Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 09:12 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Aktualitet
14 Korrik 2017 - 01:53 | përditesuar në 09:51
Rreth 16.9 ton drogė e llojit kanabis janė sekuestruar nga Policia e Shtetit nė orėt e para tė mengjesit tė sė premtes dhe gjatė ditė. 

Lėnda narkotike ėshte sekuestruar nė Vlorė dhe nė Kavajė ndėrsa mėsohet se janė arrestuar disa persona.

15.6 ton drogė dyshohet tė jenė kapur nė dy banesa nė fshatin Llakatund tė Vlorės dhe nė njė pėrrua, ndėrsa rreth 1.3 ton drogė janė sekuestruar nė dy automjete nė Kavajė.

9 persona kanė rėnė nė pranga nė Vlorė, shtatė persona tė dyshuar si trafikantė si dhe dy punonjės policie tė Vlorės, Lirim Lamaj dhe Avdul Sinani, pėr dekonspirim tė operacionit. 

Ndėrsa nė Kavajė janė arrestuar tre persona, Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, i cili eshte djali i nje polici.

Personat e arrestuar nė Vlorė:
1- Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeē, me detyrė SPZ nė Komisariatin e Policisė Vlorė, pėr veprat penale “Kultivimi i bimėve narkotike” dhe “Shpėrdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 tė Kodit Penal.
 
2- Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeē, me detyrė SPZ nė Komisariatin e Policisė Vlorė, pėr veprėn penale “Shpėrdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
 
3- Astrit Lamaj (vėllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeē, banues nė fshatin Drithas, Vlorė, arrestuar pėr veprėn penale “Kultivim i bimėve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
 
4- Balil Gjata, 69 vjeē, banues nė fshatin Drithas tė Njėsisė Administrative Shushicė, Vlorė, me detyrė Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar pėr veprat penale “Shpėrdorim detyre” dhe “Moskallėzim krimi".
 
5- Myzafer Tushaj, 66 vjeē, banues nė fshatin Drithas, Vlorė.

6- Ervin Tushaj, 42 vjeē, banues nė fshatin Drithas, Vlorė.

(Babė e birė, tė cilėt kishin strehuar lėndėn narkotike nė banesėn e shtetasit Z.A).

7- Rakip Arapaj, 58 vjeē, banues nė fshatin Drithas, Vlorė (I'u gjet sasi e konsiderueshme me lėndė narkotike nė banesėn e tij).

8- Kudret Tushaj, 71 vjeē, banues nė fshatin Drithas, Vlorė.

9- Elion Tafili, 43 vjeē, banues nė fshatin Llakatund, Vlorė.

Kanabisi nė tė dyja rastet do trafikohej nė drejtim tė Italisė. Sasia e lėndės narkotike ėshtė kapur gjatė njė aksioni masiv tė Policisė sė Shtetit nė tė gjithė vendin, nė luftėn kundėr drogės. 



Superaksioni i policisė nė Vlorė
Vijon superaksioni nė Llakatund tė Vlorės, policia vijon kontrollet nė fshatin Drithas.

Kontrollet e policisė dhe FNSH po kryhen me qen antikanabis nė banesa tė tjera tė fshatit.

Ndėrsa rreth ores 01:00 tė sė premtes nė njė megaoperacion tė drejtuar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Haki Ēako dhe Drejtori i Policisė sė Vlorės, Gentian Shehaj, nė fshatin Llakatund janė sekuestruar rreth 15 ton Kanabis dhe janė arrestuar disa persona.
 
Lėnda narkotike u sekuestrua nė dy banesa tė fshatit Llakatund, ku dhe u gjetėn edhe pesė armė zjarri tip kallashnikov.

Dyshohet se lėnda narkotike ishte gati pėr tu transportuar drejt brigjeve italiane.
 
Operacioni u krye nga Policia e Vlorės dhe u mbėshtet nga Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė (FNSH).
 
Gjithashtu nė operacion mori pjesė edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i SHĒBA Eduart Merkaj.





Vijon operacioni, sekuestrohen edhe 600 kg nė Llakatund
Gjatė ditės sė sotme u gjet njė tjetėr sasi lėnde narkotike nė fshatin Drithas, rreth 600 kg kanabis.
 
Sasia ėshtė gjetur gjatė kontrollit tė territorit pėrreth ku u gjet sasia e madhe gjate operacionit.
 
Pėr kontrollin ėshtė pėrdorur qeni antidrogė. Lėnda narkotike u gjet e fshehur nėpėr shkurret e njė pėrroi, e vendosur nė disa thasė sintetikė tė cilėt pėrmbajnė pluhur tė imėt, kanabis.
 
