Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 23:30 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet NGA DHURATA HAMZAI
06 Korrik 2013 - 06:17
Skandal tek Universiteti i Arteve
Vihen nė punė njerėz tė besuar
Zv.rektori: Dekani mashtron,ka veto
TIRANE - Fakulteti i Muzikės ėshtė bėrė problematik pėr rivalitetet nė vendin e punės. “Duket se i nėnshtrohet presioneve, sherreve, interesave, konflikteve gjyqėsore”, shprehet pofesorja e asociuar e e violinės Ina Kosturi, e cila personalisht ėshtė ndeshur me problemet e punėsimit tė saj nė kėtė fakultet dhe duke u ndjerė e persekutuar pėr titujt qė mban, e ka hedhur ēėshtjen e saj nė gjyq.

“Ajo qė dėgjoj ėshtė se tė gjithė paskan presion nga njė forcė misterioze qė nuk lejon pedagogun e violinės, apo mė thjesht punėsimin tim, si e vetmja mes gjithė pedagogėve me titull profesor i asociuar tė UA”. Violinistja Kosturi pėrmbush tė gjitha kriteret e konkursit qė ka shpallur Universiteti i Arteve pėr vendet e punės, por ky konkurrim sipas saj nuk bėhet asnjėherė siē duhet dhe pėr vendet qė ka nevojė fakulteti, “sepse vendet e punės ndahen nė rrugė tė tjera”, thotė ajo.

Ina, sapo kemi ndeshur me njė fakt: nė Universitetin e Arteve ėshtė shpallur konkurs pėr dy  vende pedagogėsh, dhe konkurrentėt shprehin njė ndjesi proteste se i paracaktuari i vendit tė pianos ėshtė i datėlindjes 1988. Ēfarė dini ju?
-Prej mė shumė se dy vjetėsh punėsimet nė Universitetin e Arteve, nė Fakultetin e Muzikės ishin stopitur, ndėrkohė administrata e ka gėzuar kėtė tė mirė, thuajse do tė integrohet ajo nė Evropė, e jo shkolla me nivelin e mėsimdhėnies. Nė 1 korrik, pas zgjedhjeve u shpallėn me shpejtėsi dy vende pune nė degėt piano dhe fizarmonikė, ndėrsa datėlindja 1988 duket se ėshtė shndėrruar nė kriter pėr punėsimet. Me njė krahasim tė konkurseve tė shpallura, nė publikimin zyrtar ne faqen e Universitetit, duke lexuar kriteret kupton emrin e kandidatit qė do punėsohet, pasi ēdo konkurs ka kėrkesa tė veēanta nė pėrputhje me “bėmat e individit”.

Ka dhe njė kontingjent pedagogėsh tifozė qė prononcohen pėr tė preferuarin e radhės nė ēdo punėsim. Ky ėshtė kolektivi i fakultetit, zakonisht i ndarė nė dy grupe qė sherrosen me njėri tjetrin. Vendi i pianos kėtė herė, nuk kėrkon aftėsi pedagogjike mė pak se pesė vjet, siē ishte nė konkursin e shkuar, por pėr ēudi kėrkoka qė kandidati tė ketė fituar bursė shtetėrore. Dhe mesa duket nė kohėn e sotme ajo ėshtė e famshmja ekselencė, herė e merituar e herė si nder pėr miqtė e ata pranė pushtetit.

Shpallja e kėtij konkursi tregon se rėndėsinė e ka punėsimi i individit dhe jo nevoja e shkollės pėr mėsimdhėnie tė kualifikuar e cilėsore. Madje duket se Ministria nė kėto ditė tė fundit po zbaton amanetet pėr t’i lėnė miqtė sa mė mirė, dhe me exelencė, dhe tė punėsuar! Pėrzgjedhja e kandidatit realizohet para shpalljes sė konkursit, e pėrfaqėsuar me pėrzgjedhjen e degės pėr tė cilėn bėhet konkursi. Ajo qė bie nė sy ėshtė klientelizmi, nepotizmi, apo kriteri i prindėrve muzikantė e artistė, fis apo i privilegjuar.

