Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:31 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Speciale Kristi Gongo
13 Janar 2018 - 16:58 | përditesuar në 19:11
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me
pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Erigerta Deda flet ekskluzivisht pėr Report Tv
“The Fate of the Furious” ėshtė seria e 8 e filmit mė tė shikuar “Fast & Furious”. Si nė 7 seritė e tjera, edhe kėtė herė nuk kanė munguar aktorėt e mėdhenj si Vin Diesel, Charlize Theron, Jason Statham. Por pėrveē tyre, pjesė e “The Fast of the Furious” janė edhe tre aktorėt shqiptarė Erand Hoxha, Marko Caka dhe Erigerta Deda.

Nė njė rrėfim ekskluziv pėr Report Tv, Erigerta Deda tregon eksperiencėn e saj nė film, prapaskenat, pagesėn qė ka marrė si dhe synimet pėr tė ardhmen.

Intervista e plotė:

-Report Tv ka kėnaqėsinė tė bisedojė me shqiptaren Erigerta Deda e cila ėshtė aktore ne filmin Fast and Furious 8. Le tė mėsojmė mė shumė rreth kėsaj eksperience dhe tė kėsaj aktoreje qė pati fatin tė ishte pjesė e Hollivudit tė madh. Nė fakt sa ishte fat dhe sa ishte meritė e jotja, ju u gjendėt rastėsisht nė kėtė produksion apo punove fort pėr tė arritur pjesėmarrjen?
Pavarėsisht se unė konkurrova si gjithė tė tjerėt, ata mė ofruan qė unė tė punoj rreth njė muaj dhe jam kėnaqur shumė.

-Sa e vėshtirė ėshtė pėr njė shqiptare tė bėhet pjesė e kinematografisė amerikane?
Nuk mund tė them se ėshtė e lehtė por as nuk mund tė them se ėshtė e pamundur, edhe unė vetė jam e re dhe do shumė punė dhe profesionalizėm.

-Si ishte dita jote e parė e punės?
Dita e parė e punės ka qenė shumė e bukur tė gjithė ishin aty me mua, kishte shumė kamera, makina. Ishte njė ndėr projektet mė tė mėdha nė Hollywood. Ne kemi darkuar bashkė. Unė dua t’ju flas pėr Shqipėrinė por ata nuk e njohin shumė mirė, ata thonė nuk e dimė ku ėshtė nė hartė. Unė ju them qė ndodhet afėr Greqisė, Maqedonisė.

-Kanė interes tė mėsojnė rreth kulturės shqiptare?
Po kanė interes sa herė flas mė thonė na trego mė shumė, mė thonė si thuhet kjo nė shqip. Mundohen ta pėrsėrisin dhe ėshtė shumė e bukur respekti dhe dashuria qė kanė pėr tė tjerėt.

-Mban mend ndonjė incident tė ndodhur gjatė ditėve tė provave?
Kanė qenė shumė makina luksoze qė janė hedhur nga kati i shtatė, dhe aty kam qenė prezente. Aty ne po vrapojmė dhe janė rreth treqind qė po hidhen ato po tėrhiqen me vinē sepse nuk kanė njerėz brenda. Ajo ka qenė gjėja mė interesante qė kam parė.

-Si e pėrjetove gjithė kėtė?
E pėrjetova me njė ndjesi shumė tė madhe, sepse ishte atmosfera njė flakė e paparė, ishte shumė interesante.

-Cili ėshtė synimi jot pėr tė ardhmen?
Unė sapo kam mbaruar Bachelor pėr aktrim. Kam ardhur nė Shqipėri tė shikoj familjen pėrpara se tė nisem pėr njė projekt tė madh atje. Do jetoj nė Atlanta sepse ėshtė aktualisht vendi i parė nė botė pėr filma dhe televizion.

-Mund tė ndalemi pak tek fėmijėria jote si ka qenė Erigerta para se tė largohej nga Shqipėria dhe a ka ndryshuar ajo?
Unė kam lindur dhe jam rritur disa vite nė Rrėshen, jam edukuar me kulturėn mirditore shqiptare. Unė u largova nė Angli ku jetova gati tre vjet. Mė pas mė doli lotaria amerikane ika me familjen nė Cleaven Ohajo ku kam jetuar mbi njėmbėdhjetė vite. Unė e kam ruajtur traditėn shqiptare, mamaja ime ende gatuan ushqime shqiptare tė cilat janė shumė tė mira. Unė jam munduar ta mbaj traditėn shqiptare por ėshtė edhe vendi qė tė bėn tė ndjehesh edhe amerikane sepse unė kam pasaportė Amerikane  edhe atje kam jetuar shumė vite.

-Si tė duket Shqipėria pas rikthimit?
Kjo ėshtė hera e dytė qe vij. Jam kėnaqur shumė ka shumė gjelbėrim dhe bukuri. Njerėzit janė shumė interesant.

-A je rritur me shembujt e kinematografisė shqiptare, apo asaj tė huaj?
Unė jam rritur me tė dyja, Amerika ka lloje tė ndryshme filmash, ndėrsa Shqipėria duhet tė ketė edhe mė shumė komedi pasi nuk jemi njė popull shumė serioz por jemi tė buzėqeshur.

-Ke synim tė bėhesh pjesė e stafit tė aktorėve shqiptarė?
Po mė pėlqen tė jem pjesėmarrės nė kinematografinė shqiptare pasi e njoh mirė gjuhėn shqipe e cila mė ndihmon shumė tė komunikoj dhe tė shkruaj. Jam shumė e kėnaqur qė dikush tė mė thėrasi pėr njė film shqiptar.

