisht nė politikė? Cilat janė planet tuaja? Cilat janė aspiratat tuaja politike tė paplotėsuara?

Kjo ėshtė njė pyetje e mirė qė shumėkush po e bėn. Dhe njė gjė ėshtė e sigurt, unė duhet t’i qėndroj besnik historisė sime politike, si dhe familjes sime politike, e cila pėrbėhet nga komuniteti i votuesve dhe militantėve tė qendrės sė majtė nė Shqipėri. Por karriera ime politike ėshtė nė fakt njė shprehje e hapur dhe publike jo thjesht e njė politikani partiak. Unė kam preferuar dhe kam nxitur shpeshherė e vazhdimisht krijimin e njė standardi dhe tė njė tradite edhe nė kėtė demokraci tė brishtė: Hapje ndaj kundėrshtarėve dhe ndaj opozitės, nisma gjithėpėrfshirėse qė mund tė ofrojnė zgjidhje mė tė gjera e tė qėndrueshme nga zgjidhjet e pjesshme militante. Dhe, pa dyshim, ėshtė e njė rėndėsie jetike, qė opozitės t’i jepet kontrolli mbi disa institucione tė rėndėsishme tė shtetit, si p.sh. Kontrolli i Lartė i Shtetit, apo mbi komisionet parlamentare qė bėjnė tė mundur qė qeveria tė ketė njė llogaridhėnie mė tė madhe dhe tė jetė mė transparente nė veprimet e saj. Sipas kėsaj filozofie, mua mė duhet tė jap njė pėrgjigje qė fillon duke shmangur atė qė nuk do tė ndodhė. Unė nuk do tė kthehem mė prapa nė politikėn partiake.

Ju nuk do tė ktheheni, pra!

Nuk do tė kthehem! Pra, nuk dėshiroj tė luaj sėrish atė rol vendimtar dhe relevant tė karrierės sime vetėm nė njėrėn anė, sepse unė jam tashmė i angazhuar – mund t’ju jap shembullin e filozofisė sime politike, e cila ėshtė pėrqafuar gjerėsisht dhe qė ende ēmohet nga publiku – tė luftoj kundėr bllokimit me kokėfortėsi tė rifreskimit tė elitave politike dhe tė nxis bashkėjetesėn ndėrmjet gjeneratave politike nė politikė dhe nė qeveri. Sigurisht, unė do tė vijoj tė jem jashtėzakonisht aktiv nė nismat jo-partiake, si njė paqe-bėrės, si njė paqe-ruajtės, si njė promovues euro-atlantik i vlerave dhe si mbrojtės i standardeve moderne qė kanė vėrtetuar se janė frytdhėnėse nė shoqėritė tuaja.

Pra, sa i pėrket zgjedhjeve qė po afrohen, ju nuk do tė jeni aktivisht i pėrfshirė nė fushatė?


Sa i pėrket pjesėmarrjes nė garė, jo! Po shfrytėzoj kėtė rast pėr t’u lėshuar votuesve tė Shqipėrisė njė apel politik dhe publik. Unė jam pėrkrahės i nismave, duke nisur nga zgjedhjet, tė cilat janė ēasti kyē i ēdo demokracie, qė do tė ndihmonin shoqėrinė shqiptare tė maturohet si demokraci. Kjo nuk mund tė ndodhė kurrsesi pa ndryshim! Dhe nė kuptimin tim, dhe pikėrisht kjo ėshtė ajo qė do tė kėrkoja tė ndaja me publikun, ndryshim faktikisht nuk do tė thotė thjesht rotacion i pushtetit. Ndryshim do tė thotė, sipas tė gjitha gjasave, njė ndryshim dramatik dhe thelbėsor nė axhendėn politike tė klasės politike. Njė zhvendosje, pra, nga debatet mendjengushta, madje dhe mikroborgjeze, provinciale e lokaliste, mė tepėr ballkanike se sa euro-atlantike, drejt realitetit global tė ideve, vlerave tė kohės dhe konkurrueshmėrisė me to.

Ne duhet tė fillojmė tani, duke nisur me kėtė votė plebishitare pėr ndryshim, tė merremi me sfidat tė cilave populli ynė dhe vendi ynė duhet t’u japė pėrgjigje, tė cilat janė: Si tė bėhemi konkurrentė nė ekonominė globale dhe kulturėn e kohės? Si tė jemi pjesėmarrės nė dimensionet tona modeste, nė lėvizjen globale tė vlerave, kapitaleve, njerėzve dhe, veēanėrisht, tė nismave qė i sjellin njė vlerė tė shtuar njerėzimit. Pra, unė do tė pėrkrah, edhe pse nuk bėj fushatė personale, ato programe, iniciativa dhe udhėheqės qė kanė kuptuar dhe janė angazhuar pėr tė bėrė tė mundur qė ky ndryshim thelbėsor tė ndodhė!

Pra, a do tė thonit se ėshtė mė pak e rėndėsishme qė tė ketė njė rotacion, dhe mė e rėndėsishme qė tė ketė politika tė reja krijuese dhe imagjinative nga administrata e ardhshme? Me fjalė tė tjera, sa i rėndėsishėm ėshtė rotacioni? Tani kemi njė qeveri tė udhėhequr nga demokratėt. A ėshtė e rėndėsishme qė tė ketė njė qeveri tė socialistėve? Apo ėshtė kjo mė pak e rėndėsishme se sa politikat e qeverisė?


