Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:46 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
24 Korrik 2012 - 20:55
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ėshtė betuar pėrpara Parlamentin pasditen e sotme duke u bėrė kėshtu Kreu i gjashtė i Shtetit nė Shqipėrinė post komuniste. Gjatė fjalės sė tij ai premtoi bashkėpunim me tė gjitha palėt ndėrsa u shpreh optimist se vendi do ta marrė statusin e kandidatit nė vjeshtė.

ORA 20:55 - PRESIDENTI TOPI FESTON TE ‘LION PARK’
Ndėrkohė qė Presidenti Nishani vazhdon tė marė urimet nga tė ftuarit e tij nė Presidencė, paraardhėsi i tij Bamir Topi ėshtė gjithashtu duke festuar. Topi ka mbledhur tė gjithė miqtė e tij nė ambientet e “Lion Park” me tė cilėt po feston pėrfundimin mandatit tė tij presidencial.

ORA 20:00 - NISHANI TROKET GOTAT
Ceremonia nė ambientet e Presidencės vazhdon me trokitjen e gotave me tė ftuarit. Presidenti Nishani, shoqėruar nga bashkėshortja e tij, po marrin urimet e tė gjithė tė ftuarve qė morėn pjesė nė kėtė ceremoni.

ORA 19:48 - TOPI PERQAFON NISHANIN DHE DEL NGA PRESIDENCA
Nė pėrfundim tė fjalimit tė Presidentit Nishani, Presidenti Topi i ka shtrėnguar atij dorėn dhe e ka pėrqafuar duke e uruar pėr detyrėn e re. Pas kėtij shtrėngimi duarsh, qė u shoqėrua edhe nga ai me zonjat e para, Presidenti Topi ka zbritur shkallėt e Presidencės i shoqėruar nga bashkėshortja Teuta, ku dhe u ngjit nė makinėn e eskortės presidenciale qė e shoqėroi jashtė ambienteve tė Presidencės.

ORA 19:40 - NISHANIT I DOREZOHET KUSHTETUTA: PERGJEGJESIA ME E MADHE
Nė vijim, kreu i Gjykatės Kushtetuese i dorėzoi Presidentit Nishani Kushtetutėn e Republikės, duke simbolizuar kėshtu kalimin e pėrgjegjėsisė sė ruajtjes sė saj. Mė pas Nishani, gjatė fjalės sė tij tha se ndjehet “mė i privilegjuari, mė i nderuari. Qė nga ky ēast mbaj mbi vete pėrgjegjėsinė mė tė madhe tė mundshme qė mund tė ketė njė individ nė lidhje me shoqėrinė dhe vendin”.

ORA 19:33 - TOPI PRET NISHANIN ME HIMNIN KOMBETAR
Presidenti Bamir Topi, i shoqėruar nga familja e tij, ka pritur Presidentin e ri, Bujar Nishani. Dy presidentėt kanė dalė pėrpara tė pranishmėve nė shkallėt e Presidencės ndėrsa ėshtė dėgjuar Himni Kombėtar. Mė pas janė dėgjuar tė shtėnat e topave.

ORA 19:10 - TE GJITHE DREJT PRESIDENCES
Pas fjalės sė Kreut tė Shtetit, ceremonia spostohet nga Kuvendi te Presidenca. Distanca e afėrt mes dy institucioneve ka bėrė qė shumė prej tė ftuarve tė spostohen nė kėmbė. Presidenti Nishani pritet tė mbėrrijė rreth orės 19:15.

ORA 19:00 - NISHANI: I HAPUR PĖR BASHKĖPUNIM ME OPOZITĖN
Gjatė fjalės sė tij, Presidenti Nishani u shpreh gjithashtu i hapur pėr tė bashkėpunuar me tė gjitha palėt, pėrfshi kėtu opozitėn. Ai gjithashtu e theksoi si shumė tė rėndėsishėm rolin e Shqipėrisė nė rajonin e Ballkanit.
“Zoti e bekoftė Shqipėrinė dhe shqiptarėt”, tha Nishani nė pėrfundim tė fjalės sė tij.

ORA 18:50 - NISHANI: DO MBROJ QYTETARET, STATUSIN DO TA MARRIM
“Me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė kam besim se do tė marrim statusin”, tha Nishani gjatė fjalės sė tij pėrballė deputetėve, menjėherė pas betimit si President i Republikės. “Shqipėria ėshtė pėrballė sfidave tė mėdha”, shtoi Kreu i ri i Shtetit. Nishani pėrsėriti se prioriteti i tij do tė jetė sistemi i drejtėsisė ndėrsa shtoi se Shqipėria ka bėrė hapa pėrpara drejt Europės. “Do tė mbroj interesat e qytetarėve tė vendit”, tha Nishani nė sallėn e Kuvendit.

