Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:38 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Metronews
09 Qershor 2013 - 10:35
Sadije Berisha, jeta e re
pa Shkėlzenin nė Suedi
STOKHOLM- Shėnimi mė i fundit nė faqen e Sadije Berishės nė profilin e saj nė Facebook ėshtė ai i 31 majit 2013: “Duke lexuar  “Alkimistin” e Paolo Coelhos”. 28 njerėz, miq tė 44-vjeēares e pėlqejnė kėtė. Komunikimi ėshtė nė gjuhėn vendase, suedisht: Fahrie B...shkruan: “Bästa boken!-libėr i mirė. Elia Zaharia, e fejuara e princit Leka nga Tirana pėrgjigjet: “Dhurata e parė qė i kam bėrė Lekės”. Christina K...L....shkruan: “Den är lovely! Pyzz-Ėshtė i bukur”. Ndėrsa Sara C...shkruan: “Som balsam för själen- Si njė balsam pėr shpirtin”.Komunikimi i Sadije Berishės bėhet me anė tė smartfonit Blacberry, me anė tė tė cilit shpėrndan statuset, aktivitetet dhe gjendjen e saj. Nė 28 maj 2013 ajo rishpėrndan pėr tė dytėn herė brenda dy ditėve statusin e shkruar nga njė fotograf nė Tiranė, qė kishte bėrė edhe fotot e librit tė saj tė kuzhinės, botuar nė Tiranė nė 2011: “Ka qenė pėr mua zgjedhja e parė nė dhuratat qė i kemi bėrė miqve, jo sepse nė libėr janė fotografitė e mia, por sepse kam besuar se bashkė me librin ju japim miqve tanė disa receta tė shkėlqyera ėmbėlsirash, (besojeni nga dikush qė i ka provuar) njė histori se si ti gatuash me dashuri ato dhe nė fund shumė shpresė dhe mundėsi pėr njerėzit qė janė...”.

Po nė 26 maj Irene M...shpėrndan njė link pėr librin  “Dėshira tė ėmbla”:  “Tė ardhurat e mbledhura nga shitja e librit tė Sadijes do tė shkojnė pėr bamirėsi, pra duke e blerė atė bėjmė njė dhuratė tė dyfishtė: gėzojmė dikė qė ėshtė nė nevojė dhe pasurojmė miqtė tanė me njė libėr recetash qė duhet tė jetė nė ēdo kuzhinė. Unė i kam provuar, janė fantastike!”. Por reklama e librit tė Sadije Berishės nė Facebook, megjithėse shfaqet si reklamė, nuk punon mė...

Mė 24 maj Sadija ndėrron foton e profilit nė “Facebook”, duke vėnė njė foto tė sajėn ndėrsa pėrgatit njė tortė me fruta. Dy ditė para kėsaj, kishte vendosur foton duke shtrėnguar nė gjoks librin me receta gatimesh dhe kėshtu me radhė, si njė kujtim tė bukur nga jeta nė Shqipėri. 

Pėrkushtimi i saj duket se ėshtė familja, fėmijėt e saj: Nė 27 janar, duke sjellė nė “Facebook” foton e katėr fėmijėve tė vet ajo shkruan thėnien e Xhejn Hauard pėr fėmijėt e saj, Lajdon, Micki, Medina dhe Moradi Berisha, qė shfaqen tė lumtur, duke shijuar gatimet e saj: “Quajeni klan, quajeni rrjet, quajeni tribu, quajeni familje. Ēfarėdo qė ta quani, kushdo qė tė jeni, ju keni nevojė pėr tė”.

Jeta e saj vijon atje ku ishte vendosur, pas largimit nga SHBA, nė  komunėn Nacka nė lindje tė kryeqytetit suedez Stokholm, themeluar nė 1971 dhe me popullatė prej rreth 50 mijė banorėsh. Nė njė foto tė hedhur mė 14 prill 2013 nga djali i saj me martesėn e parė, Micki Berisha, Sadija shfaqet me flokėt e prera shkurt, e lumturuar dhe me njė look krejt ndyshe nga ai qė kishte nė Tiranė.

