Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:18 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Zgjedhje-2013 NGA AFRIM KRASNIQI
14 Qershor 2013 - 05:49
Qarku Shkodėr, a bie miti i qytetit
bastion? Gara pėr dy mandate
TIRANE - Si paraqitet qarku i Shkodrės vetėm njė javė e pak ditė nga zgjedhjet? Njė zbehje e PD dhe njė ekspansion i PS dhe LSI nė kėtė qark, mund tė sjellė edhe ndryshimin mė tė papritur nė kėto zgjedhje, por jo deri nė “eleminim” tė bastionit.
 
Qarku i Shkodrės pėrfaqėson kryeqendrėn e veriut dhe kryeqendrėn e mbėshtetjes pėr Partinė Demokratike. Ai pėrbėhet nga pesė bashki (Shkodra, Kopliku, Puka, Fushė Arrėz dhe Vau i Dejės) si dhe 28 komuna. Bazuar nė ndarjen zona, qarku i Shkodrės voton pėr 11 deputetė nė parlamentin prej 140 vendesh. Nė numėr popullsie qarku vjen i gjashti nė shkallė vendi, dhe i dyti pėr nga sipėrfaqja e shtrirjes sė tij. Sipas INSTAT popullsia e qarkut tė Shkodrės mė 2013 ėshtė 211,685 persona, nga tė cilėt 93,298 banojnė nė zonė urbane dhe 118,388 nė zonat rurale.

Megjithėse bėhet fjalė pėr ndarje administrative bashki – komunė, numri i zgjedhėsve dhe pesha e njėsive ndryshon shumė nga njėra tjera. P.sh, bashkia Shkodėr dominon votuesit me 86 mijė zgjedhės, ndjekur nga dy komuna secila me nga 16 mijė zgjedhės, Bushati dhe Rrethinat. Pas tyre vijnė pėrsėri  dy Komuna, Gruemira dhe Kastrati, pėrkatėsisht me 9.3 dhe 9 mijė zgjedhės. Bashkia Koplik ka 8.2 mijė zgjedhės, vetėm 100 zgjedhės mė shumė sesa komuna e Gurit tė Zi, ndjekur nga Postriba 7.5 mijė, Velipoja e Bėrdica me mbi 6 mijė zgjedhės, dhe bashkitė Pukė e Fushė Arrėz me vetėm 3.6 deri 3.8 mijė zgjedhės. E gjithė kjo pasqyrė vjen nė kontrast tė thellė me organizimin territorial kur nė qark gjenden komuna tė tjera si Shoshi me vetėm 922 zgjedhės.
 
PĖR CILAT MANDATE VOTOHET NĖ SHKODĖR MĖ 23 QERSHOR?
 
Pėr shkak tė ligjit elektoral tashmė kanė siguruar mandat parlamentar pesė deputetė demokratė: Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka, dhe Gjovalin Bzheta. Nga PS kanė siguruar mandat parlamentar Mimoza Hafizi, Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Beteja elektorale bėhet nė dy plane: midis tė majtės dhe tė djathtės pėr raportet 7:4 apo 6:5 si dhe midis vetė partive tė majta , PS e LSI. Siē shihet nga tabela e llogaritjes sė ndarjeve tė mandateve mė pranė mandatit tė fundit do ishte PS me 8193 vota ndaj 100 votave mė pak tė demokratėve.

Gjithsesi e pėrkthyer nė vota, ndryshimi i mandatit nė favor tė sė majtės, mund tė kėrkojė 3.2-3.5 mijė vota tė sigurta. Nėse rezultati mbetet i pandryshuar atėherė demokratėt fitojnė dy mandate tė tjera pėr Palucėn dhe Spahinė, duke lėnė pėrfundimisht jashtė parlamentit dy deputetėt aktuale, Uldedaj e Ēobaj. Nga PS mandati shkon tek Namik Kopliku. Nėse PS e arrin mandatin e pestė, atėherė hyn nė llogari emri i radhės i saj, Sait Fishta.

