Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:28 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
06 Shtator 2017 - 20:10 | përditesuar në 07:25
Sekuestrohet 1.1 ton kanabis nė
Vlorė, arratiset skafisti/ VIDEO
Droga u transportua me mushka pranė bregdetit
Ndalohet pronari i gomones: Autori e nxori pa leje
KARABURUN-Bllokohet nga policia kufitare mbi 1.1 ton kanabis dhe njė gomone, arratiset skafisti, ndėrsa destinacion i lėndės narkotike ishte Italia.
 
Sipas policisė,  fillimisht gomonia ėshtė pikasur duke lėvizur nė det nė vendin e quajtur “Zhapovel” nė Karaburun nė drejtim tė bregut tė detit.
 
Pas ndjekjes, skafisti ka braktisur nė breg tė detit nė Karaburun gomonen me njė motor “Mercury” 150 hp dhe ėshtė larguar duke pėrfituar edhe nga terreni i pyllėzuar nė kėtė zonė.
 
Ndėrsa pas kontrollit tė zonės nė vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” nė Karaburun, midis Gjirit tė Bristanit dhe Gjirit tė Gramės nė Karaburun, u gjetėn 1 110 kg kanabis e paketuar nė 54 pako tė mėdha, e shpėrndarė midis pemėve dhe shkurreve.
 
Kanabisi ishte bėrė gati qė tė transportohej me gomone pėr nė Itali, por nė momentin e fundit janė bllokuar.
 
Kanabisi u transportua me mushka pranė bregut tė detit
Gjithashtu nė afėrsi tė lėndės narkotike nė pyll janė gjetur dhe 5 mushka, tė cilat dyshohet se janė pėrdorur pėr transportimin e lėndės narkotike nga njė zonė nė tjetrėn.

Ndalohet pronari i gomones: Autori e nxori pa lejen time
Pas sekuestrimit tė drogės dhe gomones janė shoqėruar disa persona ndėrmjet tyre ėshtė marrė nė pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit qė ka nxjerrė gomonen pa lejen e tij nė det.
 
Policia e qytetit bregdetar vijon punėn pėr lokalizimin dhe arrestimin e skafistit dhe zbulimin e plotė tė rrjetit tė trafikut tė drogės drejt Italisė.
 
Ndėrsa sot u bllokua nė Itali nė njė jaht qė drejtohej nga dy shqiptarė 4 ton kanabis, e cila dyshohet se u ngarkua nė Mal tė Zi.


NJOFTIMI I PLOTĖ
Operacioni nga Policia Kufitare e Vlorės, Delta Forcė, Drejtoria Vendore e Policisė Vlorė, Guardia Di Finanza dhe Roja Bregdetare.
 
Sekuestrohen 1 110 kg lėndė narkotike Cannabis Sativa si dhe njė mjet lundrues Gomone
 
Operacioni ka nisur mesditėn e datės 05.09.2017 dhe ėshtė ende nė vijim.
 
Mė datė 05.09.2017, rreth orės 14:44, nė Sallėn Operative tė DVKM Vlorė, ka ardhur njė telefonatė pėr largimin nga vendbazimi tė njė mjeti lundrues, pa kryer procedurat e daljes nė det.
 
Menjėherė pas marrjes sė njoftimit, shėrbimet e Policisė Kufitare Vlorė, Reparti Special “Delta” dhe GdF, kanė dalė nė det dhe kanė filluar kėrkimin e mjetit lundrues nė zonėn detare Shėn Jan-Kepi i Gjuhėzės, nė Karaburun.
 
Gjatė kėrkimit, nė vendin e quajtur “Zhapovel” nė Karaburun ėshtė konstatuar njė mjet lundrues, "gomone", i cili ecte me shpejtėsi nė drejtim tė bregut tė detit.
 
Nė ndjekje tė mjetit lundrues me njė person nė bord, janė vėnė mjetet lundruese tė Policisė Kufitare, Delta Forcė, GdF-sė dhe Rojes Bregdetare.
 
