Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:48 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Politike
09 Mars 2013 - 07:00
Sondazhi i Shqiptarja.com
kandidatët në rrezik, lobojnë për votën
Rezultatet për kandidatët/ VIDEO
Votat:PS, i pari Gjoni, PD- Berisha
TIRANE - Për 4 ditë Shqiptarja.com ndërmorri një sondazh për kandidatët, ku u kërkoi qytetarëve të tregojnë se cili do ishte kandidati i tyre i preferuar. Sondazhi online, i pari i këtij lloji, pati një rekord votimesh duke dhënë rezultate të papritura.

Kur mbrëmjen e 8 marsit akrepat e orës shënuan 00:00 redaksia mbylli sondazhin online, të nisur prej mesditës së 4 marsit i pari në Shqipëri në këtë format ku kërkohej të votoheshin jo partitë, por kandidatët.

Rezultatet e sondazhit mund të shërbejnë si një shtyllë orientimi për liderët e dy partive kryesore në vend (pasi sondazhi u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD-së dhe PS-së), në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve, tashmë që po afrohet dhe përfundimi i afatit ligjor për dorëzimin listave sipas qarqeve në KQZ.

Sondazhi u hap në faqen online të Shqiptarja.com prej mesditës së 4 marsit, 2013 dhe arriti të merrte preferencat e afër 90 mijë votuesve, të cilët u bënë pjesë e votimit duke zgjedhur kandidatin që do të donin për këto parti në çdo qark. Nga momenti kur sondazhi u transmetua online numri i votuesve rritej nga minuta në minutë.

 Brenda 4 ditësh agjencia online e lajmeve Shqiptarja.com pati mbi 350.000 vizita dhe sondazhi morri 5980 like ne Facebook.

Në fillim nisi vrullshëm votimi për kandidatët socialistë, të cilët me sa duket kanë mbështetës që frekuentojnë më shumë rrjetet e internetit, çka sollë pa asnjë dallim mes qarqeve dhe një fluks të jashtëzakonshëm votimesh, ku më të votuarit ishin kryesisht ata kandidatë të përfolur dhe të vendosur në listën e sondazhit sipas qarqeve që janë deputetë të PS, por dhe prurjet e reja.

Ndërkohë që për kandidatët e PD fillimisht nisi një fluks votash të marra nga mbështetësit e tyre, por më pas u pakësuan shumë dhe burimet e Shqiptarja.com saktësuase se kjo ndodhi për shkak të një urdhri të prerë të kreut të PD Berisha që të mos përfshihen në votimin e sondazhit të organizuar nga Shqiptarja.com.

Por në ditën e fundit pati një fluks të jashtëzakonshëm dhe nga ana e PD të cilët morrën votat e mbështetësve të tyre. Më të votuarit kanë qenë Gjoni e Rama për PS-në e  Berisha e Astrit Veliaj për PD-në. Pavarësisht debateve që  shkaktoi edhe në media, sondazhi i aplikuar nga Shqiptarja.com në faqen e saj online tërhoqi një interes të jashtëzakonshëm dhe tronditi politikën shqiptare.

SONDAZHI

Në Europë dhe në botë i quajnë “Primarie” dhe bëhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pikërisht për të shmangur faktin që të jenë Partitë ato që vendosin se kush duhet të zgjidhet, siç lejon ligji aktual elektoral në Shqipëri, siç ndodh edhe në Itali, pra të jenë zgjedhësit ata që bëjnë një seleksionim të parë.

Sondazhi përfshiu vetëm PD dhe PS dhe jo partitë e tjera (psh LSI, PBDNJ etj.) sepse nuk pyet se për kë Parti do të votojë, por vetëm cilin kandidat do të zgjidhje per PD dhe PS  dhe kështu u drejtohet vetëm zgjedhësve të PD dhe të PS.

Emrat e kandidatëve për çdo qark ishin ata të publikuar deri tani në media, kështu redaksia sqaroi se listat nuk mund të ishin të plota. Sistemi parashikonte vetëm një votë në ditë për çdo qark dhe u ndërtua në mënyrë të tillë për të reduktuar deri në minimum rrezikun e manipulimit online.