ORA 18:40 - NISHANI: BETOHEM!
Kryetarja e Parlamentit ka recituar formulėn e betimit e cila mė pas ėshtė ndjekur nga vetė Presidenti i Republikės, Bujar Nishani: “Betohem”! Mė pas kanė vijuar notat e Himnit Kombėtar.

ORA 18:38 - NISHANI PRITET ME DUARTROKITJE
Nė ambientet e Kuvendit ka mbėrritur edhe vetė Presidenti Bujar Nishani i cili ėshtė pritur me duartrokitje nga deputetėt.

ORA 18:34 - MBERRIN BERISHA DHE INA RAMA
Nė sallėn e Parlamentit kanė mbėrritur tashmė edhe Kryeministri Sali Berisha si dhe kryeprokurorja Ina Rama.

ORA 18:20 - MBERRIJNE NE KUVEND AMBASADORET E DEPUTETET
Kanė mbėrritur nė Parlament disa prej diplomatėve tė huaj nė vend, si ambasadori i OSBE, ai Bashkimit Europian dhe ai i Shteteve tė Bashkuara, qė do tė ndjekin ceremoninė e Presidentit tė ri tė Republikės, Bujar Nishanit. Gjithashtu, kanė mbėrritur edhe njė pjesė e mirė e deputetėve.

ORA 18:00 - NISHANI: DREJTESIA PRIORITET
“Sistemi i drejtėsisė do tė jetė prioriteti im. Do tė angazhohem plotėsisht nė favor tė njė reformė nė sistemin ligjor, e cila mbetet faktori kyē nė integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian”, tha Nishani pėr AFP.

“Presidenti mund tė kontribuojė drejtpėrdrejtė [nė reformat e Drejtėsisė] pėr tė garantuar opinionin publik si edhe partnerėt ndėrkombėtare se ne mund tė arrijmė standardet e kėrkuara”, shtoi Nishani.

Ai premtoi se “do tė jem plotėsisht i pavarur nga ēdo influencė qė vjen nga forcat politike”, ndonėse bashkėpunimi “me shumicėn qeverisėse dhe opozitėn ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua”.

Nishani foli edhe nė lidhje me integrimin e vendit. Nė kėtė kuadėr, ai nėnvizoi se “jam optimist qė Shqipėria do tė marrė statusin nė vjeshtė”.

SOT BETIMI, NE CEREMONI EDHE RAMA
Nga sot Bujar Nishani merr zyrtarisht detyrėn e Presidentit tė vendit. Ditėn e sotme, ceremonia e ndėrrimit tė “stafetės” sė krerėve tė shtetit do tė jetė e veēantė dhe do tė jetė konform ndryshimeve tė reja nė ceremonialin e Shtetit.

Ndėrkohė janė evituar disa elementė thelbėsorė tė ceremonisė, si zhvillimi i saj nė Pallatin e Brigadave duke zbritur nė qendėr tė kryeqytetit pikėrisht nė Presidencė. Si dhe nuk do te ketė fjala e lamtumirės e Presidentit nė largim Topi qė e shkurton goxha kohėn nė ceremoni.

Pas betimit nė Kuvend, ora 18:00, nė 19:30 Presidenti Nishani i shoqėruar nga truprojat e nderit dhe katėr motoēikleta do ti drejtohet presidencės, ku nė prani tė Presidentit Topi do tė marrė dosjen e Presidencės. Gjatė kėsaj kohe do tė ketė tė shtėna topi dhe fishekzjarre. Nė 19.50 zoti Nishani do tė betohet para Kushtetutės.

Kreu i Partisė Socialiste Edi Rama dhe deputetėt e PS do tė jenė tė pranishėm nė ceremoninė e Presidencės. Lajmi konfirmohet nga selia rozė.

NE CEREMONI 580 TE FTUAR
Pavarėsisht vendit tė ngushtė, mėsohet se janė ftuar rreth 580 personalitete vendase dhe tė huaja. Janė ftuar tė gjithė ambasadorėt e e huaj tė akredituar nė Shqipėri, janė ftuar krerėt e tė gjitha partive politike, mes tė cilėve dhe kryetari i opozitės shqiptare Edi Rama, i cili pavarėsisht se e ka konfirmuar se ka marrė ftesėn, ka nėnvizuar se gjithsecili ėshtė i lirė tė shkojė. Mėsohet se Rama ėshtė nė dilemė dhe pritet vendimi i sotėm i mbledhjes sė grupit tė PS pėr tė vendosur mbi paraqitjen. Kreu i grupit Ruēi mėsohet se do tė jetė prezent. Kuptohet kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Topalli si dhe krerėt e grupeve parlamentare, si dhe deputetėt do tė jenė nė listėn e tė ftuarve.

