Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:08 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
03 Mars 2013 - 12:47
Aleancat, Rama: Asnjė votė pėr
rotacion s'duhet tė shkojė dėm/VD
TIRANE - Edhe kėtė fundjavė, lideri i opozitės Edi Rama ėshtė gjendur para qytetarėve nė njė konferencė online nė rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė tyre, nga ku dha deklarata edhe pėr koalicionet e mundshme me Partinė Socialiste.

Duke iu pėrgjigjur interesit tė qytetarėve, Rama ritheksoi aleancat me kushte, kur tha se mirėpret koalicionin me ēdo forcė politike qė dėshiron tė bashkohet me PS pėr rotacion politik. Pyetja drejtohej konkretisht pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, ndaj sė cilės numri njė i opozitės u pėrgjigj: Asnjė votė pėr rotacion s’duhet tė shkojė dėm”.

RAMA: TOPI KA STRATEGJI PER TE DJATHTEN, JO SHQIPERINE
Ndėrkaq, deklarata tė forta lideri i opozitės dha edhe pėr ish-presidentin Bamir Topi, aktualisht kreun e Frymės sė Re Demokratike. I pyetur se pėrse Topi nuk bashkohet me opozitėn, Rama tha se Bamir Topi kėrkon shpėtimin e Partisė Demokratike, duke filluar nga ndėshkimi i Saliut dhe ka strategji pėr tė djathtėn, jo pėr Shqipėrinė”.

KOALICION PBDNJ-PD? RAMA: DO ISHTE HIPOKRIZI E RADHES
Nė fokus tė bashkėbisedimit online tė qytetarėve me Ramėn, u vendos edhe koalicioni i mundshėm mes PBDNJ-sė dhe PD-sė. Duke e pėrjashtuar kėtė mundėsi, Rama tha se “do tė ishte njė hipokrizi e radhės nė politikėn e partizave qė s’besoj se PBDNJ si parti serioze do tė ishte e aftė ta bėnte".

FYLE KUNDER REFERENDUMIT TE BERISHES, RAMA: KY PUSHTET KA BLLOKUAR BE-NE
Vėmendje tė veēantė iu kushtua edhe deklaratės sė eurokomisionerit pėr Zgjerimin nė Komisionin Evropian, Stefan Fyle, i cili tha dje se ėshtė kundėr referendumit tė kryeministrit Berisha pėr 3 ligjet e integrimit, ku theksoi se nuk kishte kėrkuar kėtė zgjidhje nga Shqipėria, por miratimin me konsensus tė tyre. Nė gjykimin e Ramės, kjo deklaratė ėshtė shprehje e radhės e tė vėrtetės se “ky pushtet e ka bllokuar rrugėn e Shqipėrisė drejt Bashkimit Evropian me njė sistem antivlerash”.

RAMA: DEPUTETET AKTUAL JANE NE DETYRE, POR DUHEN PLOTESIME CILESORE
Ndėrkaq, sot, pėrmes njė konference pėr mediat, Rama prezantoi si deputet pėr Fierin ish-kreun e KQZ-sė, Ilirjan Celibashin. Nė kėtė kuadėr, njė qytetare i ėshtė drejtuar liderit tė opozitės me pyetjen se: Kur do tė konfirmohen deputetėt aktualė?. Nė pėrgjigjen e tij, Rama theksoi se deputetėt aktual janė nė detyrė, ndėrsa shtoi se “skuadra jonė kombėtare ka nevojė pėr disa plotėsime cilėsore qė ne po i bėjmė”.

RAMA: DO NDRYSHOJME KOMUNIKIMIN E QEVERISE ME PUBLIKUN
Gjatė konferencės, kryesocialisti Rama tha se PS nė qeveri do tė ndryshojė komunikimin e kėsaj tė fundit me publikun. “Do jemi shembull i etikės dhe vėrtetėsisė nė komunikim”, kėshtu iu pėrgjigj Rama pyetjes sė drejtuar ndaj tij: "Njerėzit nė Shqipėri vazhdojnė tė keqmenaxhohen prej sistemit shtetėror tė shpifjes e kėrcėnimeve. Komenti juaj?”

DISA NGA PYEJTE-PERGJIGJE MES LIDERIT TE OPOZITES E QYTETAREVE NE TWITTER

Migen Tola
Cfare u ben Sali Berisha ketyre njerezve qe dalin flasin si papagall pa pik dinjiteti ne emer te tij?
Rama U menaxhon mungesen e personalitetit dhe injorancen me pash - nganjehere edhe dosjet qe u mban ne sirtar.

