Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
29 Tetor 2013 - 12:24
Tahiri nė Kuvend: Pėr Emergjencat
Civile na lanė vetėm 570 dollarė
VD/Tahiri nė Komisionin e Sigurisė
TIRANĖ -  Ministri i Brendshėm paraqiti nė komisionin e Sigurisė situatėn alarmante ku ndodhet fondi i emergjencave por dhe situatėn e kriminalitetit dhe tė policisė.
Nė seancėn dėgjimore tė kėrkuar nga mazhoranca u raportua dhe pėr emėrimet e reja nė polici.

Ndėrkaq ka pasur debate tė ashpra nė Komisionin e Sigurisė nė lidhje me emėrimet nė Policinė e Shtetit. Ish-ministri i Bredshėm, aktualisht deputet i PD-sė, Flamur Noka ka kėrkuar nga ministri i Brendshėm, Sajmir Tahiri, argumente nė lidhje me emėrimet e bėra nė Policinė e Shtetit.

EMERGJENCAT: LARG O ZOT ISHALLA S'NA VIJNE
Ministri i Brendshėm Saimir Tahiri deklaron se fondi i lėnė nga qeveria e Berishės pėr tė pėrballuar emergjencat civile ėshtė vetėm 570 dollarė. Sipas tij vetėm nė tre muaj, janė dhėnė 1.2 mln dollarė nga ky fond i cili ishte parashikuar tė jepet pėr tė gjithė vitin.
 
“Qeveria e kaluar nė 3 muaj ka bėrė transferta fondesh e shpenzime kryesisht nė zyrat rajonale tė emergjencave nė 1.2 milionė dollarė qė ishte parashikuar pėr gjithė vitin. Kjo ėshtė pėrdorur pėr dėmshpėrblime e punime. Fondi i mbetur ėshtė 570 dollarė pėr tė pėrballuar emergjencat civile”, - deklaroi ministri Tahiri, nė Komisionin e Sigurisė duke shtuar se, “larg o zot ishalla sna vijnė se me kėto para nuk ia dalim”

“Gjendja e rezervave tė shtetit ėshtė mė shumė se alarmante. Nuk kemi nė disopozicion asgjė nė rezervat e shtetit. Ėshtė njė institucion qė rri nė kėmbė kot. Sheqer nga 40 mijė sheqe, kemi 85 kilogramė, fasule kemi zero. Konserva mishi nga 10 mijė janė 221 copė. Nga 100 mijė litra karburant janė zero”, tha Tahiri.

Gjatė raportimit nė Kuvend, ministri Tahiri kėrkoi ngritjen e njė grupi pune pėr tė adresuar ēėshtjet. “Ne sot kemi nė dispozicion njė situatė mė shumė se dramatike. Jemi tė papėrgatitur pėr tė pėrballuar emergjencat civile tė ēfarėdo lloji.

Tė mos ngelemi ti lutemi zotit e shfrytėzoj tė pėrballojmė bashkė. Me 570 dollarė njė familje e vete nuk mund tė pėrballojė emergjencat e veta. Tė ngremė njė grup pune pėr tė adresuar ēėshtjet qė prekin qytetarėt pėr emergjencat civile”, tha Tahiri nė Kuvend.

TAHIRI: BORXHI I MINISTRISE SE BRENDSHME 26 MLN DOLLARE
"Borxhi i ministrisė sė Brendshme ėshtė 26 milione dollarė nga kėta janė  investime tė pashlyere 10 mln dollarė”. Zonat me rrezik pėrmbytjeje janė disa komuna e lagje nė Shkodėr, Lezhė, Tiranė, Elbasan, Fier. Dėmet nga pėrmbytjet nė Shkodėr nė periudhėn dhjetor 2010- 2011 janė vlerėsuar nė 32 miliardė dollar dhe u dėmshpėrblyen vetėm 36 %"
 
TAHIRI: KEMI BOREPASTRUESE POR JO SHOFER
“Kemi parkun mė tė amortizuar qė mund tė kishim. Me mjete qė datojnė nga 1961.
Parku mė i amortizuar sa i takon mjeteve pėr pėrballimin e emergjencave civile. Me mjete qė datojnė nga 1961. Kemi 2 borėpastruese tė mira kemi borėpastruese, por s'kemi buxhet pėr shoferėt. “

TAHIRI: SI E GJETA POLICINE
Sa i takon kriminalitetit, situatės sė rendit dhe infrastrukturės sė policisė ministri Tahiri tha se kemi tė bėjmė me njė situatė alarmante.

