Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 00:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Politike
12 Shtator 2017 - 21:53 | përditesuar në 07:15
Ish-ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri iu rikthye nga foltorja e Kuvendit 21 janarit tė 6 viteve mė parė. 

Tahiri akuzoi drejtėsinė se ka demonizuar politikėn, ka liruar vrasės dhe i ka futur nė Parlament, ndėrsa solli nė vėmendje 21 janarin dhe katėr viktimat e shkaktuara nga plumbat e Gardės sė Republikės. 

Nga foltorja e Kuvendit Tahiri sulmoi direkt kryetarin e PD, Lulzim Basha si pėrgjegjės tė tragjedisė por i pandėshkuar, ndėrsa nga radhėt e opozitės nuk pati asnjė reagim. 

Tahiri preket pėr katėr viktimat e 21 janarit
Deputeti i PS iu drejtua deputetėve tė Kuvendit sesi mundet qė kryetari i Partisė Demokratike, Lulzim Basha dhe ai i republikanėve, Fatmir Mediu janė sot nė Parlament, i pari i akuzuar pėr 21 janarin dhe i dyti pėr shpėrthimin e Gėrdecit nė 15 mars tė vitit 2008 ku humbėn jetėn 26 persona. 

Nė kėtė moment, ish-ministri i Brendshėm ishte dukshėm mjaft i prekur kur pėrmendi emrat e katėr viktimave tė 21 janarit 2011, protestues tė opozitės.

“Me duart tona kemi bėrė njė gabim saqė njerėzit politikėn e shohim me pėrēmim. Nė ēdo seancė hedhim baltė ndaj njėrit-tjetrin. Kemi pasur edhe aleatė. Drejtėsia ka qenė aleati jonė mė i madh pėr neverinė qė shqiptarėt kanė pėr politikė.

Drejtėsia i ka falur ca vrasės, ca tė tjerė nuk i ka gjykuar, ca tė tjerė i ka amnistuar. Tė gjithė bashkė sot kėta fshihen nė Parlament apo nė ndonjė godinė tjetėr shtetėrore, duke mos na kursyer as ne as shqiptarėve dėnglat moralin.

Politika e ka aftėsinė neveritėse. Kush ka mbyllur gojėn nga ne. Sot prapė kėtu jemi.


Edhe ne e kemi ulur kokėn, nuk e kemi ngritur aq sa duhet pėrballė drejtėsisė sė atyre qė ka sjellė nė kėtė parlament pėr t'u fshehur pas tė vėrtetave dhe sot janė kėtu. 

Mė falni qė po bėj emra, nuk arrij ta kuptoj dot sesi Lulzim Basha, Fatmir Mediu janė ende nė Parlament e nuk ėshtė gjykuar pėr Rrugėn e Kombit, pėr Ziverin, Faikun, Aleksin, Hekuranin e shumė tė tjerė. Ky ėshtė turp pėr drejtėsinė, ėshtė turp pėr parlamentin. Ėshtė neveri pėr ata qė presin jashtė kėsaj salle.

Ėshtė vėshtirė sot tė hapėsh njė faqe tė re nė kėtė histori qė tė paktėn mund t’ja kursejmė njėri-tjetrit, kėtej e tutje llumin e madh tė baltės qė fusim kėtu pėr tė pėrmbytur shtėpitė e njerėzve.

Nė fund tė ditės kėta lloj shqiptarėsh mund tė jenė tė lumtur me tifozllikun e tyre pėr neve, por nė fund tė ditės do jenė prap vetėm, vetėm dhe me hallet e tyre”
, tha Tahiri. 

Tahiri: Fituam ndaj Koēos dhe kanabisit
Sa i takon luftės anti-kanabis, Tahiri tha se kultivuesit u shtynė nga kushtet e vėshtira ekonomike dhe varfėria.
 
Megjithatė, ish-ministri i Brendshėm theksoi se qeveria ia doli tė fitojė betejėn kundėr narkotikės, pavarėsisht insistimit tė njė pjese pėr ta legalizuar atė, siē pėrmendi Tahiri ish-deputetin e PS, Koēo Kokėdhima.
 