Oljana Lufo
Pse Bamir Topi nuk bashkohet me opoziten?
Rama Sepse Bamir Topi kerkon shpetimin e PD duke filluar nga ndeshkimi i Saliut dhe ka strategji per te djathten jo per Shqiperine!

Aldo Boss
ju lutem reagoni per ngjarjet barbare qe po i behen femijeve te vegjel nga huliganet maqedonas
Rama Kemi reaguar dhe do te reagojme perseri nese spiralja e dhunes policore ndaj shqiptareve ne Maqedoni nuk do mbyllet.

Icer Age
Si mund ta komentoni nje koalicion te mundshem te PBDNJ-se me PD?
Rama Do te ishte nje hipokrizi e radhes ne politiken e partizave qe sbesoj se PBDNJ si parti serioze do te ishte e afte ta bente!

Vullnet Bajrami
Perse pranoni te beni kualicion me lsi?
Rama Koalicion me cdo force qe deshiron te bashkohet me ne per rotacionin.Asnje vote per rotacionin s'duhet te shkoje dem.

Endri Berber
i A eshte e vertete se ju po ndertoni nje shtepi 2800 metra katrore?
Rama Po aq se ē'eshte e vertete qe Saliu do jete trainer i Brazilit boterorin e ardhshem dhe fushat do jene 500 mije m2:-)

Alfons Bara
Si mund te votojne emigratet? Apo edhe keto do te ralizohem pa votimin e emigrateve
Rama Shkuat ne bote per nje jete te mire duhet te vini ne Shqiperi per nje vote qe Shqiperia te rilinde sic rilindet ju andej.

Blu Betty A do te shohim mbas 23 qershorit polica obeze, te paqethur qe sapo i sheh nuk mund te konceptosh sigurine?
Rama Do t'u veme ne dispozicion shqiptareve nje polici shteti sic nuk e kane pare asnjehere ne keto vite tranzicion.

Politike
CILI ESHTE QENDRIMI I PS PER-LIGJIN E DHENIES ME QERA TE SIPERFAQEVE PYJORE QE PO APLIKON KJO QEVERI?
Rama Masakra e pyjeve do ndalet. Masakruesit e pyjeve do ndeshkohen. Policia e Shtetit do marre kontrollin edhe mbi pyjet.

Ana Luca
CFARE STRATEGJIE DO TE PERDORNI PER ARSIMIN E LARTE?
Rama Do tė mbėshtesim me investime universitetet publike.

Ana Luca
CFARE STRATEGJIE DO TE PERDORNI PER ARSIMIN E LARTE?
Rama Do bėjmė akreditimin e shkollave tė larta publike e jopublike dhe rankimin e tyre me agjenci ndėrkombėtare tė specializuara.

Fati Imeri
C'do te bemi per kėtė kafshėri dhune ndaj shqiptarėve nė Maqedoni ?
Rama Dhuna ndaj shqiptareve ne Maqedoni eshte e papranueshme.E inkurajoj faktorin politik shqiptar te bashkerendoje idete e forcat.

Mozii Cela
SHOKU EDI RAMA A DO E PRANONI HUMBJEN ME QENE SE DO I HUMBISNI ZGJEDHJET
Rama Shko pyet doktorin per hallin qe ke:-)

Ed Mema
Sugjeroja ta shperndash programin ne cdo familje shqiptare me 10 pikat qe realizohen brenda 300 diteve.
Rama Ide interesante. Do kemi se shpejti nje aktivitet publik per fazen e pare te qeverisjes pas 23 qershorit.

Shpresa Latifi
Kollazi shpresoj ta ruash kete komunikim edhe pas zgjedhjeve kryetar..
Rama Si kryeminister do te ndertoj nje rruge komunikimi te panjohur me pare per publikun ne gjithe keto vite

Leta Ligor
Si e gjykoni deklaraten e Fylese kunder referendumit te zotit Berisha?
Rama Si shprehjen e radhes te se vertetes se ky pushtet e ka bllokuar rrugen e Shqiperise drejt BE me nje sistem antivlerash.

Andi Baholli Pse nuk merrni videot e Marin Memes dhe mbas 4 viteve te na tregoni sa ka ndryshuar ky realitet ?
Ato mbajini ju qe te na kerkoni llogari pas kater vitesh:-)

Z. Rama! Me falni per kembenguljen, por a do me thoni dicka se cfare do beni Ju me Sindikatat? Falemnderit!
Rama S'eshte detyra e qeverise te formoje apo ushqeje sindikata.

