Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:47 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
28 Prill 2013 - 14:50
Reforma e re në drejtësi, Halimi:
Do ndërtojmë burgje private
TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi bëri të ditur se qeveria do të angazhohet përgjatë muajit maj në reformën e burgjeve private. Përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ministri Halimi theksoi se në burgjet private do të vuajnë dënimin personat që dënohen deri në 5 vjet, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të ulët.

“Paketa Penale dhe Reforma e Burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me vendosmëri kriminalitetin. Në baze të partneritetit publik me privat, do të ndërtojmë burgje të reja për të dënuarit deri në 5 vjet. Këto burgje do të menaxhohen nga privatët, duke ndjekur një model të ndërthurur anglez dhe amerikan. Jemi të parët në rajon që ndërmarrim këtë reformë historike për nga suksesi dhe ndikimi pozitiv”- shkruan ministri.

Sipas ministrit Halimi, burgjet private ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion, si dhe garantojnë rehabilitimin.

Ministri i Drejtësisë bën të ditur se në katër vitet e ardhshme do të ndërtohen jo më pak se katër burgje private, ku do të vuajnë ndërtimin së paku 3000 të burgosur që janë dënaur jashtë vendit.

(sg/shqiptarja.com)

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
qytetar Ju lumt, ato qe po leni pa shkolle, futini ne burgje.
avatar
Anonim
I verteti Bravo Halim qe nuk di shkrim e kendim e je minister per arsim! Po i pergatit Hotelin vetes dhe kolegeve! 7 vjet per shperdorim detyre + pislleqe te tjera duke ju zbritur 1/3 e denimit per pranimin e fajesise bejne pak a shume 5 vjet! Bravo Halim por na thuaj me cfare cmimi do e shisni tani qe jeni jashte m2? Cili nga biznesmenet tane me para "te pastra" do jene pronaret e ketyre "Hoteleve"
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171