Gjithsesi ekzistojnė edhe realitete tė tjera lokale qė mund tė bėjnė diferencėn jashtė dy palėve kryesore. P.sh, FRD prezantohet nė Shkodėr me disa emra tė njohur nė politikėn lokale dhe me pretendime pėr njė mandat parlamentar. Nė Shkodėr kandidon Fatlum Nurja, njė emėr me mbėshtetje publike, nė Koplik Vasel Muēa biznesmen dhe me mbėshtetje politike, si dhe nė Pukė kandidon Astrit Kuēi, kandidat i cili mė 2011 sfidoi PD-PS duke fituar i vetėm 27% tė votave. Nėse FRD e merr njė mandat parlamentar atėherė ky mandat merret nga e djathta, pra penalizon direkt njėrin nga numrat 6 dhe 7 tė listės sė PD-sė.

Nė krahun e djathtė ka pretendime edhe kandidati kryesor i PR, Gasper Kokaj, ish anėtar i KQZ dhe dekan USH. Nė krahun e majtė situata ėshtė po aq e ndėrlikuar, pas hyrjes sė LSI nė garė me biznesmenin Agron Ēela. Rivali i tij kryesor praktikisht nuk ėshtė PD, por numri 4 dhe 5 i listės sė PS-sė, pėrkatėsisht Kopliku dhe Fishta. Tek e majta gjenden edhe disa kandidatė tė tjerė tė partive aleate, (PSD, PKD, etj) me pretendime tė mėdha pėr mandat brenda tė majtės, por edhe me risk tė madh pėr shkak edhe tė pamundėsisė sė tyre nė administrimin e procesit tė votimit dhe numėrimit.
 
MANDATET PARLAMENTARE NĖ 22 VJET - PD RUAN MONOPOLIN
 
Referuar zgjedhjeve parlamentare nga 1992 PD ka ruajtur monopolin e pėrfaqėsimit. Nė zgjedhjet e vitit 1991 dhe 1996 socialistėt nuk arritėn tė fitojnė asnjė mandat direkt nė Shkodėr, mė 1997, 2001 dhe 2005 ata arritėn tė fitojnė dy mandate, dhe pėr shkak tė sistemit tė ri zgjedhor e dyfishuan pėrfaqėsimin nė zgjedhjet e vitit 2009. Mė 2009 PS fitoi katėr mandate, por nė fakt nė vitin e parė parlamentar e rriti pėrfaqėsimin nė pesė mandate, pėr shkak se njė deputet i PD Shkodėr (P.Sterkaj) deklaroi bashkimin me opozitėn.

Miti se Shkodra ėshtė bastion tėrėsisht i PD u trondit mė 1996 kur pėr kryetar bashkie u votua njė kandidat i DBSH-sė, ndaj pas vitit 1997 nis edhe numėrimi i mandateve tė majta parlamentare. Nė zgjedhjet e vitit 2001 Gjovalin Bzheta fitoi me 9 mijė vota diferencė ndaj PS, Ferid Hoti me 4 mijė vota diferencė, si dhe Jozefina Topalli me 7 mijė vota diferencė. Me diferenca mė tė vogla fituan edhe Astrit Bushati, Valentin Palaj dhe Pjeter Arbnori, ky i fundit nė konkurrim me Nard Ndokėn e PDr, i cili me 2.1 mijė vota siguroi mandat parlamentar.

Nga kjo listė mė 2009 janė nė vende tė sigurta parlamentare Topalli, Ndoka (tashmė me PD) dhe Bzheta. Arbnori dhe Hoti nuk jetojnė mė. Vlen tė theksohet se nė kėto zgjedhje Lekė Ēukaj i PS siguroi njė mandat direkt parlamentar me rreth 1.3 mijė vota diferencė nga kandidati demokrat Kroqi. Nė zgjedhjet e vitit 2005 kur e majta pėrfaqėsohej edhe me LSI, konfirmoi mandatin Bushati (3 mijė vota diferencė), Ndoka (3.4 mijė vota) si dhe Topalli (me 3.8 mijė vota diferencė).

