Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 11:21 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
27 Shkurt 2013 - 15:11
Tiranë, provimet e lirimit dhe
maturës, gati procesi i testimit
TIRANE - Ministria e Arsimit dhe Shkences ka bërë publike udhezimet për mbarëvajtjen e procesit të testimit për zhvillimin e provimeve të Lirimit dhe Maturës Shteterore.

Masat e sigurisë për mbarëvajtjen e provimeve të Lirimit do të jenë thuajse të njëjta me ato të Matures Shtetërore.
Vlerësimi për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, dë të bëhet me pikë, që do të thotë se pikët do të konvertohen më pas në notë, ashtu siç përcaktohet në skemën e vlerësimit përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe hartuesit e testeve.

Në rregullore është parashikuar që skema e vlerësimit do t’u jepet të gjitha shkollave të cilat kanë për detyrë t’ua japin edhe nxënësve.
Çdo test do të kontrollohet nga dy vlerësues dhe secili prej tyre duhet të firmose mbi fletën e kontrolluar.

Ndërkaq, Drejtoritë Arsimore Rajonale do të formojnë grupe të posaçme për të shqyrtuar rast për rast fletët e provimeve që do të raportohen sit ë dyshuara për kopjim. Lidhur me ambjentet ku do të zhvillohen provimet, ministria ka bërë të ditur që në pjesën më të madhe të vendit ato do të zhvillohen nëpër shkollat publike por në raste të veçanta do të kërkohet vënia në përdorim edhe e ambienteve të fakulteteve.

Provimet e Lirimit të këtij viti shkollor, do të zhvillohen me 12 dhe 19 qershor. Ndërsa provimet e maturës do të zhvillohen në datat 31 Maj, 14 Qershor dhe 29 Qershor

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)

11 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 27/07/2017, Viti VII - NR.175