Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:20 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike Nga JAKIN MARENA
09 Gusht 2013 - 08:57
Rama - aleatėt, javėn e ardhshme
postet pėr zv.ministra, drejtorė
TIRANE - Lideri i sė majtės, njėherėsh dhe kryeministri i zgjedhur me votėn e 23 qershorit pėr tė qeverisur vendin 4 vitet nė vijim Edi Rama pritet qė javėn e ardhshme tė mbledhė aleatėt. Mėsohet se takimi qė pritet tė mbahet deri nė mesjavė tė ketė si objekt diskutimi nivelin e qeverisjes pėr secilin aleat nė bazė tė votave tė marra mė 23 qershor, si dhe listėn e emrave pėr secilėn parti politike pėr postet politike nė tė gjitha nivelet e qeverisjes, pa prekur administratėn publike me status tė nėpunėsit civil.

Pritet qė tė marrin pjesė krerėt e partive aleate, pavarėsisht se nė takimin e parė kishte munguar kreu i PSD Skėnder Gjinushi, ndėrkohė qė mėse njė herė kryrtari i PDS, Paska Milo ka bėrė tė qartė se pėr tė posti i zv.ministrit ėshtė i pamjaftueshėm pėr vetė peshėn e forcės politike qė pėrfaqėson. Kryeministri i zgjedhur Edi Rama, pasi ka saktėsuar kabinetin e ri qeverisės, pritet tė saktėsojė edhe me aleatėt zbatimin e marrėveshjes sė nėnshkruar para zgjedhjeve. Kėshtu, nė kėtė marrėveshje tė firmosur nga 37 partitė e koalicionit Aleanca pėr Shqipėrinė Evropiane, thuhet se pas fitores nė zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ėshtė e gatshme pėr tė bashkėqeverisur me ēdo forcė politike qė pėrfaqėson njė numėr votash si shprehje tė vullnetit tė popullit, nė nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe nė nivel kombėtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nėpunėsit civil dhe nė respekt tė ēdo ligji qė rregullon marrėdhėniet e administratės publike.

“Pėr subjektet politike qė do tė arrijnė tė marrin mbi 10.000 vota, do ketė bashkėqeverisje tė shtrirė nė nivel lokal dhe qendror”, vijon marrėveshja. Ndėrkohė qė, kur njė parti merr njė mandat, ajo mund tė kėrkojė njė vend nė qeverinė e koalicionit pas zgjedhjeve, por kjo duhet tė konsultohet me partitė e tjera. Duke qėnė se LSI ka marrė 180 mijė vota dhe 16 mandate deputeti, atėherė ėshtė rėnė dakord qė tė ketė kyetarin e Kuvendit, pėrkatėsish kreu i LSI Ilir Meta si dhe 5 poste ministrore nė ministri tė rėndėsishme, si ajo e Transporteve me Haxinaston ministėr, ajo e Drejtėsisė me Naēon ministėr, e Bujqėsisė me Panaritin, e Integrimit me Gjoshėn dhe e Mjedisit me Kokėn. Ndėrkohė qė dy partitė qė kanė marrė nga njė mandat deputeti, PBDNJ e Dules dhe Kristiandemokratėt e Frrokut nuk janė pėrfshirė nė kabinetin qeveritar.

Pritet qė partitė e tjera qė kanė njė numėr tė konsideruar votash si PDS e Milos qė ka marrė afėr 11 mijė vota tė pėrfaqėsohet me njė zv.ministėr, me njė numėr tė caktuar drejtorish dhe prefektė. Nė tė njejtėn nivel ėshtė PSD e Gjinushit me zv.ministra, prefektė dhe drejtorė, PBDNJ e Dules dhe PKD e Frrokut qė mbeten pa portofol ministror dhe janė nė pritje tė kompensimit me zv.ministra dhe poste tė tjera tė niveleve tė dyta dhe tė treta tė qeverisjes. Ndėrkohė qė dhe partitė e tjera, pėrfshi kėtu PSV ’91 tė Koēit, apo partia e Ngjelės, e Kojės dhe partitė e tjera pasi janė 37 parti aleate pritet tė pėrfaqėsohen sipas peshės sė tyre elektorale.
 
DEBATET

Pritet qė tė marrin pjesė krerėt e partive aleate, pavarėsisht se nė takimin e parė kishte munguar kreu i PSD Skėnder Gjinushi, ndėrkohė qė mėse njė herė kryrtari i PDS, Paska Milo ka bėrė tė qartė se pėr tė posti i zv.ministrit ėshtė i pamjaftueshėm pėr vetė peshėn e forcės politike qė pėrfaqėson.
 
 POSTET SIPAS MARREVESHJES
 
  • PSD-Gjinushi Zv/ministėr
Poste nė nivel Drejtorėsh e Prefektėsh (Qarku Tiranė,
Qarku Lezhė, Qarku Shkodėr, Qarku Fier, Qarku
Elbasan)
 
  • PDS-Milo Zv/ministėr
Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh (Qarku Tiranė,
Qarku Korēė, Qarku Lezhė, Qarku Shkodėr, Qarku Vlorė,
Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Elbasan)
 
  • PBDNJ-Dule Zv/ministėr
Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh (Qarku Tiranė,
Qarku Korēė, Qarku Lezhė, Qarku Shkodėr, Qarku Vlorė,
Qarku Gjirokastėr)
 
  • PSV ’91-KOĒI
Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh (Qarku Tiranė,
Qarku Fier)
 
  • PLD-Ngjela Zv.Ministėr
Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh (Qarku Tiranė)
 
  • PKD-Frroku Zv.ministėr
Poste nė nivel drejtorėsh e prefektėsh (Qarku Tiranė,
Qarku Shkodėr)
 
MAZHORANCE E FRIKSHME NE KUVEND, 103 TE MAJTE

Mazhoranca e majtė nė sallėn e Kuvendit do tė jetė vėrtet e frikshme sa i takon raporteve numerike. Sipas rezultatet zyrtar tė zgjedhjeve tė 23 qershorit, koalicioni qeverisės rezultoi tė ketė fituar 83 mandate deputetėsh ndėrsa koalicioni i opozitės sė djathtė do tė ketė 57 deputetė. Por kriteri i vendosur nga PS e LSI pėr ndarjen e mandateve tė deputetit nga ministri e ka zgjeruar edhe mė tej raportin numerik. Pas shpalljes sė emrave tė ministrave ėshtė qartėsuar edhe numri i deputetėve tė rinj. Nė sallėn e Kuvendit do tė kemi 103 pėrfaqėsues tė mazhorancės ku pėrfshihen 83 deputetėt dhe 20 ministra e zv.kryeministri.

Ky shkrim u botua sot nė Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Era Te gjithe te etur per pushtet keta .Nuk mjaftohen qe Edi po I vlereson por kane edhe pakenaqesi qe te gjitha keto particka s kane asnje lloj peshe ne elektorat !
avatar
Anonim
doni shkoder cfare tmerri, kur pretendojne dhe kta banditat si mark arben frroku
avatar
Anonim
fredi qytetari i komunes iballe qe bleu votat e partise socialiste na paska shume pretendime, ik or dreq edhe ate mandat e ke blere me buken e gojes se njerezve, por cfare peshe ka nje derr si ti
avatar
Anonim
lefti kur pretendojne dheketo partite e vogla mo aman. Mjafton pazari me lsi, nuk na duhen dhe barqt e pangira te ketyre batakcinjve. Rama vazhdo punen e mos humb kohe me injorante
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171