“Shifrat e kriminalitetit janė alarmante. Perceptimi im nė tė gjitha nivelet lė tė kuptojmė qė kemi tulatjen, trėmbjen dhe mungesėn e inisiativės brenda radhėve tė policisė sė shtetit. Nuk janė tė radha rastet e tradhėtisė ndaj policisė sė shtetit dhe shkeljet e tė drejtave tė njeriut apo fenomene tė tjera tė “
 
Fjala e ministrit u ndėrpre disa herė nga deputetėt e PD-sė tė cilėt kėrkonin qė Tahiri tė pėrgjigjej pėr atė qė ėshtė thirrur.

“Kemi gjetur situatė korrupsioni tė pėrhapur. Pėr tė cilėn jemi dedikuar ta luftojėm, atė por dhe pandėshueshmėrinė dhe klimėn gati pjellore pėr aferat e korrupsionit brenda policisė por dhe jashtė saj. “- tha Tahiri.

Sipas Tahirit "Didi ka vazhduar procesin e nisur nga paraardhėsi pėr lėvizjet  dhe se ndryshimet janė propozuar nga z.Hysni Burgaj".

PATOZI: VINI ME NJĖ BILANC DRAMATIK, DIDI NUK PERMBUSH KRITERET
Deputeti i PD-sė nė emėr tė deputetė tė opozitės akuzoi se po e shndėrron policinė "nė njė trupė teatrore ambulante"
“Vini me njė bilanc dramatik pėr 45 ditė. Nėse keni pasur qėllim pėr tu vėnė nė qendėr tė vėmendjes ju ia keni arritur: me ndryshimet drastike tė cilat janė arbitrare dhe tė paligjshme. Paligjshmėria nis me Drejtorin e policisė sė Shtetit, Artan Didi i cili nuk pėrmbush kriteret e ligjit. Ēfarė ju bėn ju qė tė viheni mbi ligjin? Ju nuk keni pasur qėllim tė mirė tė emėroni dhe tė shkarkoni nė njė ditė. “
“Rama ka vendosur tė keqpėrdorė policinė. Policia shkon nė aksion pasi tė kenė shkuar fillimisht kamerat televizive.  Nuk di tė jetė ulur numri i vrasjeve. Policinė po e keqpėrdorni.Po e ktheni nė vitin e mbrapshtė 2001. ”- tha Patozi
 
FLAMUR NOKA: ALARMANTE NUK JANE EMERGJENCAT POR EMERIMET 
Ish ministri i Rendit Flamur Noka tha se Tahiri “bėri njė hartim”. “Emergjencat me fasule ėshtė koncept Bolshevik nė borxhezi janė paratė. A kishte shpenzime fondesh tė paligjshme? Pse nuk morėt borxh pėr emergjencat? Alarmante nuk ėshtė cėshtja e emergjencave por e emėrimeve nė shkelje tė ligjit".

TAHIRI: PARA QYTETARĖVE JEMI TĖ BARABARTĖ  
Gjatė debatit nė Komisionin e Sigurisė, ministri i Brendshėm, Sajmir Tahiri tha se, “jam shumė i hapur qė diskutojmė bashkė. E kuptoj qė edhe mes shqetėsimeve ka edhe fryerje dhe sipas nuancave politike vijnė kėtu. Mua personalisht mė shqetėson fakti qė nuk jemi nė gjendje tė pėrballemi me emergjencat civile. Nė buxhetin e emergjencave kemi vetėm 570 dollarė. Ju merreni me Drejtorin e Policisė, hajde tė merremi ēdo ditė e natė. Nuk besoj qė sot qytetarėt tė kuptojnė, qė me 570 dollarėt e lėnė prej jush nuk ja dalim dhe me 5 makina pa shoferė, nuk ja dalim dot”.

Tahiri tha se, “siguroj secilin prej deputetėve se, kuptoj shumė mirė dhe nuk duhet tė thuhen gjėrat disa herė. Kemi mungesė kapacitetesh pėr tė menaxhuar emergjencat civile. Por ne skemi as rezerva dhe as para pėr tė pėrballur emergjencat. Kemi trashėguar kėtė situatė dhe unė nuk po i shmangem pėrgjegjėsisė, por kėrkoj qė sė bashku ta zgjidhim kėtė situatė”.