Dimė qė prej kohės, ju edhe pse jeni njė violiniste me njė karrierė tė suksesshme. Nuk ju kanė dhėne ende vendin e punės qė ju takon. Madje keni shkuar edhe nėpėr gjyqe pėr kėtė fakt. Si ka vijuar gjyqi?
-Nė degėn e violinės principale prej 20 vjetėsh nuk ėshtė punėsuar asnjė pedagog, ndonėse numri i studentėve krahasuar me programe tė ngjashme si piano dhe violonēel e kėrkon kėtė, pėr mė tepėr dhe zbatimi i VKM 331 datė 25.3.2009. Duke qene fituesja e cdo konkursi pėr pedagog tė brendshėm violine, si e vetmja violiniste diplomuar pas 1990 me titullin Prof asociuar, ky vend mbahet peng, madje penalizohen studentėt, qė duhet tė bėjnė mėsim me pedagogė tė kualifikuarNė shkurt 2010 ka njė kėrkesė tė Dekanit tė Fakultetit tė Muzikės z. Sokol Shupo pėr njė vend pedagogu tė brendshėm violine, qė nuk u mor parasysh nga rektori z. Petrit Malaj, ndryshe nga shkresat e mėparshme e tė mėvonshme tė dekanit. Sot Dekani refuzon tė pėrsėrisė kėtė kėrkesė, ndonėse dega e violinės aktualisht ka 45 studentė dhe 14 pedagogė tė jashtėm, ndryshe nga programet e ngjashme piano dhe violonēel.

Fakulteti i Muzikės problematik pėr rivalitetet duket se i nėnshtrohet presioneve, sherreve, interesave, konflikteve gjyqėsore dhe ajo qė dėgjoj ėshtė se tė gjithė paskan presion nga njė forcė misterioze qė nuk lejon pedagogun e violinės, apo mė thjesht punėsimin tim, si e vetmja mes gjithė pedagogėve me titull profesor i asociuar tė UA, akoma e jashtme. Mua nuk mė intereson cilėt janė ata qė ndalojnė Dekanin apo Rektorin, brenda apo jashtė institucionit, dhe si janė relatat e atyre qė drejtojnė. Po kėrkoj nė tė gjitha format dhe atė ligjore ti jepet fund kėtij diskriminimi qė po vazhdon me tė gjitha mėnyrat, nga lėnia si pedagoge tė jashtme, e deri tek privimi i skenės sė UA, mospėrfshirjes nė stinėn konceptore, etj. Vajtja ime nė gjykatė ėshtė turpi i atij institucioni. Janė pėrfshirė nė njė konflikt qesharak midis njėri-tjetrit, duke e kthyer Fakultetin e Muzikės nė arenė sherri.

Cili ėshtė roli i Ministrisė se Arsimit ?
-Ministria e arsimit ėshtė institucioni qė duhet tė monitorojė zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve. Pavarėsia e universiteteve u pėrdor si instrument pėr pėrligjjen e indiferencės dhe paaftėsisė sė Ministrisė nė raste tė caktuara, ndėrsa nė tė tjera si p.sh. nė zgjedhje akademike reagimi ka qenė i menjėhershėm. Shpesh mendimet, shkrimet qė kam paraqitur u pėrqafuan e u pėrdorėn nė media nga titullarė tė ministrisė, po i vetmi vend ku ministria nuk bėri asgjė ėshtė violina, qė pas 20 vjetėsh mbeti sėrisht e bllokuar. Vajtja ime nė gjyq dhe diskrimini pėr zbatimin e ligjit dhe VKM ėshtė pėrgjegjėsi e ministrisė.