Ndėrkohė qė nė ceremoni janė tė ftuar dhe dy kandidatėt qė u propozuan pėr president dhe qė refuzuan, Xhezair Zaganjori dhe Artan Hoxha. Pritet qė nė radhėt e tė ftuarve tė jenė krerėt e institucioneve tė pavarura e kushtetuese nė vend si kryeprokurorja Rama, kreu i SHISH, Shaqiri, kreu i Gjykatės sė Lartė Shpresa Beēaj etj. Nuk kanė si tė mungojnė dhe dy ish-presidentėt Rexhep Meidani, Alfred Moisiu pėr dhe Kastriot Islami.

(im/sg/shqiptarja.com)

20 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Arbereshi Si erdhi asht edhe iku me "heshtjen" e tij stoike.Kete ia lane te bente presidenti i larguar,edhe diten e ikjes nga kolltuku, pas 5 vjet heshtjeje!
avatar
Anonim
Neritani Fundi mandatit me dinjitet i presidentit Bamir Topi Me 20 korrik 2012 para presidencės janė njė grumbull njerėzish.Burra ,gra,fėmijė dhe nga veshja kuptoheshin se ishin nga veriu.Tė gjitha fytyrat e tyre ishin tė lodhura ,balli me rrudha si tė moshuarit dhe ata mė tė rinj .Ēdo kush e kuptonte pa hyrė nė bisedė me ta se shpirtėrisht ishin tė vrarė dhe bėnin pjesė ne klasėn e pėrmbysur nga vrulli i pamėshirshėm i historisė .Kėta njerėz fisnikė e me plagė nė zemėr se dikush kishte humbur vėllanė d
avatar
Anonim
shiaksi o shqiptar mos mani shpresa kot,se nuk ka per te nxjerr gjo ne drit,lereni se cfar thon ,por cfar bejn ,shqiperia nuk ka per ta bo piken e hajrit me keta njerz
avatar
Anonim
iliri uk iku horri i bulevardit dhe erdhi horri i rrugicave
avatar
Anonim
E mora te gateshem Peti Ēala nga Fieri -- 24 Korrik, 2012 nė 8:35 pm Zoti Bujar ju kujtohet kur qaje me date 21 02 1991 qė doje qė tė ngrihej pėrsėri bustin i Enverit qė e quaje baba?
avatar
Anonim
[email protected] O O O O O OO O O PO KY INGJAKA SH. MEMET SHEHUT rrofte sala LAVDI MARKZIZMIT LENINIZMIT
avatar
Anonim
ardit ueeee sa a marume kjo nusja presidentit.... po e shoh tani ne pritjen e te ftuarve cope-cope po ky presidenti mezi beka 100 hapa, nuk e dija qe kishte kaq shume probleme motorike ky...pfff se si do ta bej detyren ky nuk e di
avatar
Anonim
MARKO O Enver. Sot beri betimin Presidenti Bujar NISHANI. Prehu i qete se stafeta vazhdon. Kryeminiter ish Sekretari e Partise, Sali BERISHA. President ai qe mbajti bustin tend mbis supe tek shkolle e Bashkuar "Enver HOXHA" kur te tjeret te rrezonin. Kryetare e Parlamentit Jozefina TOPALLI, nje ish bashkepunetore e Sigurimit te Shtetit me pseudonimin "Dizinjatorja".
avatar
Anonim
Tirona Pergezimet e mija per mbylljen me sukses te detyres se presidentit. Shendet dhe suksese se detyra te tjera te veshtira dhe te rendesishme te presin ne te ardhmen per te vendosur demokracine .
avatar
Anonim
martini o nisho, na nero lale... jo si ky topi qe i hyni ne hak sales...
avatar
Anonim
sala ik o top, se tashme sala e instauroj pushtetin e vet me ushtar te mirfillte qe kane dhene prova per bindje. do e ver dhe ne prokurori nje te tille dhe kshu ka kapur te gjitha institucionet e shtetit. ene ne komentuesit do grijme sallat ketu ne keto forume te pakta te lira qe kane mbetur, duke shpresuar qe sdo ti mbylli per te treguar qe ehste demokrazi dhe jo diktature e djathte saliste.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 23/07/2017, Viti VII - NR.172