Prurjet e reja tė PD-sė ishin Gilman Bakalli fitues me 3.5 mijė vota diferencė, Arenca Troshani me 600 vota diferencė, Ramiz Ēobaj me 2.4 mijė vota diferencė, si dhe rikthehet Rexhep Uka me 300 vota diferencė nga 1.5 mijė qė mori nė atė zonė kandidati i LSI, Pjerin Ndreu. Nga PS spikat fitorja e Tom Doshit me 1.6 mijė vota diferencė dhe e Paulin Sterkaj me 1 mijė vota diferencė pėrballė Pjeter Arbnorit. I vetmi rezultat pėr tu shėnuar nga LSI ishin 1.5 mijė votat e Ndreut dhe 1.1 mijė votat e Urucit. Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, 2009, PD kandidoi disa figura tė reja (Dibra, Uldedaj, Paluca), rikandidoi nė vende fituese Topallin, Bushatin dhe Trashanin si dhe mori nga PS pėr tė rikandiduar tashmė nė emėr tė saj deputetin Sterkaj.

Nė listėn e vitit 2013 nga kėta emra vetėm Topalli e Paluca kanė arritur tė mbijetojnė nė zonė tė sigurtė, Uldedaj ėshtė jashtė zonės sė sigurisė, kurse Sterkaj ėshtė nė zonėn e sigurt tė PS-sė. Nga PS erdhėn surpriza me futjen nė listė tė Astrit Becit, Ilir Beqjes dhe Ndue Kolės, tė cilėt fituan mandat bashkė me Tom Doshin. Mė 2013 Beqja dhe Doshi janė pėrsėri nė lista tė sigurta, por nė Shkodėr vetėm ky i fundit. Sė fundi, nė zgjedhjet e vitit 2009 PD fitoi 56 mijė vota, PS 34.2 mijė, ndjekur nga PDK me 3.3 mijė, PR e PAA me 2.9 mijė, LSI me 2.8 mijė si dhe 3 parti tė tjera me 2.3 deri 2.5 mijė vota.
 
Mesatarja e mandateve nė Qarkun e Shkodrės nga viti 1992 deri nė vitin 209
(Nė foto mesatarja e mandateve nė Qarkun e Shkodrės nga viti 1992 deri nė vitin 2009)

NGA ZONĖ - BASTION DREJT BALANCIMIT POLITIK NĖ QEVERISJEN LOKALE
 
Nė zgjedhjet lokale 2003 PS fitoi katėr nga pesė bashkitė e qarkut: Koplikun me 21 vota mė shumė, Fushė Arrėz me 51% tė votave, Pukėn me rezultat tė thellė dhe Vaun e Dejės me 100 vota diferencė. Nė zgjedhjet e vitit 2007, tė zhvilluara pas rotacionit politik nė qeveri, PD rimori 3 nga 4 bashkitė (Vau i Dejės, Fushė Arrėz dhe Koplik) por humbi pėrsėri Pukėn me 200 vota diferencė.

Nė zgjedhjet e vitit 2011 zgjedhjet nė kėtė qark reflektuan tri dukuri: ngritje e dukshme e PS nė komunat dhe njėsitė vendore rreth Shkodrės, shifra rekord negative e pjesėmarrjes nė zgjedhje, si dhe numri i votave tė pavlefshme. PS dyfishoi numrin e njėsive vendore tė fituara. Ndėrkohė nė bashkinė Shkodėr pjesėmarrja ishte vetėm 39% e zgjedhėsve dhe se 1.4 mijė vota u konsideruan tė pavlefshme, - njė shifėr e lartė pėr njė qytet. Nė Vaun e Dejės PD rikonfirmohet me 21 vota mė shumė, ndėrkohė qė shėnohen 136 vota tė pavlefshme.

Nė Pukė PD fiton pas shumė vitesh, por edhe kėtė herė me diferencė minimale prej 49 votash ndaj 67 votave tė pavlefshme. Nė komunėn Shosh kandidati i PD fitoi me 28 vota mė shumė ndėrkohė qė u shėnuan 126 vota tė pavlefshme. Ashtu si Bashkia e Shkodrės edhe ajo e Koplikut vijon tė jetė e kontrolluar nga PD, me drejtim prej dy mandatesh nga njė biznesmen lokal, Ramadan Likaj dhe me diferencė 500 vota midis dy palėve politike.