-Pėrveē Fast and Fourios 8 keni realizuar edhe projekte tė tjetra?
Po kam realizuar edhe projekte tė tjera ku kam takuar shumė aktorė tė mėdhenj.

-Mė trego edhe pėr atmosferėn si ėshtė nė punė a ndryshon nga shqipėria, pasoi ėshtė njė vend i vogėl dhe Hollywoodin kush nuk do e ėndėrronte?
Nė Amerikė puna ėshtė shumė profesionale dhe strikte, ka shumė rregulla qė duhen zbatuar. Kėtu nė Shqipėri po shikoj qė njerėzit janė shumė tė afėrt pasi ėshtė njė vend shumė i vogėl. Kjo ėshtė shumė interesante pasi kėtė gjė nuk mund ta gjesh nė ēdo vend tė botės.

-Ndėrkohė teksa punoje mund tė krijoje miqėsi kollaj?
Po patjetėr njerėzit janė shumė tė afėrt, janė tė dashur tė respektueshėm. Unė ndihem shumė afėr me ata pasi hamė bashkė, flasim bashkė, jemi shumė tė lirshėm.

-Mund tė ndalemi pak edhe tek pagesa?
Nė projektet qė unė kam marrė pjesė normalisht qė nuk kam pasur ndonjė pagė shumė tė lartė pasi nuk jam ndonjė aktore qė kam arritur shumė lart por sa mė shumė eksperiencė tė kesh aq mė shumė do paguhesh.

-Po tek filmi Fast and Fourios?
Jam kėnaqur pasi kam pasur kontratėn pėr njė muaj dhe nuk kam pasur nevojė tė punoj mė pėr njė vit.

-Erigerta sa kohė tė ėshtė dashur tė studiosh? Ēfarė studimesh ke mbaruar?
Unė sapo jam diplomuar pėr aktrim. Unė kam studiuar si tė shkruaj njė skenar. Tani qė kam krijuar edhe lidhjet kam njohur njerėz tė rinj. Mė pėlqen tė jem pjesėmarrėse nė tė tilla projekte. Unė kam qenė njė studente shumė e mirė kam studiuar nė universiteti i Ohajos.

-Sa ndryshon kinematografia e vėrtetė reale, pėrjetimi, roli i tė qenurit aktore nga studimet, a ka ndryshime?
Po ka shumė ndryshime kur je nė njė set profesional i ke yjet botėrore aty.

-Erigerta pėr ta mbyllur do doja tė jepje njė mesazh pėr tė rinjtė shqiptar, pėr ėndrrat e tyre?
Do tė thoja qė ėndrra amerikane ėshtė jashtėzakonisht shumė e vėshtirė por si shqiptare unė e kam nė gjak artin. Dua t’ju them tė rinjve shqiptar qė ta marrin punėn me seriozitet edhe duhet tė kenė shumė ambicie sepse kjo industri ėshtė shumė e vėshtirė dhe jo tė gjithė kanė sukses.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

22 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
benny usa Mos ua vere veshin se e kane nga pija.ne shqiptaret bejme shume shaka por brenda ju duam shume.duam te te bejme ju strong women.neve ju suportin juve me mendje me shpirt dhe me zemer.
avatar
Anonim
Rrumsum O mi goc na trego te cila pjese je se e kam pa filmin shume her sme ka zon syri ty..... filmi e ka FAST por ti Me dukesh veryyyyyy slow
avatar
Anonim
rrumsum Mir moj vajze aman mos thuj me vone me gacmoi edhe me ferkoi
avatar
Anonim
CFT Shume e habiteshme komentuesit sa smirxhinj,per pjesen e ofenduesve e kane shume te veshtire per te shkruajt dy fjale falenderimi,nuk e di si do vepronin po te behej fjale per motren e vet.
avatar
Anonim
Blenard Se mos thuaj me q.....pastai hahahhahahhahahaha
avatar
Anonim
CFT 👍👍
avatar
Anonim
Putak Njė herė tė bėhet e famshme pastaj do ankohet si ajo tjetra Dushku a Plepi...😜😜
avatar
Anonim
Putek Njė do tė bėhet e "famshme", pastaj do dalė si ajo tjetra shqiptare e te ankohet se nuk janė
avatar
Anonim
benny usa Urime nga e gjithe familja shqipetare.ZOTI te bekofte
avatar
Anonim
Altini Bravo! Lart e me lart shqiptaret kudo ne bote!
avatar
Anonim
beni Fuck you me kuptimin e plote te fjales
avatar
Anonim
aktore leshit Mos lini nam o zot..."Downtown Pedestrian (uncredited) " pra nje kalimtare qe as emrin sja kane permendur ne kredite ne fund te filmit.
avatar
Anonim
Tini Kjo e thote te video qe ska rol kryesore, me shume po flet per eksperiencen qe ka pasur aty me aktoret, jo per rolin e saj. Sado i vogel roli per tu futur aty eshte sh e veshtire. Duhet te themi bravo qe ia ka arritur e jo ta demotivojme e te bejme inatciun!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Albano nė Repolitix: Presioni i  Sigurimit nė koncertin e 1989-ės
Shqiptarja nė Fast&Furious: Me pagėn e 1 muaji jetova pėr 1 vit
Lufta ndaj korrupsionit, Cantone: Ndėrhyni nė administratė/ VD
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 20/01/2018, VITI VIII- NR.14