Mė lejoni t’jua parashtroj nė terma mė praktikė! Kur ne pėrqafuam demokracinė mė shumė se sa 20 vjet mė parė, sllogani kryesor qė frymėzoi tė djathtėn apo tė majtėn, qė frymėzoi ndryshimet nė filozofinė apo nė frymėn e vetė partive politike, ishte “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa!” Dhe nė mesin e pėrvojave tė ndryshme, por edhe miqėsive tė kombeve tė ndryshme qė u ofruan nga vendet e BE-sė, njė simpati tė veēantė kishte modeli spanjoll i tė bėrit tė paqes dhe i tė garantuarit tė rotacioneve tė paqshme tė forcave politike nė pushtet, pikėrisht sepse ato kishin arritur t’i mbijetonin me maturi njė konflikti civil tejet dramatik, i cili historikisht ėshtė i njohur. Pėrvoja spanjolle, pra, ku shembulli i fundit u dha nga lideri i qendrės sė djathtė, Aznar, ne vitin 2004, i ka bėrė qė tė gjithė qė tė kuptojnė se tetė vjet nė qeveri janė mėse tė mjaftueshme pėr tė mos prodhuar ngėrē nė shoqėri, nė ekonomi, nė besueshmėrinė e politikės nė sytė dhe mendjen e qytetarit, dhe e sidomos pėr tė ndihmuar shoqėrinė qė t’i pėrgjigjet nė mėnyrė politikisht dinamike rinovimit tė zgjedhėsve dhe tė vetė shoqėrisė. Pra, votuesit e rinj, sidomos votuesit e rinj, kanė nevojė pėr liderė tė rinj.

E kuptoj! Si thoni, sa tė rėndėsishme janė kėto zgjedhje pėr Shqipėrinė dhe pėr besueshmėrinė e Shqipėrisė, por gjithashtu edhe pėr ecurinė e Shqipėrisė si demokraci? Dhe si mund tė garantojė Shqipėria qė zgjedhjet tė jenė, pikė sė pari, tė lira dhe legjitime, por gjithashtu edhe tė pranuara nga shumica e popullatės?


E drejtė! Kjo, fatkeqėsisht, mbetet ende njė ēėshtje dhe problem kyē, qė shpresoj se tė gjithė ne do ta vlerėsojmė seriozisht. Ajo qė ndodh faktikisht, pėr shkak tė njė historie kritike tė zgjedhjeve nė kėtė vend, ėshtė njė skepticizėm i lartė dhe i ndjeshėm, nė mos mungesė besueshmėrie nga publiku, pėr mundėsinė qė zgjedhjet e lira dhe tė ndershme do tė ndodhin njė ditė nė Shqipėri. Kjo vjen mbas njė agresioni madhor ndaj institucionit tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme qė ndodhi nė vitin 1996. Dhe ky proces nuk u stabilizua aspak nga akti i kundėrt qė ndodhi nė vitin 2005, kur… dhe unė nuk mund tė hesht dhe tė mos ritheksoj gjėrat qė janė mė vendimtare tė karrierės sime… pėr herė tė parė, askush nuk i kontestoi zgjedhjet, dhe kjo ndodhi nė njė situatė tė veēantė, kur unė dhe qeveria ime humbėm zgjedhjet. Pra, ne patėm njė rotacion paqėsor tė qeverisė. Kjo do tė thotė se ndėrmjet kėtyre dy ekstremeve ne duhet tė shpresojmė qė Shqipėria dhe votuesit shqiptarė, ne duhet tė shpresojmė qė kjo shoqėri tejet dinamike, e cila ka njė moshė mesatare shumė tė re, tė riprodhojė besimin dhe pėrkrahjen pėr institucionet mė tė rėndėsishme qė i bėjnė shoqėritė demokratike tė funksionojnė. E them kėtė sepse pas vitit 2005, pati sėrish njė digresion nė zgjedhje, dhe pati sėrish mosnjohje tė rezultatit tė zgjedhjeve, dhe, fatkeqėsisht, bojkotim tė institucioneve legjitime qė duhet tė qeverisin vendin pėr njė legjislaturė ose mė shumė.

Pra, ne jo thjesht duhet tė garantojmė zgjedhje tė lira dhe tė drejta pėr Shqipėrinė, qė ende po pret tė angazhohet nė marrėdhėnie kontraktore pėr anėtarėsim tė plotė nė BE, por ne duhet ta mundėsojmė kėtė zhvillim thelbėsor, sepse tani ėshtė koha mė e volitshme qė ne tė mobilizojmė potencialet tona kombėtare, politike apo civile, burimet tona ekonomike dhe kapacitetet tona njerėzore, nė rrafsh vendi dhe nė rrafsh rajonal, duke e pėrdorur pozitivisht faktin se mė tepėr se sa gjysma e shqiptarėve jetojnė jo brenda kufijve tė vendit tonė – dhe, fatmirėsisht, ata janė trajnuar si mos mė mirė nga BE-ja dhe nga elitat politike tė Shqipėrisė dhe tė vendeve pėrkatėse fqinje pėr tė shėrbyer si paqeruajtės dhe si paqe bėrės- pėr tė finalizuar procesin e konsolidimit tė kėtij vendi qė jo thjesht tė mbijetojė nė histori, por qė tė jetė mjaftueshėm konkurrent nė riprodhimin e potencialeve tona dhe tė vlerave tona, dhe sidomos tė shpresės pėr brezat e ardhshėm.

Mė lejoni t’ju pyes nė mėnyrė hipotetike, por gjithashtu nė terma pak a shumė specifikė. Ēfarė do tė bėnit ju ndryshe nėse do tė shėrbenit sėrish si kryeministėr? Ē’politika specifike mendoni se duhet tė ndjekė qeveria juaj? Unė e kuptoj atė qė po thoni nė lidhje me brezin e ri tė shqiptarėve, e kėshtu me radhė. Specifikisht, pra, ēfarė do tė bėnit ju?