Komuna Bushat ka qenė dhe mbetet problematike pėr shkak tė incidenteve tė ndodhur mė 2007 dhe 2009. Kryetari aktual Hila vijon drejtimin me disa mandate dhe me vota tė dukshme tė PD ndaj tė majtėve. Nė zgjedhjet e fundit 2011 diferenca midis kandidatėve ishte 2.7 mijė vota, por pjesėmarrja nė zgjedhje ishte gjithashtu minimale, vetėm 43% e zgjedhėsve.

Rast i veēantė paraqet bashkia e Shkodrės. Mė 2003 ajo u fitua nga rektori aktual Artan Haxhi me rreth 4 mijė vota diferencė, por me njė pjesėmarrje rekord negative, prej vetėm 40% tė votuesve. Katėr vjet mė vonė Lorenc Luka e pati tė lehtė fitoren me 5 mijė vota diferencė pėrballė Namik Koplikut, aktualisht deputet fitues nė listėn e PS. Nė zgjedhjet lokale 2011 pėr herė tė parė PD prishi traditėn nė Shkodėr dhe rikandidoi tė njėjtin kryetar bashkie pėr njė mandat tė dytė.

Kėtė herė Luka fitoi fitoi me diferencė gati 10 mijė vota pėrballė njė emri jo shumė tė njohur tė sė majtės, Genc Uruēi, gjithsesi edhe nė kėto zgjedhje PS konfirmoi pėr herė tė tretė mbėshtetjen qytetare prej 10 mijė votash. Kur lexohet vota partiake bie nė sy fakti se nė kėshillin bashkiak tė dominuar nga PD (16 nga 45 anėtarė), PS ka marrė 7 kėshilltarė, LSI 4 kėshilltarė, po aq edhe PR, si dhe 2 kėshilltarė PDK. LZHK nuk arriti tė marrė asnjė kėshilltar.
 
BETEJA PĖR ZĖDHĖNĖS POLITIK TĖ SHKODRĖS

Shkodra ka pasur gjithnjė njė pėrfaqėsim tė lartė politik nė PD. Nė vitet 1992-1997 nė kupolėn mė tė lartė tė demokratėve bėnin pjesė Pjeter Arbnori dhe Ali Spahia, kryetar parlamenti dhe kryetar i grupit parlamentar. Pas vitit 1997 me votėn e PS nėnkryetyare e Kuvendit u zgjodh zonja Jozefina Topalli, e cila prej atij viti vijon tė jetė nė drejtim tė parlamentit, 8 vite si nėnkryetare dhe 8 vite si kryetare.

Nė dallim nga periudha e parė e dy figurave shkodrane nė PD, nė vitet e fundit PD ka vetėm njė emėr, Topallin. Tentativat pėr tė krijuar figura tė tjera pėrfaqėsuese rezultuan tė pasuksesshme. P.sh, Astrit Bushati disa herė kryetar i PD dhe disa herė deputet nuk arriti tė shndėrrohet nė figurė publike me njohje kombėtare, ndaj edhe lajmi pėr heqjen e tij nga lista aktuale e kandidimit e PD nuk bėri lajm nė media.

Nga ana tjetėr, socialistėt me gjithė mandatet e fituara deri mė tani, nuk kanė arritur tė prezantojnė emra pėrfaqėsues tė qytetarisė shkodrane, tė atillė qė tė krijojnė modelin e zėdhėnėsit pėr qytetin. Kjo duket se ishte arsyeja qė PS vendosi qė nė krye tė listės sė kandidatėve 2013 tė jetė njė pedagoge e njohur, person publik, kandidate nė zgjedhjet e fundit pėr rektore e Universitetit tė Tiranės, Mimoza Hafizi. Nė kėtė mėnyrė beteja pėr Shkodrėn nuk ėshtė vetėm betejė pėr mė shumė mandate, por edhe pėr fitimin e tė drejtės pėr tė qenė zėdhėnės zyrtar i qytetit nė politikėn qendrore, funksion qė sjell njėherėsh shumė privilegje dhe pėrgjegjėsi publike.
 