Largimi

Dyshimet e para pėr kthimin e Sadije Berishės dhe fėmijėve tė saj nė Suedi lindėn pak muaj mė parė, pas mungesės sė gjatė tė saj nė publik, ku nuk kishte munguar tė dilte nė prani tė bashkėshortit, Shkėlzen apo vjehrrės, Liri Berisha. Nė foton e publikuar nga kryeministri Berisha nė profilin e vet nė Facebook, me rastin e vitit tė ri ndodheshin tė gjithė pjesėtarėt e familjes pėrveē Sadijes, ndėrsa zyra e shtypit e kryeministrit tha se “ajo po bėnte foton”!!!. Largimi i saj u dha peshė fjalėve se marrėdhėnia mes saj dhe djalit tė kryeministrit ishte nė krizė, pas njė lidhjeje tė re qė Shkėlzeni kishte nisur prej disa kohėsh. Por edhe pse e larguar, nė profilin e vet nė facebook, Sadije Berisha mbetet simpatizante e PD-sė sė vjehrrit tė saj, Sali Berisha, siē e shpreh te kategoria “Pikėpamje Politike”.

Sadije & Shkėlzen Berisha, njė histori 15-vjeēare

Nė 24 prill 2012, ish-presidenti Topi firmosi dekretin pėr dhėnie shtetėsie shqiptare pėr Sadije Berishėn dhe nėnėn e saj Sadije Elezi. Kjo ndodhte 14 vite, pas vitit 1998, kur Sadija ishte njohur me djalin e ish-presidentit Sali Berisha, asokohe nė opozitė, ndėrsa nė pushtetin ishte PS-ja.  Shkėlzen Berisha, sot 37, ishte vetėm 22 vjeē atėherė kur shkoi tė jetonte nė shtėpinė e Sadijes, njė prej katėr vajzave tė Hasan Berishės.  Bashkėshortja e ardhshme e Shkėlzenit ishte kthyer nė Suedi, pas njė lidhjeje tė mėparshme nė SHBA dhe mė dy fėmijė Muratin (sot Micki) dhe Muradien (sot Moradi). 

Sadija, njėra prej katėr vajzave tė Hasan Berishės, bashkė me tė ėmėn dhe njė motėr pėr disa vite jetuan nė Florida tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ajo u martua me njė shqiptar dhe nga martesa e parė pati dy fėmijė binjakė, Muratin dhe Muradien, sot 23-vjeēarė. Nė vitin 1989 bashkė me tė atin, nėnėn, motrėn dhe dy fėmijėt ajo rikthehet nė Suedi, nė Stokolm. Nė kohėn qė Shkėlzeni shkoi te miqtė e tė atit nė Suedi, Sadija bashkėjetonte edhe me dy fėmijėt e saj. Jeta nėn njė ēati duket se ishte dhe shkėndija e dashurisė mes ēiftit. Edhe pse nė moshė tė madhe, Sadija atėherė ishte 30 vjeēe, u lidh me 22-vjeēarin Berisha. Jeta e tyre vazhdoi tė bėhej nė Suedi. Si vajza e njė biznesmeni nė Stokoholm, Sadija punonte nė bizneset e tė atit. Lidhja e tyre pėrfundoi nė martesė, nga e cila kanė dy fėmijė, Medinėn dhe Lajdonin. Pas shumė refuzimeve, siē raportonte media nė fillim tė viteve 2000, mė nė fund Sali Berisha vendosi ta pranojė lidhjen e tė birit me njė grua mė tė madhe nė moshė dhe mbi tė gjitha me lidhje farefisnore.

Pas ardhjes nė pushtet tė Sali Berishės, i biri vendos tė kthehet nė Shqipėri, por duke mos e ekspozuar nė publik familjen e vet, e cila mė shumė rrinte nė Durrės dhe mė pas nė njė vilė luksoze nė Lundėr.

