Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:02 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Ekonomi NGA GENC KONDI
24 Maj 2013 - 08:29
Tatimet “zbulojnė” sektorė me risk
Nė shėnjestėr edhe firmat e ndėrtimit
TIRANE - Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve (foto) deklaroi se ka dyshime tė forta se spitalet, klinikat shėndetėsore private, restorantet, hotelet po fshehin taksat masivisht. Nėn dyshimin e administratės tatimore ka rėnė edhe sektori i ndėrtimit. "Vetėm nė Drejtorinė Rajonale Tatimore Tiranė, sektori i Shėrbimeve Shėndetėsore Private pėrfaqėson 4 pėr qind tė totalit tė Tatim Paguesve tė regjistruar pėr Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar dhe disa prej tyre vazhdojnė tė deklarojnė xhiro vjetore nėn 2 milionė lekė", tha dje Erjon Prifti, drejtor pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve.

Veē shėndetėsisė, tatimet kanė dyshime pėr evazion edhe tek kompanitė e ndėrtimit dhe ato tė hoteleri-turizmit. "Kėta sektorė gjatė vitit 2012 kanė shfaqur nivel pajtueshmėrie tė ulėt me ligjin,shmangie nga detyrimi pėr tė deklaruar e paguar realisht aktivitetin e tyre ekonomik dhe pasqyrimin e drejtė tė tij", tha Prifti.

Tatimet kanė marrė shkas nga dorėzimi i bilancet e xhiros dhe tė fitimit pėr vitin e kaluar, ku duket se kėta sektorė kanė shfaqur shifra shumė tė ulta. Kjo administratė u ka bėrė thirrje kompanive nė kėta sektorė qė tė tėrheqin mbrapsht bilancet e dorėzuara dhe t'i korrigjojnė ato, nė tė kundėrt do pėrballen me masa tė forta ndėshkimore. "Ju ėshtė bėrė thirrje qė brenda datės 30 qershor tė vitit 2013 tė korrigjojnė deklaratat e tyre, nė mėnyrė qė nė mėnyrė tė shmangin penalizimet gjatė veprimeve qė do tė ndėrmarrė mė vonė administrata tatimore", tha Prifti.

Pėr herė tė pas disa vitesh buxheti po pėrballet me rėnie tė tė ardhurave nga taksat. Nė katėr muajt e parė, tė kėtij viti u mblodhėn rreth 30 milionė dollarė mė pak se viti i kaluar dhe rėnia mė e fortė ėshtė pikėrisht te Tatimi mbi Vlerėn e Shtuar.

Sportelet e Shėrbimit tė Tatimpaguesve janė tė gatshėm tė ndihmojnė tė gjithė ata qė do tė drejtohen pėr tė marrė ndihmėn dhe informacionin e nevojshėm, tha atė, duke shtuar se motoja e tyre vazhdon tė mbetet “Mė pėlqen tė paguaj taksat, me to blej qytetėrimin”, shtoi pėrfaqėsuesi i Tatimeve.

Sipas tij, hoteleri-turizmi, shėrbimet shėndetėsore private dhe ndėrtimi gjatė vitit 2012 kanė shfaqur nivel tė ulėt pajtueshmėrie me ligjin, shmangie nga detyrimi pėr tė deklaruar e paguar realisht aktivitetin e tyre ekonomik dhe pasqyrimin e drejtė tė tij dhe janė shpallur sektorė me risk, nė pėrputhje me njė metodologji, tė hartuar nė bashkėpunim edhe me FMN-nė.

Shkrimi u botua sot nė gazetėn Shqiptarja.com (print) 24.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

19 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
bardhi sigurisht qe vidhet, dhe kjo eshte pa aftesia e shtetit per te ndergjegjsuar bizneset qe gjithcka qe shitet duhet kaluar ne kasken fiskale,dhe e 2 ta qe pothuajse tek ne gjithcka e gjen ne treg te zi,ku jane kontrolloret e shtetit? Sapo vijne bizneset (nje pjese) mbyllin dyert dhe vetem rrine dhe shikojne.ne radhe te pare shteti duhet tju mundesoje te te berit biznes dhe pastaj te mendoje per vjeljen e taksave.
avatar
Anonim
ndertues po e vertete eshte, kur po vet ju i ndryshoni kontrollet dhe kontrolloret pasi merni shuma te konsiderueshme 30-60 mije euro nen dore. e turperuat kete shtete e varferuat dhe e poshteruat kete popull sepse si ju dhe ndertuesit te fituar dalin, paguan 30 ne dore e te falen 100.
avatar
Anonim
rryshfet Keni fillu me I derdh kontributet e shqiptarve ne kasafortat tuaja per shtepija , shtet prostitut
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171