Krehja e zonės ėshtė kryer gjithashtu edhe me ndihmėn e qenit antidrogė tė specializuar pėr konstatimin e saj.
 
Nga hetimet paraprake, kjo pjesė territoriale dyshohet se ėshtė pronė e shtetasit Myzafer Tushaj dhe tė vėllait tė tij F. Tushaj.






Arrestohen 2 efektivė policie, bashkėpunuan me trafikantėt
Dy efektivė tė policisė sė Vlorės dhe kryeplaku i fshatit Llakatund janė arrestuar nga policia gjatė operacionit antidrogė nė Llakatund tė Vlorės. 

Lirim Lamaj me detyrė Inspektor nė Policinė e Vlorės dhe Avdul Sinani gjithashtu inspektor policie, kanė rėnė nė pranga, pas dyshimeve se kanė bashkėpunuar me trafikantėt.

Madje, njė prej efektivėve dyshohet se ka dekonspiruar operacionin e policisė. 

VIDEO/Report Tv nė Llakatund ku u gjetėn 15 ton kanabis
Kamera e Report Tv ka mbėrritur nė fshatin Llakatund tė Vlorės ku u sekuestruan 15.3 ton kanabis e cila u gjet e fshehur nė dy banesa.
 
Lėnda narkotike ruhej nė dy shtėpi nė tė cilat nuk banonte, ndėrsa prej mesnatės sė djeshme mbahen nėn ruajtje nga forcat e policisė.  
 
Gjatė operacionit tė policisė, janė arrestuar shtatė persona tė cilėt po merren nė pyetje pėr lidhjen e tyre me sasinė e konsiderueshme tė drogės sė kapur.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar edhe 5 armė kallashnikov tė cilat pėrdoreshin pėr ruajtjen e dy banesave ku fshihej kanabisi. 


Operacioni nė Kavajė/Sekuestrohen 1.3 ton, tre nė pranga
Pas operacionit tė Vlorės, ku u kapėn 15.6 ton lėndė narkotike, rreth 1.3 ton kanabis u sekuestruan nė orėt e para tė mengjesit tė sė premtes pranė vendit tė quajtur Plazhi i Gjeneralit, nė Kavajė, tre persona janė arrestuar, tre janė nė kėrkim.

Mėsohet se lėnda narkotike po transportohej nė njė automjet furgon dhe nė njė fuoristradė nė rrugėn qė lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago. 

U arrestuan; Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, rezulton se bashkėpunėtor janė edhe shtetasit: B.B., dhe F.S. tė cilėt janė shpallur nė kėrkim policor dhe punohet pėr kapjen e tyre.



Operacioni nė Kavajė
Nė Kavajė janė sekuestruar 1 ton e 360 kilogramė kanabis, 3 automjete, 1 gomone, dhe njė mjet i rėndė traktor.
Arrestohen nė flagrancė 3 shtetas si dhe shpallėn nė kėrkim 3 shtetas tė tjerė, disa tė tjerė janė marrė nė pyetje nė lidhje me ngjarjen.
 
Mė datė 14.07.2017, rreth orės 02:20 , shėrbimet e policisė kanė marrė informacion se nė vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht njė “Land Rover “dhe njė furgon mund tė transportonin lėndė narkotike.
 
Nė momentin e konstatimit tė kėtyre dy automjeteve, nga ana e punonjėsve tė policisė u ėshtė bėrė shenjė pėr tė ndaluar por kėto automjete nuk kanė ndaluar duke shtuar shpejtėsinė dhe duke rrezikuar jetėn e punonjėsve tė policisė .
 
Drejtuesit dhe personat e tjerė qė kanė qenė nė kėto automjete, duke pėrfituar nga errėsira dhe terreni i vėshtirė, kanė arritur tė largohen duke braktisur automjetet.
 
Nga kqyrja e kėtyre automjeteve, rezultoi se nė brendėsi tė tyre kishte pako tė mėdha me lėndė tė dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.
 
U arrestuan; Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari, rezulton se bashkėpunėtor janė edhe shtetasit: B.B., dhe F.S. tė cilėt janė shpallur nė kėrkim policor dhe punohet pėr kapjen e tyre.
 
Mė pas nga ana e Komisariatit tė Policisė Kavajė dhe Drejtorisė Vendore tė Policisė Tiranė , ėshtė vijuar operacioni duke bėrė krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janė kostatuar njė gomone me gjatėsi 7.7m me dy motorrė me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markės Toyota, cila nga verifikimet i pėrket shtetasit: H. K. i cili ėshtė shpallur gjithashtu nė kėrkim policor.
 