“Pėrsa i takon emergjencave, kemi hartuar njė sėrė masash qė do e dorėzojmė nė kryeministri. Por prandaj unė erdha nė kėtė seanca, qė planin ta diskutonim bashkė, ti ndajmė pėrgjegjėsitė me Kuvendin. Unė jam shumė i hapur, qė bashkė me kolegėt e komisionit ta rishikojmė planin e masave dhe tė bien sėrish bashkė dakord pėr mėnyrėn se si do pėrballemi me emergjencat civile, pasi pėrballė qytetarėve jemi tė gjithė njėlloj”, tha Tahiri gjatė fjalės sė tij nė Komisionin e Sigurisė nė Kuvend.

DEBATE TĖ ASHPRA PĖR EMĖRIMET NĖ POLICINĖ E SHTETIT
Debate tė ashpra nė Komisionin e Sigurisė nė lidhje me emėrimet nė Policinė e Shtetit. Ish-ministri i Bredshėm, aktualisht deputet i PD-sė, Flamur Noka, ka kėrkuar nga ministri i Brendshėm, Sajmir Tahiri, argumente nė lidhje me emėrimet e bėra nė Policinė e Shtetit.

NOKA: EMĖRIME TĖ PALIGJSHME NĖ POLICI
Gjatė fjalės sė tij, deputeti demokrat, Flamur Noka tha se, nuk janė zbatuar tre kriteret e ligjit pėr emėrimin e drejtorit tė Pėrgjithshėm. “Tre kriteret e ligjit pėr emėrimin e drejtorit tė Pėrgjithshėm, i keni shkelur. Asnjė nga dy zv/drejtorėt nuk ka gradėn, madje njėri ka dhe masė disiplinore. Keni emėruar drejtorė, kur i keni larguar vetė ju. Ligji po shkelet dhe ju e keni shkelur ligjin. Nga goja e njė ministri kur del akuza, kriminalizim nė polici, apo korrupsion, duhet tė ketė fakte dhe ata njerėz duhet tė shkojnė nė prokurori. Deri mė tani keni bėrė vetėm fshesė, hakmarrje politike".

"Kur ju ishit nė opozitė, shqetėsim ishte krimi nė familje dhe krimi pėr pasionin. Ne e pranuam qė kishte rritje. Kurse sot, tritol policit, qytetarit, biznesmenit etj. Ka pasur me qindra dhe mijėra denoncime dhe sigurisht qė nė punėn e saj ka edhe pėrgjime  tė elememntit kriminal dhe nėse nė kėto pėrgjime del emri juaj zoti ministėr apo i kryeministrit, kėto nuk janė pėrgjime tė bėra", tha Noka.
 
TAHIRI: EMĖRIMI I DREJTORIT TĖ POLICISĖ SIPAS LIGJIT
Ministri i Brendshėm, Sajmir Tahiri ka deklaruar nė komisionin e Sigurisė nė Kuvend se, emėrimi i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit ėshtė bėrė konform ligjit dhe ai i ka vitet e punės siē e kėrkon ligji i Policisė sė Shtetit. Ai tha se, emėrimet nė polici janė bėrė pėr t’iu pėrgjigjur luftės ndaj krimit.

“Me emėrimet nė Policinė e Shtetit, ka ndryshime drastike nė drejtimin e kėsaj strukture dhe unė jam shumė i lumtur, pasi qytetarėt prandaj kanė votuar nė datėn 23 Qershor. Drejtuesi e policisė duheshin emėruar pasi kėto drejtues nuk i pėrgjigjeshin luftės ndaj krimit qė ne do tė bėjmė. Ju respektoj duke u pėrgjigjur, e jo duke bėrė zhurmė”, tha Tahi.