Personi ka braktisur nė breg tė detit nė Karaburun gomonen me njė motorr “Mercury” 150 hp dhe ėshtė larguar duke pėrfituar edhe nga terreni i pyllėzuar nė kėtė zonė.
 
Nga toka kanė shkuar forca tė tjera tė Policisė Kufitare Vlorė , Repartit Special “Delta”, tė cilėt kanė bėrė krehjen e tė gjithė zonės, por nuk ėshtė arritur tė gjendet personi i larguar nga mjeti lundrues.
Pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė dhe errėsirės, shėrbimet e pėrbashkėta janė lėnė nė terren gjatė gjithė kohės, pėr tu riorganizuar sėrish nė mėngjesin e datės 06.09.2017.
 
Nė orėt e para tė mėngjesit tė datės 06.09.2017, shėrbime tė pėrbashkėta tė Policisė Kufitare Vlorė, Drejtorisė Vendore tė Policisė Vlorė, Repartit Special “Delta”, Guardia di Finanza dhe Rojes Bregdetare kanė filluar sėrish krehjen e zonės ku u gjet mjeti lundrues dhe tė zonės pėrreth, nė tė cilėn dyshohej se fshihej lėnda narkotike qė do tė trafikohej me mjetin lundrues gomone.
 
Nga kontrolli i ushtruar nė tė gjithė zonėn, nė vendin e quajtur “Depot e Valanidhit” nė Karaburun, midis Gjirit tė Bristanit dhe Gjirit tė Gramės nė Karaburun, u arrit tė gjendej njė sasi lėnde narkotike Cannabis Sativa, 1 110 kg, e paketuar nė 54 pako tė mėdha, e shpėrndarė midis pemėve dhe shkurreve.
 
Gjithashtu nė afėrsi tė lėndės narkotike nė pyll janė gjetur dhe 5 kafshė transporti (mushka), tė cilat dyshohet se janė pėrdorur pėr transportimin e lėndės narkotike nga njė zonė nė tjetrėn.
 
Nė vendin e ngjarjes ka mbėrritur grupi hetimor pėr kryerjen e veprimeve tė mėtejshme hetimore, nė lidhje me mjetin lundrues dhe sasinė e lėndės narkotike tė gjetur.
 
Nga shėrbimet e pėrbashkėta tė DVKM Vlorė, DVP Vlorė, Repartit Special “Delta” dhe Guardia di Finanza vazhdon krehja e gjithė territorit nė Karaburun.
 
Nė drejtorinė Vendore tė Policisė Vlorė janė shoqėruar disa persona ndėrmjet tyre ėshtė marrė nė pyetje edhe pronari i gomones, i cili ka deklaruar rreth personit qė ka nxjerrė gomonen pa lejen e tij nė det, ku vijon puna nga ana e policisė pėr kapjen e tij.
 
Vijon puna nga ana e Specialistėve pėr Hetimin e Narkotikėve dhe Trafiqeve nė Drejtorinė Vendore tė Policisė Vlorė pėr zbardhjen e plotė tė kėtij rasti, me qėllim identifikimin dhe kapjen e autorėve.

 
 
dy.b/shqiptarja.com

10 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
arber cfare jane keto pacavure te policise, deri tani kapeshin ne anen tjeter te adriatikut dhe keto qe kapen ne bredgetin tone ja arrijne tja mbathin nepermjet pyjeve, keto jane palacolleqe, te gjithe vlonjatet i dine me emra e mbiemra apo ne fier e sarande por askujt sja mban te flasi, kjo eshte republika e mafias shqiptare
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Vetting/Min.Drejtėsisė nė Report Tv: KLD tė vepronte mė shpejt
Erion Veliaj nė Report Tv: Ja sfidat e reja pėr Tiranėn 
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 21/09/2017, Viti VII - NR.223