Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 12:17 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Kulture
23 Janar 2013 - 19:49
Ortodoksėt nė protestė: Drama e
Namikut na fyen, Dokle: Absurde
Deklarata e Komunitetit Ortodoks
KORCE - Drama “Shėn Maria e Beratit” me skenar tė deputetit socialist Namik Dokle ka ngjallur pakėnaqėsi te komuniteti ortodoks i cili pėrmes njė deklarate pėr mediat e cilėson kėtė vepėr fyerje ndaj ndjenjave tė besimtarėve dhe institucionit tė Kishės Ortodokse.

Drama, e cila pėr 5 netė me radhė u vu nė skenėn e teatrit tė Korēės “Andon Zako Ēajupi”,  frymėzuar nga ngjarjet e mesjetės pėrcjell mesazhin mes sė mirės dhe sė keqes si historia e piktorit tė “Shėn Marisė”, qė guximin pėr tė thyer tabutė, e pagoi me jetė pėrballė obskurantizmit tė kohės.

“Kjo dramė u luajt me paturpėsinė mė tė madhe nė nivele artistike mediokre, pėrpara qytetarėve tė Korēės. Me njė skenar bazuar tėrėsisht mbi gėnjeshtra historike, tė tipit PPSH”, -thuhet nė deklaratėn e Kishės Ortodokse.

I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i vetė autorit Namik Dokle, i cili nė njė prononcim pėr televizionin A1Report e cilėsoi absurde protestėn e komunitetit ortodoks.

Gjatė nje bisede telefonike me gazetarin Andi Kapxhiu, Dokle theksoi se drama nuk ėshtė blasfemike. “Nė plan religjioz kjo dramė ėshtė njė himn pėr kishėn Autoqefale Shqiptare, sepse murgu si personazh i kėsaj vepre ėshtė njė murg qė mbron Kishėn Autoqefale”, tha pėr A1Report, deputeti socialist Namik Dokle, por kėtė radhė nė kontekstin e skenaristit. “Nė dramė nuk ka asnjė personazh real, ėshtė fiction. Drama ėshtė njė krijim artistik qė s’ka tė bėjė me asnjė ngjarje reale dhe asnjė personazh real. Drama mbron shqiptarėt kundėr shqiptarizimi, mbron drejtėsinė kundėr padrejtėsisė. Ata qė janė kundėr kėsaj drame janė kundėr kėsaj shqiptare. Drama ime i jep jetė Kishės Autoqefale”, u shpreh skenaristi i "Shėn Marisė sė Beratit".

Megjithatė Dokle nuk pėrjashtoi mundėsinė e njė xhelozie artistike. Dokle tha se nuk ėshtė informuar zyrtarisht pėr ndėrprerjen e dramės dhe se u njoh me reagimet ndaj dramės sė tij pėrmes mediave.

Ndėrkaq, e kontaktuar nga televizioni A1Report, Drejtoresha e teatrit tė Korēės “A.Z Ēajupi”, Zamira Kita, deklaroi se shfaqja nuk ėshtė anuluar. Shfaqja u luajt nga 19-22 janar, dhe siē bėn tė ditur Kita, nuk pati asnjė reagim negativ tek qytetarėt e Korēės. Duke shprehur habi ndaj deklaratės sė Kishės Ortodokse e cila e cilėson basfemike veprėn, Kita tha se nė kėtė kontest do tė shihet nėse drama “Shėn Maria e Beratit” do tė vazhdojė tė vihet mė nė skenė apo jo. “Mua mė vjen keq qė ka kėtė reaksion mbas natės sė 5 tė kėsaj drame. Sot ne e kishim menduar tė bėnim njė pushim”, tha Kita. Duke i hedhur poshtė reagimet e kishės ortodokse, Kita tha se: “Kjo ėshtė shumė e rėndė shumė vulgare, s’ka blasfemi. Njerėzit na kanė uruar na kanė pėrgėzuar, dhe nuk kam dėgjuar qė tė ketė njė pakėnaqėsi tė vogėl”.