Ajo ku unė dua qė tė fokusohem si prioritet madhor ėshtė sendėrtimi, sigurisht me konsensusin mė tė gjerė tė mundshėm dhe brenda njė suaze dhe audience jo-militanteske, tė njė kushtetute ekonomike tė vendit – me konsensus nė shkallė kombėtare dhe nė bashkėveprim me partnerėt tanė ndėrkombėtarė – e cila do tė sanksiononte njė model zhvillimi ekonomik e kulturor bashkėkohor, qė do tė identifikonte fushat themelore tė interesit, vlerat dhe kapacitetet themelore konkurruese qė Shqipėria mund t’i ofrojė ndarjes ndėrkombėtare tė punės dhe ekonomisė sė hapur globale. Dhe ne gjithashtu duhet tė finalizojmė dhe pėrfundojmė reformat qė ende mungojnė, tė cilat do tė modernizonin gjithė shoqėrinė, duke filluar qė nga arsimimi me standardet e konkurrueshmėrisė dhe vlerave globale, tė brezave tė rinj, tė punonjėsve tė rinj aktivė qė hyjnė ēdo vit nė tregun e punės, si dhe tė krijimit tė aktorėve dhe faktorėve ekonomikė tė aftė qė tė shėrbejnė si partnerė tė qėndrueshėm pėr sipėrmarrėsit globalė dhe investitorėt e huaj, tė cilėt gjejnė nė Shqipėri interes pėr nisma ekonomike e tė tjera. Pėr shembull, ne mund tė orvatemi tė ftojmė klasėn politike, jo thjesht pėr tė punuar sė bashku nė hartimin e kėsaj kushtetute ekonomike tė vendit pėr tė ardhmen, por gjithashtu pėr tė sendėrtuar edhe njė kornizė kushtetuese dhe institucionale qė do ta garantonte dhe mbronte vėnien e saj nė jetė nga rotacionet politike. Ka nisma interesante rrotull nesh dhe nė ekonominė globale, ku institucione mbi palėt politike apo klienteliste japin verdiktin final, si dhe dritėn jeshile pėr zgjidhjet mė vendimtare qė njė vend dhe njė komb ka nevojė. Le tė themi, p.sh. kontrolli kombėtar i territorit urban pėr tė shmangur iniciativat shkatėrrimtare private dhe fragmentare, e kėshtu me radhė. Pra, nė vėzhgimin tim, klasa politike, duke punuar ngushtėsisht me grupe dhe faktorė tė tjerė interesi, qė pa dyshim duhet tė kenė fjalėn e tyre nė zhvillimin e Shqipėrisė, duhet ta mbajė vendin tė fokusuar mbi tri sektorė kryesorė tė zhvillimit dhe riprodhimit, tė cilat janė: turizmi, manifaktura dhe, le tė themi, prodhimi i ushqimeve organike. Kėtu janė kapacitetet mė konkurruese qė Shqipėria ka, nė mėnyrė qė vendi tė ofrojė dhe tė pėrfitojė nė ndarjen globale tė vlerave dhe fitimeve. E thėnė thjesht, ne mund ta ndihmojmė kėtė pjesė tė Evropės Jugore qė tė integrohet dhe tė rritet mė shpejt, nėse, e para, turizmi i gėrshetuar me industritė dhe shėrbimet e kohės sė lirė do tė nxitet qė tė trefishojė GDP-nė – sipas disa studimeve dhe ekspertizave nga mė seriozet – duke prodhuar 60% tė kėsaj rritjeje. E dyta, manifaktura: kualifikimi dhe trajnimi i forcės aktive tė punės nė kėtė drejtim, mund tė kontribuojė nė trefishimin e GDP-sė pėr mė tepėr se sa 25%. Dhe, e treta, 15% e kėsaj pasurie kombėtare tė trefishuar do tė krijohej nėse fokusohemi dhe bėjmė tė mundur qė burimet fantastike, qė i janė dhėnė Shqipėrisė nga Zoti dhe nga pozita e saj gjeo-strategjike, tė integrohen nė kėrkesėn globale pėr ushqimin organik dhe pėr iniciativat ekologjike.

Le tė kalojmė tani te tema e programeve. Lejomėni t’ju pyes nė lidhje me socializmin. Ēfarė ėshtė socializmi evropian sot? Sidomos pėr shikuesit tanė amerikanė, por gjithashtu edhe pėr ata shqiptarė. Ajo qė ėshtė kritika kryesore sot nė lidhje me krizėn evropiane ėshtė se neo-liberalizmi ka qenė njė ideologji e dėshtuar. Por, mė kujtohet se disa vite mė parė, edhe socializmi, ndoshta i njė lloji tjetėr, ishte gjithashtu njė dėshtim. Madje njė dėshtim edhe mė i madh se sa ky! Ku qėndron sot socializmi evropian? Sa i dallueshėm ėshtė ai nga qendra e djathtė, nga konservatorizmi, nga neo-liberalizmi? Ēfarė e dallon, pra, socializmin?


Nė vėzhgimin tim, ne nuk mund tė ēojmė kohėn dėm duke u pėrpjekur tė hulumtojmė apo tė ristrukturojmė doktrinat dhe modelet klasike tė debateve ideologjike ndėrmjet tė majtės dhe tė djathtės, ndėrmjet kapitalizmit dhe socializmit si sisteme, sepse qė kur Bill Klinton dhe Toni Bler u bashkuan me njėri-tjetrin dhe lėshuan njė thirrje ndėrkombėtare pėr solidaritet pėr “Rrugėn e Tretė”, mendoj se shumė gjėra kanė ndryshuar nė atė drejtim. Tani, sa i pėrket sistemeve socio-ekonomike, sigurisht socializmi vdiq shekullin e kaluar. Kėtu po hap kllapa, sepse ne kemi ende nevojė tė kuptojmė mė mirė dhe tė angazhohemi nė diskutime serioze nė lidhje me modelin kinez, dhe sipas dimensioneve tė tij, lidhur me avantazhet dhe disavantazhet e asaj qė Kina po i tregon pjesės tjetėr tė botės.

Por edhe ekonomia kineze ėshtė nėn tension dhe pritet tė ketė probleme sociale.