Duke u pėrgjigjur pėr emėrimin e Drejtorit tė Policisė sė Shtetit, Tahiri tha:
A e ka gradėn drejtori i Policisė sė Shtetit, pėr sė paku 3 vjet? Po e ka.
Artan Didi ka shėrbyer nė gradėn ekuivalente tė gradės Drejtues i Parė, 5 vjet e 10 muaj.
Pėrsa i takon shkollimit, Artan Didi, jo vetėm ka pėrfunduar shėrbimin pėrkatės, por ka qenė profesor nė Akademinė e Policisė, ka dhėnė mėsim aty.
Pėr 16 vjet shėrbim brenda 20 viteve, Artan Didi ka 16 vjet shėrbim si punonjės policie dhe ėshtė plagosur dy herė gjatė detyrės.

Duke iu kundėrpėrgjigjur ministri Tahiri, deputetit Noka tha se, “nėse ripranimi bėhet 40 muaj pas largimit nga policia, ripranimi bėhet me njė gradė mė tė ulėt se ajo qė ka pasur kur ėshtė larguar. Jeni duke krijuar njė shtet policor”.
Nė kėtė debat ka ndėrhyrė edhe kreu i komisionit, Spartak Braho i cili tha: Shkoni nė gjykatė tė zgjidhni kėtė punė, pasi ne nuk jemi nė gjykatė kėtu.

Mosha mė e madhe e efektivėve tė policisė
Sipas ministrit tė Brendshėm, Sajmir Tahiri, Shqipėria ka moshėn mė tė madhe tė efektivėve tė policisė nė Europė. “Mosha mesatare e Policisė sė Shtetit ėshtė 44 vjeē dhe kemi mė pak punonjės policie se ēdo vend nė Europė. Nė shumicėn mė tė madhe, punonjėsit e policisė nuk janė me shkollė tė lartė. Policia e Shtetit, ėshtė sot poshtė mesataresh sė dijes krahasuar me shoqėrinė”.
Tahiri tha se, “kur Flamur Noka ka emėruar 85 veta qė janė emėruar mė 28 maj dhe rroga u ka nisur qė nė 15 maj dhe kjo do tė hetohet pasi  ėshtė shpėrdorim detyre”.

NOKA: GJATĖ PUNĖS, KA PASUR PĖRGJIME. TAHIRI: KRIMI EKONOMIK, JO NDĖSHKIM KOLEKTIV
Gjatė fjalės sė tij, deputetit i PD-sė, Flamur Noka ka folur edhe pėr pėrgjimet qė ka bėrė policia dhe sektori i luftės ndaj krimit ekonomik. “Ka pasur me qindra dhe mijėra denoncime dhe sigurisht qė nė punėn e saj ka edhe pėrgjime  tė elememntit kriminal dhe nėse nė kėto pėrgjime del emri juaj zoti ministėr apo i kryeministrit, kėto nuk janė pėrgjime tė bėra", tha Noka.
 
Ndėrkaq, ministri Sajmir Tahiri tha se, “pėr sektorin e luftės ndaj krimin ekonomik, dua tė bėj me dije se nuk ka asnjė ndėshkim kolektiv, por ajo qė ka ndodhur ėshtė nė kufinjtė e skandalit.

“Nė dijeni pėr lojėrat e fatit kanė qenė, ish-ministri Bujar Nishani, Drejtori Hysni Burgaj, dhe ish-ministri Flamur Noka, dhe tė gjithė kėta nuk kanė bėrė asgjė. Por nėse ministri para meje nuk ka pasur dijeni atėherė ka qenė i shkėputur nga kjo botė. Pasi tė nisnim aksionin policor, duhej tė mbanin nėn vėzhgim edhe strukturėn qė duhej ta luftonte”, tha Tahiri gjatė fjalės nė komisionin e Sigurisė.  

Sipas ministrit, “nė kėtė vit janė afėrsisht raste tė proceduara nė prokurori, 90 % janė bėrė gjatė operacionit “Fund marrėzisė”. Kjo ėshtė njė sipėrmarrje qė do tė mbyllet fare dhe po bėjmė gati ligjin qė tė mbyllet si biznes nė Shqipėri”.

Ndėrkaq qė ish-ministri Flamur Noka kėrkoi nga Tahiri se, “kush ka spiunuar dhe keni dokumenta ēoi nė burg, por jo dėnim kolektiv”.
 