FAKTORI SOCIAL, KRAHINOR DHE FETAR NĖ ZGJEDHJE

Zgjedhjet nė Shkodėr pėrfaqėsojnė njė traditė tė pashkruar tė pėrfaqėsimit tė balancuar fetar dhe krahinor. Qė prej vitit 1921 palėt politike kanė respektuar parimet fetare tė pėrfaqėsimit, nė raport me popullsinė. E njėjta tendencė ėshtė ruajtur edhe nė vitet e demokracisė, edhe pse publikisht mohohet ēdo natyrė fetare dhe krahinore e zgjedhjeve. Prej disa mandatesh e djathta vijon tė pėrfaqėsohet nga Topalli, njė politikane e besimit katolik, kurse PS si nė zgjedhjet e fundit edhe tani vendos nė krye tė listės njė person tė fesė myslimane.

Nė dy raste rregulli I artė mbetet: numri dy i pėrket betimit tjetėr fetar. Kujdesi pėr kėto raporte reflektohet edhe nė partitė e tjera politike konkurruese. Debati mbi pėrfaqėsimin fetar shpesh ėshtė shndėrruar edhe nė debat politik, sidomos nė fushata elektorale. Natyrisht qė edhe nė kėto zgjedhje kjo do funksionojnė, ndonėse me drojė pėr tu pėrdorur nė mėnyrė publike.

Faktori tjetėr, ai krahinor mbetet gjithashtu me ndikim nė zgjedhjet lokale e parlamentare nė qarkun e Shkodrės. Diferenca midis qendrės sė qytetit tė Shkodrės dhe periferisė sė qytetit merr shpesh trajtėn e debatit absurd midis vendorėve dhe tė ardhurve, gjė qė reflekton edhe detyrimin e partive pėr tė gjetur kandidatė pėrfaqėsues pėr tė dy grupimet. I njėjti kujdes reflektohet edhe nė pėrzgjedhjen e emrave qė pėrfaqėsojnė njėsitė e tjera vendore, sidomos Malėsinė e Madhe apo rrethin e Pukės.

Sė fundi, nė politikėn lokale, si nė tė gjithė qytetet nė tranzicion dhe nė gjendje ekonomike kritike, po merr gjithnjė e mė shumė rol hyrja nė politikė e njė klase tė re pėrfaqėsuese, biznesmenė tė lidhur me politikėn. Shkodra mban rekordin e pėrfaqėsimit nė krye tė pothuajse tė gjitha listave elektorale tė kategorive tė tilla. Nuk ka ende njė kufi tė qartė midis pėrfaqėsimit bashkėkohor tė shtresave mė tė pasura, apo tė modelit tė imponimit tė pėrfaqėsimit nga grupe sociale pa merita profesionale e publike, por qė kanė pėrfituar e pėrfitojnė ekonomikisht nga politika. Nė rastin e parė politika bėhet konkurruese dhe pozitive, nė rastin e dytė bėhet kėrcėnuese dhe burim pėr konflikte lokale, blerje tė votave, deformim tė procesit zgjedhor etj.
 
FAKTORĖ NĖ FAVOR TĖ QEVERISĖ

Faktori kryesor ėshtė faktori tradicional, i ndarjes politike djathtas e majtas. Sa mė shumė tė acarohet situata politike dhe tė thellohet ndarja, aq mė shumė tė djathtėt e Shkodrės mobilizohen dhe lėnė pas pakėnaqėsitė pėr tė votuar pro partisė sė tyre historike. Faktor tjetėr ėshtė investimi publik nė infrastrukturė, sidomos nė imazhin e bashkisė Shkodėr. Asnjė bashki tjetėr nuk ka pasur mė shumė fonde nė 8 vitet e fundit sesa kjo bashki, gjė qė natyrisht krijon njė kartolinė pozitive pėr qeverinė nė fushatė elektorale.

Financimi i disa projekteve me impakt imazhi, por qė tentojnė tė risjellin nė memorie traditėn kulturore tė qytetit, ka lėnė pėrshtypje pozitive. Njė faktor i pėrhershėm vote ėshtė cilėsia e kandidimit politik tek kundėrshtari politik. Rendja e PS pas votave, jo cilėsia e emrave qoftė nė zgjedhjet parlamentare qoftė edhe ato lokale, nuk ka pasur ndonjė ndikim tė madh nė votėn popullore nė qark, pėrkundrazi, shumica e sukseseve kanė ardhur pėr shkak tė humbjes nga pala tjetėr.