Po! Por nėse i referoheni ngushtėsisht cilėsimit zyrtar tė Kinės, ajo qė ju gjeni ėshtė njė shtet – dy sisteme. Tani, ėshtė e sigurt se socializmi dhe idetė, pėrvojat dhe doktrinat e tij pėrkatėse e kanė ndihmuar sė tepėrmi shoqėrinė njerėzore qė tė pėrmirėsohet, gjegjėsisht nė aspektet e solidaritetit social, tė drejtėsisė sociale dhe pėr njė rol mė gjithėpėrfshirės tė shtetit nė menaxhimin publik dhe harmonizimin e interesave tė ndryshme, apo edhe nė raportet globale ndėrmjet jugut dhe veriut, midis vendeve tė industrializuara dhe atyre nė zhvillim. Kemi parė gjithashtu se qendra e djathtė, apo doktrinat, formulat dhe zgjidhjet e dikurshme klasike kapitaliste, janė moderuar dhe kanė pėrqafuar ide qė shkojnė nė drejtimin e njė modeli tė pėrzier, tė njė pėrqasjeje tė integruar tė problemeve tradicionale. Sigurisht, ka njė krizė identiteti nė tė dyja kampet, si globalisht ashtu dhe nė rajonin tonė, sidomos nė Evropė, gjė e cila do tė thotė se, edhe pėr shkak tė recesionit apo krizės aktuale, duket se idetė apo nismat e “Rrugės sė Tretė” kanė humbur terren apo ndjeshmėri nė shkallė botėrore. Unė besoj se kjo ėshtė rruga e zhvillimit tė qėndrueshėm qė duhet ndjekur. Pėr kėtė, besoj se duhen mbėshtetur kudo zgjidhje jo-militante apo klienteliste, nė rrafsh kombėtar dhe atė ndėrkombėtar, me iniciativa gjithė-pjesėmarrėse nė gjirin e kombeve dhe klubeve tė kombeve, pra tė organizatave tė ndryshme rajonale – qė nga BRICS deri tek BE-ja. Fatmirėsisht nuk ka model mė tė mirė se sa tregu mė i madh nė botė, cili ėshtė i juaji, sistemi dhe realiteti konfederal i Shteteve tė Bashkuara.

Pra unė besoj se njė nga mesazhet mė tė rėndėsishme, qė gjithashtu mund t’u shėrbejė Shqipėrisė dhe shqiptarėve qė tė rriten, ėshtė thėnia klasike aksiomė: Ne tė gjithė duhet tė mendojmė globalisht, dhe tė veprojmė lokalisht! Tė veprosh lokalisht ndėrkohė qė mendon globalisht, nė Shqipėri do tė thotė se, me gjasė, ne do tė na duhet gjithashtu tė iniciojmė njė pėrmirėsim final tė kornizės sonė kushtetuese, pėr tė bėrė tė mundur qė situata ende kritike dhe konfliktuale e kontrollimit dhe balancimit tė pushteteve tė kapėrcehet njė herė e mirė nėpėrmjet krijimit tė njė senati.

Njė senat?! Njė dhomė e lartė!


Njė dhomė e lartė, e cila ėshtė sipas tė gjitha gjasave njė prej komponentėve tė modeleve euro-atlantike qė ne ende nuk e kemi pėrqafuar apo qė ende nuk kemi arritur ta tresim. Filozofia ime ėshtė e bazuar nė sa vijon: Demokracive tė reja, pėrfshirė kėtu dhe faktorėt shqiptarė, nuk u lejohet qė tė shpikin formula joeuroatlantike. Pra, iniciativat “novatore”, qė lindin pėr shkak tė krizės apo tė dėshtimeve politike, pėr shkak tė konflikteve apo sfidave lokale, siē janė zgjedhjet, do tė bėnin qė aktorėt lokalė qė ju keni identifikuar dhe pėrkrahur si partnerė nė rajon dhe nė Shqipėri, tė bėnin hapa mbrapa, tė devijonin drejt nacionalizmit.

Do tė dilja pikėrisht nė kėtė temė, por qėndrojmė pėr pak tek ndryshimet politike apo kushtetuese! Pra ju do tė pėrkrahnit krijimin e njė dhome tė lartė, apo senati?


Po!

Po lidhur me zgjedhjet presidenciale, si thoni, duhet tė jenė zgjedhje direkte apo…


Nė kėtė optikė, po! Pėrgjigja ime ėshtė pėrfundimisht po! Pėr shkak se ne kemi nevojė pėr institucione mė autoritative, tė cilat duhet tė kenė po ashtu njė mbrojtje kushtetuese, pėr t’u larguar nga konfliktualiteti tradicional partiak, i cili periodikisht e shpie Shqipėrinė drejt ngėrēeve. Fatmirėsisht, ngėrēi mė i fundit nuk ishte tejet dramatik, edhe pse pasojat e tij ishin tė rėnda. Por ai nuk ishte si nė 1997 apo nė fund tė vitit 1998, i cili pati gjithashtu ngjyresa ushtarake dhe ne nuk mund tė kemi kurrė mė njė pėrsėritje tė atyre ngjarjeve. Sigurisht, nė janarin e vitit tė kaluar pati ngjarje dramatike, por ato nuk degraduan nė kriza tė rėnda si nė te kaluarėn. Ne duhet tė shpresojmė se vendi dhe shoqėria do tė lėvizin nė njė etapė tjetėr. Unė mendoj se qeveritė e zgjedhura legjitimisht nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme duhet tė administrojnė punėt e pėrditshme tė vendit, por shpresoj qė zgjidhjet strategjike mė vendimtare dhe tė orientuara nga e ardhmja pėr tė cilat vendi ka nevojė, tė implementohen dhe tė prodhohen nga tė dyja palėt politike, nga tė gjithė faktorėt aktivė dhe grupet e interesit tė cilat mund tė japin ndihmesėn e tyre.