“Janė mė tė ndershėm nė paligjshmėrinė e tyre duke mbjellė kanabis sesa ca hajdutė edhe kėtu me kollare, me jaka tė bardha qė kanė vjedhur dhe vjedhin dhe kurrė nuk kanė dhėnė llogari para ligjit. Kėshtu qė, kur tė kėrkoni llogari, kuptojeni mirė se mė shumė se rrėnjėt e paligjshme tė kanabisit qė kanė mbjellė fshatarėt e varfėr, arsyen kėrkojeni te varfėria, te skamja, papunėsia por dhe te modeli i pasurimit tė shpejtė me drejtorė, deputetė e lloj-lloj njerėzit qė nga sot e nesėr i sheh tė pasurohen nė mėnyrė tė paimagjinueshme.
 
Por qeveria e kaluar e krijoi njė standard pėr kanabisin. Ajo betejė u fitua nė ditėn kur u fitua beteja ndaj Koēos dhe ndaj ēdo sivėllau tė tij qė nga salla e parlamentit nė qelinė e burgut shkonte dhe trumbetonte mbjelljen e kanabisit se medemek do tė liberalizohej”.



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

0 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Kruhem Kur flet Tahiri ne kuvend BALILI SMOKE NE AFRIKE. KUR FLET RUCI PER RESPEKTIM KOHE DHE RADHE NE KUVEND SKAFET QE NISEN NGA VLORA ME DROGE REDPEKTOJNE RADHEN DHE TAKSEN QE DUHET TE PAGUAJNE PER CAKON.SHUME KORREKTESI NE CDO VEPRIM TE SHTETIT MAFIOZ RUCI - META-RAMA.
avatar
Anonim
Rini Bregu Une mendoj qe Saimir Tahiri , eshte personi i pare qe duhet te burgoset , ai kanabizoi Shqiperine , ai eshte i lidhur me krimin e organizuar , atij i jep urdher akoma Shullazi nga burgu. Turp i madh per parlamentin qe te jete nje njeri i tilli si deputet. Ky njeri ishte Minister Rendi , pse nuk beri hetime dhe ti fusete ne burge , Mediun dhe Bashen .
avatar
Anonim
Bon xhovi Te drejt ke o tahir.Po kete drejtesi e kemi peshqesh nga sali qeni qe sot nuk duhet te ishte aty me ty.Po populli ju dha votat dhe ju kerkohet qe ta beni ju ate pune.Qe keta qente kriminela te shkojn atje ku ju takon.
avatar
Anonim
sandri Po pse prekesh kaq shume ti o legen?? Ina rama e lejoi
avatar
Anonim
Toni Kush po flet per drogen edhe tahiri qe eshte koka I evropes per drog excobari me I fuqishem I evropes je ti o qen
avatar
Anonim
USATOP TAHIRI DHE BALILI JANE KOKA E MAFIAS SHQIPTARE TE MBROJTUR DHE NXITUR NGA CAKO. DONI ME PER ILIR METEN?
avatar
Anonim
LORA E drejte dhe e vertete cdo fjale e Saimir Tahirit,sot ne Parlament. Por,pas dy vitesh pritjeje te shqiptareve per procesin e reformimit qilizme ne drejtesi,ka ardhur bash koha per te pare frytet e kesaj reforme,,,,duke nisur nga ndeshkimi I krimit kryeministror te pushkatimit te njerzve me 21 janar 2011,pasuar nga krimi shteteror ne Gerdec me 15 mars 2008,,,e me rradhe. TUNG.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
'Qumėshti', kreu i AFI: Qytetarėt tė mos blejnė produkte nė rrugė
Orlando: 12 tė dėnuar nė Itali nuk arrestohen nė Shqipėri
Zef Brozi:Berisha pranoi se lejoi  drogėn,duhej tė ndiqej penalisht
Këndi i Njoftimeve
Oferte Punesimi
Shtypi i ditës
Datë 16/12/2017, VITI VII- NR.297