Drama e shkruar nga deputeti i PS-sė, Namik Dokle ėshtė vėnė nė skenė me regji tė Dhimitėr Orgockės e skenografi tė Roland Karanxhės.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

12 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
bruna une nje gje e them me bindje : nqs Namiki do e kish bere dramen per muslimanet sot do ishim duke i ngrene hallven
avatar
Anonim
saqiri E merr me mend ti bruna!
avatar
Anonim
IliriTirane A e kuptoni se kisha ortodokse ne shqiperi nuk e degjon dot fjalen "AUTOQEFALE" Feja "ortodokse autoqefale shqiptare" nuk ka lidheje me fene e Janullatosit, se misioni i tij dihet(zhdukja e autoqefalise se F.NOLIT). Politika greke me kishen ortodokse nepermjet fese duan greqizimin e jugut tone........o mjerane...Shqiperia mbaron ne gjirin e Artes. Me kete qe ndodhi kjo drame duhet te jepet ne te gjithe vendin dhe ne diaspore dhe nqs ka mundesi te futet me ne TV dhe internet.
avatar
Anonim
Zoi Spiro Kisha te shikoj ligjeratat e veta dhe te lerw artin te geloje dhe te bej punen e saj artistike ne shoqeri.
avatar
Anonim
sala ah keta jane ekstremista, tremben nga hallva e ftohte...
avatar
Anonim
Altin Se c'pune ka Kihsa me teatrin, ikni ore , apo morren frymezin nga pengesa e autroit shqiptar ne Greqi. Edhe sikur te jete me motive antifetare, ka cdo te drejte te vihet ne skene e te luhet. Pse kemi bere budallalleqe ne komunizem kunder fese nuk do te thtoe se sot duhet te pranojme shabllon cdo reagim te komuniteteve fetare. Per me teper qe autori pohon te kunderten dhe njerezve u ka ardhur cudi nga ky reagim.
avatar
Anonim
Kapedani Namiku ska pune tjeter tani. Me politike nuk i eci,tani kerkon te fusi percarje fetare. Edhe kete kishim mangut ne Shqiperi,nga Kukesi shkon e ben drame ne Korce. Ik o Namik bo naj gamar dru para se ti bllokoje rruget debora se sje per gje tjeter ti...
avatar
Anonim
PJETER MUSTAKUQI Shprehe mendimin tim megjithese kete veper teatrale nuk e kam pare.Vepra teatrale nuk mund te cfaqet pa miratimin e keshillit drejtues te teatrit A.Z.C.K. KISHA te shikoje punen e saj,nuk mund te gjykoje te madhin DHIMITER ORGOCKA,as aktoren e talentuar Z.KITA.KYeshte turp i madh.respekt per N.DOKLEN,respekt max.per artistet korcare ,respekt perartedashesit e mrekullurshem korcare.
avatar
Anonim
Muslimani Nuk jam ortodoks por musliman. Ama, edhe pse nuk e kam pare shfaqjen, e marr me mend se cfare eshte gatuar ne libret. Kasta laiko-ateiste, i ka vene vetes detyre qe te fus hundet ne aspekte te konstrukteve fetare, duke qene fare injorante ne kete leme. Po e zeme se i ka thurrur hymn Kishes Auttoqefale. Nga e di Namiku se Autoqefalja paska me vlera se jo-Autoqefalja. Keto jane mite tipike komuniste. Jam me ortodokset, ndonese pa dyshim do votoj PS-ne me 23 qershor, packa Namikut aty.
avatar
Anonim
Mysliman injorant... Nuk arrin te kuptosh qellimin e fese greke per aneksimin e Vorjo-Epirit. AUTOQEFALE do te thote mevetesi(pavaresi) ndersa Janullatosi po e zhduk ortodksine autoqefale te F.Nolit. Hera e pare qe jam me Doklen. Do ta marresh vesh te verten nga prifti Elbasanit.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175