Siē e dini, njė nga kritikat pėr Shqipėrinė ėshtė situata politike tejet e polarizuar qė shpesh ēon nė ngėrēe dhe bllokime, nė zėnka tė brendshme dhe pėrqendrohet mė shumė nė beteja personalitetesh e jo nė interesat kombėtare tė Shqipėrisė. A do ketė Shqipėria njė sistem shumėpartiak, apo ka filluar ta bėjė diēka tė tillė? E shihni si tė mundur diēka tė tillė? Sa kohė do te nevojitet tė realizohet?


Epo, kemi pėrvojė mė shumė se 20-vjeēare me sistemin shumėpartiak. Siē e thatė edhe ju, gjendja karakterizohet nga konfliktualiteti i lartė dhe polarizimi. Ajo qė na nevojitet, gjėja mė jetėsore dhe prioritare qė duhet tė mbėshtesim si thelbėsore pėr vendin ėshtė njė ndryshim i vėrtetė, njė zhvendosje rrėnjėsore nga filozofia aktuale e ballafaqimeve politike, qė bazohen nė ide bizantine, apo tė ballkanizuara…

Tė ballkanizuar nė sensin negativ?


Po, sigurisht, e kam fjalėn pėr konceptin qė duhet tė asgjėsohet armiku, kundėrshtari apo opozita qė fituesi tė marrė e kontrollojė gjithēka – pėr tė kaluar nė filozofinė gjithėpėrfshirėse Ėin-ėin, qė ėshtė ideja dhe formula mė e pakonkurrueshme e progresit dinamik nė shoqėritė moderne. Unė jam i zhgėnjyer qė disa iniciativa qė komuniteti im politik dhe unė personalisht kemi ndėrmarrė nė periudhėn qendrore tė historisė sė demokracisė shumėpartiake nė Shqipėri, nuk u zhvilluan mė tej, u bllokuan dhe pati kthime mbrapsht shumė negative. Ne vendosėm drejtimin e opozitės nė institucione qė duhet ta bėjnė qeverisjen mė tė pėrgjegjshme e llogaridhėnėse, si Kontrolli i Lartė i Shtetit, ose ndėrmorėm iniciativa bipartizane, parlamentare dhe administrative, qė paralelisht me menaxhimin rutinė tė axhendės sė qeverisė, tė pėrfshiheshin tė gjithė faktorėt dhe aktorėt pėr zgjidhje strategjike dhe ēėshtje madhore tė zhvillimit dhe integrimit tė vendit. Sot ecet mbrapsht drejt kontrollit tė tė gjitha pushteteve nga njėra palė. Pyetja qė shtrohet ėshtė: A ėshtė politika dhe shoqėria shqiptare aq e pjekur sa tė realizohet diēka e tillė? Padyshim qė po. Ndaj edhe nė kėto zgjedhje, duhet tė mundėsojmė njė ndryshim tė vėrtetė dhe real qė do marxhinalizonte emrat, politikanėt dhe politikat e konfliktualitetit dhe polarizimit tė dhunshėm, qė pėrēmohen publikisht, pėr tė mos thėnė janė famėkeqe.

Atėherė, ėshtė e rėndėsishme qė tė rinjtė tė pėrfshihen nė politikė nė nivel lokal, rajonal, kombėtar qė tė ketė ndryshime, qė tė kemi njė brez tė ri nė politikė. Kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme nė njė demokraci tė re.

Eshtė, por duhet trajtuar dhe menaxhuar nė mėnyrė serioze. Duhet institucionalizuar, duhet tė mbrohet nga standardet e nevojshme dhe modelet demokratike, tė cilėt duhen, pikė sė pari, tė pėrvetėsohen nga partitė politike. Po flas pėr pėrpjekjet e mia, qė fatkeqėsisht, mė pas u braktisėn dhe u kthyen mbrapsht, me Partinė Socialiste nė njė periudhė 10-vjeēare nė tė cilėn arritėm tė transformonim rrėnjėsisht ish-tė majtėn komuniste nė Shqipėri nė njė tė majtė moderne qė u pranua natyrshėm si anėtare e Internacionales Socialiste. Tė tilla ishin normat statutore qė ndalonin pėrqendrimin e autoritetit dhe mandateve tė pushtetit politik nė pak duar. Sė dyti, praktika dhe norma rregullatore qė i bėnin udhėheqėsit, edhe pse tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, mė tė cenueshėm ndaj zgjedhėsve dhe si rrjedhojė, edhe mė tė pėrgjegjshėm. Ndėrkohė, druaj se ndryshimet e fundit nė Kushtetutėn e vendit dhe sidomos sistemi zgjedhor qė pasoi, nuk e ndihmuan Shqipėrinė nė kėtė zhvillim dhe nuk e ndihmojnė aspak integrimin e brezit tė ri, tė aktivistėve me integritet, tė mendjeve dhe kapaciteteve tė reja nė politikė, se sistemi nuk pranon aktorė tė pavarur. Duhet tė jesh shumė – dhe fatkeqėsisht nuk ka njė model tjetėr – i organizuar pėr tė konkurruar me kampet “ushtarake” ekzistuese, pėr tė mos thėnė klienteliste, qė dominojnė skenėn politike. Duhet tė harxhosh njė pasuri tė tėrė pėr t’u futur nė tregun politik qė riprodhon korrupsion nė vend. Korrupsioni nė Shqipėri, nė kėtė demokraci hibride qė mbetet e brishtė fillon nga partitė politike. Cila ėshtė gjėja e parė nė luftėn kundėr korrupsionit? Padyshim qė ėshtė transparenca e financimeve informale qė pėrdorin partitė pėr tė marrė kontrollin e pushtetit, prandaj bllokojnė njėra-tjetrėn dhe si rrjedhojė, edhe vendin. Njerėzit e dinė sa degraduese dhe shkatėrruese janė tė gjitha kėto gjėra dhe fenomene. Njerėzit e dinė mirė dhe janė mė pėrgjegjės se personat qė po e drejtojnė aktualisht kėtė sistem, se ēka po shkakton ngėrēe, stanjacion nė Shqipėri. E para ėshtė informaliteti nė kapėrcyell tė legjitimitetit, qė pret njė pėrgjigje nga ana e shtetit ligjor, lidhjet jo korrekte mes politikės dhe biznesit dhe sigurisht, me krimin e organizuar. Ne duhet tė ndihmojmė dhe angazhojmė brezat e rinj, t’i japim njė pėrgjigje dhe zgjidhje ndryshe realitetit ekzistues. Diēka e tillė s’mund tė realizohet pa ta, s’mund tė realizohet duke dėmtuar ata, sepse ne do vazhdojmė ta dėmtojmė tė ardhmen e kėsaj shoqėrie dhe tė kombit shqiptar.