Petro Bello Do kene mundesi dhe force drejtesia dhe policia qe te arrestoje ata qe urdheruan vrasjet e 21 janarit?
Rama Ne nuk do te bejme prokurorin dhe gjykatesin, por padyshim qe do te jemi ne krahun e popullit per te kerkuar drejtesine!

Kristian Ndreca
keni nje program per ndertesat e ndertuara pa leje ndertimi?
Rama Legalizimi do te jete ne fokusin tone. Qeveria e ka deshtuar dhe korruptuar totalisht procesin.

Petro Bello
Cfare qendrimi do mbash me berishen kur te marresh pushtetin?
Rama S'do kem asnje minute per te humbur me te dhe ne pergjithesi ne nuk do merremi me opoziten po me mireqeverisjen e vendit!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Tomorri Ky vend ka nevoje per nje qeveri me ne krye Edi Ramen, ai do kontribuoje per rindertimin e Shqiperise ashti se beri per Tiranen, qe nga nje qytet i qelbur e solli ne gjendjen qe eshte sot, pavaresisht se "barbaret" e Saliut po e shketerojne perseri.
avatar
Anonim
Limani i Sulltanit SALI Sa mire qe ta ka "lare trurin" SULLTANI SALI.,e me siguri ti je "LIMANI I FUNDIT" ku ai mund te ankorohet?!!!..Po ne 1997 ishte SALIU E PD- ja ne pushtet me SUDEN.,VEFAN.,GJALLICEN .,etj.,qe "vodhen" mire e mire POPULLIN duke e cuar ne ANARKI vendin sepse SULLTANI SALI "nuk zd"ypte nga "Kali".,po "mobilizoi" gjithe "GEGET" kundra VLORES.,madje urdheroi dhe AVIACIONIN (si Assadi i Sirise) te bombardonte JUGUN.,por Pilote.t nuk e zbatuan urdherin dhe u ulen ne ITALI..!-Sala tha:O UNE,O QAMETI..
avatar
Anonim
liman edi rama programi juaj eshte vec se mashtron shqiptaret po shqiptaret duhet ta kuptojne se akoma vriten me armet e socjalisteve nga 1997 ta si murret pushtetin me dhune edhe murret armet ne dore sod e ksaj dite jan pasojat tuja o edi rama si vriten shqiptaret edhe 21 janari ty je pergjegjes per 4 vrasjet ooo edi rama , spartak ngjela kerkoj te vriten 13,000,njerez per te ardh ju ne pushtet po ty mashtron ata si shfrytezojne ndihm sociale o edi rama turp per ty o edi rama
avatar
Anonim
BUBULINA EDI-di e do te jete KRYEMINISTRI ME I SUKSESSHEM NDER VITE I SHQIPERISE!!DO ZOTI I MADH!!!URIME!!!!!
avatar
Anonim
Tefta Bubuline o bubuline!Hallal per mendte qe ke!!!Fatkeqesi me te madhe nuk do te njihte populli Shqiptar e Shqiperia.Ndersa PS-ja brenda nje viti do te shkerrmoqej me keq se Papandreu shkerrmoqi PASOK-un ne Greqi!Bubuline Rama eshte i gjate por mendet i mungojne,eshte si puna e shtogut,e kupton apo jo?
avatar
Anonim
Laskari RAMA ashte i destinue me humbe sigurisht per mungese inteligjence dhe intrasigjence ne zgjedhje.Vetem nje kandidat i ri dhe shume ma i shtrenjte(me Oxford diploma,ose Harward) mund ta shpetoje PS nga katastrofa.New dinosaurus,qe deshin me e ba Tironen me bojna te lira nga bugaria&turkia,qe kurre nuk tregon per popullin fakte apo shifra te sakta se pse ashte ma e mire se pozita,por qe lef si qeni qe s`te ha...qe do ta humbi...once again the chance of albanian left wing...thanks...
avatar
Anonim
REPLY ..pra:"PER inat te VJERRES(EDIT!).,ma mire me flejt me MULLIXHIUN(SALI!)..?!..My friend:..IF YOU STILL LOVE YOUR FATHERLAND,YOU SHOULD THINK TWICE!..I don't care if EDI is going to be a PRIME MINISTER OR NOT.,but ALBANIA NEEDS TO CHANGE.,and EDI RAMA is for now THE BEST CHOISE..!!Me mire nje VEZE sot.,sesa nje PULE (nga Oxfordi a Harwardi!) mot..!
avatar
Anonim
wtf E paska kapur piacen ky mjeshtri, me MAC!
avatar
Anonim
Asi Spathi. Po keshtu ju na ēuat dem Sali Berishen, o te uruar!
avatar
Anonim
Finoku O Ed .S`ka rrotacion mo...hiqe mendien!!!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170