Njė tregues tjetėr numerik pėr qeverinė ėshtė potenciali i mundshėm i disa kandidatėve tė partive tė dyta e tė treta tė djathta, tė cilėt nė pėrpjekje pėr tė fituar mandate, praktikisht mbledhin vota pėr mandatet e PD-sė. Nė zgjedhjet e vitit 2009 PD fitoi 11 mijė vota nga aleatėt, pra njė mandat parlamentar, ndaj 7 mijė votave qė aleatėt e majtė dėrguan tek PS. Me ndikim ėshtė edhe fakti se kryetari njėrės prej komunave kryesore tė drejtuara nga PS u arrestua menjėherė pas zgjedhjes dhe mbeti i plagosur rėndė, apo se nė listėn prioritare tė PS nuk gjendet asnjė kandidat nga zona e Pukės, zonė me potencial votash tė majta.

Njė faktor tjetėr potencial pėr qeverinė ėshtė cilėsia e zgjedhjeve nė kėtė qark. Duke pasur zona dominuese militante, jo vetėm nė periferi, por edhe Bushat apo nė qytetin e Shkodrės, ekziston gjithnjė mundėsia qė tė ketė fiktivitet votimi, rritje tė pjesėmarrjes, pamundėsi tė opozitės pėr kontrollin e pjesshėm tė procesit, pėrdorim tė presioneve dhe mjeteve shtetėrore nė fushatė, etj, faktorė qė nė ēdo zgjedhje kanė pasur ndikim jo tė vogėl nė rezultatet finale.

FAKTORĖ NĖ FAVOR TĖ OPOZITĖS

Lista e kandidatėve tė PD-sė ėshtė ndėr mė tė dobėtat nė vitet e fundit. Ka emra nė vende tė sigurta, tė cilėt nuk kanė njohje apo mbėshtetje publike, por qė janė aty pėr shkak tė mbiemrit tė tyre. Disa emra tė tjerė janė tė detyruar pėr shkak tė nevojės pėr kompensimin e aleatėve apo rregullimin e raporteve krahinore dhe fetare. Ky ėshtė njė aset pėr opozitėn, e cila me gjithė problemet e listave tė saj, ka tė paktėn dy emra shumė pėrfaqėsues nė vende tė sigurta.

Njė nga dėshtimet kryesore tė PD nė qarkun e Shkodrės ėshtė premtimi i pambajtur pėr kompensimin e pėrmbytjeve tė dy viteve tė kaluara. Qeveria premtoi shumė, por nuk arriti tė bėnte asgjė. Duke besuar se zgjedhėsit do ta mirėkuptonin ajo e injoroi kėtė premtim, por kur fushata nisi dhe ky premtim u rikujtua, atėherė nisi njė proces selektiv dhe formal kompensimi. Ndikimi mė i madh i kėtij faktori do tė ndjehet nė komunat e prekura direkt nga ky fenomen.

Njė faktor tjetėr negativ pėr qeverinė dhe pozitiv pėr opozitėn ėshtė bilanci i cilėsisė sė qeverisjes sė Shkodrės. Vetė fakti se PD u detyrua tė pėrmbysė listėn e kandidatėve pėr deputetė flet pėr koston e madhe qė ajo duhej tė paguajė ndaj mėnyrės sesi ėshtė administruar politikisht ky qark. Emėrimet klienteliste, shpesh nė kontrast tė thellė me potencialet e qytetit, keqpėrdorimi i natyrės antikomuniste pėr tė krijuar pasuri dhe pushtet rreth individėve qė e pėrfaqėsojnė politikisht, etj, kanė krijuar njė ftohje tė ndjeshme tė elektoratit tė pavendosur ndaj forcave tradicionale tė djathta.

Me ndikim direkt nė rezultatin e zgjedhjeve llogaritet edhe FRD, pėr tė cilėn Shkodra pėrfaqėson njė nga katėr zonat ku pretendon mandat parlamentar. Pothuajse tė gjithė kandidatėt e kėsaj partie nė qark kanė pasur kontribute politike tek e djathta dhe janė nė garė me akuzėn se PD nuk pėrfaqėson mė tė djathtėn. Mė 1996 kjo fushatė dha rezultat spektakolar, mė 2013 e njėjta dukuri mund tė jetė gjithashtu surprizė nė formatimin e mandateve parlamentare. 
 