Po kalojmė te politikat e jashtme, te ēėshtjet e jashtme. Dua tė di kėndvėshtrimin tuaj pėr gjendjen aktuale tė politikės sė jashtme shqiptare, sidomos, e prekėt edhe pak mė herėt, pėr retorikėn nacionaliste qė po futet nė debatin politik gjatė fillimit tė fushatės elektorale dhe pastaj kritikat e ardhura nga jashtė pėrsa u pėrket retorikave nacionaliste brenda Shqipėrisė. Cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj pėr kėtė zhvillim?


Duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm, nėse kėto sėmundje tradicionale rishfaqen nė kėtė rajon ende tė pastabilizuar. Por nuk duhet ta ekzagjerojmė. Sigurisht qė ka njė ton mė tė pėrforcuar nacionalizmi nė shtete tė ndryshme ballkanike. Edhe pse, nė mėnyrė paradoksale, po konkurrojnė dhe nuk duhet ta reshtin konkurrencėn pėr integrimin euroatlantik, qė nė tė vėrtetė, ėshtė krejt e kundėrta e ushtrimit absolut tė sovranitetit kombėtar brenda kufijve kombėtarė. Mė lejoni tė gjej njė pėrgjigje mė tė kėnaqshme, pėr tė mos thėnė tė arsyeshme dhe mė stimuluese pėr atė ēka po ndodh. Kuptohet se tonet nacionaliste qė janė rishfaqur nė shtetet e ndryshme ku banojnė shqiptarėt janė pasoja tė krizės, ose tė paaftėsisė sė elitave politike qė kontrollojnė qeveritė pėr tė trajtuar ēėshtjet mė tė rėndėsishme si integrimi dhe konkurrueshmėria me realitetin global.

Atėherė, do thonit se ėshtė njė devijim…


Tamam. Jam i bindur qė s’do zgjasė shumė. Shqipėria dhe shqiptarėt janė njė nga kombet mė tė besueshėm dhe besnikė pėr mbėshtetjen e proceseve tė bashkėjetesės dhe zhvillimin e iniciativave euroatlantike pėr integrimin e rajonit. Eshtė njė avantazh qė nuk duhet humbur. Dhe sigurisht qė u krijua nga elitat politike vendase nėn mbėshtetjen dhe mbikėqyrjen ndėrkombėtare. Tė gjitha komunitetet shqiptare qė jetojnė nė rajon janė mbėshtetėsit mė tė fuqishėm euroatlantikė nė gjithė botėn. Edhe nėse ata ende s’e kuptojnė dhe duhen ndihmuar ta kuptojnė, qė t’i vėmė kapak kėsaj ēėshtjeje, se integrimi i plotė nė ekonominė botėrore, duke filluar nga Bashkimi Evropian do tė thotė tė pėrballosh mė shumė kosto, se sa tė mos jesh fare i anėtarėsuar, do tė thotė tė bėhesh konkurrues, tė marrėsh pėrfitime, tė prodhosh vlera tė shtuara jo me grante, por me sipėrmarrje tė pėrbashkėta. Dhe shqiptarėt janė nga sipėrmarrėsit mė tė mirė. Dhe ky vend po mbijeton ekonomikisht kryesisht nga shpirti i sipėrmarrjes. Por ajo qė na nevojitet ėshtė standardi i sundimit tė ligjit kudo dhe pėr tė gjithė njėlloj.

T’i kthehemi ēėshtjes kombėtare, sidomos nė rajon. Kam dėgjuar shpesh zėra pėr bashkimin e Shqipėrisė dhe Kosovės, por dėgjon edhe kritikėt e kėtij qėndrimi qė thonė se kėshtu do krijohet destabilizim nė rajon, do zgjojė nacionalizmin nė disa shtete. Cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj? Si duhet tė veprojnė tė dyja vendet?


