Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga ESMERALDA KETA
25 Tetor 2012 - 08:56
Part-time, shpallen 400 fituesit
e Fakultetit Ekonomik
TIRANE- Fakulteti Ekonomik ka publikuar listën me 400 fitues që u ka dalë e drejta e studimit në Financë dhe Biznes. Bëhet fjalë për ata që e kanë fakultete të parë, ndërkohë që fituesit janë shpallur edhe për ata që e kanë fakultet të dytë. Javës që vjen do të nisin regjistrimet e fituesve pranë sekretarive përkatëse, ndërsa ata do të mund të ulen në auditore në fund të muajit nëntor.

FORMULARI A3

Vendimi i djeshëm i këshillit të ministrave ka përcaktuar edhe se kush do të përfitojë nga 4500 kuotat që mbetën të lira në universitete publike, pas përfundimit të raundit të parë të regjistrimeve. Sipas këtij vendimi në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët që kanë konkurruar në raundin e parë më të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të: fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë program studimi; maturantët të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit on-line dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar. Gjithashtu këshilli i ministrave përcakton se formulari A3 përfshin programet e studimit të ofruara nga universitetet publike me kuotat respektive të shpërndara nga MASH. Kanë të drejtë të plotësojnë formularin A3 të gjithë kandidatët, të cilët: kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;

kanë marrë pjesë dhe kanë rezultuar fitues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2012; kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe u janë ekuivalentuar rezultatet e shkollës së mesme dhe provimet e Maturës Shtetërore si dhe ata që kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë (të vjeshtës) dhe rezultojnë kalues në provimet me zgjedhje.

Shkrimi u publikua sot ne te perditshmen Shqiptarja.com

(sg/shqiptarja.com)

4 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
bruna ku mund ti shoh te gjithe rezultatet e part time se nuk po i gjej dot ,,,,???
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173