 SQARIM PĖR ANALIZĖN LIDHUR ME QARKUN E BERATIT

Pėr shkak tė njė gabimi teknik dje ne gazetėn Shqiptarja.Com kam dėrguar njė variant paraprak tė studimit mbi qarkun e Beratit, me pasaktėsi ne numrin e deputeteve nga 8 ne 7 (4 PS-3 PD-1 LSI). Ne variantin final te publikuar edhe ne adresėn time ne FB dhe ne faqen online www.shqiptarja.com kjo pasaktėsi nuk figuron.
I kėrkoj ndjesė pėr kėtė gazetės dhe lexuesve tė saj.
Afrim Krasniqi

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 14.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

15 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Adri Qerimi Sepse zhgėnjimi i tij mė i madh do tė vinte mė pas si pasojė e diskriminimit, antihumanizmit dhe presioneve qė ka pėrjetuar dhe po pėrjeton ende pėr tė mbyllur gojėn dhe pėr tė mos ta publikuar kėtė skandal http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=21960&kat=109
avatar
Anonim
Adri Qerimi I lutem publikisht Kryeministrit tė Kosovės dhe atij tė Shqipėrisė gjitheashtu deputet pėr ata qe kane mundesi ,qė ta ngrenė zėrin mė shumė pėr tė drejtat e mohuara tė shqiptarėve nė mėrgim duke caktuar me ligj pėr kėtė temė njė hapėsirė tė caktuar nė televizionet respektive shtetėrore. Por nė veēanti, lutja ime shkon pėr Kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha qė tė mė ndihmojė duke ushtruar autoritetin e tij shtetėror dhe politik pėr kėto qė po heq prej 10 vjetėsh nė Zvicėr me qėllim qė drejt
avatar
Anonim
Alida Pjeserisht bashkohem me analizen dhe mendoj se eshte nje pasqyre e mire e asaj cfare ndodh ne Shkoder. Nuk bashkohem me mendimin qe lista e PD per 2013 eshte me e dobeta ndonjehere. Perkundrazi si shkodrane mendoj qe kete here PD ka vertet nje liste te mire dhe perfaqesuese si nga formimi intelektual, kontributet ne PD e Shkodres dhe prejardhja qytetare, perjashtuar Ndoken. nderkohe lista e PS kete vit eshte lista me e keqe dhe zgenjyese ku pervec Hafizit dhe Koplikut, te tjeret.........
avatar
Anonim
shoku taras Miti i Shkodres ka rene qysh ne 2009,mirpo Saliu i vodhi votat,kesaj radhe qe nuk ka nga ja mban Saliu do marre ndeshkimin e radhes nga ky qark.Askush nuk voton me per Saliun,askush.Jane 1001 arsye se pse kjo monstėr duhet te largohet,papunesia po rritet cdo dite,jetesa eshte bere e pa perballueshme,vendi po shkon drejt rrėnimit ekonomik.
avatar
Anonim
gertjan Keto zgjedhje Shkodra do jete leksioni i dyte i Saliut pas Kavajes.Askush nuk e perkrah me kete qeveri,populli i Shkodres,Pukes,Malesise se Madhe dhe i tere Shqiperise eshte tejet i inatosur me kete qeveri e cila e ka zhytur vendin ne nje kolaps total.
avatar
Anonim
arber Shkodra ne keto zgjedhje do jete supriza me e madhe e Rilindjes. Qyteti i kultures ka kuptuar qe nuk mund te hecet me perpara dhe se degradimi eshte bere ngjites.
avatar
Anonim
tila Sigurisht qe duket se ka rene miti i qytetit bastion, sepse Shkodranet nuk mund te ecin me me pastione, sepse nuk mund te votojne serisht ata qe i permbyten, i tallen e i neperkemben...Edhe Shkodra kete radhe do te votoje masivisht Rilindjen sepse populli kerkon rotacizem dhe jo komunizem.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173