Po e pėrsėris edhe njė herė qė nuk na lejohet tė shpikim. Zgjidhjet mė tė lehta, pėr tė mos thėnė mė efikaset, arrihen duke ndėrtuar mjetet apo instrumentet qė do jepnin njė pėrgjigje ndryshe pėr tė rehabilituar ēfarė identifikohet, sidomos nė kėtė pjesė tė botės, si padrejtėsi historike kombėtare. Faktorėt dhe rrethanat qė nuk i lejuan shqiptarėt tė jetonin nė njė shtet tė vetėm njihen shumė mirė, por pėrgjigjja ndaj kėsaj nuk ėshtė njė shtet-komb unitar, i armatosur mirė dhe i kontrolluar vertikalisht-pa demokraci, qė do ta ndalonte atė qė ndodhi nė fillim tė shekullit tė kaluar, kur shpallėm pavarėsinė tonė. Nėse duhet tė pėrvetėsojmė njė model tė shėndetshėm, funksional dhe padyshim, jo tė ezauruar plotėsisht zgjidhjeje tė interesave kombėtare nė epokėn e globalizmit, atėherė, duhet t’u hyjmė debateve si: “Cili ėshtė modeli i BE-sė, qė duhet tė shėrbejė si pikė referimi pėr tė ardhmen dhe pėr kapėrcimin e krizės sė rėndė aktuale nė Europė? Nė mbeshtetje tė doktrinės sė baballarėve themelues tė integrimit evropian, Europa e Bashkuar do tė jetė njė ngrehinė “qiellgėrvishtėse” , ku tė gjitha vendet zėnė nga njė kat dhe qė funksionon me drejtim vertikal unitar nga njė autoritet shumėkombėsh? Apo mė i shtrirė, sipas modelit komunitar “pagoda” qė vjen nga realiteti juaj, me sa di unė, ku tė gjithė mund tė jetojnė nė shtėpitė dhe kopshtet e tyre pa gardhe dhe kufij me fqinjėt. Zgjidhja pėrfundimtare qė do i vinte kapak kėrcėnimeve tė nacionalizmit edhe nė kėtė rajon kritik tė botės, do ishte njė model global mė i harmonizuar dhe mė i pajtueshėm mes shtetit federal dhe autoriteteve kombėtare.

E keni fjalėn brenda BE-sė?


Po.

A ėshtė Shqipėria gati tė anėtarėsohet nė BE? Duhen plotėsuar ende kushtet pėr tė marrė statusin kandidat.

Praktikisht, jo vetėm potencialisht, pėrgjigjja ėshtė po, pėr mendimin tim. Disa reforma dhe faza tė fundit duhen plotėsuar qė do e bėjnė njė fakt tė tillė jo vetėm mė tė kuptueshėm nga vetė Evropa, apo nga komuniteti ndėrkombėtar, por edhe do pranohej mė mirė nga shqiptarėt dhe faktorėt shqiptarė. Mendoj se gjithēka duhet tė fillojė nga politika, se politika po shkakton ngėrēin dhe vonesat nė procesin e njė marrėdhėnieje kontraktuale tė nevojshme mes Shqipėrisė dhe BE-sė. Qė tė mund ta ndihmojmė politikėn tė lėvizė nga ai pozicion i rrezikshėm qė po bllokon procesin, duhet tė kthehem tek ato qė thashė, ēka ėshtė e domosdoshme pėr vendin: Tė veprojmė nė mėnyrė jopartiake dhe tė punojmė bashkarisht pėr tė vėnė nė zbatim njė axhendė integrimi, reforma jetėsore qė ende mungojnė, qė vendit i nevojiten pėr ta finalizuar procesin e zhvillimit tė kapaciteteve kombėtare pėr bashkėjetesė dhe integrim nė BE. Sigurisht qė kemi potenciale, sigurisht qė kemi pėrvojė, sigurisht qė kemi tradita. Duhet tė gjejmė njė model tjetėr pėr tė integruar vlerat tona qė tė mbijetojmė si njė nga vendet e BE-sė. Duhet tė jemi konkurrues dhe tė ofrojmė vlera, jo vetėm tė marrim. Nė thelb ėshtė i njėjti proces qė e ndihmoi Shqipėrinė tė anėtarėsohej nė NATO dhe te zhvillohej nga njė vend qė konsumonte siguri e mbrojtje komunitare nė njė vend qė kontribuon nė sigurinė globale.

E kundėrta e kėsaj pyetjeje ėshtė, a ia vlen tė anėtarėsohesh nė BE nė kėtė moment? Si e shihni ju zhvillimin e BE-sė? Kemi krizėn financiare, kemi, do tė thoja, njė krizė politike nė rritje, ka edhe ndasi mes Evropės Veriore dhe asajJjugore, Evropės Perėndimore dhe asaj Jugore, dhe Evropės Lindore diku aty nė mes. Po shohim kriza tė rėnda nė Greqi, Qipro, pa pėrmendur ekonomitė e tjera nė Evropėn Jugore. Si e shihni tė ardhmen e BE-sė? Ē’BE do ekzistojė kur Shqipėria tė jetė gati tė anėtarėsohet?


Pyetje e bukur kjo! Duhet tė tregohem mė praktik nė disa aspekte. Para disa vitesh, i bėra njė pyetje kryeministrit norvegjez, qė ėshtė…

S’ėshtė pjesė e BE-sė.


Qė pėrfaqėson njė realitet dhe ndjeshmėri kombėtare nė Evropė ende tė paintegruar ne BE. Menjėherė pasi norvegjezėt kishin votuar pėr herė tė dytė nė njė referendum dhe kishin thėnė “jo”. E pyeta, “Ē’do ndodhė? Cila ėshtė e ardhmja e marrėdhėnieve mes vendit tuaj dhe BE-sė?” M’u pėrgjigj, “Tė lutem, nė fillim duhet tė gjejmė pėrgjigjen e pyetjes, “Nė cilėn Evropė do anėtarėsohesh?” Sigurisht, realitetet kritike qė po pėrjeton BE-ja kanė shkaktuar shumė debate qė duket se bllokojnė, ose mė mirė tė themi, krijojnė kėrcėnime pėr frenim nė procesin e zgjerimit tė bashkėjetesės dhe nė kėndvėshtrimin institucional tė drejtimit tė njė komunitetit tė madh kombesh nė kėtė mėnyrė qė shohim sot. Por nuk mendoj se mund tė ekzistojė njė model tjetėr pėrveēse pėrmbushjes sė arritjeve tė deritanishme. Sigurisht, debati aktual, se gjithmonė ekziston njė situatė motivuese pėr tė gjithė aktorėt nė kohė krize pėr gjetjen e zgjidhjes, do ndihmojė nė gjetjen mė tė shpejtė tė pėrgjigjeve integruese pėr sfidat me tė cilat ėshtė pėrballur BE-ja ndėrsa zgjerohej, pėr problemet me tė cilat po pėrballen disa kombe, pėr debatet mes tė pasurve, veriut dhe mė tė varfėrve, vendeve mė tė pazhvilluara tė jugut tė BE-sė. Sigurisht qė duhet ende tė identifikojmė cili mund tė jetė trashėgimtari i pakontestueshėm nė Evropė dhe globalisht i etėrve themelues. Sigurisht, kemi ripėrtėritje tė elitės politike, sigurisht qė kemi tranzicion dhe skepticizėm mes votuesve pėr tė identifikuar udhėheqėsit e rinj qė kanė tė njėjtin frymėzim apo karizmė tė themeluesve. Me siguri, kėto do e dominojnė tranzicionin deri pas pėrfundimit tė krizės. Mendimi im, bindja ime ėshtė qė nuk mund tė ketė frenim pėr BE-nė, por ata duhet tė ēojnė deri nė fund procesin qė do e bėjė Europen e Bashkuar realisht konkurruese dhe tė pajtueshme me tregje mė tė mėdha dhe organizata ndėrkombėtare dhe shtete federale si SHBA-ja.