Pėrfundon hetimi i SHKB-sė nė Policinė e Shtetit
Gjatė fjalės sė tij nė Komisionin e Sigurisė, Sajmir Tahir tha se, “para dy ditėsh ka pėrfunduar hetimi i SHKB-sė”, duke treguar dhe disa nga rezultatet dala nga hetimi.
21 punonjės tė luftės ndaj krimit ekonomik, janė dėnuar me shkelje tė rėndė disiplinore
5 punonjės tė luftės ndaj krimit ekonomik, pėr pėrjashtim nga strukturat e policisė sė shtetuit
11 punonjės tė luftės ndaj krimit ekonomik, ulje nė gradė
4 punonjės tė luftės ndaj krimit ekonomik, pezullim pa pagesė
1 punonjės tė luftės ndaj krimit ekonomik, shtyrje afati tė marrjes sė gradės.
Sipas meje, nga dita qė ėshtė emėruar duhet tė bėjė punėn si kreu i Policisė sė Shtetit, pa u marrė me aktivitete politike, e jo siē ka ndodhur mė parė, kur drejtorėt pėrziheshin me aktivitete politike.
 
STERKAJ-NOKĖS: TĖ KEMI THIRRUR PĖR ĒIZMET E NA KE FOLĖ PĖR KAPELET
I ashpėr nė fjalėn e tij, ka qenė edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili ka akuzuar ish-ministrin Flamur Noka, se gjatė kohės kur ai ka drejtuar Ministrinė e Brendshme, ka qenė koha mė e keqe e Policisė sė Shtetit.

“Ti zoti Flamur edhe kur ke qenė ministėr nuk ke ditur ti japėsh pėrgjigje atyre qė tė kemi thirrur. Tė kemi thirrur pėr ēizmet e na ke folė pėr kapelet. Veē nė kohėn  tėnde janė 60 vrasje dhe kėto janė bėrė me fut terrorin nė popullin shqiptar pėr tu marrė votėn. Nė territorin shqiptar, kanė marrė njerėz dhe kanė futur brenda gjatė fushatės. Janė vrarė deputetė, kryetari i komunės dhe ju nuk i keni zbardhė kėto ēėshtje pėr tė frikėsuar opozitėn. Shumė ngjarje i kemi zbuluar duke pirė kafe, pasi kėtu nuk ka krim qė bėhet e tė mos e dijė opinioni. Policia ka shkuar gjithmonė me vonesė nė vendngjarje”.

I menjėherė ka qenė edhe reagimi i ish-ministrit Flamur Noka. “Zbulushmėria e krimit gjatė kohės kur kam qenė ministėr ka qenė rekord nė 20 vite”.

Ndėrsa Sterkaj tha, “statistikat janė mashtrimet e policisė shqiptare dhe nėse ministri Sajmir Tahiri e depolitizon policinė bėn gjėnė mė tė mirė pėr kėtė vend. Ti shkulim rrėnjėt e policisė sė politizuar por puna e tyre tė matet me rezultate”.
 
TAHIRI: KRIMI NUK DO JETĖ MĖ, MĖ I FORTĖ SE SHTETI
Duke bėrė njė mbyllje tė raportimit tė tij nė Kuvend, ministri Sajmir Tahiri tha se, “e shoh si ndėrgjegjėsim pėr shoqėrinė pėr ti dalė pėrpara fatkeqėsive. Mė mirė sot ta parandalojmė kėto fatkeqėsi se sa tė shkojmė nesėr dhe tė japin intervista televizive”.

“Kemi dhėnė shenja pėr luftėn ndaj korrupsionit. Dy ditė mė parė, ėshtė kapur sasia mė e madhe e sasisė sė kokainė dhe do doja ti ndanim bashkarisht kėto rezultate. Unė jam shumė i hapur tė konsultohem, veēanėrisht me opozitėn, pėr ēdo problem qė ata kanė me Policinė e Shtetit. Unė besoj qė krimi luftohet duke qenė bashkė. Secili prej jush, nė Ministrinė e Brendshme gjeni hapėsirėn pėr tė bashkuar forcat dhe energjisė kundėr kriminalitetit, krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Unė, qeveria dhe kryeministri do jemi nė ballė tė luftojmė kėto fenomene, kur skenat qė krimi ėshtė mė i fortė se shtetit tė mos pėrsėriten mė”, pėrfundoi fjalėn e tij, ministri Sajmir Tahiri.