Rezultati i votimeve mund të përdoret dhe të orjentojë Liderët e dy partive më të mëdha shqiptare se si të plotësojnë dhe të vendosin për të plotësuar listat. Eshtë hera e parë që në Shqipëri bëhet një sondazh i tillë, duke u dhënë votuesve të drejtën për të zgjedhur kandidatët që preferojnë. Mbetet të shihet nëse Partitë do të respektojnë sugjerime e zgjedhësve.

SA HERE MUND TE VOTOHET?
Fillimisht sondazhi funksionoi me formulën: 1 votë për çdo qark në çdo 24 orë. Më pas redaksia e Shqiptarja.com njoftoi se një person mund të votojë vetëm një herë në çdo qark në sondazhin për zgjedhjen e kandidatëve.

Për të parë rezultatet e sondazhit Klikoni KETU

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

 

8 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
titi vota ime shkon per Armando Prengen. Rilindje rilindje forca PS
avatar
Anonim
inri nuk votoj
avatar
Anonim
inri jo
avatar
Anonim
elena rustemi votoj
avatar
Anonim
ps velipoj votoj tom doshin
avatar
Anonim
Vdekja Kalit Bet 5000 Votoj Lisa Ann, puē..
avatar
Anonim
fifi sali lind qdo 100vjet nje her ram qdo dit faca flet vet
avatar
Anonim
anonimi Po c'jane more kto mijera vota,e kam fjalen per keta te opozites qe kane patur dhe mandat dhe vazhdojne qe te mbushin shportat me vota rrense ne nje kohe qe ju eshte kuptuar gjithe mashtrimi qe kane perdorur dhe kane ndryshuar IP e komjuterit,kane futur programin TOR dhe o burra te bejme sa me shume vota....dhe per c'fare duhen?jane mesuar qe te fryhen si bretkosa qe donte te trashej sa nje ka...hahahaha
avatar
Anonim
Arsenal Ku e ka njeri idene nga Tor,Backtrack,Proxy,Anonymous etj ne Shqiperi....ata mezi shkruajne nje fjali me 5 fjale pa bere 6 gabime....
avatar
Anonim
bleon Sa serioz ky sondazhi. Edhe ne Shkoder ka fitu socialistja me 70% biles.
avatar
Anonim
elbasanlliu shihe mire rezultatin, nuk nevoje elbasani per njerz qe flene gjume dhe kur ecin!!!!!
avatar
Anonim
ibrahim [email protected] enverit dhe negjmijes(rames dhe lindes)qe sharrojne kate.
avatar
Anonim
pjeter per komentuesin Ibrahim dallkauk..................shko dhe meso te shkruash shqip pastaj komento voten e shqiptareve,komunist i thekur ka qene Sala yt jo Edi Rama,njerez ka vrare Sala yt jo opozita shqiptare.Ti mor faqekuq nuk ke te drejte te ofendosh mbi njemiljon shqiptare,shko me mire andej nga ke ardhur se ska nevoje njeri per komentin tuaj.
avatar
Anonim
nga veriu deri ne jug zotit et hem ruka.
avatar
Anonim
fshatari Bera vetem dy zgjedhje per dy njerezit me te korruptuar te Evropes:njeren ja dhashe SALIUT tjetren ja dhashe RAMES!
avatar
Anonim
Alban Dautllari Votoj Dr. Ylli Zicishtin bravo Niko Peleshi per zgjedhjen e bere
avatar
Anonim
latif cakalli ku behet ky sondazh mo ne ps apo ne 2k moooooo
avatar
Anonim
berti rrofte anila, je me e mira
avatar
Anonim
tiku Keshille dhe verejtje, ne 24 oret e para sondazhi ishte per tu admiruar, mbas 24 oreve te para filloi nje lufte militantesh me disa rezultate te pabesueshme. Me nje sondazh online deputet tane jane sulur per te bere sa me shume klikime, imagjinoni c'lufte do behej po te ishin bere Primariet....
avatar
Anonim
Julia Votoj per Mehmet Xheka
Rezultate tė tjera: 1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   Para   Ne fund
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171