Pėrmendėt NATO-n. Do ju bėj njė pyetje pėr tė ardhmen e NATO-s. Disa thonė se ka prova qė pas tėrheqjes nga Afganistani, NATO-ja nuk do luajė rol kaq tė rėndėsishėm nė politikat e SHBA-sė, nė ēėshtjet e sigurisė, se vetė organizata transatlantike ėshtė mė pak e rėndėsishme pėr Amerikėn, e cila po zhvendoset drejt Paqėsorit, Azisė juglindore, Lindjes sė Mesme, etj. Si e shihni tė ardhmen e NATO-s, sidomos nė njė kohė ku siguria e Evropės mund tė vihet para sfidave nė vitet nė vazhdim, duke parė fėrkimet dhe konfliktet e mundshėm mes shteteve evropiane apo tė themi nė kontinentin evropian? Cila ėshtė e ardhmja e NATO-s? Qeveria juaj harxhoi shumė kohė duke u pėrpjekur tė anėtarėsohej nė NATO dhe pastaj Shqipėria u pranua me sukses. Shqipėria ka dhėnė njė kontribut tė pashoq kur flasim pėr aftėsitė e ofruara misionit tė NATO-s. Cila ėshtė e ardhmja e NATO-s?


Praktikisht, janė tė ftuar tė gjithė tė angazhohen nė diskutime dhe debate pėr domosdoshmėrinė e reformave, pėr ristrukturimin dhe sigurisht, pėr mbijetesėn e disa prej institucioneve ndėrkombėtare, qoftė kėto edhe tė pjesshme, qė u krijuan dhe vepruan gjatė Luftės sė Ftohtė. Eshtė diskutim tepėr i arsyeshėm. Nuk besoj se vetė NATO-ja ka ngrirė dhe po vepron si njė ish-organizatė shumėkombėshe e Luftės sė Ftohtė. Sigurisht, sot ka kėrcėnime tė reja globale, duke filluar nga sfida tė organizatave rajonale tė sigurisė, jo vetėm nė kuadėr tė marrėdhėnieve mes Evropės dhe Azisė, por globalisht, mes fuqive tė reja globale qė po shfaqen dhe atyre tradicionale, tė qėndrueshme ose jo. Sigurisht ekziston njė kėrcėnim terrorist ndėrkombėtar qė nuk shėnjestron si armiq vetėm disa kombe, por ėshtė kėrcėnim global pėr tė gjithė. Besoj se procesi i vazhdueshėm i dialogut brenda NATO-s, mes NATO-s dhe organizatave tė tjera tė sigurisė dhe shteteve tė ish-Bashkimit Sovjetik, qė tani ėshtė…

Federata ruse


Disa mendojnė si mė tė lehtė tė rikthehen te Bashkimi Sovjetik, duket sikur ka njė tendencė pėr t’u kthyer nė njė sjellje ndėrkombėtare tė ish-Bashkimit Sovjetik aspak oportune pėr epokėn e pas Luftės sė Ftohtė…

Tė bashkimit euro-aziatik, siē e quajnė tani


Po. Besoj se proceset e vazhdueshme tė dialogut dhe iniciativave tė pėrbashkėta pėr tė gjetur partneritet mė tė shėndetshėm mes organizatave tė ndryshme qė luftojnė kundėr sfidave dhe kėrcėnimeve globale, do sigurojnė pėrgjigjen pėrfundimtare. Nuk ėshtė e lehtė, aspak, por kjo s’do tė thotė qė duhet tė shkojmė drejt shpėrbėrjes sė asaj qė ka qenė efikase deri mė tani.

Po. Pyetja e fundit. Kemi ardhur nė fund tė pyetjeve. Flasim pėr ambiciet dhe aspiratat tuaja personale. I vetmi post qė nuk keni mbajtur ėshtė ai i presidentit tė Shqipėrisė. A i keni ende kėto aspirata dhe siē e thotė shprehja “do vdisni i kėnaqur nėse e ushtroni edhe kėtė post”?


Dashtė Zoti, pėrgjigjja ėshtė po. Edhe pse nuk ėshtė zyrtarizuar ende, unė ndihem vital pėr shkak tė mbėshtetjes sė gjerė tė publikut, gjė qė padyshim ėshtė domosdoshmėri pėr njė kryetar shteti efikas qė tė ushtrojė autoritetin e vet. Nėse do vazhdojė si mė parė, njė zgjedhje partiake, njė nga anėtarėt e maxhorancės ose njė individ i paidentifikueshėm qė do te gjejė mbėshtetje tė nėnkuptuar tė tė dyja palėve, se ėshtė i paaftė, ai nuk ka tė ardhme. Me kandidim ose jo, me fitore ose jo, unė do vazhdoj tė shėrbej me kėtė filozofi qė shpjegova.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175