Redaksia online
(Suela Gera/Artan Cena/shqiptarja.com)

23 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
hason spata O Sajme je ne pozite tani....pune pune nate e dite qe shqiptaret te shohin nai cik drite...leni llafet :-)
avatar
Anonim
cubi maleve Saimir reshtore
avatar
Anonim
Leo Po mire mo kesekuestruar 1600 makinet sejcila nga ata ka patur 50000 leke te reja i bei 80000000 milione merini te emergjencat apo i kini per lek xhepi , shihni oer te hapni vende pune jo te mereni me politike se ne cofte se Saliu hapi pune ne menyre te ligjshme apo te paligjshme ju po iconi njerzit ne zgrip po merni shembull te LSI se te paret njerzit tuaj nuk do ju votojne me dhe do rrini si legena sic po i lini dhe ju ata edhe ju te shqiptares mos u beni si klani dikur po shfaqini komentet
avatar
Anonim
eri o Sajmir,diktature do ky popull se shumica jane kafshe qe po nuk i hyre ne dru nuk zen mend...nuk zgjidh asgje me te mire me kriminelet,ato duhet ta ken frik shtetin
avatar
Anonim
walter Cfare po behet me ceshtjen Frroku zoti Tahiri! qurrash do dhe nuse ti...
avatar
Anonim
ajax dielli.al ha ha ha ankohu ne pd shoku http://dielli.al/lajme.php?id=15422&k=71
avatar
Anonim
Tajvani O Saimir po ke fut te denuar nga Nano mer burre Ben mire te mos e permendesh me "une dhe kryeministri jemi te vendosur" Te besonim kur ishe ne opozite sepse fjalet i merrje nga populli! Por te besova dhe sot kur te pashe buzeqeshjen e shtirur e plot ankth Dorezo mandatin e deputetit pastaj krekosu
avatar
Anonim
Shkodrani Te dalin perpara drejtesis dhe jo "drejtesiiiis" kta kriminel ordiner se po lajn popullin me vdek per nje cop buk sekuestro pasunive te tyne dhe te fisit te tyne
avatar
Anonim
Lalka i Radanecit I lente Perendia shakull ishalla.
avatar
Anonim
I verteti Po mire ky Tahiri kujt i qahet?? Kjo do te thote qe nese do te kete emergjenca civile shteti eshte i pafuqishem ti perballoje? Atehere nuk eshte me qeveri e zote per te qeverisur. Tahiri mos te qahet si grate se kur ve ne dispozicion gjithe policine per te shembur nje godine del si triumfator. Pergjegjesite e tija jane shume me te medha se keto qe demontron. Pastaj Nul Moka eshte idiot, nuk na shqetesojne keto gjera!
avatar
Anonim
Fatosi-kosove Mendoj se kjo qeshtje sduhet te perfundoje me kaq,por duhet qe pergjegjesit e kesaj gjendje te pergjigjen para drejtesise dhe ta marrin denimin emerituar sepse te perdoret buxheti i shtetit per luks te partise dhe familjare te Pd-s kjo nuk eshte e drejte,nese noka me shoke do kene mundesi te akuzojne dhe qe krimet e veta ti kthejne ne vepra qe kerkon mirenjohje ateher fjalimi i Tahirit ska asnje vlere.
avatar
Anonim
Labi Ky i Nokajve thotė qė emergjencat nuk janė alarmante!!!!Pastaj Tahiri kot ankohet se 570 dollarė mjaftojnė sa pėr 3 vjet emergjenca :) Ēfarė nuk pret mė nga Nokajt me shokė,shqipėria vetėm emrin ka si shtet se shtet nuk ėshtė dhe do shumė kohė qė ndoshta tė bėhet,i faleminderit shumė politikanėve shqiptarė qė e katandisėn kėshtu,j'u jemi mirėnjohės tė gjithve.
avatar
Anonim
Landi po pse keto policet jan ber te terbuar ? Pse nuk kapin hajdutat dhe kriminelat , por gjejne njerez te pafajshem kap dhe fut brenda , ne komisariatin e kavajes nje pergjegjez fliste shume keq me te pafajshmit , ne rrogozhine , shefi i policise po kap njerez kot te pafajshem dhe nje polic i quajtur Dane , po merni masa per keto , ato po tregohen shume te poshter me banoret .
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Vettingu, Calavera: Kemi dosjet e gjyqtarėve e prokurorėve
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 20/07/2017, Viti VII - NR.169