“Dėshirat e ėmbla” tė Sadije Berishės

Nė panairin e 14-tė tė Librit nė nėntor 2011, Sadije Berisha ishte autore. Solli librin me receta kuzhine “Dėshira tė ėmbla”, kryesisht ėmbėlsira, qė ajo i kishte krijuar vetė, apo i kishte marrė nga familjarėt dhe popuj tė ndryshėm nė Europė. Duke folur pėr median, ajo ia kishte lėnė meritat tė shoqit pėr botimin e librit”: “Dua t’i them faleminderit bashkėshortit tim pėr inkurajimin qė mė ka dhėnė. Nuk u ankua asnjėherė kur frigoriferi ishte plot gjalpė, vezė dhe kekėra nė vend tė darkės”, shprehej ajo, pa harruar edhe fėmijėt, tė cilėt e ndihmojnė pėr punėt e shtėpisė. Nė librin e saj “Dėshira tė ėmbla”, Sadija zbuloi ėmbėlsirėn e preferuar tė Shkėlzenit, ato tė fėmijėve, receta tė trashėguara brez pas brezi, madje edhe ndonjė tė “huazuar” nga familja e tė shoqit. Keku qė i prishi mendjen Shkėlzenit, siē thoshte Sadija, ėshtė njė ėmbėlsirė me ēokollatė qė mund tė shėrbehet e ngrohtė me akullore me shije vanilje, i butė dhe asaj i pėlqente qė ta shijonte ditėn tjetėr, pasi njė nate qėndrimi nė frigorifer.

sadije berisha
(Foto: Sadije Berisha me djalin 23 vjeēar)

Marrė nga gazeta "Shekulli"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
xvcwehgicoernlu =
avatar
Anonim
Sara Shume e bukur dhe fisnike kjo grua!!!Nuk besoj te jete e vertete,sepse nje femer te tille me mire ta gjesh se ta humbesh.E kam ndjekur njehere ne nje emision te pasdites ku promovonte librin e saj dhe me ka bere pershtypje shume humaniteti dhe thjeshtesia e saj,kaq ndryshe nga modelet qe na serviren cdo dite ne tv.Artikull shume i dobet ky,qe vetem aludon dhe nuk paraqet asnje fakt.Goditje te uleta keto te motivuara politikisht,por ulini duart dhe mos e prekni familjen se eshte e shenjte!
avatar
Anonim
alma Po normal qe do ndeshin pse do mbante kte plaken ai. kjo 15 vjet me e madhe me dy kalamaj dhe e shemtut. habitem si e ka shty der tash pa e heq qafe
avatar
Anonim
Dori Uaaa mi alma,kush tu duk plak ty???Kjo qeka si yll,super kinge femer.Po normal,po te pelqeu lloji Ciljeta,Zajmina&co nuk mund te te pelqej nje femer me kaq klas dhe natyralitet.O popull dallavere,si nuk u lodhet njehere duke vjelle vrere.
avatar
Anonim
tani o njerze pa halle.po merruni me problemet e tuja?
avatar
Anonim
x Diplomatikus i TREMBESH edhe ti. Thua emrin miku im thuaj. Mos pshur potureve. Vite me pare ti me kete nick kerkuat te permbysnit Sali Berishen ne Vlore me grusht shteti duke mbeshtetur nje rektor Tanush Shasken, qe ju premtoj te fusnit universitetin e Vlores ne greve urije. Trima te medhenj . Edhe ti.
avatar
Anonim
Diplomaticus Perse te gjitha gazetat (perfshire ato qe jane antagoniste ndaj kryeministrit aktual) kane veshtiresi apo pamundesi ta thone emrin e zonjushes A. M. me te cilen bashkejeton i biri i z. Berisha aktualisht. E di gjithe Tirana nje fakt te tille. Ende ka njerez qe i tremben ketij ēunaku?
avatar
Anonim
neda esht per te ardhur keq qe la gjith kte femer fisnike dhe mori nje femer me turit si te kalit qe i ka trashiguar nga fisi se te gjith ashtu i ka ajo , vetem e bukur nuk esht
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175