Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 03:00 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Aktualitet
01 Dhjetor 2017 - 12:25 | përditesuar në 15:02
Drejtori i Pėrgjithshėm i Emergjencave Civile, Shemsi Prenēi u shpreh pėr Report TV se situata nga pėrmbytjet ėshtė kritike, duke theksuar se pėrmbytjet e kėtij dhjetori rrezikojnė tė jenė mė tė mėdha se ato tė dy viteve mė parė kur vendi kaloi nė gjendje tė emergjencės kombėtare. 

Prenēi apeloi qė banorėt e tė gjithė zonave tė pėrmbytura nė vitin 2015 dhe qė janė prekur edhe kėtė vit, si ato pranė Fierit dhe Vlorės, duhet tė braktisin shtėpitė e tyre deri nė orėn 15:00 tė kėsaj tė premte. Nė tė kundėrt, tha Prenēi, autoritet do ndėrhyjnė dhe do t'i nxjerrin forcėrisht nga shtėpitė, pasi sipas tij, nisur edhe nga parashikimet pesimiste tė motit, pritet vėrshim i fuqishėm i disa lumenjve si Vjosa, Semani dhe Shkumbini. 

"Sipas raportimit tė sasisė sė reshjeve nė Greqinė Veriore dhe juglindjen e vendit tonė, priten pas 6 orėsh vėrshimi i lumenjve Seman, Vjosė dhe Shkumbin e priten pėrmbytje nė hartėn e zonave tė pėrmbytura nė 2015. Ndaj, duhet tė evakuohet popullata e pėrmbytur nė 2015, pasi situata ėshtė nė ato nivele si nė 2015 ose edhe mė ekstreme. Ndoshta edhe mė e rėndė, por mund tė pėrballohet pėr shkak tė disa investimeve nė shtratin, basenet e lumenjve dhe kanalet e kullimit. Edhe pėr ato familje qė nuk pranojnė evakuimin, do ndėrhyjė autoritetet pėr t'i evakuar forcėrisht qoftė edhe me bagėtitė. Qytetarėt tė largohen nė drejtim tė tė afėrmėve ose nė qendrat e ngritura nga bashkitė. Pas orės 15:00 shtabi i emergjencės do evakuojė banorėt duke pėrdorur edhe forcėn", tha Prenēi. 

Ai kėrkoi ndėrprerjen e qarkullimit tė automjeteve nė hartėn e zonave tė rrezikuara nga pėrmbytjet por edhe nė tė gjithė vendin, pasi reshjet e shiut do jenė intensive edhe nė orėt nė vijim. "Intensiteti i reshjeve ka rifilluar dhe situata do shkojė drejt vėshtirėsimit dhe duhet tė shkohet ndėrprerja e qarkullimi nė zonat problematikeNe kemi dhėnė njoftimin se duhet tė ishte ndėrprerje qė dje prej orės 15:00 deri nė datėn 4, por sot alarmi ėshtė mė i madh dhe nė rrugė duhet tė lėvizin vetėm automjetet e emergjencės. Presim automjete ndihme pėr emergjencėn nga Kosova dhe vendet e tjera", tha Prenēi.  

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi sot se priten reshje shumė intensive, nė pjesėn jugore tė vendit, por edhe jashtė kufijve shtetėrore nė basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnė vlerat e 100 mm nė 24 orė. Kėto reshje mund tė sjellin pėrmbytje nė lumenjtė e mėdhenj, pėrveē vėrshimeve tė lumenjve tė vegjėl dhe pėrmbytjeve urbane nė varėsi tė gjendjes sė kanalizimeve nė disa nga qytetet (Korēė, Berat, Vlorė, Fier dhe Gjirokastėr). Shenjat e Alarmit pėr pėrmbytje urbane ose nga pėrrenjtė dhe lumenjtė e vegjėl janė vendosur nė tabelė sipas qarqeve.

Qarqet mė tė rrezikuara janė Fier dhe Vlorė. Ka mundėsi pėr pėrmbytje nė basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund tė kenė pėrmbytje pėrgjatė fundit tė ditės sė sotme

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Ujku me zile Kerkuat UJE 24 ore NE MUAJ ?? KENI TANI 24 ore NE 24 .Fjalimi RAMA :- permbytjet u tejkalun me 55% NGA parashikimi .ministri I bujqesise KA HAPUR perrenjte pa dashje .
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'45 minuta', ngėrēi pėr Plotfuqinė Milo:Rama-Meta tė takohen si burra
Maks Velo:Ja kurthi qė mund tė mė ēonte nė pushkatim
Studenti shqiptar nė Holandė, Leka: Pėrgjigjen e pranimit e mora nė Skype
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/02/2018, VITI VIII- NR.40