Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 15:57 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet Nga ESMERALDA KETA
17 Shtator 2012 - 22:30
Universitetet, fituesit mė 18 shtator
MASH: Regjistrohuni nė fazėn e parė
PDF - Lista e fituesve tė universiteteve
TIRANE - Regjistrimi i 27 mijė kandidatėve, tė cilėt do tė shpallen fitues pėr vitin akademik 2012-2013 nė universitetet publike, kėtė vit ndryshon nga vitet e kaluara. Kjo pasi pėr herė tė parė regjistrimi i fituesve nuk do tė kryhet nė sekretaritė e fakulteteve, por do tė bėhet on-line. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka publikuar udhėzimin qė detajon tė gjitha procedurat qė duhet tė ndjekin tė rinjtė nė mėnyrė qė tė mos iu digjet shkolla e lartė. MASH u bėn apel tė rinjve qė tė lexojnė me kujdes udhėzimin, pasi nė rast se njė kandidat i shpallur fitues, nuk regjistrohet brenda afateve on-line apo nė sekretarinė pėrkatėse, pėr ēfarėdo lloj arsyeje, atėherė atij i humbet pėrfundimisht e drejta pėr kėtė vit akademik. Ministria, gjithashtu bėn me dije, se tė rinjtė do tė mund ta mėsojnė fakultetin ku janė shpallur fitues vetėm javės qė vjen mė 18 shtator, pas pėrfundimit tė konkurseve tė pranimit nė disa degė tė veēanta.

UDHEZIMI
Sipas udhėzimit pėr procedurat e pranimit tė kandidatėve, nė ciklin e parė tė studimeve me kohė tė plotė, pėr vitin akademik 2012-2013, tė publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, mėsohet se ai do bėhet sipas listave emėrore tė renditura nga Agjencia Kombėtare e Provimeve (AKP), pranė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Gjithashtu, udhėzimi pėrcakton, se AKP do tė dėrgojė nė MASH brenda datės 18 shtator 2012, listat paraprake tė kandidatėve fitues, tė ndarė sipas programeve tė studimit pėrkatės, tė renditur sipas rendit zbritės tė pikėve dhe tė preferencės mė tė lartė tė kėrkuar prej tyre nė formularin A2. Listat paraprake tė kandidatėve fitues shpallen nė faqen zyrtare tė MASH nė datė 18 shtator 2012 dhe u dėrgohen nė formė tė shkruar dhe elektronike, Institucioneve publike tė Arsimit tė Lartė nėpėrmjet Drejtorisė sė Arsimit tė Lartė dhe Kėrkimit Shkencor nė MASH, tė cilat duhet t'i afishojnė listat nė vende tė dukshme, nė mjediset e fakulteteve pėrkatėse.

REGJISTRIMI ONLINE
Regjistrimi i kandidatėve pėr tė fituar statusin e studentit tė pranuar nė universitetet publike do bėhet nė dy faza: regjistrimi paraprak dhe ai pėrfundimtar. Kandidatėt fitues bėjnė regjistrimin paraprak on-line nė programin e studimit ku janė shpallur paraprakisht fitues. Regjistrimi on-line kudo qė ka internet nga data 18 shtator deri nė orėn 24:00 tė datės 23 shtator 2012. Kandidati fitues ka tė drejtė tė qėndrojė pėrfundimisht i regjistruar nė programin e fituar nė fazėn e parė tė listės paraprake duke zgjedhur opsionin "konfirmoj regjistrimin pėrfundimtar nė preferencėn e fituar".
Kur kandidati nuk arrin tė realizojė regjistrimin on-line, duhet tė paraqitet pranė sekretarisė mėsimore ku ėshtė shpallur fitues, nga 18-23 shtator, nga ora 08:00-18:00. Nė kėtė rast kandidati duhet tė ketė me vete kartė identiteti ose pasaportė.
Nė kryerjen e procedurės sė regjistrimit paraprak, sekretaritė mėsimore tė fakulteteve mbajnė regjistėr tė veēantė, nė tė cilin kandidatėt fitues nėnshkruajnė nė momentin e regjistrimit pėr dorėzimin e dokumenteve, duke shėnuar datėn dhe orėn e regjistrimit. Sekretaria mėsimore i pajis tė rinjtė me njė fletė-regjistrimi, ku shėnohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si dhe data e ora e regjistrimit. Fletėregjistrimi i vulosur duhet tė jetė i nėnshkruar nga dekani e kryesekretarja mėsimore e fakultetit.

LISTA PERFUNDIMTARE
Universitetet, deri nė orėn 14:00, tė datės 25 shtator 2012, tė dorėzojnė nė AKP, listėn origjinale tė fituesve tė regjistruar nė sekretaritė mėsimore, nė formė tė shkruar dhe elektronike, nė dy kopje. Kandidatėt, tė cilėt nuk kryejnė regjistrimin paraprak brenda afatit, pėr ēfarėdo lloj arsye, humbasin tė drejtėn e regjistrimit dhe tė vazhdimit tė procesit. Kėta kandidatė nuk do tė pėrfshihen nė listėn pėrfundimtare tė fituesve. Nė bazė tė regjistrimeve paraprake tė kryera dhe tė vendeve tė paplotėsuara, mė 1 tetor 2012 shpallet lista pėrfundimtare e kandidatėve fitues nė faqen zyrtare tė MASH-it. Kjo listė u ēohet universiteteve, tė cilėt duhet t'a afishojnė brenda datės 2 tetor.
Sekretaritė mėsimore tė fakulteteve nga datat 08-13 shtator 2012 prej orės 08:00-18:00, tė pranojnė dokumentacionin plotėsues pėr tė gjithė kandidatėt fitues. Kandidatėt dorėzojnė personalisht dokumentacionin plotėsues tė mėposhtėm: dokument identifikimi, 2 fotografi dhe mandat arkėtimi i faturės.

(Shkrimi u botua nė numrin e sotėm tė sė pėrditshmes SHQIPTARJA.com)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

16 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
lindita Dua listen e plote te fituesve te shkollave te larta shkoder2013 te gjitha deget
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Romani “E penguara”, Kadare intervistė pėr gjermanen “Die Welt”
Humbja e PD nė zgjedhje, Salianji: Basha mori pėrgjegjėsitė e duhura
Sėmundja e rrallė, 19 vitet e vėshtira tė Geraldinės
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 25/07/2017, Viti VII - NR.173