Ina ju keni njė pėrvojė tė mirė tė mėnyrės si punohet edhe nė shkollat italiane. A ka eksperiencė tė sjellė nė vendin tonė nga shkollat e Europės?
-Pėrtej asaj qė sot paraqitet, trumbetohet nė media, nė Fakultetin e Muzikės ka njė realitet ndryshe. Pa u ndalur tek infraksuktura e tė kėtij fakulteti, cilėsia e mėsimdhėnies, instrumentave muzikorė, ka dy gjėra thelbėsore qė fshihen. Klima e fakultetit nėse e quajmė kėshtu, , marrėdhėniet midis pedagogėve dhe raporti pedagog artist me ligjin, rregulloren. Nė kėto tė dyja shikoj njė diferencė tė madhe me shkollat jashtė.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Studenti Arteve Sa per SKUP: As Tedi Papavrami ne moshen 25 vjecare nuk u be pedagog violine!!!!!. Ne Akademine e Arteve asnje pedagog pianoje nuk u be ne moshen 25 vjecare, por u punesuan dhe punuar shume vite (10-15 vjet) si shoqerues. Persas i perket rastit te KOSTURIT duket qe s'merr vesh nga muzika. Koncertet live te Kosturit jane ne internet. Po u ankove per intonacionin dhe notat a ku di une, eshte sikur te thuash qe zgjedhjet i fitoi Saliu. Uroj mos te jesh muzikant.... te jesh vetem i vene nga inati i atyre qe humben vendet e punes...
avatar
Anonim
Enio Zonja Kosturi, me falni po ju pse nuk permendni asnjehere kushtin kryesor te profesionit tuaj, aq me teper qe mosha nuk eshte ne favorin tuaj nese permendim kete kusht i cili eshte audicioni. Me falni por mesa ju kemi degjuar dhe pare ne koncerte, interpretimi juaj ne violine fatkeqesisht nuk eshte ne lartesite qe kerkohet. Per te mos thene qe eshte qesharak, ku eshte vene re se ne salle ka shkaktuar te qeshura gabimet e njepasnjeshme te tuat ne intonacion dhe per me teper me gabime notash!!
avatar
Anonim
tatjana jam pianiste dhe kam konkuruar ne konkursin e shkuar. Nuk arrita te marr pjese se kushtet ishin caktuar. Dihej per ke shpallej konkursi, Nuk me lane as te marr pjese. Atje ky nuk fitoi dhe pastaj ky vend po shpallet prape per te. Te gjithe pianistet e punesuar keto vite , 5 a 6 jane te gjithe datlindja 88, se keto i pagojne taksat !!!!!!!!
avatar
Anonim
juristi Nese vertet e ke titullin me merit ,si ka mundesi dhe diskuton moshen ,se talenti nuk njeh mosh CUDI E MADHE
avatar
Anonim
juristi Me vjen keq Ina por ti problemet i kap nga bishti dhe jo nga koka prandaj spo e ndrit. Talenti dhe aftesija nuk njeh mosh e aq me teper ne art qe gjerat jan te dukshme.Do doja te dija cfar mendon per Edi Ramen qe zevendesoi te vjetrit e Ps me djem e vajza shum te rinj mos do te thuash se jan me te paaft ? e un te them jo ,se mundet te plakesh dhe pa qen shum isukseshem e prap te thuash jo se jam un me imadh
avatar
Anonim
anonim Mosha nuk eshte percaktues i nivelit te artistit aq me teper kur behet fjale per pianist shoqerues. Nese problem eshte dekani i muzikes atehere ceshtja eshte tjeter. Ky njeri ka mjaft probleme. Kam lexuar disa e-maile qe jane shperndare te pedagoget e muzikes te cilat flasin per grabitje te pronesise intelektuale te dekamit te muzikes. Keto duhen pare sepse flasin per moralin intelektual te ketij njeriu.
avatar
Anonim
observer Lexova artikullin ne gazete dhe sa i perket problematikave te ngritura mund te them se, me sa duket lepuri fle gjetke...shenjestra e gjithckaje do te duhej te ishte dekani i fakultetit, i cili eshte pozicioni qe percakton prioritetet qe ka fakulteti per vende te reja pune. Nga ana tjeter mosha e nje kandidati ne fushen e artit nuk do te thote qe domosdoshmerisht me te medhenjte jane me te talentuar. Perkundrazi! Talenti nuk njeh moshe!
avatar
Anonim
oficeri rojes Pse vetem tek artet!!! Tek akademia ushtarake ne Titane ose ish-shkolla e bashkuar Imami ka emeruar ish drejtorin juridik per sherbime ne Fushate..Turp o Immam bajelldia!!!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/07/2017, Viti VII - NR.170