Gjithashtu , nė lidhje me kėtė ngjarje, janė shoqėruar edhe disa shtetas tė tjerė pėr tu marrė nė pyetje.


Thasėve me drogė u janė vendosur mbishkrime
Paketimet me kanabis qė u kapėn nga policia te "Plazhi i Gjeneralit" kanė mbishkrime, iniciale me gėrma tė vendosura mbi sasitė e lėndės narkotike. 

Inicialet e vendosua aty hedhin dritė edhe mbi personin qė e posedon por edhe marrėsin e sasisė sė lėndės narkotike.

Prandaj inicialet janė tė ndryshme pėr tė ndarė edhe pronarėt e lėndės narkotike, pasi droga tė mbėrrinte nė destinacion.
droga kavaje
(Thasėt e drogės nė Kavajė me mbishkrime)



Kanabisi do trafikohej nė drejtim tė Italisė
Lėnda narkotike e kapur nė Vlorė dhe Kavajė do trafikohej nė drejtim tė Italisė. 

Policia ka sekuestruar drogėn nė momentin kur ajo po transportohej me automjete nė drejtim tė detit, ku dyshohet se do tė ngarkohej nė mjete lundrimi tip skaf ose gomone, pėr t'u trafikuar mė pas nė drejtim tė Italisė. 

Policia kap skafin nė breg dyshohet se do trafikonte drogėn
Policia ka sekuestuar nė Kavajė njė mjet lundrues tip skaf, pranė brigjeve tė Karpenit. 

Mjeri lundrues po transportohej nga njė zetor nė momentin kur u ndalua nga policia pranė bregut tė detit. 

Dyshohet se skafi do transportonte 1.3 ton kanabis tė kapur nga policia nė orėt e para tė mėngjesit tė kėsaj tė premte, nė afėrsi tė "Plazhit tė Gjeneralit".

Skafi ėshtė bllokuar jo shumė metra larg vendit ku u gjet sasia e lėndės narkotike. 

Operacionet antidrogė, ministri teknik i PD pėrgėzon policinė
Ministri teknik i Brendshėm, Dritan Demiraj ka pėrgėzuar policinė e Shtetit pėr aksionet antidrogė nė tė gjithė vendin, ku nė Vlorė dhe Kavajė janė sekuestruar plot 16.3 ton drogė. 

Nė njė shėnim nė Facebook, Demiraj shkruan se suksesi i shėnuar sot nga policia, do jetė modeli i punės. 

"Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit", thuhet nė reagimin e ministrit Demiraj. 

Deklarata e plotė e Demirajt:
"Pergezoj Policine e Shtetit per vazhdimesine e Operacioneve ne mbare vendin, per luften pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.
Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar eshte prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqiperine do te jete modeli i punes tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithe efektivet e perkushtuar te Policise se Shtetit se do te kene mbeshtetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike per heqjen e Shqiperise nga harta e trafikut nderkombetar te drogave. DD.
"

Drejtori i Policisė, Ēako: Shqipėria doli nga harta e kultivimit tė drogės
Nė videon e postuar nga Policia e Shtetit, Drejtori i Pėrgjithshėm, Haki Ēako falenderon efektivėt e policisė, tė cilėt janė duke zhvilluar operacione nė gjithė Shqipėrinė.

Deklarata e Ēakos ka ardhur pas superaksionit tė policisė nė Vlorė dhe Kavajė ku u sekuestruan rreth 20 ton kanabis. 

"Jam kėtu pėr tju mbshėshtetur dhe inkurajuar, ju falenderoj pėr gjithė punėn qė keni bėrė nė kėtė operacion nė identifikimin dhe gjetje e njė sasie tė konsiderueshte lėndė narkotike e grumbulluar dhe pėrgatitur pėr tu trafikuar.

Por njė kohėsisht jemi nė vlerėsim tė gjithe situatės sė operacionit mbarėkombėtar pėr parandalimin e kultivimit  tė lėndėve narkotike dhe pėr goditjen e gjithė veprimtarive dhe organizatave kriminale.

