Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 07:12 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
03 Maj 2012 - 12:13
UEFA: Mafia, pastrim parash
nė sport-klubet shqiptare
Seria A, njė shqiptar nėn hetim
TIRANĖ - UEFA jep alarmin se nė Shqipėri grupet mafioze prej kohėsh po investojnė nė futbollin shqiptar pėr pastrimin e parave. Njė pėrfaqėsues i UEFA-s ėshtė takuar sot me pėrfaqėsues tė prokurorisė sė pėrgjithshme, ku ėshtė kėrkuar fillimi i hetimit pėr procesin e trukimit tė ndeshjeve nė vendin tonė, e vecanėrisht nė investimet e bėra pėr klubet e futbollit.

UEFA pėrfaqėsohej nga Pierre Cornu, i cili shoqėrohej dhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i FSHF-sė, Eduard Prodani.
Pėrfaqėsuesi i UEFA u prit nga  Sokol Stojani, Drejtor i Drejtorisė sė Hetimit nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, . Shkėlqim Hajdari, drejtues i Prokurorisė sė Apelit Tiranė dhe kryetar i Shoqatės sė Prokurorėve dhe  Pandi Madhi, Sekretar i Pėrgjithshėm nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.

Sipas deklaratės zyrtare tė organit qėndror tė akuzės, nė kėtė takim, i cili ishte me kėrkesė tė pėrfaqėsueve tė UEFA-s, u diskutua rreth shqetėsimeve dhe dyshimeve pėr mundėsitė e trukimit tė ndeshjeve si dhe vendosja e kontakteve tė bashkėpunimit nė kėtė drejtim.

 Cornu informoi se UEFA ka vendosur njė sistem pėr deduktimin e tė dhėnave nga vende tė ndryshme mbi rezultatet e ndeshjeve, ēka pėrbėn njė indicie mbi tė cilėn mund tė hetohet mbi mundėsitė e ndeshjeve me rezultat tė fiksuar. Ndaj nė kėtė kuadėr, pėrfaqėsuesi i UEFA-s, kėrkoi mbėshtetjen e Prokurorisė Shqiptare si dhe pėrfshirjen e strukturave tė tjera shtetėrore pėr ta vlerėsuar seriozisht kėtė shqetėsim.

Nga ana e pėrfaqėsuesve tė Prokurorisė Shqiptare, u theksua se nga ana e institucionit tė akuzės do tė ketė mbėshtetje tė plotė dhe bashkėpunim pėr tė luftuar kėtė fenomen negativ. Nė kėtė aspekt, u pa me interes pėrdorimi i dhėnave tė deduktimit qė pėrdor UEFA pėr trukimin e ndeshjeve, tė cilat mund tė shfrytėzohen pėr hetim.

Njėkohėsisht, gjatė takimit u vlerėsua edhe qė tė shihet mundėsia pėr profilizimin e oficerėve tė veēantė tė policisė gjyqėsore nėpėrmjet trajnimeve dhe edukimit pėr parandalimin e ndeshjeve tė trukuara.



Burime pranė takimit thanė pėr Shqiptarja.com se pėrfaqėsuesit e futbollit europian kanė paraqitur tė dhėna, sipas tė cilave grupe mafioze e kriminale prej kohėsh kanė investuar shuma tė mėdha parash nė klubet e futbollit me synim pastrimin e tyre.
Sipas burimeve, UEFA ka vlersuar nismėn e prokurorėve, mes tė cilėve tė Shkėlqim Hajdarit pėr hetimin e trukimeve nė futbollin shqiptar. Bazuar mbi kėtė ligj, pėrfaqėsuesit e UEFA-s kanė kėrkuar qė tė hetohet financimi i klubeve shqiptare dhe burimi i tė ardhurave tė tyre.

Nga ana e prokurisė sė pėrgjithshme, nė takim ėshtė publikuar njė rast, i cili ėshtė konstatuar nė rradhėt e presidentėve tė klubeve tė futbollit pėr trukim ndeshje, duke vijuar edhe procedimin penal tė tij. Prokuroria ka kėrkuar nga Federata Shqiptare e fubtollit qė tė sjellė ēdo informacin qė ajo ka lidhur shitblerjen e ndeshjeve tė futbollit.


(eq/aq/shqiptarja.com)

7 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
Nardi Eshte e vertete futbolli shqiptar eshte kalbur nga mafia dhe leket qe kriminelet pastrojne
avatar
Anonim
KUJTESA CIM HAJDARI DUHET TE REAGOJE NESE ESHTE BASHKEPRONAR NE NJE KOMPANI BASTESH. OSE DUHET TA MOHOJE, OSE TE PAKTEN TE BEJNE KUJDES KUR TE PROKLAMOHET SI MUSLIMAN, SE BIXHOZI ESHTE MEKAT I RENDE.....
avatar
Anonim
Fideli Shkėlqim Hajdari ? Ej po mos beni shaka mer se ky eshte bashkepronar ne nje kompani bastesh.
avatar
Anonim
Anonim nardi Un nuk e besoj kete!
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
​Nis rindėrtimi i Rrugės sė Dibrės Veliaj: Po mbaj premtimet
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 22/07/2017, Viti VII - NR.171