Sikur ju jeni nė dijeni tė operacioneve nga veriu nė jug dhe janė tė shumta operacionet policore tė cilat kanė vijuar ditėt e fundit, ku nuk kanė munguar rezultatet, nė Shkodėr, Lezhė, Tiranė, Elbasan, Durrės, etj, ku janė goditur organizata kriminale dhe janė sekuestruar sasi tė kosiderueshme lėndėsh narkotike.
Nė bazė tė analizės sė bėrė deri tani rezulton njė situatė optimiste por qė nuk mund tė na bėjė tė flemė mbi dafina, pasi do ta ēojmė kėtė operacion deri nė fund.
Kemi premtuar qė do ta realizojmė me sukses kėtė prioritet tė qeverisė shqiptare, nė vėmendje dhe kujdes tė veēantė tė kryeminstrit shqiptar por edhe tė detyrave dhe prioriteteve pėr integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.

Edhe njėher mė lejoni tju falenderoj, ėshtė njė punė jashtėzakonisht e mirė por edhe e vėshitrė dhe e ngarkuar, keni orė tė tėra qė punoni, sakrifikoni, por qė kjo punė e juaja ėshtė e vlerėsuar dhe e konsideruar shumė pozitive, pasi do tju pėrshėndesin gjithė shqiptarėt pėr parandalimin dhe heqjen pėrfundimisht tė Shqipėrisė nga harta e kultivimit dhe trafikimit tė lėndėve narkotike”
, u shpreh Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė Sė shteti Haki Ēako. 

Nė momentin e pėrshėndetjes me forcat policore pjesėmarrėse nė operacion, Ēako shprehet se operacionet do tė vijojnė dhe se ka informacione tė tjera pėr grupe kriminale qė kultivojnė dhe trafikojnė lėndė narkotike.

Ndėrkohe njė superoperacion anti-kanabis po zhvillohet nė disa qarqe tė vendit.

Mega Operacion antidrogė nė tė gjithė vendin
Ndėrkohė vijojnė operacionet antikanabis nė shumė qarqe tė vendit.

Policia e Shtetit bėn me dije se operacioni ėshtė ndėrmarrė nė Vlorė, Tiranė, Kavajė, Pėrmet , Lezhė, Elbasan, Shkodėr, Krujė, Kukės etj. Operacioni po drejtohet nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Haki Ēako .

Pėrmet, sekuestrohen 41 kg Kanabis, arrestohet 68-vjeēari
Rreth 41 kg lėndė e dyshuar Cannabis Sattiva  ėshtė sekuestruar nė  nė Pėrmet ndėrsa ėshtė arrestuar  edhe poseduesi i lėndės narkotike. Policia bėn me dije se lėnda narkotike  u zbulua nė fshatin Mican, nė ambientet e ish shkollė sė mesme tė kėtij fshati. Nė pranga ra 68-vjecar Myslim Shpata banues nė fshatin Mucan nė Pėrmet.
 
 
Redaksia Online
Er.K/e.m//l.q/Shqiptarja.com

9 Ndiqni Shqiptarja.comFacebook dhe në Twitter

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!
avatar

   
Komentet janë të hapura dhe nuk është e nevojshme të jesh i regjistruar.
avatar
Anonim
DAJ CENI Bravo bravo bravo kjo eshte policia e shqiperse qe duam Te lumte Cako bashke me cunat Trima te Vlores.
avatar
Analist
Armando Commentator Serish u tregua qarte vendosmeria e policise per zhdukjen e ketij fenomeni. Edhe pse shifrat jane paksa te larta...
avatar
Anonim
sapa Une i besoj atij" kalit" me helikopter qe tha ska droge!Kot nuk eshte minister ai.
avatar
Anonim
bakja ofishell ore rambo ca lidhje ke ti me kete pune? ti edhe me avion dole vetem hahhaha ik or burr bej ndonje zhytje ne det se oshte vap, jeta osht qef jetoje or tajjjj!!!!
avatar
Anonim
Bakja Punes tone.... ca thote ky rambo mo! O rama hiqe ate qerosin minister teknik se ska lidhje hic me ate pune ai! Urime policise shtetit
avatar
Anonim
Robert Rriti rrogat pra...bejeni polici europiane, paga dinjitoze pajime cilesore jo arme tt te kohes qe hudhres.
avatar
Anonim
Ēimi Ju lumt dhe urime.
Rezultate tė tjera: 1
Intervista
Historia e Griseldit, pėr njė ėndėrr duhet tė ngulmosh 4 herė
Hoxha: Vettingu “ok” ndëshkoni drejtorat mos i bëni amnisti
‘5 Pyetjet’ Paloka: SHBA-BE na kėrcėnuan qė tė hyjmė nė zgjedhje
Këndi i Njoftimeve
Shtypi i ditës
Datë 24/09/2017, Viti VII - NR.226